Nga Mero Baze
Arben Vitia është një nëpunës i shëndetit publik në Prishtinë, së fundmi dhe ministër i Shëndetësisë, që po garon për kryetar të Prishtinës.
Sa herë që dikush ka nevojë të bëjë portretin e tij, e ka më lehtë të shpjegojë çfarë ka thënë Albin Kurti për të, pasi në jetën e tij profesionale, nuk ka asgjë për t’u shënuar, përveç emrave të viktimave nga Covid dhe papërgjegjësia e menaxhimit të saj, e cila ndiqte tekat politike të Albin Kurtit, dhe jo disiplinën shkencore të një fushate pandemie.
I pafuqishëm për t’i thënë “jo” për asgjë, Vitia është një kukull e programuar për të përsëritur ato që dëgjon nga udhëheqësi i tij.
Nuk ka ndonjë për të shënuar në jetën e tij jopolitike. Mund ta portretizosh po deshe edhe si “Beni”, siç i flet me përkëdheli Albin Kurti, apo si dikush që nuk prish qejf me njeri, nëse nuk ke probleme me Kurtin.
Ai është shembulli i kandidatit më politik në këto zgjedhje, ku Albin Kurti ka lidhur nderin e tij politik. Ai ose e fiton Prishtinën, duke u investuar vetë dhe duke tundur pastaj kupën e fitores, ose e humbet, duke ja hedhur fajin kandidatit të tij.
Arben Vitia nuk ka për të qenë kurrë fituesi i Prishtinës. Ai mund të jetë vetëm humbësi i saj. Si fitues e ka zënë radhën Albin Kurti, i cili sot me gjithë ministrat e tij, filloi të përdorë pushtetin qendror për të vënë në vend nderin e humbur në Prishtinë.
Përballë ata kanë një kandidat, i cili ka mbështetjen zyrtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe në raundin e dytë edhe atë të partive të tjera opozitare.
Arkitekti i njohur Përparim Rama, i ardhur nga studiot e arkitekturës në Londër, është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare për arkitekturë në botë, është një njeri i bërë vetë.
Ai e ka arritur suksesin në Londër, atje ku shumcia e shqiptarve quajnë sukses dhe po morën vizë.
I rikthyer në Prishtinë me dëshirën për të kontribuar për kryeqytetin e atdheut të tij, Përparaim Rama i ka bërë nder Prishtinës dhe jetës politike në Kosovë, duke e pasuruar atë, dhe natyrisht i ka bërë dëm vetes dhe profesionit të tij, duke u shkëputur nga një sukses që e ka arritur vetë, duke rrezikuar për një ëndërr tjetër.
Prishtina duhet të zgjedhë të dielën, mes një kukulle që ëndërron të mos humbasë Albin Kurti në Prishtinë, dhe një njeriu të realizuar që ka një ëndërr për qytetin e tij.
Prishtina është përballë dilemës të zgjedhë një kopje të zbehtë të Albinit, që ky i fundit të mos turpërohet fare në këto zgjedhje, apo një kandidat origjinal, që i ka arritur vetë sukseset në jetë dhe që ka një mbështetje politike, përtej një partie, dhe përtej fashës gri të qytetit.
Sa për kopjen e Albinit, nuk ka për t’u ndjerë mungesa, derisa e kanë origjinalin në qeveri. Dy Albinë janë tepër në Prishtinë! Për më tepër njëri kopje.
Ke shkelur ligjet Mero!
Mero është gazetar, nuk është kryeministër ose politikan. Mero nuk shkoi në Prishtinën martire të formoi parti, por si gazetar dhe shqiptar i mirë ka të drejtë të punoi për mbarvajten kombëtare.
Cilat ligje? Te mosnderhyrjes ne punët e brendeshme, apo rregullat e fushatës?
Mero me le pa fryme. Exelent, je i papare, analize me perfekte nuk mund te behet. Sa larg teje eshte Berat Bukshkala pallaveshi i Prishtines o Mero. Njeri i urryer ne shoqeri ky bukshkala. Sa per Albin kurt kundrapedalin e Prishtines eshte e sigurte humbja spektakolare ne Prishtine dhe ne gjithe Kosoven. Kosovaret cdo dite e me shume po zhgenjehen me LVV dhe si duket kesaj radhe do e nxjerrin skarco Lvv e Arben kllounit te Cirkut ne Prishtine dhe do zgjedhin kandidatin intelektual, arkitektin e talentuar Perparim Rama njeriu qe do ja ndryshoje faqen Prishtines.
Mos shihni ëndrra!
Hhhaaa arben vitia qenka si erion velia e morem vesh Mero e morem po ky veliu do fitoj ndonje her me kantidat apo gjithmon keshtu afrofe ky artikull vlen dhe per veliun apo jo kot nuk thon jane pas hardhes te akilit si gjithmon me dashnor si patroklo apo me dylber si I thon te fala Lalit Mero edhe barinjeve pa tufa.
Mos mor burr se Vitia ashte vellahu tem…. ?
Se si qeverisi komunat Ldk mjafton të shifen Prishtina Fushkosova dhe Podujeva bastione të Ldk andaj çfardo kuadri që ofron Ldk duhet abstenu qoftë edhe ky flokgjati me siguri nji askushi andaj kujdes me propagandën e paqëlluar
Me pak fjale me shume peshe arrin ti vesh pikat mbi i te shume situatave. Mjeshter i gazetarise
KESHTU THOJE DHE PER ALBININ MERO,NUK E DO AMERIKE DHE NUK KA KURRE MUNDESI TE FITOJE,APO HARROVE.APO SE KE PROBLEM ME MERO KUR DEL BLLOF,ESHTE BIZNES SHUME FITIM PRURES KJO KA RENDESI.NJEREZIT HARROJNE SHPEJT DHE PRAP THONE QE JE BRILANT.
Zoti Mero! One jetoj ne New York, kam fillur te shikoj disa analiste te papergjegjshem te rreshtohen ne krah te Berishes. Eshte e neveritshme. A mundesh to kthesh nje pergjigje edhe per mua please!
Paska pas te drejter Milaim Zeka kur ka the se “une ha bagla kali nese VV fiton Prishtinen”.