“Shenjtorja” që tani do të vjedhë dhe Nënë Terezën

19 Nëntor 2021, 18:20Editorial TEMA
“Shenjtorja” që tani do të vjedhë dhe Nënë

Nga Mero Baze

Nuk di kush ja ka futur në mendje Liri Berishës të shfaqet në publik, si njëra prej atyre që ka njohur Nënë Terezën. Ndoshta nevoja që ka pasi është damoksur tanimë nga Departamenti i Shtetit si një grua e korruptuar, që ka përfituar nga pushteti i burrit të saj.

Nuk është hall i vogël. Por as guximi për ta hequr këtë imazh, duke botuar kujtime mediokre se si e ka takuar Nënë Terezën si grua e Sali Berishës, nuk është i vogël. Duket qartë që është guxim i njeriut, e cila  ka shumë pak mundësi të ikë nga kjo jetë, ashtu siç ka ëndërruar, kur ishte në kulmin e pushtetit dhe shkelte me këmbë shqiptarët e thjeshtë.

Si grua e njeriut që ka bërë çfarë ka dashur këto 30 vite në Shqipëri, herë si president, herë si kryeministër, e herë si opozitar, Liri Berisha natyrisht ka pasur mundësinë të takojë shumë njerëz, nga më të famshmit e botës, e deri tek më kriminelët. Të gjithë i janë dashur për diçka. Por jo të gjithë i duhen për ta shpëtuar nga ky hall që e ka zënë.

Keqkuptimi i saj është se mund ta shpëtojë Nënë Tereza, për të cilën nuk jam i sigurtë nëse e ka mbajtur mend që e ka takuar ndonjëherë, edhe pse ka dalë në fotografi si grua e Sali Berishës.

Nënë Tereza dhe Liri Berisha janë dy botë të ndryshme, aq larg njëra- tjetrës, sa për një moment ti e kupton se nëse në botë nuk do të kishte politikanë të këqinj dhe gra të këqija politikanësh të pangopur si Sali Berisha, ndoshta nuk do ekzistonin as shenjtore si Nënë Tereza. Nënë Tereza ka ardhur në këtë botë, ta bëjë atë më të mirë për shkak të asaj që i kanë bërë politikanë si Sali Berisha.

Nënë Tereza është futur mes plumbave për të ndalur luftën dhe për t’u dhënë pak ujë e bukë fëmijëve të terrorizuar. Liri Berisha ka mbështetur djalin e saj të shesë plumba dhe ta mbrojë atë nga drejtësia, edhe pse ka hedhur në erë Edisonin e vogël, i cili ishte duke luajtur me biçikletë dhe 25 viktima të tjera të pafajshëm.

Ajo, pra Liri Berisha, kurrë nuk është penduar për këtë tragjedi dhe kurrë nuk u ka kërkuar ndjesë atyre viktimave. As motrës së saj që humbi burrin aty.

Nënë Tereza ka luftuar të shërojë çdo fëmijë dhe të sëmurë në gjithë botën, ndërsa kjo ka përdorur çdo fëmijë të sëmurë të prekur nga autizmi, për t’u shfaqur si bamirëse dhe për të rreshtuar biznesmenët në “darkat mondane” të regjimit të burrit të saj, të cilët nga paniku blinin 100 mijë euro një pikturë dhe harronin ta merrnin kur iknin.

Nënë Tereza ishte armiku i çdo batakçiu në botë, armiku i çdo krimineli apo pushteti të korruptuar, ndërsa gruaja në fjalë, i doli zot Rezart Taçit dhe pozonte krah tij, tribunë më tribunë nëpër ankande bluzash sportive, nga 25 mijë euro copa, vetëm pasi ky i fundit dha prova se u përfshi në një akt dhune të shëmtuar ndaj meje dhe dy kolegëve të mi gazetarë, kritikë me pushetin e burrit të saj.

Nënë Tereza është njeriu që ka duruar humbjen e familjes së saj, mos takimin me nënën, motrën dhe vëllain për shkak të misionit të saj shpirtëror, ndërsa kjo ka shitur shpirtin për t’i dalë zot krimeve të familjes së saj, burrit që ka vrarë për pushtet në mes të bulevardit, djalit që i është fshehur drejtësisë dhe një vajze që ka bërë miliona me firmën e babait në pushtet.

24 komente në ““Shenjtorja” që tani do të vjedhë dhe Nënë Terezën”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Njerzit nenshkruajne peticione per denimin e perbindeshit qe vrau femine(dhe mire bejne) dhe blejne librin e perbindeshes serbe sllobodanke, madje kerkojne edhe autografe nga serbe me burre kriminel qe ka lyer duart me gjak dhe ka lejuar vrasje e vjedhje ne keto 30 vjet.
    Cjane keta plehra qe blejne librin e kesaj dhe shkojne ne nevojtoren e saliut qe do te djege pd dhe Shqiperine.

    1. Beso says:

      O mero po pse merresh me grate o burr?! Prap saliu mund te vdese me damken si i korruptuar etj. Por ti prap i shemtuar dhe ligavec mbetesh. Kete asnje ngjarje apokaliptike nuk e ndryshon dot?

      1. O Beso! Gjuha qe perdor te ben shume te vogel! Te ben shqiptar berishist!

    2. Anita says:

      Urrejtja eshte lende qe gerryen enen e vet. Une nuk kam asnje lidhje me politiken dhe nuk kam votuar kurre per Berishen por Liria me ka ndihmuar me problemin qe kam pasur me femijen tim ne nje moment qe nuk gjeja zgjidhje askund. Secili duhet te gjykohet per ate qe ben vete dhe jo cfare ka bere burri apo djali. Ky shkrim eshte turp per ate qe e ka shkruar.

      1. Niko Shpiragu says:

        Liri Berisha eshte hajdutja me e madhe ne Shqiperi. Ajo vendosi Shemsie Kadrine si gjoja drejtuese te Gjallices, kur ne fakt ishte vet ajo shefja e Gjallikces. Ajo vendosi Tacin si gjoija pronar te firmes, por ne realitet eshte vet pronare e Firmes Taci dhe ka vjedhur te gjithe naften e Shqiperise. Ajo gjoja mbledh fonde humanitare, por fondet i ka per vehte. Ajo per shume kohe ka qene spiunja nr. 1 e UDB-se dhe tani ia ka dorezuar kete detyre vajzes se saj e cila tani eshte shefja reale e UDB-se ne Shqiperi. Urdherat e saj ka zbatuar Saliu, ndersa tani ai eshte ne urdherat e shefes se re te Beogradit, vajzes se tij. Kjo familje eshte familja me hajdute dhe vrastare ne te gjithe globin. Duhen volume te tera per te shkruar per kete familje ku secili eshte me lig se tjetri. Turp per ata trushplare qe i shkojne pas. Kush ka sado pak mend e kupton edhe arsyen qe DASH e shpall kete hajdute se bashku me familjen e saj.

      2. Vishja plot says:

        Anita dhe Beso,
        Ju mund te keni kujtime te mira nga Liri Berisha por mos harroni se te pakten 3 milion shqiptare kane vetem hidherime nga anarshia berishiste.
        Mos u egersohuni me Meron qe mund te kete histori personale por kujtoni 3 milion shqiptare qe kane histori personale dhe kolektive. Akoma se kuptoni qe Berisha u caktua nga byroja politike te mbronte VIP komuniste dhe te krijonte klasen e pasur nga te korruptuarit e komunizmit. Mire ne 1992 se kuptuat po tani??!!! Sa force paska Sali Berisha tek disa mendje ne Shqiperi!!! Zot na mbro.

        1. Isuf says:

          Po ja ti vishja plot që paske qene ne mbledhjet e Byrose na iluminove

    3. k says:

      Korrupsioni dhe degjenerimi shqiptar,ka bindjen e plotë se me parate e vjedhura popullit,
      mund edhe të blesh intelektualitetin dhe shenjtërinë me diplloma kristali.
      Ajo shoqëri eshte totalisht e degraduar dhe pakorrigjueshme per 300 vitet e ardhshme.

    4. Miri says:

      E po edhe djalli shume her vjen e ju shite njerzve si Shet i kamoflume dhe ju thote njerzve se une jame e verteta dhe shpetime. Edhe kjo me Emrin Liri??? Se veq Liri nuk ka ne të eshte nje lloje… Një njeri shume e djallzume siqe eshte Lire Berisha po perdore nje Shejte për kamoflime

  2. Ladi says:

    Bo bo bo bo çfar ju bo ktyne ti o Mero djeli?!
    Te lumte pena.

  3. Shqiptari Ilirise says:

    Shumë mirë e ke thënë o Mero:Nënë Tereza nuk do egzistonte nëse në botë nuk do kish njerëz dhe politikanë të tipit Sali Berisha dhe Liri Berisha!
    Të lumtë!

  4. zgalem says:

    Ta them me pergjegjesi , i dashur Mero , se me gazetyen “Tema ” dhe shkrimet e tua te goditura , je duke bere historine pozitive te shtypit demokratik shqiptar . Ti shkruan , paster dhe me sinqiretit , qysh nga dita , qe ke prere mardheniet me familjen mafioze Berisha . Kjo ndodh se ti je tjeter brume . Inteligjenca tende dhe profesioni i nderuar i m gazetarit , ka kohe , qe i sherbejne kauzes te ketij populli , mbi kurrizine te cilit , kane prashiutur demagoge te kriminalizuar sic eshte klani Berisha me foltoren e Kokalarit , kete sherbetore te Agimit te arte grek .
    Qofsh i pa lodhur ne misionin e Temes . Me shume respekt : Zgalem

  5. Petrit says:

    Po pse nuk e krahason Znj. Liri Berisha me Znj. Linda Rama.
    Zonja Berisha sa isht bashkeshortja e kryeministrit te pakten u mor me bamiresi per femijet autikë.
    Po Znj Linda me çfare merret ?????.
    Çfare roli ka kjo zonjë qe merr pjesë ne parlament.
    A mos vallë per dashuri u martua me zotin Rama apo per te vjedhur.
    E ka deklaruar vetë qe e ka nje dorë ne tepsi nga e cila kalojne shume emërime neper ministri e drejtori.
    Je lodhur kot duke krahasuar te pakrahasueshem.

    1. Sy petriti partise se derrave says:

      Pertit sy petrit i partise te do partia shume .
      Petrit o sy petrit a di cfare eshte familja, korrupsioni i Berrishes nuk e perfitoje familja ime o gomar enveriste po Sllobodanka Berrisha dhe femijet o enveriste
      Ndersa per perfshirjen ne humanite eshte nje teknike vjedhje qe ti nuk do ta kuptoshe kurre me nivelin tend intelektuale.
      Eshte me mire mos te aktivizohesh fare se sa te vjedhesh apo te fshehesh cfare Berrisha ka vjedhur o sy petrit i pd

  6. Unfortunately says:

    Po te kishin shtet policia do ta kishte therritur si person ne dijeni te nje te kerkuari nga organet e drejtesise.. te pakten ti trokisnin ne dere ta pyesin nese e di ku ndodhet Rezart Taci.. por edhe ta pyesin per aktivitetin e saj me te. Por kokoshi kryeminister ka thene te bejme durim se shteti sic e ka bota do na duhen 100 vjet ta bejme.

    Per te tjerat eshte as me shume dhe as me pak pjese e vullgaritetit, mediokrotetit dhe cinizmit te dhjetrokracise 30 vjecare..normal qe nje pishtar do ta mbaj dhe ajo ne dore.

    1. shelegura says:

      MERO BAZE
      TE FALENDEROJ PER SHKRIMET QE HETH NE PROEMET DITORE TE VANDIT
      SE KETA BERISHET NUK I NDAHEN VENDIT ME KRIMET QE KAN KRYER .

  7. Vjola says:

    Të lumtë ! Për këtë familje duhet të ngrihet populli !Sekuestro pasurie deri në qindarkën e fundit !

  8. Rektori I akademise cobenve says:

    Kunati dhe lulzi Basha dolen burra te mire tani more coban dhishe. Idiot. Qeros bythlepires. Legen 24 karat

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur !!

  10. adnani says:

    te lumte pena Mero Baze

  11. Spinoza says:

    Mero respekte

  12. qytetari says:

    Mero je vertet i madh. Nuk mendoja keshtu para shume vjetesh por kam ndryshuar mendje. Ato qe shkruan nuk i heq dot nje presje. Po meru pak edhe me 80 % e atyre qe e vetequajne veten gazetare…Zhei & compani apo Buzhala & compani nga ana tjeter e kufirit. E di qe nuk eshte beteje e kollajte kunder malit me fundurina, por po nuk e bere ti kush do e beje?

  13. Bashkeshortja says:

    Merme per grua, te te ngjaj!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje