Problemi i Berishës është kur t'i mungojë Lulzim Basha

6 Nëntor 2021, 18:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha nuk e ka zbatuar statutin. Kjo duket qartë së paku në dy raste, në atë të përtëritjes së Forumit Rinor dhe atë të Forumit të Gruas. Nuk e ka zbatuar pasi i ka pasur luajalë dhe nuk ka pas ndërmend të investohej diku tjetër.

Ndërkohë fushata e Sali Berishës kundër SHBA, e maskuar pas mungesës së respektimit të statutit nga Lulzim Basha, tani fillon të japë problemet e para Nëse statuti zbatohet, forumet duhet të përtërihen dhe meqë drejtuesit e tyre rrezikohen, ata shkojnë i bashkangjiten Berishës. Për çdo parti, ky do të ishte një problem, nëse drejtuesit e organizatave partnere të një partie, largoheshin nga partia. Por në rastin konkret, zbulohet një problem dhe më i madh, që ka të bëjë me investimet në organizatat partnere.

Në çdo parti, kryetari i Forumit Rinor apo kryetari i Gruas janë personalitete me identitet politik, që kur kundërshtojnë kryetarin apo kur vendosin të largohen, krijojnë një frymë të re politike.

Ajo që sot po ndodh është dhe më e trishtuar. Në krizën që ka PD dhe në debatin e vonuar të saj për rregullat e lojës, kryetari i Forumit Rinor së paku duhet të ishte promotor i një debati mbi palët, që duhet ta bënte të ndjehej i turpëruar Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Nëse të gjithë flasim se duhet të dalë një i tretë mbi palët dhe t’i japë fund demagogjisë anti-amerikane të Berishës, që fshihet pas statutit të nëpërkëmbur për 30 vjet të PD, gjithmonë kemi parasysh një të ri, që nuk ja dimë emrin, por që presim ta mësojmë.

Ajo që ndodh sot është më pikëlluese. Drejtues që kanë vegjetuar në PD se Lulzim Basha nuk ka ndonjë respekt për statutin e partisë, por i mban aty si njerëz luajalë, sapo u rrezikohet posti, vrapojnë tek e shkuara e PD, tek figura më e zezë e politikes shqiptare, që ka themeluar në këtë vend mungesën e respektit jo vetëm për statutin apo disidencën në parti, por dhe ndarjen bardh e zi të shoqërisë.

Në rastin konkret po vrapojnë drejt një njeriu që është simbol i mungesës së perspektivës politike të Shqipërisë, një njeriu që më shumë se kushdo tjetër në këtë vend, e tmerron më shumë ideja e fitores se kushdo tjetër.

Një parti që do të drejtohet nga Sali Berisha pasi të ndahet nga PD zyrtare e Lulzim Bashës, është një parti që nuk i duhet askujt. Më së paku i duhet Berishës. Nëse Sali Berishës i heq Lulzim Bashën si armik, ai kthehet brenda ditës në një mbetje toksike, që helmon këdo që ka pranë.

Lulëzimi i Foltores ka shkak Lulzim Bashën dhe pikërisht këto shkeljet e tij në statut, duke mbajtur pa zgjedhje Forumet e parties, si rinia apo gruaja. Një Sali Berisha në krye të një partie që nuk ka më punë me Lulzim Bashën, është një politikan që ka armik SHBA dhe është i destinuar të përballet me gënjeshtrën e tij disa mujore, që bën sikur lufton për statutin e Bashës.

Zhgënjimi është se të rinjtë që sot duhet të merrnin iniciativën për të ringritur PD, duke u ngritur mbi Bashën dhe natyrisht duke e përbuzur Sali Berishën, tani ikin se ngelen pa poste tek Basha, dhe shkojnë pranë dikujt që u helmon të ardhmen me të shkuarën e tij kriminale.

Tmerri i Sali Berishës, nuk është as statuti i PD, as vula e Lulzim Bashës, as PD zyrtare. Tmerri i Sali Brishës është momenti kur të mbarojë luftën me Bashën, kur të ketë partinë e tij dhe kur pastaj të gjithë t’i bëjnë atë pyetjen e pamëshirshme: Po tani çfarë do të bëjmë?

Atëhere gjithë ata që vrapuan drejt tij, gjoja se u shkel statuti, do të shikojnë se ata nuk kanë bërë betejë për statutin, por beteje për Sali Berishën, që t’i bëjë karshillëk SHBA dhe natyrisht do ta braktisin përsëri.

Nuk dua të paragjykoj të ardhmen e tyre, por do të jetë shumë vonë që pastaj të shfaqen  si një forcë e re mbi palët. Atëherë do të jenë të keqpërdorurit e mëdhenj nga një njeri që përpiqet t’i përdorë si kamikazë në betejën e tij kundër SHBA, duke u maskuar si betejë kundër Bashës.

Dhe ky është dëshpërimi i madh që ngjall PD. Është dëshpërimi kur shikon kush aspiron ta drejtojë, është dëshpërimi ta shikosh ku shkojnë ata që rrezikojnë postet, dhe akoma më shumë, është dëshpërim kur shikon se të rinjtë e PD, janë adhurues të gjësë më të vjetër dhe aktualisht, mbetjes toksike të historisë së PD, që quhet Sali Berisha.

12 komente në “Problemi i Berishës është kur t’i mungojë Lulzim Basha”

  1. 1 says:

    U habita kur degjova Kellicin qe do shkonte ne foltore.Berisha eshte e shkuara,anakronikja,qe po perdor militantet e semure per interesat e tij dhe te familjes se tij biologjike ,te shpetojne nga burgu per krimet qe kane bere.Kur degjoj Kellicin qe shkon pas Saliut them qe PD nuk ka te ardhme .Ajo eshte e destinuar te shuhet dhe ky eshte demi me i madh qe i behet shqiptareve.Basha eshte momenti mos te qendroje indiferent po te zberthehet per krimet e Saliut qe edhe militantet te njohin Saliun pertej foltores.Ai po qendroi pasiv deri ne fund do i iki dhe roja e pd ne foltore

  2. Illyricum says:

    A e di njeri se çfarë kanë të përbashkët serbi Milorad Dodik dhe SRB ynë Sali?

    1. Illyria-Shqiperia says:

      E urrej Berishen ne maksimum, por kam nje pyetje per Meron. Vertet e konsideron Bashen perspektive dhe te denje per kryetar opozite????!!! Mjaft mbajte anen e atij amfibi te rrezikshem, madje me te rrezikshem se vete Berisha! Te dy ata njerez duhet te zhduken nga pd dhe te shkojne para drejtesise per krimet qe kane bere! Kaq kisha une!

  3. sali bolleku per familjen e tij says:

    Te rinjte shqiptare me jevgun kellici,te veshur me firmato perfundojne te GABI kriminel sali karaxhici…
    Dhe kjo fosile komuniste na quhet e ardhmja e partise derrave cecene.

  4. Vranakonti says:

    Ne fund,rezultati do jete keshtu.Ne dhjetor mund te behet kongresi.Saliu do dalin i humbur dhe aty ka per te mare gozhden e dyte e me te madhe pas asaj te non-grata nga SHBA dhe do semuret keq e mos me keq dhe nuk ka per ta ngritur koken kurre. Keq me vjen,por kjo eshte e verteta.

  5. Muli says:

    Kjo është ndihma e fundit që lulushi po i jep sali halesë. Sali halesë për çdo foltore, i duhet ndonjë veprim i gabuar i Lulit që të ketë material për diskutim, dhe për çdo takim të sali halesë një ditë më përpara lulushi bën sikur bën ndonjë lëvizje e cila është 100% në favor të sali halesë. Pra këta që gjoja shahen, në të vërtetë janë në lojë të pastër.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Në pamje të parë duket sikur Bashen po e braktisin “të gjithë” !
    Berisha po punon për kapjen e forumeve të PD-së,kapilare te pa dukshëm,punojnë natë e ditë për këtë qëllim.
    Basha e kuptoj me vonesë,po merr masa për bllokimin e kësaj skeme.
    Forumi Rinor i PD dhe Forumi Grave kanë qenë formalisht,por ekzistenca reale ndizet kur lufta politike e krerëve me përvojë merr përparësi.

  7. Bozhigradi says:

    Ore Mero, sikur po behet nje miting i MADH i Berishes andej nga amfiteatri. Apo nuk ju vjen mire ta paraqesni.
    Berisha para. Deng zemra Meros. Te beru me dhembje koke Mero.

  8. Velo says:

    Të gjitha tavolinat e Berishës në foltore, në pjesën e mbrapme, pas kurrizit të Saliut rrjeshtojnë vajza të reja dhe djem të rinj. Pedofili politike.
    Turp për ata të rinj, figurantë të një monstre politike.

    1. Vjosa.al says:

      @ Velo,
      Konstatim i drejtë Velo,
      Skuthi Berisha, e di mirë që është një mumje politike, një kufomë e pavarrosur prandaj do gjak të ri për të vënë maska për të mashtruar akoma me shumë zombiet e një partie të dekompozuar, ku edhe forumet e rinisë dhe të gruas, janë në shërbim të harremit monstrous të Berishës.

  9. ABC says:

    LIDHENI SE KA KEPUTUR LITARIN DHE PO KAFSHON FEMIJET.

  10. Loni pe Kolkondasi says:

    Te gjitha jane fjale te kota. Berisha e di mire, se rruges gjithmone do i bashkohen monstra, keta kurre nuk i mungojne nje shoqerie. Nuk paraqet aspak problem per Berishen marrja e PD, ai e arrine kete ne menyre te padiskutueshme. Ndaj, mendoj se analistet si Baze me shoke, duhet te vene ne dukje me force vetem situaten dhe sidomos perspektiven e PD pas rrembimit nga Berisha te fronit te saj. Ky artikull duket si fillim per analiza te vazhdueshme te situates qe pritet te vije, pas marrjes se PD nga Berisha.
    Zgjidhja me e mire do te ishte qe, ata te cilet e zgjuan nga gjumi kete monster, te gjenin rrugen per ta rivene ne “gjume”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje