Nuk janë zhdukur barinjtë, janë zhdukur tufat!

7 Nëntor 2021, 20:07Editorial TEMA
Nuk janë zhdukur barinjtë, janë zhdukur tufat!

Nga Mero Baze

Ministrja e Bujqësisë është bërë virale në rrjet, për shkak të konteksti komik me të cilën u përpoq të zgjidhte një problem që në fakt po kthehet në tragjik dhe që është zhdukja e tufave malore.

Në jug të Shqipërisë; nga Kurveleshi deri në Zagorie dhe Përmet, numri i tufave realisht në fshatra, është përgjysmuar pavarësisht statistikave që mbarten në mënyrë empirike nga viti në vit. Edhe ato tregojnë rënie, por jo aq sa është në të vërtetë.

Problemi, nuk është se janë zhdukur barinjtë, por janë zhdukur tufat. Ata që ishin barinj, janë ndoshta dhe pa punë, por nuk kanë më leverdi të mbajnë tufa në mal, për shkak të konkurrencës që u bën tregu me qumësht të importuar nga vendet fqinje me kosto të ulët. Një përpjekje për të ulur tvsh e shitësit të qumështit në 6 për qind, me arsyetimin se do të ndihmonte barinjtë që prodhonin qumësht në fakt i shkatërroi ata, pasi favorizoi tregun rajonal të fuste qumështin e stallave me efikasitet të lartë prodhimi, duke nxjerrë jashtë loje tufat. Nëse qeveria do të ndihmojë barinjtë e maleve shqiptare, ajo duhet të kompensojë direkt cdo litër qumështi të dorzuar me faturë tatimore në baxhot që grumbullojnë ato prodhime. Kompensimi direkt për produktin, është e vetmja ndihmë konkrete, pasi edhe favorizon formalizmin e barinjve, edhe u jep ndihmë të mbijetojnë. Ulja e TVSH është mekanizëm tregu dhe në treg ata janë pakicë në zhdukje, siç po ndodh në të vërtetë.

Qeveria shqiptare, sidomos kjo e Edi Ramës që shumicën e ministrave të bujqësisë i ka nga ata që kujtojnë se “qumështin e bën dyqani”, dhe jo lopa apo dhija,duhet të bëjë dallim të fortë mes qumështit dhe bulmetit të prodhuar nga tufat në mal dhe atij të prodhuar nga stallat e organizuara me objektiv qumështin, mishin dhe produktet e tjera.

Jo se të dytat janë të këqija, përkundrazi janë garantuese të tregut, por cilësia e produkteve të tufave ka qenë deri më sot krenaria e produkteve shqiptare në jug dhe veri të Shqipërisë, në favor të turizmit. Tani në Jug nuk ekziston më thuajse fare mishi i jugut. Një kg mish i pjekur tani shkon në 24 mijë lek të vjetra nga 14 që ka qenë disa vite më parë. Dhe në këtë çmim shpesh herë nuk ka ndershmëri, pasi është mish i importuar nga Greqia fqinje apo vende të tjera. Qumështi nga i cili behët kryesht djathi që “lavdërohen” disa kompani që vënë emra të jugut në etiketat e djathit, po ashtu nuk është nga tufat, por nga stalla ku rriten me produkte të gatshme- dele rrace, dhi, apo lopë.

Pra tufat po shkatërrohen dhe po i shkatërron tregu. Ministrja është bërë personazh humori, pasi mendon se ka tufa në mal, por nuk ka barinj që të shkojnë të ruajnë. Në fakt barinjtë që kanë shitur tufat, po merren me punë të tjera, jo se ajo ishte punë e lodhshme, por se ishte punë pa leverdi për ta. Ata po shisnin një litër qumështi dhie të prodhuar në majë të malit 2000 m, me 60 lek, me çmimin e gjysmë litre uji, të mbushur në Yzberisht me etiketa malesh.

Unë mund të sfidoj këdo zyrtar të qeverisë që citon statistika të tjera dhe të shkojmë të numërojmë bashkë barinjtë që kanë shitur tufat që nga Kuçi deri në Sheper dhe që nga Skrapari deri në Zagorie. I kanë shitur se i ka mundur tregu dhe politika e pamenduar fiskale e qeverisë, sidomos pas vitit 2018. Rezultati është që sot një bari nuk ka leverdi të shkojë me dele apo dhi në mal, kur tregu është i mbushur me qumësht importi, për shkak të favorizimit që ka nga tvsh e ulur në 6 për qind dhe rrethana të tjera diskriminuese siç ka qenë kompensimi qesharak, vetëm për disa tufa që aplikonin më shpejt se të tjerat, që në fakt përveçse ishin shumë pak, ishin dhe diskriminuese pasi prishnin tregun. Nëse nuk ke pare për të gjithë, mos i jep askujt, ose ndaj më pak por për të gjithë. Ajo tallja që një vëllai bari i jep pare, se ka aplikuar një ditë me herët se tjetri, nuk e di çfarë nxit në tregun e tufave, përveç kujtimit te radhës së qumështit dikur, që merrte vetëm ai që zgjohej më herët.

Gjithë këto nuk favorizojnë tufat në male, ose tufat tradicionale, që sjellin produktet me cilësi të lartë, siç është produkti që vjen nga kullotat malore të Shqipërisë, duke e futur atë në konkurrencë me qumështin pluhur apo qumështin e prodhuar në stalla të dedikuara për prodhim masiv.

Ndaj Ministrja e Bujqësisë, nuk meriton të tallet pse kërkon të bëjë akademi për barinjtë, se ende nuk kemi mbërritur tek dita që nuk dimë të ruajmë delet. Ne jemi akoma tek periudha që më shumë dimë të ruajmë dele, se të drejtojmë shtetin, por puna është që nuk ka më leverdi të ruash dele dhe dhi, por te drejtosh shtetin.

Nuk është çështje vështirësie, por çështje tregu, mbi të gjitha çështje të ardhurash. Ne nuk kemi më tufa, pasi barinjtë nuk kanë më të ardhura dhe jo se është punë e vështirë. Se e rëndë është dhe puna e ministrit, po ja që dhe kjo e Bujqësisë e përballon. Se ka të ardhura!

41 komente në “Nuk janë zhdukur barinjtë, janë zhdukur tufat!”

    1. Bariu i dosave says:

      Uë uë uë …po Mero eshte ky qe shkruan keshtu drejt e drejt!?!?
      Ore po ky mavri sikur e kishte lene kete te flamosur zanat per fare
      Aferim!

      1. Tahipi says:

        Po ça flet ky more? Pse akoma me dhi e dele do merremi ne? Ne bejme lungomare, aeroporte, satelite ky flet per dele. Ate e kemi te zgjidhur ne, mos e vrisni mendjen, sa te bejme Ballkonin e hapur dhe do ta shikoni pastaj. Kur te leshohen barinjte serbe e te na zbukyrojne tufat e ne te dredhim tespiet si afendiko. Ja nga 2013 i pergjysmuam tufat, ne mandatin e trete do ti heqim fare dhe pastaj do bejme akademine qe barinjte ti ruajne dhite me satelite . E vrete lart kumanari ore.

        1. Patronazhisti says:

          Tahip je njësh sot hahahaha. Kemi edhe dronët e Robokopit Çuçi në vënd të qenve të stanit

    2. Them une says:

      te lumte Mero se merresh me keto tema se pse keto tema i interesone Shqiptarve e jo se qfare thone 4 hajdute siqe jane Edi Rama Sali Berisha Ilir Meta dhe Lulzim Basha … per fate keq toni Edi Rama na doli me Sali se vet Saliu. me otomane e Turke se vet Erdogani me propaganden e ti boshe dhe me korrupsjonin golopante qe ka mberrthye Shqiprine ane e mbane … Edi Rama ne shumicen e ministrive dhe gadisterve ka vue disa kukulla qe veq vjedhin dhe i thone Edi Rames si udhrroe Zotinija e juaje njerzer pa as nje lloje intgriteti a po diturije ka vue disa femra per te ber propagande me to dhe me ju tregue Shqiptarve se sa mendje hapure
      Evropjane dhe demokrate eshte Edi Rama… Por e verteta eshte se Edi Rama ne menyren se si ka qeverisure dhe si po qeverise eshte Lindore Otomane Turke nje lloje si Erdogani a po Sali Berisha autokrate hajdute arrogante dhe veq ben propagande boshe

  1. Mal Cori says:

    Po shyqyr o Mero, që po analizon blegtorinë.
    Sepse të gjitha mediet këtu meren me emisione dashurie, sikur shqiptarët nuk bëjnë asnjë pikë vetëm përputhen, big brather, femra buzë viçe, dheqë nuk bëjnë asnjë punë, veç shitjes së trupit të tyre.
    Harrojnë se ka edhe Divjaka, Kutallia, Frakulla, fusha e Korçës, Shishtaveci, etj. , vajza dhe gra, të cilat digjen gjitha ditën, në diell për të prodhuar domate, trangujt, speca, lakër, patate, mollë, qepë, që të ushqehen ato që ushqehen me b.thë.
    Dhe sa për blegtorinë, ajo mori tatëpjetën nga 2013 dhe këtej, me ministrin më të keq të bujqësisë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, Quqi, ( Çuçi), I cili asnjëherë nuk mësoi të dallonte dhinë nga delja.
    Por e çuditshme është se hesht edhe opozita që flet për çdo gjë, vetëm për këtë degë , e vetmja që prodhon e punon për produkte vendase, nuk flet e nuk kritikon qeverinë.

  2. Fushe Dukat says:

    Erdhi momenti Zoti Baze qe te lexojme me shume editoriale per ceshtje te tilla qe jane vertet jetike per nje pjese te mire te banuesve te fshatit.Besome ju lexoj rregullisht po ky eshte 1 nga editorialet qe me ka pelqyer me shume.

    1. Sokoli says:

      Hahaha. Kjo idea e Akademise baritore do te jete e zevendes ministrit qumeshtor, atij Civicit junior, se si race e kane qef Akademine. Ne fakt ju pelqen edhe cirku, po sidomos estrada. E paharueshme fushata e udhehequr nga Civici plak, per te zgjedhur Bashen kryetar bashkie. Cirk e cfare cirku.

  3. The One says:

    Te tilla probleme duhet te ngrihen e jo Sala, Basha, Rama a muti bashke. Nuk po zgjatem sh por e njejta gje eshte edhe per bujqesine Kur lavderohet ne qiell nafta per fermeret. Qeveriu tanishem apo edhe te meparshmet e dine se kush fermere punon e Sa dylym a hektare mbiell edhe sa shet. Ta tregon krietari bashkise apo dreqi agronomeve qe marin rroge nga bashkite. Ta tregon pika grumbulluese. Eshte sh e thjeshte, por Sa perqind marin nafte sipas skemes se qeverise? Une personalisht di disa qe numberohen me gishtat e njeres dore. Ne ose per ne Divjake po flas. History personale, shume vite me pare kur isha ne kolegj, I them nje shoqes time te me shpinte ne universitet diten tjeter me makinen e saje, nje 4×4 ford 250 me nafte. Isha ne fermen e famijles saje nja 60 mile nga qyteti. Nje ore me makine. Qeveria amerikane e subvencionon fermerin ne nje date te vitit me te gjithe sasine e naftes qe I duhet per mjetet bujqesore( traktor, autokombajte apo te tjera) depozita e tij e naftes plot. Nuk jam I sigurte se sa autobote kishte brenda. Por I kerkoje shoqes time ta mbushte makinen me nafte aty. Me tha qe nese me ndalon policia rruges edhe fut nje shkop ne serbator e kupton qe perdore naften e destinu per bujqesine se ka ngjyre te kuqe kurse nafta tjeter qe shiten ne gastation ka ngjyre te jeshile edhe famija humbet te drejten per nafte falas per bujqesine. Nuk mendoje se menyra amerikane mund te funksionoje per fermeret shqiptare por zgjidhja eshte sh e thjeshte nese punohet per te ndihmu fermere a blektore. Ministri I bujqesise qe nuk ka lidhje fare me bujqesine po Vetem me grandet e fondet tenderat. Nuk kam ndonje ide gjenike se si mund te ndryshohet situata.

    1. Tahipi says:

      The One ,funksionon, po nuk duan. Edhe ne Itali e njejta forme perdoret. E kam pare e jetuar me syte e mi. U shperndahet nga kompania private nafte e ngjyrosur qe ketu quhet nafte bujqesore, ne baze te siperfaqes se tokes. Aq shume nafte kishte grumbulluar punedhenesi im saqe vendosi te mos e marre me per vitin korrent. I Thashe futja kamioneve pasi bente edhe tregeti dhe oergjigja ishte e njejte si ai qe thua ti. Nese me kontrollon financa dhe me gjejne me nafte bujqesore me sekuestrojne mjetin,me vene 3000 euro gjobe dhe me heqin suvencionet e naftes . Behet po nuk e rruajne pasi ne Shqiperi komandojne tregetaret dhe jo prodhuesit. As i rruhet nese prodhohet, e bkejne ne Serbi dhe te nesremen ja shesin shqipove.

  4. Teri says:

    Shkrim teper i goditur. Tablo reale e gjendjes se blegtorise por dhe rruget e zgjidhjes. Nje mesim i vlefshem per qeverine. Te lumte Mero.

  5. Lame Maleshova says:

    Editoriali me i thjeshte, me realisti, me ndihmuesi, dhe me i bukuri qe kam lexuar kohet e fundit. Faleminderit Mero!

  6. mond says:

    Imagjinoni se dhe punën e deleve e dhive nuk dinë si ta zgjidhin në mënyrën më të mirë,per të patur rezultate dhe progres, po me punët e medha a çështje më madhore ku luhet e ardhmja e kombit dhe përparimi apo siguria e vendit !?!?!?!!!!

  7. Ladi says:

    Je gjigand.
    Je shqiptar i mire.

  8. Elton says:

    Kjo e bujqesise njeh vetem 30% per cdo gje dhe per fat te keq rama sdi asgje…haha(VK).Se di pse cdo gje vetem degjeneron ne këtë vend…Po pse humb kohe kot me keta hajdute e kane te qarte se ku do te mbërrijnë edhe me kete akademinë e barinjve…Cdo levizje vetem per te vjedhur..Per cdo bari qo do diplomohet 30% do ministristja tek cica…haha.
    E tha mire Bequa suksese ne jete. VK su ngopen kurre Klani me shoke.

  9. Pike. says:

    Z. Mero, mudesh te me thuash nje sektor qe ne 2013-en ku qeverite rama kene bere diçka te sakte?
    Prisje qe buqesia te ishte ndryshe?!
    Hiq “non graden” e sales, apsolutisht nje katraure gjithandej.
    Jo vetem nuk bene suvencionimin per kg, por ndyrsirat e ministrise buqsore tallesh me cobanet per sunencionet duku u thene qe nga prilli “ky vit mbaroi, vitin tjeter hajde me shpejt”

  10. Bragjini says:

    Te blesh nje kile mish te pjekur ne lum te vlores 2000 te reja eshte pak te thuash e tmerrshme dhe kjo vetem per arsyen e thjeshte se nuk ka bageti.Kopete jane pakesuar dhe nuk gjeje nje kocke keci per te lepire ne behar.Terbaçioti porosiste bashkefshatarin ne progonat per mish.E tmerrshme.

  11. Artan says:

    I forte Mero – nuk ka.me leverdi te ruash dele e dhi, por te drejtosh shtetin

  12. Kaonia says:

    Ministrja griu dynjane ne leke te puna ku ish me pare , e di i madh e i vogel ,biles arinte gjer aty sa ofronte ivestime nga AZHBR ne kompanite e medha per te mare 20 per qindshin qe e kishte garant.Vetem nje fustan qe blen i shkon sa nje shtepi ne Delvine .Te fala kryeministrit qe vdes per keto modernet?

  13. Bujqësi e Blegtori says:

    Nji ndër te rrallat editoriale më me vlerë që realizu.Rrjeshta me shumë peshë o Mero por puna ësht a kupto gjo qeveriu.Gjynof ke zoti që spo lejmë fushë për mbjellje por i kthyem në troje ndërtimi,nuk l më male për kullota dhensh por ‘investum’pët burime uji ptivate,nuk lamë Lumë e Përrua gjallë por i vramë duke i shfrytzu deri në shterrim.Zoti pastë mëshirë për ne që ‘përdhunum’blegtori e bujqësi në kte ven.Mo nfun nuk mro kto tyryfyçkat e pushtetin që me kto ‘perla’ që nxjerrin nga goja të fyejnë inteligjencën.

  14. ermiri says:

    Bravo Mero per editorialin. Gjendja blegtoriale neper fshatrat malore eshte alarmante. Kjo eshte arsyeja kryesore qe po braktisen fshatrat.

  15. Unfortunately says:

    Mero po bie kembanes tjeter vende dhe mire ben. Nuk eshte aq naive sa te besoj qe te rinjte shqiptare po “rrine pa pune” se nuk ka tufa dhensh apo kecash te bejne bariun. Plus qe ministri eshte post politik jo teknik dhe Greqia ka nje mungese te madhe per barinj megjithese eshte nje nga zanatet me te paguara. Nuk shoh ndonje te ri shqiptare te marr malet e Greqise te bej bariun.

    Barinj eshte profesion qe asnje i ri shqiptare nuk do ta bej sepse puna ne shqiperi eshte denigruar ka 30 vjet. Ka mungese te theksuar te kultures se punes dhe respektin ndaj punes.

    Si shpjegohet qe jashte Shqiperise nuk lene mut pa lare? Sepse pershembull ne Gjermani puna respektohet dhe mbrohet. Ne fermat gjermane sheh te rinj qe ne 4 te mengjesit qe mjelin lopet dhe lajne derrat. Sheh djem e vajza te reja neper kantiere ndertimi. Kur them te reja kam parasysh qe nga mosha 16 vjec. Rrogen minimale marrin! Ne shqiperi as qe behet llaf.. Neper fusha ne bujqesi, ne blegtori e neper ferma, ne kantiere ndertimi vetem mbi 50 vjec sheh shumica derrmuse. Te rinjte ne shqiperi duan qylin ( jo te gjithe kuptohet) por me e keqja eshte se qeveria jep shembullin me te keqe.

    Rasti i fundit i policit qe u denigrua publikisht nga nje gazetare dhe me vone nga vete ministri vetem sepse po bente punen ( mire a keq tjeter gje por ishte aty te bente punen). Edhe kjo eshte bere e modes ne shqiperi, te punosh je budalla, te vjedhesh e te merresh me pislleqe eshte zotesi dhe ndeshkimi eshte vetem per ata qe punojne.

    Nuk jane budallenj qeverite neper Evrope qe shpenzojne per artin dhe kulturen ku theksi vendoset tek promovimi i vlerave dhe traditave me te mira. Vertet dhe ne Evrope ka llum dhe degjenerim por cdo gje ka nje kufi. Tek ne kufiri na ka ik.. Thjesht na duhet nje diktature e re dhe te marrin funde pishtaret e demokracise qe na kane vene flaken 30 vjet.

  16. Astrit says:

    Nje i njohuri im lab, qe kishte hapur nje lokal modest te mos them te varferi kishte vene emerin e lokalit “Laberia” Pyetjes sime se mish laberie eshte, mu pergjigj: Hellin e kemi nga laberia, per te tjerat nuk di gje! Shkrim i mire Mero djali, sa meresh me Edin, Kurtin, Salen e gjithe pisat se bashku Mero, ma mire meru me barijte e te tjera shtresa shoqerore si ai i bariut se ku shume per te shkruajtur.

    1. Ilirjan says:

      Per te qeshur e per te qare … Vetem helli na ka mbetur yni ??Politika è gabuar, per fare pak mend. Nuk mjafton vetem deshira è mire,qe besoj cdo shqiptar è ka. Duhen edhe zgjedhur njerezit e duhur ne vendet e duhura, qe te ndjekin politika dhe praktikat e duhura. Bravo Mero per shkrimin!

  17. LILOLABJA says:

    Uaaaaaa fantastik Zoti Baze!
    Gjigand je! Na dhemb zemra per Kurveleshin,eshte katandisur si ne kohen e tufezimit.
    Flm

  18. Ledion says:

    O Mero, nuk mund te vere Qeveria nje takse ptoteksioniste kunder importeve produkte te qumshtit ne mbrojtje te tregut vendas?
    Edhe vende te tjera e bejne kete

  19. Nje mergimtar says:

    Mendimi se arritjet e medha ne blegtori do te arrihen nga tufat ne male,mendoj se eshte i gabuar.Prodhimet blegtorale ne te gjitha vendet qe na konkurojne nuk vjen nga prodhimet ekstensive por prodhimi intesiv te arritura ne rregimet stallore.Ne mendimin tim,prodhimi i tufave malore do na tregonte, para tregut ku duam te futemi,me prodhime BIO.Tregu i gjere kerkon sasi per plotesimin e nevojave te njerezve dhe cilesi.Globalizmi dhe deshira per tu bere si gjithe Europa ,kerkon me shume mendim e pune. Konkurenca eshte prezente dhe duhet ti dalim per zot.

  20. Mjegulloshi says:

    Analiza e Mero Bazes duhet te printohet dhe t’i vihet ne tavoline Ministres se Bujqesise per te kuptuar se sa qesharake eshte kur kerkon te hap akademi per cobanet. Kjo ministre te kujton ate ish kuadrin e kesaj ministrie ne vitet e diktatures qe kur shkoi per inspektim te nje stan blektorie dhe i thoshte kembes dore, cobani Xhebro Gjika per te tallur bythen me kete burokrat kokebosh i tha se “ jemi keq me pjellshmerine e mushkave”.Burokrati e mori per te mireqene dhe kete gje e beri problem ne Ministri, por u be qesharak. Kjo batute kujtohet edhe sot i kesaj dite per t’ju kundervene gjithe atyre qe ngrohin nje karrike zyre per arsye qoke pavaresisht se profesionalizmi i tyre eshte i pjerdhur. Ministrja e Bujqesise duhet shkarkuar urgjentisht dhe meqenese e ka mbiemrin Karfica le te hapi nje floktore dhe te merret me leshin e grave se punen qe po kryen po e ben lesh e li.

  21. xhoxhi says:

    Zoti Mero kjo që na paraqet ti është ai që quhet kapitalizëm.Kudo dhe për çdo gjë ka luftë midis të mirës dhe të keqes dhe në kapitalizëm për fatin e keq fiton e keqja dhe sidomos në vënde si Shqipëria.Dhentë u shitën,qepët,patatet mollët,perimet hidhen në lumë sepse vijnë nga jashtë plera dhe të lira.Hyni nëpër dyqane dhe me gjeni një PRODHIM “MADE IN ALBANIA”.Ska asgjë.Çdo gjë vjen nga jashtë…Shqipëria është pazar për të shitur mallarat e të tjerëve…Ky quhet tregu i lirë zoti Mero…

    1. Ne po behemi vend derdimenesh (te humburish) ? says:

      Po , jam me mendimin tuaj . Kur nje familje nga Devolli hedh qepet dhe patatet ne lume , ky lume do te ndyje edhe bregun e detit .
      Por me e keqja eshte se prinderit e ketyre familjeve fshatare , me dhimbje te madhe shpirterore , ju japin torben ne supe te rinjeve qe te shkojne ne emigracion apo neper pune qyteti .
      Mos mbrojtja ligjore e tregut te brendshem me stimulim ndaj tegut te jashtem nuk eshte qeverisje normale . Ballkani i Hapur do te ngjasonte ne keto kushte te tilla si dikur ishte YXHYMI nga otomanet dhe nje pjese iken neper Europe te tjeret mbeten dhe u bene kryeministra , pashallare dhe asqere per ate perandori te asaj kohe .
      Kur ligjet qeveritare favorizojne fitimin e njeanshem , sigurisht shkaterojne fitimin e te gjitheve , pra nuk ka progres efektiv por fiktiv , pra ka fshehje te fukarallekut .
      Naften e kemi por e bleme nga jashte .
      Fushat i kemi por grurin dhe ushqimet vijne nga jashte .
      Malet i kemi por qumeshti dhe mishi vijne nga jashte .
      Djem e vajza ritim por ata punojne ne vende te huaja .
      DHe te gjitha keto behen duke na kerkuar te duartokasim Demokracine dhe lirine pa asnje kufi .

  22. Tiku says:

    E para shyqyr qe e le menjane SB. Se ujku ujku po cakajte po bejne kerdine. E keta te PS hane cakenj.
    Se dyti merru pak edhe me kullat qe po na shkaterrojne qyretin. E ke pare ate monstren pas 15kateshit?
    E treta kjo ministrja eshte vertet debile, por ne fakt as barinj nuk ka me. Neper fshatrat e jugut me i riu eshte 60 vjec. Nje drame per vendin!
    E katerta, me shume opozite z. Baze, me shume opozite se qeverite ta bejne gjemen me shume se opozita. Mos u konsumo per inate te vjetra, ti je gazerar klasi.

  23. E verteta e vertete says:

    ??

  24. Genci says:

    E ke nxjerrë fishek dhe si ish dr pergj e AZHBR.

  25. Taulant says:

    Kjo minsitrja me keto gafat qe ben ne sistemin komunist do ekzekutohej .
    Ne kete sistem e pakta qe mund te behet eshte shkarkimi nga posti .
    Keto plehra e sollen bujqesin e blegtorin ne kete gjendje.

  26. Illyria-Shqiperia says:

    Po he o Mero me be fund, se na merove Sala, Lulja, qe kokat e tyre hengshin. Te tilla tematika duhet te trajtohen, e jo politike bajate e vrasje midis vetit per pazare. Shqiperia eshte e shqipetareve jo e politikanve dhe e trafikanteve. Ata e kane zgjedhur rrugen e tyre, ne tonen. Faleminderit per artikullin!

  27. xhemal says:

    shkolla e dija si ben dem askujt..edhe njerezeve qe Kane pasion ,deshira,e kushte per tu marre me blektori e kjo e fundit eshte shume komplekse e me siguri ka nevoje per tu kualifikuar.por shtetit si rregullator nuk mund te mbetet vetem tek propoganda e parja e gjerave perciptas.shume burokrate ne shqiperi nuk e njohin realitetin e programojne qesim bile behen edhe qesharake ..Jane. ne kuptimin e plote te fjales dembela ..po’ te ishte vetem ceshtje kulifikimi do ishte gjeja me e lehte.njerezeve te punes e prodhimit duhet tu krijohen kushtet qe ta gezojne lodhjen e tyre. me permiresimi te jetes

  28. FCB says:

    Kshu ka lezet merro , tani je kthyer ne xhins , barinjte , tufat e dhenve, pllajat , gemushat… cte duhet politika ty ….ti akoma mendon se Luli perjashtoi Berishen….. :))

  29. Loni pe Kolkondasi says:

    Rilindja është thellësisht e saktë kur bëhet fjalë për të shpalosur ide kaq domethënëse si në këtë rast, çelja e aq të domosdoshme “Akademi e Bariut”. Por, mjerisht, asaj i ka shpëtuar një detaj shumë sinjifikativ, të cilin në çdo aspekt zhvillimor ajo e ka konsideruar maksimalisht, atë të pjesmarrjes së gruas në këtë projekt madhështor. Pra shkurt hesapi, mos duhet të emërohej akademia në fjalë jo siç është parashikuar të emërohet “Akademia e Bariut”, por “Akademia e Bareshave dhe Bariut”

  30. Ladi says:

    Tahipi je super, i papare – oh zot sa kam qeshur
    Bravo Mero se grate e qeverise Rama po lejne nam.

  31. Tony says:

    Miremengjesi Mero!

    Ke flejt pak si shume!

    Duhet te jesh ne oponence me qeverine Rama3!

    U eshte krehur bishti shume ketij Kryeministri!

    Faleminderit po ma degjove pak fjalen.

    Tony

  32. Bariu me gunë says:

    Shkrim i sakte Mero. Mund ti shtosh edhe faktin se qumeshtin e fshatt ne pergjithesi e sfidoi dhe fundosi “qumeshti pluhur” nga importi. Se sa eshte qumesht dhe sa pluhur eshte nhe tjeter teme por te gjitha fabrikat punojne me qumesht pluhur qe s’ka nevoje te ruhet si qumeshti i fresket. Njesoj si çimento,allçietj ruhet edhe Pluhuri qumesht….
    Kjo eshte arsyeja pse nuk e perdor me askush nga fabrikat qumeshtin e fresket,megjithese reklamojne vetem per produkte me qumesht te fresket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje