Për demokratët dhe socialistët që mbështesin Berishën!

12 Nëntor 2021, 19:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Për të gjithë ata që nuk arrijnë dot të kuptojnë pse Berisha shmang rrugën ligjore të mbajtjes së një Kuvendi në PD, shpjegimi është shume i thjeshtë. Sali Berisha është në rrugë për të krijuar partinë  e tij të re, një parti që nuk mund ta krijojë dot nga e para, por duke përdorur mbështetësit  e vet brenda Partisë Demokratike.

Të gjithë ata që çuditen pse ai nuk i tregon letrat e printuara në kasafortën e Palokës, ka një shpjegim të thjeshtë: Nuk ka dëshirë të tregojë bërthamën themeluese të partisë së tij.

Të gjithë ata që çuditen pse nuk i dorëzon sipas statutit në zyrën e PD, ka një shpjegim të thjeshtë. Atij nuk i duhet më PD, por një parti që ta përdorë në betejën e tij kundër SHBA.

Për të gjithë ata që çuditen pse të fortë apo elementë kriminalë janë angazhuar në fushatën pro Berishës, ka një shpjegim të thjeshtë. Ata ndjehen njësoj të rrezikuar nga qëndrimi i SHBA kundër Berishës dhe janë aleatë natyralë të tij.

Edhe për ata që çuditen pse plot njerëz brenda Partisë Socialiste janë me Berishën, shpjegimi është po kaq i thjeshtë. Shumë prej tyre brenda PS, që bëjnë sikur Berisha “është në të drejtë të zotit kundër Bashës”, në fakt thjeshtë nuk thonë dot që “Berisha është në të drejtë të zotit kundër SHBA”, siç mendojnë vetë.

Sali Berisha nuk është duke bërë ndonjë parti konservatore, por një çetë bashibozukësh përtej së majtës e së djathtës, që ndjehen të pasigurtë në këtë vend nga drejtësia.

Kjo është ideologjia e partisë së re të Berishës, ky është grupi i targetuar prej tij për të qenë aleatë, me mashtrimin se për këtë plan djallëzor po përdor gjithfarë demokratësh të mërzitur nga Basha, apo trushpëlarë te tij.

Sali Berisha në fakt po kthehet në shpresën e vetme në vend, të çdo njeriu që ka probleme me korrupsionin, çdo njeriu që ka probleme me krimin, çdo njeriu që ka frikë se politika e SHBA për rajonin kundër korrupsionit dhe lidhjeve me krimin, mund të prekë atë.

Sali Berisha po përpiqet të gënjejë demokratët me shpikjen e tij të re se do të bëjë një Kuvend që nuk ka ndodhur kurrë në botë, d.m.th Kuvend që mblidhet nga anëtarësia. Në fakt është thjeshtë duke gënjyer mbështetësit e vet, që t’u marrë firmat për partinë e tij të re.

Pas kësaj Partia e do te jetë më e dobët. Opozita në tërësi do të jetë më e dobët, pasi për herë të parë në historinë e saj ajo do ndahet në opozitë pro- perëndimore dhe anti-perëndimore. Por Sali Berisha do të jetë pakica e përjetshme në këtë vend, siç ka qenë deri më sot.

Ai gënjeu publikisht në Sarandë kur tha se PD ka qenë  forcë e parë më 2005. Në fakt ka qenë forcë e dytë. Rezultatet janë onlinë në KQZ dhe mund të konsultohen. Forcë e dytë ka qenë dhe më 2009. Forcë e dytë ka qenë historikisht pas vitit 1992.

Ajo ka ardhur në pushtet, falë ndarjes së të majtës. Mund të kishte fat tjetër po të mos kishte Sali Berishën, por me Sali Berishën ka qenë gjithnjë e dyta. I vetmi shans i rritjes së saj ka qenë vetëm kur maskohej Sali Berisha.

Më 2005 ai u maskua si bashkues i demokratëve, si njeri që nuk do të sillej më si autoritar në PD dhe PD u rrit, por nuk do merrte dot pushtetin sikur Fatos Nano të mos ishte aq arrogant me aleatët e vet dhe sikur Lefter Xhuveli të mos merrte votat e Nanos e t’ia jepte Berishës.

Edhe më 2011 në Tiranë, Lulzim Basha u rrit, ashtu siç pati guximin ta pranojë, se fshehu Sali Berishën. Sa herë Sali Berisha del në rrugë, PD ikën nga pushteti.

Tani ai ka dal në rrugë që më 11 dhjetor të formojë partinë e tij. Nuk ka asgjë të keqe sikur këtë gjë t’ua sqaroj që  sot demokratëve. Në fakt po i gënjen.

Pas 11 dhjetorit, kur legjitimiteti i tij nuk do të verifikohet, ai do t’u thotë se jemi të detyruar të përdorim një emër tjetër sa të hyjmë në zgjedhje, se ndryshe na i merr votat Lulzim Basha. Dhe kështu do të vazhdojë rrugëtimin e tij të shkurtër hakmarrës ndaj PD.

Deri në fund të jetës së tij fizike, nuk do t’i mungojnë lekët që ka vjedhur, dhe as trushpëlarët që do ta ndjekin. Por pushteti do t’i mungojë përjetësisht. Atij, familjes së tij biologjike dhe familjes së re politike.

22 komente në “Për demokratët dhe socialistët që mbështesin Berishën!”

  1. Taulant says:

    Ku eshte problemi ligjor ?
    Jane mbledhur 4200 firma te delegateve prej 7200 qe eshte totali.
    Formularet kane emer,mbiemer,numrin e kartes se identitetit te delegatit.
    Ne daten 11 dhjetor komisioni verifikon formularet .
    Ne kete krize ku eshte PD-ja cdo veprim i anetareve eshte pozitiv.
    Demokracia eshte shprehje e anetareve jo e Bashes qe vetem gjate pandemis u be me 4 vila.

    1. Edkari says:

      Ata qe e mbeshtesin e ata qe e sulmojne.
      Ti Mero jeshe ne dy pozicionet,ne fillim
      e mbeshtesje e pastaj e sulmonje.
      Kur e mbeshtesnje ata ti Mero dhe
      ata te mbeshtesnin tya,biles gojet e liga
      thonin qe dhe ta mbeshtesnin.
      Kjo kthese tendja ka nje sebep te madh
      ose ndryshe ke nje arsyje madhore qe
      e bere armik per vdekje Sali Berishe.
      Fajin ta ka i biri Xeni ai te shkeli ne kallo
      ,te shkeli ne kohen kur ta mbeshtesnin.
      Mero pse se thua arsyjen se pse je bere
      armik me Berishen?
      Thuaje se do lehtesohesh se je duke vuajtur
      shume gje qe e tregon dhe turiri yt qe eshte
      shperfytyruar.
      20 vjet do vdesesh para kohe nga mllefi qe mban permrenda.

      1. Vlora1912 says:

        Z Baze

        Duket të jeni pjesërisht i sakt, dhe deri diku i gabuar.
        ****
        Levizjen e Berishes e mbeshtesin te gjithe;
        -rilindasit me Dakon(shokun e Edit)
        -Demokratet me Lulin ne Krye
        -Familja Peta…
        **
        Arsyeja pe e mbeshtesin eshte se po filloj renia e njerit nga 4 te fortet, do pasohet nga renia e te tjereve..
        Dhe, me ndihmen e USA(ne dashte Zoti), do vazhdoj me ndeshkimin e tyre, per keimet dhe korrupsionin .
        ****
        Kunder levizjes se Berishes, dhe atyre qe e mbeshtesin Ate(Edvin, Ilyr, Lylzim etj) , Jan te gjith Shqiptaret e ndershem…

        Jan Ata, qe ne te gjitha Sondazhet e fundit, ne masen 80%, e kan quajtur kete Estabilishment si teresisht te Korruptuar.

        Ju me ke jeni Z. Mero????

    2. I.Hoti says:

      O Taulant ‘demokrati’ ! Votat verifikohen- nga komisioni(zgjedhjet)…pastaj ne Kuvend : verifikohet -MANDATI- i te deleguarit nga zgjedhjet ! si zgjedhjet parlamentare ne cdo \Kuvend demokratik|… More si kuptoni , jeni idiote ..a luani lojen e ‘sherrit’ BUDALLA !

    3. Beni says:

      Berisha ka thirrur dhe 10,000 militante te tjere te
      vine ne te quajturin kongress.
      Plani eshte qe kur te mblidhen aq shume njerez do
      fillojne turmat te therrasin Sali Berisha dhe verifikinii I pamundur do te harrohet.
      Luli Po qe budalle ta lejoje nje gje te tulle.

    4. ?????????????????? says:

      Teke Berisha e gje veten shume njerze dhe kadogori nga shoqrija Shqiptare si hajdute komunista ekstremistet fetare njerzit qe jane kunder Perndimit dhe Amerikes e keshtu me rradhe

  2. Sillo says:

    Gabohesh rende Mero!Sali Berisha po krijon nje parti te re per tu bere nje opozite me e forte ku se bashku me LSI dhe PD e Lulit do te behen tre parti opozitare ,ku synimi i tyre i vetem eshte objektivi i tyre te krijojne tensione duke destabilizuar vedin deri ne bllokim te qeverisjes se vendit e me pas per te kerkuar avazin e vjeter me nje grup dy çifteli dhe nje gajde te Baftiarit!
    Ndaj ata te tre nuk kane ç’fare humbin perveçese nese fitojne ,ndaj edhe po ti ndigjosh deklaratat si te Lulit dhe te Berit konvergjiojne tek “Armiku i tyre i perbashket Edi”,Saliu pretendon neper foltore se Luli po bashkepunon me Ramen dhe nga ana tjeter Lulezimi ka po te njejtin pretendim per Saliu sepse kane dale nga e njeta shkolle !
    Ndaj nuk duhet harruar ky fakt dhe uroj qe medje holli Rame ta kete kuptuar kete loje te piset qe po ndertohet !

  3. Suksese te metejshme says:

    I plasi bytha atij se do i mungoje pushteti. Ai thjesht do qe ti dhe ne te gjithe te shikojme nese vjen ne pushtet Berisha apo jo dhe jo nese do arrestohet dhe pasuria ti konfiskohet.

  4. Unfortunately says:

    O Mero lere Lulin se nuk e besojne as njerezit e fisit te tij e jo me socialistet e demokratet. Fati i tij eshte shkruajtur e nuk do i vij keq njeriut.. iku dem kot dereziu.

    Na thuaj si mendon per Liri Berishen? Duhet te shkoj te deshmoje per Tacin? A duhet ta therase policia ta pyes mos di gje ku ndodhet se eshte ne kerkim? Apo edhe Taci si Llalla nuk dime gje ku eshte?

    1. I.Hoti says:

      O Taulant ‘demokrati’ ! Votat verifikohen- nga komisioni(zgjedhjet)…pastaj ne Kuvend : verifikohet -MANDATI- i te deleguarit nga zgjedhjet ! si zgjedhjet parlamentare ne cdo \Kuvend demokratik|… More si kuptoni , jeni idiote ..a luani lojen e ‘sherrit’ BUDALLA !

  5. Andrini says:

    Mero Baze. Akjoma nuk u binde se e gjitha kjo qe po ndodh ne PD mes Berishes dhe Bashes, eshte vetem nje loje e kurdisur me shume kujdes nga “SHTABI” (perfaqesuesit e Bllokut Komunist dhe Sigurimi)?
    Kjo eshte e verteta. E kam thene qe ne krye te heres dhe per keto kane rrjedhur in formacione. Qellimi? Qellimi eshte qe me çdo kusht te shpetohet Berisha familjarisht. Sipas te dhenave Basha e ka pranuar me kenaqesi kete roli, natyrisht kundrejt premtimit se do te kete te ardhura monetare ne shuma te medha.
    Shpetimi i Berishes, sipas planit te tyre, vjen duke marre drejtimin e PD vete Berisha, i cili ne krye te militanteve te mirepaguar do synoje krijimin e trazirave me synim qe te frenoje SHBA-te ne se ata do synonin arreestimin e tij.
    Analiza e te dhenave çon ne perfundimin se ketu eshte perfshire dhe sherbimi sekret Rus bashke me ate Serb.
    Kerkohet doemos destabilizimi i Shqiperise dhe i gjith Ballkanit, me synim neutralizimin e influences Amerikan ne Shqiperi e ne krejt Rajonin e Ballkanit.
    Amerika duhet te jete e pergatitur per kete skenar.

  6. Vini says:

    SALIUN ME SHUME SE TY NUK E KA MBESHTETUR ASNJE MERO DJALI.NA E BERE SKANDERBE PER NJEZET VJET DHE NA SHAJE NE QE NUK E DONIM.TANI JE FRYRE AQ SHUME $ SA TE DUKEN NJEREZIT BUDALLEJ DHE TE BESOJNE PRAP SE CFARE THUA.

  7. Ana says:

    Uaaaa, sa u trishtova!! Pra, Baze nuk e parashikon nje virgin te S.B.? Dhe ai di se cfare flet Sa ke!!!

  8. Atyre socialistëve që ju pëlqen Berisha , jo se ai është kunder Amerikës , por mbështetin atë se j’u pëlqen pushteti !

  9. Skeptiku says:

    E ke drejte per ata qe mbeshtesin Berishen si nga spektor i djathte apo i majte, por nuk je drejt me gjykimin e Berishes qe do te krijoje partine e vet.
    Ata qe e mbeshtesin jane hajdutet dhe kriminelet qe ne shumice kane problem me ligjin. Ketu sidomos perfshihet llumi popullor i quajtur “toke e xanum”.
    Sa per Saliun ai eshte person me mision. Misioni I tij antishqiptar, eshte shkruar ne dosjet e serbit…
    Partite, bandat, vrasjet te pergjithesuara ne termin rrumpalle jane pasoje e misionin te tij. Meqe Amerika di shume, ai u instruktua nga padronet te armiqesohet edhe me Ameriken…ata qe e mbeshtesin nga persona qe kane pune me ligjin, po kethehen ne persona qe do kene pune me historine si tradhetare…

  10. Miku qe te do te miren says:

    Mbas 9 vjetesh ne Shqiperi ka perseri opozite.Luli djale I mire ne lagje por nuk e ben dot te drejtoje opoziten dhe aq me shume te fitoje ndonjehere zgjedhjet.Tani po ka shprese per fitore.

  11. Bledi says:

    Politika eshte ndeshje shahu.
    Te jap kalin te marr oficerin etc
    Loja eshte dinamike.
    Opsione pa fund nuk mund te parashikohet levizja e rradhes.
    Mero si çdo njeri tjeter shkruan ne këndvështrimin e tij ti tendin une timin e keshtu me rradhe.
    Keta Politiqenet duhen futur ne 1 thes.
    Populli pret 1 Patriot qe do I marri zvarre keta pra Mesia Shqiptar.
    Ne perfundim
    Saliu vdes si Ramizi varrimi madheshtor
    Luli do rri dhe 1 dhjetvjecar dhe kur te gjeje 1 besnik do I japi çelsat po jo vulen
    Liri do plaket ne parlament bashke me Monen
    Rama kryetar Parlamenti si Gramoz Ruci do beje batuta me lali Erin Kryeminister.
    Tan balla kryetar I grupit parlamentar sherr me pasardhsit e Palok Nokes.
    Fut dhe nja 20 putana si Grida qe nuk veshin breke se duket keq fustani Luis Vuiton
    Besoj tabloja eshte e qartë .
    Ne fund behet si Portokallia diçka bajate qe nuk te ben te qeshesh po te qash

    1. Qerim Baba says:

      Ahhahaaa. rrofsh o Bledi… ekzakt, preciz! Po kush te kupton… ish-kooperativistet që deri 1985 flinin me trung tek koka ne vend te jastikut

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha nuk ka qenë ligji ,por antiligji !
    Në shumicë e rasteve, kur i është dashur,ai nuk ka shkruar por ka urdhëruar për deformimet e ligjit.
    Në çdo raste ka qenë i kujdesshëm për të mos lënë gjurmë antiligjore.
    Në shkeljen e fundit, shikojmë torollakun Noka,së bashku me skuadren e debilave, për të dorëzuar tek i besuari Paloka fallcifikimet e Berishës.
    Kush është Berisha ?
    Si gjithmon i ” kujdesshëm”. Kini fakte që kjo është vepër tij?!

  13. Po me fiat te bardhe ku shkonte ne bulevard Saliu diten e rrezimit te statujes se Enverit? says:

    Ky e quan veten “baba” te demokracise por baba i demokracise eshte ramizi. Edhe shoku sali e falemdero shokun ramiz per ndryshimet demokratike.

  14. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,unë këtë gjendje kaotike, ku ndodhet politika shqiptare do ta formuloja me fjalët:
    Asgjë e re nga fronti i perëndimit!!!!!
    Fakt është që “AI” nuk po lufton për demokratizimin e PD-së dhe as të politikës shqiptare,
    për ruajtjen me ç’do kusht të families së tijë “bio-loqike” !!!?
    Fakt është gjithashtu që Lulja e Bashajve, bën shurrën në brek vetëm kur i dëgjon zërin “ATIJ” dhe jo më pastaj t’i dali kundër!
    Kjo “betejë” midis “krye-..arit” dhe ish “krye-…arit” është për tu nominuar për çmimin “Os-kar”!?
    Wrestling i pastër dhe i kategoris së parë, sipas motos, kujdes se mos më thyen ndonjë brinjë!!!
    Fakt është gjithashtu që “AI”,qoftlargu, ka shumē përkrahës,thjesht fare, të gjithë ata që janë pasuruar,
    ndoshta dhe në mënyrë të ndershme,pooooor nuk janë të gatshëm të paguajnë taksat!
    Sigurisht,bëhet fjalë përgjithësisht për ata që janë bërë milionier falë, lulëzimit të Industrisë së boronicave!
    Fakt është gjithashtu që unë nuk besoj që ka ndonjë politikan shqiptar,që të jetë i interesuar për një
    demokraci funksionale në Shqipëri!!!?
    Fakt është gjithashtu që pa ndërhyrjen amerikane, në Shqipëri nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë katrahura institucionale dhe polike!?
    A është dajo Samiu seriozisht i interesuar për pastrimin e politikës shqiptare?!
    Apo bën sikur?!
    Si thotë populli?
    I zoti e nxjer gomarin nga balta!?

  15. Pse o luli says:

    Ouu , Meroja e paska kuptuar dhe merr mundimin e shkruan per ne qe se kemi kuptuar qe Sala do krijoje parti te re.
    Po kaq shume qenke hajvanizuar o Mero.
    Po Berisha e ka partine o rrote.
    Me 11 BASHA shkarkohet dhe Ai po , qe do krijoje parti te re dhe per kete do kete edhe mbeshtetjen e Kimetes edhe premtimin se do ta beje kryeminister.(Ashtu siç ndihmoi Rudinen)
    Dhe per menyren e krijimit te partise do e ndihmojne Bamir Topi dhe Patozi se ata e kane provuar tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje