Ka një zhgënjim nga reforma,… por për Berishën

4 Nëntor 2021, 19:37Editorial TEMA
Ka një zhgënjim nga reforma,… por për Berishën

Nga Mero Baze

Sali Berisha i ngjan sot një fëmije të frikësuar që futet në pyll dhe këndon me zë të lart një këngë që t’i japë zemër vetes. Është duke kënduar i vetëm me zë të lartë “fitore”, “fitore” se shqiptarët janë zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi.

Që kënga të bëhet më e plotë, duhet të shënojmë që teksti i saj është shkruar nga zëdhënësja e Berishës, që tani drejton një TV privat. Domethënë, Berisha është njëkohësisht, autor i tekstit, këngëtar i tekstit, dhe duartokitësi i vetëm i tekstit.

Në fakt është i frikësuari i madh i tij, pasi ai e di të vërtetën. Dhe e vërteta është kundër tij.

Pritshmëria e shqiptarëve për Reformën në Drejtësi është një histori e pashembullt në rajon. 95 për qind e shqiptarve ishin pro saj në momentin që u miratua dhe për gati katër vjet, shqiptarët po presin me dhëmbë të shtrënguar që ajo të funksionojë.

Për këto katër vite, Sali Berisha ka bërë gjithçka që ajo të dështojë, ka nxitur revolucione, ka nxitur djegie mandatesh, ka nxitur bllokim votimesh dhe rrëmuja. Në fund po shetit në “Foltoren” e tij nga qyteti në qytet.

Kur shqiptarët pyeteshin dhe pyeten përse duhej Reforma në Drejtësi, kur ata ishin shumë entiziastë dhe tani më pak entuziastë, ata kishin parasysh vetëm një njeri; që Reforma në Drejtësi duhej për Sali Berishën.

Kur ata kërkonin të ndryshohej drejtësia, kur kërkonin të merrte fund një kastë gjyqtarësh e prokurorësh që për 30 vite kishin konsoliduar pandëshkueshmërinë , kishin paraysh vetëm Sali Berishën dhe ushtarët e tij në drejtësi.

Kur shqiptarët rritën shpresat tek SPAK dhe institucionet e para të vetingut, kishin parasysh, gjëmat e familjes Berisha; që nga Gërdeci, 21 Janari, historitë koruptive të vajzës, dhëndrit, djalit dhe gruas së Sali Berishës, siç e thotë dhe epitafi i Listës së Zezë së SHBA.

Kur Reforma në Drejtësi, u shndërrua në një “fe” të re për ta, kishin parasysh se më në fund një njeri që përdhunonte e poshtëronte publikisht; prokurorë e gjykatës, president dhe opozitarë , duke kontrolluar drejtësinë, dhe që ishte Sali Berisha, do të merrte fund.

Sot ka plot shqiptarë të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi. Por ata janë të zhgënjyer pikërisht pse ende Sali Berisha dhe familja e tij është e lirë. Ata nuk janë zhgënjyer nga reforma, por nga vonesa e saj, nuk janë zhgënjyer nga mosbesimi për drejtësinë e re, por nga fakti që ajo ende nuk po godet Sali Berishën, simbolin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Nuk janë zhgënjyer nga mosbesimi, por nga padurimi.

Dhe Sali Berisha e di këtë. Ai nuk është i gëzuar që shqiptarët janë zhgënjyer nga vonesa e drejtësisë. Ai është i tmerruar, por shpreson, se duke bërë fakt të kryer me propagandë, se drejtësia po dështon, ai mund t’i japë zemër të vetëve dhe ta quajë veten të shpëtuar.

Në fakt, të gjithë janë të mërzitur nga pak pse ai dhe familja e tij kriminale janë të lirë. Është normale që për çḑo shoqëri, e cila përballet me mungesën e drejtësisë për shkak të një njeriu si Sali Berisha, të ketë padurimin e saj, derisa ta shikojë këtë njeri para drejtësisë. Ky është i vetmi zhgënjim.

21 komente në “Ka një zhgënjim nga reforma,… por për Berishën”

  1. mirel says:

    BRAVO…dhemb per dhemb me Salibishen e plagosur…

    1. Degjova Canin dhe Currin pjese e Te pa ekspozuarit te Ylli Rakipit,cfrae treshe brilante,ku thane se jane thirrur deputete te PD dhe ju kane thene se : me ke jeni ju me ne apo me Saliun! Dhe ja lane njeri tjetrit per te thene “lajmin e madh”! Keta mytebere gazetare duhet hedhur ne gjyq! Po qe se ka ndodhur shume mire duhet te largojme kete kerme te Saliut,kriminel dhe spiun armiku me i madh i shqiptareve ne te gjitha koherat! Arjani thote Saliu ka aftesi te emocionon? Really Arjan? Te emocionon ky kriminel Ky njeri me njeveshtrim te turbulluar i etur per gjak! Ky njeri Arjan Cani eshte idhulli yt?!

  2. kasemi says:

    Po Mero.
    Do i lutemi Zotit te marre ne boten tjeter sa me shpejt Berishen.
    Dhe besoj une, do shkelqeje reforma ne drejtesi, dhe do zhduket korupsioni.
    I nderuar Mero, ka qe me dt 19 maj, qe ato pertej detit e thane fjalen e tyre.
    A di te na thuash cfare bene gjithe kete kohe Spaku yt, i besuari yt?

  3. Baftjari nga Skrapari says:

    Sali Karaxhici,qe ka dale e pshuret neper fal-tore dhe Luli qe kalon pjesen me te mire te kohes,ne floktore,jane dy karikaturat e politrikes se sotme,qe njeri eshte i tmerruar nga krimet e tij,dhe tjetri eshte “burreruar”,po nga frika dhe ankthi i zhvillimeve ne partine e tij.Kjo eshte situata e sotme e politikes se opozites,ai i gjati, tall te gjatin me gjendjen ne te cilen jane katandisur keta dordolece,fundi i tyre dihet,njeri ne burg,tjetri mban partine

  4. Ladi says:

    Fiks fare. Se luan topi. Kjo eshte e verteta e thjeshte sot.
    Te lumte Mero

  5. 1 says:

    Z.Mero SPAK u ngrit kryesisht per peshkaqene dhe keta dihen kush jane,vetem ata punonjesit e bashkise ne Dures nuk jane.SPAK po vjen verdalle si po.. neper breke dhe nuk i bie drejt me sepate,prandaj dhe populli eshte i zhgenjyer.Saliu theret ne cdo foltore dua provat…provat dhe keta te pakten ti bejne nder ,ti japin ato prova qe jane te pakten uleritese si Gerdecin,21 jenarin,komplexin partizani dhe ruges dhe te tjerat.Mero si mos te iritohet populli kur degjon Moniken qe hante byrek 50 leksh,e sot me banje dhe per macen qan hallet e popullit te vjedhur nga ajo,buri i saj dhe shoket e tyre

  6. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Shqiptaret me te vertete jane te zhgenjyer nga reforma dhe nga KRAJA qe po ja kalon edhe llalles ne arrati se nuk duron burgun!!!!
    Jane te zhgenjyer sepse spaku aspaku pret te dhena nga usa per kete kriminel ,kur kete e njeh i madh e i vogel se cka bere ne keto 30 vjet,por edhe usa i ka percaktuar ne “non grata”
    Shqiptaret jane te zhgenjyer se ata qe kane vjedh e vrare akoma na bejne kakardhia dhe jetojne ne lalez e tallen me shqiptaret se prokuroria pret nga te huajt ti tregoj se cfare krimesh kane bere gerdecaret me sypeshkaqenin e saliut

  7. Bota Rrotullohet says:

    S’eshte e vertete qe Jemi te zhgenjyer. Po e lene akoma jashte dhe mire bejne. Kur te jete mbrapa hekurave mbaron filmi. Na lini dhe pak te kenaqemi. Ah nene, nena ime!!! Sa e tmershme eshte te mos te te zere gjumi naten!!! Jane gati te paguajne gjithe te vjedhurat. Por gjumi s’blihet!

  8. Tull says:

    Justice delayed, is justice denied. Drejtesi e vonuar eshte drejtesi e mohuar.

  9. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,për hir të së vërtetës edhe unë personalisht jam i zhgënjyer,biles ky termi zhgënjim
    nuk e përligj atë ndjenjë që kanë ajo pjes e shëndoshë e shoqëris shqiptare që presin akoma që
    të materializohet ai neni i famshëm i Kushtetutës, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit!?
    Jooooo, kjo është gënjeshtra më e madhe që ndonjëherë me ligj sanksionuar është.
    Mund të numëroj 100 arësye pse ky fenomen ndodh,pooooor ajo që është më kryesorja ja vlen
    të përmendet:
    Këta nuk janë të interesuar që ligji të funksionojë,sepse atëhere duheshin futur të gjithë në burg,
    po pa përjashtim të majtë apo të djathtë!?
    Shembulli më i thjeshtë që mund të mar janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ata të cilët 2 vjet rrjeshtë morën rroga dhe dieta
    pa e shkelur një herë derën e këtij institucioni!
    Do isha kurioz të dija a ka ndonjë politikan,që nuk është bërë akoma milionier dhe kush është ai,apo ajo ?!?
    Kurse “AI”qoftlargu,shpreh mendimin tim personal,duhet të marë si shembull në literaturën juridike
    si drejtësia nuk duhet të funksionojë!?
    PS:Ka vetëm një forcë madhore që çuarja e tijë përpara” kadiut” të bëhet realitet,Washington-i zyrtar.
    Është gati dajo Samiu për ta hedhur k’të hap?!
    Ose më mirë të themi,a e lejojnë koniukturat politike ?Nuk kam njohurit dhe formimin e kualifikuar për ti kthyer përgjigje kësaj pyetje.?

  10. Vlora 97 says:

    Mero, e lepive mire bythen e beut per sot? Se t pashe andej nga Sureli po fshije buzet

  11. analisti says:

    SHBA ka përgjegjësinë maksimale tani për këtë që po mdodh me veprimtarinë destabilizuese të Sali Berishës.
    Ajo nuk duhet të mjaftohet vetëm me shpalljen e tij “non grata”,sepse është dhe autorja e Reformës në Drejtësi.Në këtë mënyrë SHBA e ka ngjallur Berishën dhe nuk e ka eleminuar.Kjo është një tallje e madhe me shqiptarët.

  12. Loni pe Kolkondasi says:

    Po të mendosh, se në një farë forme Baze është si zëdhënës i qeverisë, atëhere duket se Berishës sikur po i vjen rrotull ajo që njerzit në masë dërrmuese presin.

  13. shelegura says:

    ZHGENJIM ,ZHGENJIM I MATH KARSHI KETJ GERMUQI QE SI LA GJE PA BERE KETIJ VENDI .
    E TMERSHME KUR DEL AKOMA NE SKENE SALI BISHA.

  14. Pike. says:

    1.Reforme ne drejtesi sipas Amerikaneve do te thote:
    -Vidh, merr lek, futi leket ne banke apo ne sherbime te ndryshme, ti gjyqtar apo prokuror do denohesh vetem me heqie nga puna.
    Leket ti gezosh!
    Vendimet e korruptuara ti mbajne ne kurriz hallexhinjte!
    -Derjtori i cdo lloj istitucioni mban pergjegjesi per cfare ndodh ne drejtorine e tij, por,,,,, drejtuesit e porkurorive nuk mbajne asnje pergjegjesi se cfare ndodh ne prokurori. “Demekraci istitucionale” u pagezua kjo corbe.
    -Pavarsisht se ata 40% qe kane kaluar vetingun ndodhen ne pune dite per dite, u jepen per gjykim po te njetat ceshte ne numer me atyre qe nuk kane kaluar vetingun.
    Perse nuk rrisin numrin e gjykimeve per keta qe kane kaluar vetingun? nje reforme amerikane e di.
    Kesaj i thone: te kemi shkerdhyer 30 vjet por do vazhdojme te te shkerdhjeme edhe nja 10 vjet akoma. Dhe jo shkerdhim pidhi se kjo do ishte normale por shkerdhim bythe.
    -Dhe bukuria vazhdon. Denoncimet behen prap po tek te njetat istitucione qe ishin te korruptuara dhe po prap hetimi i takon po ketyre istitucioneve per cdo lloj ceshtje, vetem ndryshon nje gje, ka mundesi qe prokurori te jete i ndershem kesaj here por i duhet ti drejtohet po te njetave syrukturave te korruptuara per te hetuar. Me pak fjale, fshih bythen me dore.
    Kjo eshte reforma amerikone. Ta gezojme.
    2.Po, mese e vertet se 95% priste kete reforme vetem e vetem qe berisha te futej ne burg.
    6 vite reforme, berisha gezon me shume sec kishte.
    Te na rroje reforma!

  15. Unfortunately says:

    Lerini amerikanet ne punen e vet, kane bere shume por shume fare. Me teper se cfare duhet. Ngeli ambasadoria Kim neper dyhert e gjykates se larte, spak dhe te policise per tu thene beni detyren mos kini frike. Turp!

    Te giithe i kane breket plot. Kokoshi kryeminister po kendon kengen e bashkeqeverisjes dhe ndjen keqeardhje e nuk ka komente sepse nuk “eshte as gjykates dhe as prokuror”. Nuk eshte as polic! Se cfare eshte nuk po e marrim vesh.

    Mero eshte dinak dhe mjeshter ne zanatin e vet. E ka ndjere se kjo pune nuk shkon me dhe shpresoj ti fus nje maje pene bytheve te kokoshit. Zhgenjimi me i madhe ende nuk ka ardhur por do jete katastrofe qe per mandatin e katert PS te mos kete bere shtet, as drejtesi dhe mosndeshkimi te vazhdoj. Do jet katastrofe qe ende te merremi me familjen e Sali kriminelit apo te kemi ende Bashen si “opozitare” apo me keqe nje aleance te djallit me Meten & Saliun dhe Bashen si nje idiot I dobishem.

  16. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Berisha, te Berishes, nga Berisha, prej Berishes…nuk mjaftojne asfare me keto carcafet e tua te grisur or ti Mero Baze per ti fshehur bythen e zbuluar nga varferia mullar ketij pusht-shteti Rama. Hajt njatjeta, te fala andej nga Kryeministria!

  17. Tirona says:

    Do kaloj dhe kjo dite pa mare lajmin se kur do te arrestohet Berisha

  18. Samy says:

    Pjata laresit e amerikes po I bejne lavde kokcepit. Sala me siguri do ta ket fut mire ate te gratin se s’po te del shirts o katunar. Let’s go Brandon

  19. Samy says:

    Why don’t you post my coment o kokcep?

  20. Samy says:

    You’re telling the dumb shit people that US is so worried about you jungle shit. WTF is wrong with you idiots

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje