Nga Mero Baze
Riçard Grenell është një ish- diplomat, që tani është biznesmen në punë të vet, kryesisht si lobist. Nuk është një profesion i ndaluar. Në SHBA, ka shumë kërkesa nga individë apo politikanë jashtë SHBA, që kanë nevojë të rehabilitohen në sytë e vendit të tyre, si njerëz me mbështetje amerikane. Ai është një lobist i Qeverisë së Vuçiqit në Beograd, për shkak të krizës që Serbia ka me SHBA, për shkak të Kosovës.
Nuk jam i sigurtë se ai ka nënshkruar ndonjë kontratë lobimi me Ilir Metën, por dhe nëse e bën, nuk është një biznes i mirë për Metën, pasi ky i fundit e ka problemin me Qeverinë amerikane, dhe Grenell është një skifter politik kundër Departamentit të Shtetit.
Emigrantja shqiptare “që po i del zot” Berishës nga SHBA, po përpiqet ta shesë atë dhe si lobist të Sali Berishës.
Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për shumë arsye.
E para, që së paku zoti Berisha të harxhojë ca para nga ato që u ka vjedh shqiptarëve familjarisht. Në pamundësi për t’ia marrë ato para drejtësia shqiptare, le t’ia marrë një biznesmen amerikan. Nuk është keq. Vetëm kujdes se në SHBA i duan me faturë dhe Depratamenti i Thesarit është vigjilent.
Së dyti, është një fakt domethënës që Berisha nuk gjen dot askënd për ta mbrojtur në SHBA, dhe shkon mbetet në dorë të një biznesmeni, që i rrëzon atij fabulën e shpalljes “non grata” për shkak të kundërshtimit të projektit amerikan për marrëvshjen Serbi-Kosovë.
Riçard Grenell nuk e ka të vështirë të mbrojë edhe Serbinë, edhe ndarjen e kufijëve, edhe Berishën, se në fakt nuk ka ndonjë gjë të vërtetë tek pretendimi i Berishës, por Berisha e ka të vështirë të na gënjejë duke thënë që edhe është shpallur “non grata” për shkak të marrëvshjes së projektuar Serbi- Kosovë, edhe të jetë i mbështetur nga njeriu i marrëveshjes.
Dhe së fundmi, që ka dhe më shumë rëndësi për të ardhmen e ndarjes së PD nga Berisha, kjo përpjekje qesharake e Berishës për të shpikur një SHBA tjetër, ja bën më të lehtë Partisë Demokratike ndarjen me Berishën. PD i ka raportet me SHBA, Qeverinë amerikane, Kongresin dhe Senatin, si institucione të ligjshme, ndërsa Berisha le të vendosë marrëdhënie me “foltoren” e Kokalarit në SHBA. Kështu është secili në vend të vet.
Edhe Grenelli merr ndonjë para, se biznesmen është, edhe Berisha gjen ngushëllim për ndëshkimin e tij të përjetshëm, edhe Ilir Meta ka shpresë më në fund që të udhëheqë një parti “konservatore”, nga ato që janë “kundër homoseksualëve, që prishin familjet”, duke vazhduar më tej amanetin e Berishës, i cili duhet të presë gjatë sa të fitojë foltorja në SHBA.
Vetëm se këto i duhen thënë Grenellit para se ta paraqesin si “foltorja” e Berishës në SHBA, se ai akoma e ka të freskët memorien nga puna që ka bërë dhe procedura se si shpallet një njeri në listë të zezë. Dosjen e Berishës në fakt e kanë hartuar agjencitë që ka drejtuar ai. Nuk di sa punë i bën Berishës një foto me të, por gjithsesi mund t’i shkojnë lekët dëm. Dhe kjo është prapë gjë e mirë.
Ti i godit, more qerrata, por nuk na thé Mero, di gje , eshte gjalle Fazlliçi, se ndonje dite mund te vije ne Tirane si Grenelli, si Koqepalari apo ndonje tjeter qe merr parate e vjedhura nga Saliu?
Me tha ,i thashe genjeshtari i lindur nuk dorezohet. Edhe Ali Komiku i Sadamit nuk kishte kaq gallata. Grandel donte ndarjen e Kosoves,Saliu e kundershtoj.Sorrosi ja futi Saliut se i doli kunder Grandell. Grandel erdhi ne Shqiperi te shpetoje Saliun nga Sorros.
E vetmja e vertete ne kete histori eshte biseda telefonike e Saliut me Lulin kur e perjashtoj nga grupi i PD
Me konkretisht ”Alo jam Luli” ”Kush Luli” ”Ai qe ta nguli”
Luli sja ngul gruas se vet o debil
Hahahahaha… ckam qesh….
E shikon qe e kuptove prandaj ja nguli Saliut.
Kimetja eshte amerikane e mire. Grenelli eshte amerikan I keq. Dhe keshtu filmi I Ymer Bazes ndron rrotat e bobinave ne pritje ti shiten biletat dhe kokoshkat. Mero shumë ta fala nga Luli. Do filloje taksist tek Kimetja.
Me sa e përshkruani ju Mero këtë tipin , u bije që t’ë jetë “MASHTRUES ME LIÇENCË” !
Po I mire o Mero kur ka prova Amerika pse nuk ja dorezon SPAKUT dhe ta plasin brenda Saleshin po meret me llafe me keq se Monika. SPAKUN e bene si deshen vete apo jo.Greneli thote qe deri diten qe ka qene ai ska pasur asnje prove,dhe eshte e vertete.Cte keqe ka katu.Keshtu thane dhe per Trumpin ka prova qe eshte agent rus po doli qe te gjitha ishin te fallcifikuara dhe dy nga avokatet e Hillary I plasen brenda.Lexo pak me shume para se te shkruash Mero se presim me shume nga ty.
Ky lobist çfar zanati na qenka? Ç’do te thote te lobosh ? Ndoshta te hysh mik per dike ? Dhe e gjitha kjo quhet krejt ne rregull mjafton qe pagesa per ate qe ka hyr mik te behet me banke? Pra Gerenell hyn mik per dike qe nuk e ka mik fare sepse nuk e njeh. Duket shume ndryshe koncepti amerikan per miqesine . Apo ndoahta ne qe miqesine nuk e masim me sasine e paeave kemi ngelur prapa botes ?
Per ate “KUR DO ZERE MEND NJERIU” qe ka mall kur do vije Damir Fazllici!
Damir Fazllic ka ardhur me kohe ne Tirane, jo vete por me kompanine qe ka ne zoterim! Dhe ka ardhur kur kompania tij mori tenderin e Interkonjeksionit te Energjise dhene bujarisht nga qeveria e Shtatgjatesise tij Edi Rama…ndaj mos e prek ate gje se i plas era keqaz!
Fazlliçi cfare thote per Sigurine tone Kombetare !?
Nuk e kuptoj se si disa ketu ngrene pyetje, pse nuk ja jep provat Amerika, Spakut? A thua se Spak ka nevoje per provat e amerikes! A nuk jemi te gjithe deshmitare se cfare ka bere saliu ne keto 30 vjet! Problemi eshte se ata ne Spak nuk kane bole tja hedh in prangat krimineli.
Ore milet, Amerike Kimetja qe thote se provat per Berishen jane mbledh mbledh me kujdes dhe kane kaluar ne disa instanca kontrolli e vleresimi.
Amerike eshte edhe Grenelli qe thote deri para disa muajsh nuk kishte asgje per Berishen.
Ke Amerike te besojme ne se njeri ketu po na genjen??