“Talibanët janë në Dajt dhe duan të flasin me Rrugën e Elbasanit”

11 Nëntor 2021, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike është përfshirë në një debat në distancë me Sali Berishën dhe strukturën e tij paralele, rreth legjitimitetit të aksionit të Berishës për të grumbulluar nënshkrime për të thirrur një Kuvend të PD.

Debati filloi kur Sali Berisha paraqiti një pirg me letra të printuara dhe i prezantoi ato si nënshkrime delegatësh, që do të mbahen sekret deri në mbajtjen e Kuvendit në kasafortën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD.

Partia Demokratike po akuzon Berishën se po luan blofin me firmat dhe po shpik një statut të ri të PD për procedurën e mbledhjes së Kuvendit.

Në fakt, e vërteta nuk besoj se është kështu. Unë besoj se Sali Berisha i ka firmat e duhura, aq sa duhen për të nisur procedurën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. I ka së paku 1800 firma. Po ashtu ai e di dhe procedurën se si mblidhet Kuvendi. Por ai nuk do të mbledhë një Kuvend legjitim dhe nuk do të bëjë publik emrat e ushtarëve të tij në këtë betejë.

Rruga e duhur është që nënshkrimet dorëzohen pranë sekretarit të Përgjithshëm dhe kur legjitimohet kërkesa për mbledhjen e Kuvendit, atëherë ajo kalon për shqyrtim në hallka të tjera, ku kërkohet motivi, ndryshimet përse duhet të mblidhet.

Formularët e paraqitur në publik flasin për ndryshim të statutit të PD. Që Kuvendi të ndryshojë statutin, ndryshimet po ashtu duhet të kalojnë një procedurë që e përcakton neni 60 i statutit të PD, ku duhet të ngrihet Komisioni i Përhershëm i Statutit, nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës.

Pra Sali Berisha e di procedurën. E di që firmat duhet t’i dorëzojë tek sekretari i Përgjithshëm, e di që duhet të kalojë në procedurë kërkesat për ndryshim në statut dhe hallka të tjera, deri tek miratimi për mbledhjen e Kuvendit nga Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.

Sali Berisha  e di këtë rrugë. Por atij nuk i intereson një Kuvend legjitim sipas rregullave, pasi rreziku më i madh që i vjen nga ky Kuvend, është se i ikën armiku me të cilën maskon betejën me SHBA.

Rruga që ka nisur Sali Berisha realisht është rruga për krijimin e një partie tjetër, një qartësisht anti-amerikane, sovraniste, plus ato broçkullat e tjera të soroizmit.

Por më shumë se gjithçka, atij i duhet të shtyjë konfliktin në kohë, të jetë në betejë kundër SHBA dhe të mos e finalizojë betejën me Lulzim Bashen duke i marrë partinë, por duke u përpjekur të imponojë një Kuvend të paligjshëm, që e di që nuk do t’i njihet.

Praktikisht ai kërkon t’u thotë amerikanëve se kam një ushtri të tërë demokratësh në këmbë dhe kemi rrethuar Tiranën, “dhe dua të flasim”!  Pak a shumë është duke thënë: “Talibanët kanë zënë malin e Dajtit. Duan të flasin me Rrugën e Elbasanit”

Problemi është se askush nuk do të flasë dhe të pijë kafe me të . Dhe kjo do ta bëjë këtë betejë të gjatë në kohë. Berishës do t’i duhet t’i mbajë gjatë talibanët e tij në këmbë, për të treguar që nuk dorëzohet kollaj. Duke i mbajtur në këmbë, duke i inkriminuar kundër SHBA, duke i bërë vulnerabël në opinionin publik, ai do t’i kthejë mbështetësit e tij nga njerëz të inatosur me Lulin, në njerëz të inatosur me SHBA dhe kamikazë të tij. Ky është qëllimi final.

Mos prisni as 11 dhjetorin e këtij viti, as të vitit tjetër. Talibanët do rrijnë gjatë në Dajt duke pritur zbarkimin në Tiranë. Dhe nuk kanë për të hyrë kurrë bashkë, por vetëm një nga një të dëshpëruar dhe penduar që morën  mend e një njeriu, që i përdori në fund të jetës si truproja të varrit të tij politik.

20 komente në ““Talibanët janë në Dajt dhe duan të flasin me Rrugën e Elbasanit””

  1. Bilbil says:

    Rikthim te parimi i sovranitetit “Mbështetje plotësisht në forcat e veta” që i dha rrokullisjen përfundimtare ekonomisë shqiptare dhe Berishëve të saj.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, këmbëngulja jote për të arritur qëllimin,
    është për tu admiruar!?
    Ku ka një vullnet, aty gjendet edhe një rrugë,për të arritur objektivin,thotë gjermani!
    Dhe ti e arrite objektivin tënd, demaskimine e ATIJ!!!?
    Respekt

    1. Sokoli says:

      Kot ja zgjasin. Ai rrethohet nga ca alabake dhjeramane qe me nje teshtime amerikane zhduken si minjte. Gjeneral i bythes.

  3. raul says:

    Ne krye te talibaneve te Vicidolit qe do zbresin nga Dajti do jete si gjithmone kryeperbindeshi i Shqiperise hipur mbi tankun e grabitur tek garda gjate grushtit te deshtuar te shtetit ne 1998 Sali Lushe kundertanku i ndjekur nga pas nga komandanti i naziskineve te mamurrasit Muli horri, pastaj ne rresht njeri pas tjetrit Strazua me patllake, Klevis krrici i faros hipur mbi furgonin e policise me 2 gishta lart, pastaj vjen Vokshi gerdalla, komandanti i uniformave kafe qe dogji bunkerin ne Tirane Belind kerrici, kryehajduti i cez Sahit dollap tritol molotovi, dhe ne fund plaku i pjerdhur Spaho.

  4. Loni pe Kolkondasi says:

    Frymezimi antiamerikan i Berishes eshte i ngjashem me ate te Talebaneve. Ai e di, se beteja per sundim ne kete vend eshte dicka qe zgjidhet nga vete qytetaret shqiptar. Nga talebanet ai merr si shembull dhe frymezim kurajon dhe kembnguljen e tyre deri ne fitore. Por talebanet kishin dhe kane per qellim mbrojtjen e qyteterimit te tyre fetar mysliman nga invazioni kulturor perendimor, synim te cilin ata nuk e kane fshehur kurre. Po Berisha cfare ka si qellim madhor? Ne 1990 e kish te lehte dhe te maskuar sjelljen e tij hipokrite dhe demagogjine e kulluar, pasi luftonte me flamurin e lirise dhe perqafimin e vlerave te qyteterimit perendimor, objektiv i enderruar ne shekuj nga shqiptaret. Tani cili eshte objektivi i tij? Pushteti dhe rrezimi i sundimit kleptokrat te Edi Rames? Ky s’mund te jete qellim. Edhe nese kjo perben shqetesim, rruget per zgjidhjen e nje situate te tille ne demokraci jane te percaktuara qarte, zgjedhjet permanente dhe ushtrimi i drejtesise se pavarur. Atehere cfare do dhe kerkon Berisha? Merret me mend lehte, se ajo qe kerkon te arrije Berisha eshte e qarte edhe femijet e ciklit te ulet shkollor. Vetem fanatiket e tij, te cilet jane nje shkalle me poshte se niveli i ketij cikli, shpresojne ne vlerat morale dhe mireqenia shoqerore qe shperndan Berisha nga njera foltore ne tjetren.
    Dhe per ta mbyllur komentin do vija ne dukje, se talebanet e arriten qellimin, e rimuaren drejtimin e vendit. Kete kerkon dhe do kerkoje me insistim te beje edhe Berisha, te marre drejtimin e vendit dhe ti vere amerikanet perpara faktit te kryer. Ne Afganistan amerikanet e kuptuan me ne fund kotesine e perpjekjeve te tyre, ndaj hoqen dore dhe u larguan. Dhente zoti qe ne rastin tone ti dalin te keqes perpara dhe mos ta lejojne kete popull te vuajtur te bjere ne kthetrat e barbarise se talebaneve te ketij vendi.

  5. Ladi says:

    Je shume i modh, por efhe njef mire kete vampir.

  6. Muzaka i Ri says:

    O Mero e ke qar, mos shkruaj më.

  7. Xeni says:

    Berisha nuk eshte ZBYTHUR pas deklarates se Kim por Perkundrazi deklaroi se do ishte Kandidat per kryetar Partie.
    Me dt 11 zbythet BASHA me te tijet dhe PD do filloje opoziten reale kunder rregjimit neo bllokmeneve.
    E vetmja gje qe mund ta ndaloje eshte qe BASHA me ndihmen e Kim , me parate e Sorrosit dhe nen regjine e Edit TE BLEJE DELEGATET e kuvendit siç beri Rama kur grabiti Ps- ne.

  8. betixho says:

    EGZAKT!AI KERKON NJE PARTI TJETER TE TIJN,QE DO TA LERE SI MISHERIM TE FRYMES SE TIJ QË SYNON TE MBETET NË HISTORI SI BERISHISTE,ME GJITHSE E DI SE NUK DO I ZYRTARIZOHET.

  9. Sotori says:

    Sali Berisha ka vetem nje qellim: Destabilizimin e Shqiperise dhe me pas destabilizimi i ballkanit!
    Ai e do Shqiperine ne flake dhe shqiptaret te vriten me njeri-tjetrin! Dhe mbas kesaj ai te vdese i lumtur!

  10. korieri says:

    Eshte gjetur arsyeja se perse Sali Berisha nuk do te marre jese ne Kuvedin e Partise se Dallkaukeve!Ai diten e hene me 8 /12/2021 do te shtrohet ne spital si i infektuar me COVID dhe gjithçka do te shuhet deri e fund te vitit.Te dy palet kane rene ne ujdi ne heshte qe eshte e vetmja rruge qe te jene ne paqe.Ja pra pse do te deshtoje edhe Kuvendi i Dallkaukeve me 10 Dhjetor.
    Pas kesaj thuhet se Luli do te dale edhe me i forte e Partia e Dallkaukeve edhe me solide duke mbeshtetur te gjithe Luli drejt fitoreve te tjera.
    Ka zera qe po me 8 Dhjetor Luli do te niset per nje udhetim i ftuar nga DASH per nje vizite tre ditore.Ja pra kush eshte skema e daljes nga kriza e Partise se Dallkaukeve .

  11. Nje mergimtar says:

    Mos u merrni me njerez qe nuk kane asnje vlere ,se i jepni vlera.Ai eshte ne kete perpjekie se gjate gjithe kohes kemi thene :PD-n e drejton ne prapaskene Berisha kur kishte nje kryetar legjitim.M..i bie era po e ngacmove edhe i thate.

  12. Shqiptari says:

    Nuk ka per ti shkuar gjat Sales. Po i ngushtohet litari. Ai do te ishte mire te ikte te Orbani ,siç beri Gruevski. Por ketu ka nje problem: po çfare ti bej familjes qe e ka kthy ne qerdhe kriminale?! Kjo eshte çeshtja. Se sa per vete ai do ta kishte rregulluar leht me nje plumb vetes ne koke,por çfare ti beje familjes?!
    Prandaj kesaj i thone: luaje mace koken e buallit.
    Ike me gjithe tespie ( familje) o Saliaç!

  13. Dekano says:

    Meron e ka emeruar kryepalla rama si decan te akademise cobenjve nga qe ka eksperience si coban.
    Me dhi eshte rritur. Me dhite flinte. I do dhite me shume se gruaja dhe ps

  14. Dekano says:

    Meron e ka emeruar kryepalla rama si decan te akademise cobenjve nga qe ka eksperience si coban.
    Me dhi eshte rritur. Me dhite flinte. I do dhite me shumypppp xhixhi mero yppppe se gruaja dhe ps

  15. Taulant says:

    Ne demokraci vendos populli.
    Lejini delegatet te vendosin ne kuvendin e 11 dhjetorit.
    Gjithcka do jete e hapur.
    E gjithe media do jete aty.
    Basha nuk ka per te firuar as 20% te votave.
    Gabimi fatal i Berishes eshte qe i beri gjerat pergjysme.
    Basha gabim i madh .
    Sa per Ameriken nuk ja vlen te flasesh.
    Ne 1945 mbeshteti e pershendeti republiken e re Komuniste ne Shqiperi.
    Tani po investon pafund bastardin Rama .

  16. Trotski says:

    Mund te krijoje nje parti Tjeter po do ti duhet ta Drejtoje Nga Hapsana e Reçit.Ky delenxhi mori Kum ke Bova. siç thone Durrsaket.

  17. Miri says:

    … ato broçkullat e tjera të soroizmit.…

    Në fakt keto nuk jane brockulla por te verteta.
    E pe se si qendronin Rama,Vucici dhe Zaevi para djalit të Sorosit?

    Hungaria u tregua e zgjuar qe qerroi virusin Soros por shqiptaret do ta kuptojne kete kur të jete shume vone.

    1. Taulant says:

      Pse vetem Hungaria ?
      Po Rusia?
      Sikur Putini mos te kishte marre pushtetin Rusia do ishte bere copa copa prej keshillave te arta te Amerikaneve e Evropjaneve.

  18. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Te flasesh per saliun eshte humbje kohe.Problemi eshte te Salinjte qe i shkojne mbrapa.Jane 4200 firma te antareve te kuvendit?Po sa antare ka kuvendi i PD,16 mije(1/4e antareve 4200)?jane 4200 firmetare antare te PD?Po sa eshte numuri i antarsise se PD,16mije?(1/4 e tyre mund te kerkojne mbledhje te kuvendit)Por ne korrik per lulush hollandezin votuan mbi 30 mije antare.Keshtu u deklarua dhe ne % i dilte 95% e antarsise.Pra 4200 firmetare nuk jane 1/4 e antarsise,por me pak.pra thirrje per kuvend eshte jo legjitime.Po nje kerkese apo deklarate me shkrim a ka apo jo.Kujt i eshte paraqitur?Edhe kjo rezulton ne kasaforten Paloqe?Kjo eshte tallje e hapur me cdo lloj antarsie apo statuti te PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje