Nga Mero Baze
Mbështetësit e Sali Berishës në shtyp, kanë tanimë vetëm një problem. Janë të shqetësuar se disa gazetarë që kanë qenë kritikë me Lulzim Bashën, në betejën mes Bashës dhe Berishës, nuk janë me Berishën. Dhe këtë e thonë sa herë që Basha u thotë se disa grupe kriminale në Shqipëri po mbështesin Berishën. Këta i përgjigjen që edhe disa gazetarë kritikë me opozitën po mbështesin Bashën.
Kjo është e vërtetë, por jo e plotë.
E vërteta e plotë është se gazetarët dhe mediat që kanë qenë kundër Berishës, janë kundër Berishës. Nuk kanë ndryshuar ndonjë pozicion. Pozicion kanë ndryshuar gazetarët apo këshilltarët e Lulzim Bashës, që në betejën mes Bashës dhe Berishës, janë bërë kundër Bashës, pro Berishës.
Dhe këtu ka disa fakte që nuk mund të anashkalohen.
Së pari, beteja tetë vjeçare e Lulzim Bashës si kryetar partie, ka një bilanc që nuk është pozitiv. Këta njerëz, sidomos ata që janë afishuar publikisht si këshilltarë të Lulzim Bashës, gazetarë mbështetës të tij, apo si media opozitare në parim, kanë qenë frymëzues dhe mbështetës të shumë çështjeve që unë dhe kolegë të mi i kanë kundërshtuar apo kritikuar. Po të na kishin dëgjuar atëhere, nuk do akuzonin sot njëri- tjetrin për ato që ne e kemi akuzuar kur i ka bërë.
Të marrim disa prej tyre. Kam qenë i habitur dhe alarmuar pse PD në vitin 2014, nuk mori pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale, vetëm pse atë e organizonte qeveria. Duke e njohur mirë berishizmin si shkollë politike, e dija që do ta diktonte bojkotin, dhe ja doli. Në fund fare, hyri Shpëtim Idrizi dhe dëshmoi se reforma territoriale ishte shumë e brishtë, pasi me një “pazar çam” i çoi bashkitë nga 47 në 61, vetëm që të quhej që ishte dhe opozita.
Në të vërtetë opozita u dëmtua shumë, pasi organizimi territorial mori shumë anësi elektorale për shumicën. Dhe ky ishte i vetmi nder që i bëri berishizmi, që diktoi vendimin e këtyre këshilltarëve apo gazetarëve që mbështesin bojkotin e Lulzim Bashës.
Më pas erdhi çadra dhe krijimi i precedentit të rrezikshëm për të negociuar periodicitetin e zgjedhjeve me gjoba elektorale. Hynë në çadër dhe u bënë mbështetës të saj, me kusht që zgjedhjet të mos mbaheshin pa u gjunjëzuar Edi Rama. Në fund Edi Rama e zgjidhi me Lulzim Bashën me marrëveshje, por Edi Rama përfitoi nga tejkalimi i afatit për rregjistrimin e koalicioneve dhe opozita hyri e pabashkuar në zgjedhje, duke humbur.
Sali Berisha e mbështeti edhe çadrën, edhe marrëveshjen. Nuk di çka folur pas zgjedhjeve, por publikisht nuk ka thënë asgjë.
Pastaj erdhi djegia e mandatave. Sali Berisha në një konferencë shtypi para Parlamentit dha kushtrimin qysh në dhjetor të vitit 2018, se mandatet duheshin djegur dhe se ai ishte Parlament i krimit. Të njëjtët këshilltarë dhe gazetarët që quheshin pro Bashës e mbështetën dhe e futën opozitën nën terror, derisa dogjën mandatet. Dhe e festuan si një ngjarje të madhe. Operacioni dështoi, pasi e njëjta listë opozitare në vazhdim hyri në Kuvend, plotësoi vendet bosh dhe u bë bashkëpuntore e qeverisë. Shërbim më të madh Edi Ramës nuk i ka bërë kush në këto 30 vjet, se sa këshillat e dështuara të tyre.
Tani i dëgjoj se si fajësojnë Lulzim Bashën dhe duket sikur e kam këshilluar unë publikisht të digjte mandatet, kurse këta i kanë thënë të qëndronte në Parlament. Në fakt me aktin që kanë bërë, këta janë mbështetësit më të mirë të Edi Ramës, kurse ne me ato që kemi thënë, rezulton të kemi qenë këshilltarët më të ndershëm të Lulzim Bashës. Por ne nuk na ka “shkuar fjala” tek Basha. Për fat të keq, këta janë dëgjuar dhe ka fituar Edi Rama.
Si të mos mjaftonte kjo, erdhi bojkoti i zgjedhjeve lokale. Brenda dy vitesh ata e kthyen opozitën në gjendjen e janarit 1991, kur nuk kishte asnjë bashki, asnjë deputetë dhe asnjë institucion.
U kemi shkruar përditë për këtë rrezik, ndërkohë që po ndodhte, por na quanin armiq të Lulzim Bashës. Bile masakruan Astrit Patozin vetëm pse hyri në zgjedhje lokale, e paditën në Kushtetuese dhe e quajtën patericë të pushtetit. Tani që zihen me njëri- tjetrin, se kush e bëri atë budallallëk, qenkemi ne të këqinj, se nuk jemi me Berishën, por me Bashën në këtë sherr. Dhe askush nuk i kërkon ndjesë Patozit së paku, që ishte i qartë në vendimin e tij.
Si përfundim erdhi 25 prilli dhe rezultati dihej.
Sërisht e mbështetën Lulzim Bashën. E mbështetën në Kuvend, mbështetën rizgerdhjen e tij nuk thanë asnjë fjalë për betejat jodemokratike brenda PD, deri më 9 shtator kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën për të respektuar aleaancën e Partisë Demorkatike me SHBA dhe preambolën e statutit të PD, që e konsideron atë një parti pro-perëndimore.
Nga ai moment këta u ndanë pro Sali Berishës dhe kundër Lulzim Bashës. Shkuan të gjithë me Sali Berishën.
Mirë bënë.
Por kjo tregon se ligjërimi i tyre publik tetë vjeçar, radikalizmi fals i opozitës, djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, bojkoti i reformës territoriale etj, ishin vepra të tyre dhe të Berishës. Ata nuk duan të marrin përgjegjësi për dështimin e tyre, dhe kanë shpikur dështimin e Lulzim Bashës.
Lulzim Basha ka qenë një nga ata. Një nga ata që ka bërë çfarë ka thënë Sali Berisha. I vetmi ndryshim i tyre me Lulzim Bashën është 9 shtatori, kur Lulzim Basha vendosi të bëjë politikë të pavarur nga Sali Berisha dhe ata të shkojnë me Sali Berishën. Kështu që këtu e vetmja gjë e re është, që pas 9 shtatorit kemi një politikan të ri, dhe ai quhet Lulzim Basha.
Tani ai do të ketë bilancin e tij të fitoreve apo dështimeve, që nuk lidhet më me Sali Berishën. Çfarë ka bërë Sali Berisha deri më 9 shtator dhe gazetarët apo këshilltarët që kanë shkuar me të, janë bilanc i Sali Berishës. Çfarë do bëhet më te do të jetë bilanc i Lulzim Bashës. Ne që kemi qenë kundër Sali Berishës, do të vazhdojmë të jemi kundër tij dhe Lulzim Basha është i mirëpritur në rrugëtimin e tij të ri politik.
Fakti që është ndarë nga Sali Berisha është një vendim i madh, që shënon fillimin e karrierës së tij politike. Ai mund të përfitoje lirshëm nga qëndrimet tona kundër Sali Berishës.
Por më shumë se sa nga ne, Lulzim Basha ka për të përfituar nga fakti që ata që i kanë shkaktuar humbjet për tetë vite, si këshilltarë apo gazetarë, nuk janë më me të, por me Sali Berishën.
Ky është një pastrim i madh dhe vlen më shumë se çdo gjë tjetër në politikën shqiptare. Shkëputja nga berishizmi, është një sistem i ri vlerash në shoqërinë shqiptare, sado vonë të ndodhë ai. Besnikëria ndaj berishizmit dhe notimi në kënetën e tij, është e vetmja gjë e vjetër në këtë vend, që për ironi të fatit është shpresë e çdo dështaku në Shqipëri.
Te mbashe anen e Berrishes solidarizohesh me krimin .
Te mbashe anen e Bashes solidarizohesh me krimin .
Eshte mire te dy te goditen pa meshire per krimet dhe PD te gjeje nje lider te ri ose te shkrihet .
Ndersa gazetaret qe i marin ne mbrojtje keta dy kriminele jane vegla qe paguhen nga parat e krimit pasi nje gazetare serrioze nuk mer ne mbrojte dy personazhe te botes se krimit Shqiptare .
Ke bere nje shkrim per anetaret e PDemografike Baze dhe ke ren sume nga arsyetimi se:Ju deklaroni se Lul Basha eshte i mirepritur ne rrugetimin e tij te ri politik e me poshte harron e nuk e di perse e anashkalon Lulin kur thua se :Besnikeria ndaj berishizmit dhe notimi ne keneten e tij eshte pikerisht vetem nje erson e ky uhet Lulezim Basha!Nuk e bessoj qe te mos e kesh kapur diskursin e tij ne seanca plenare ne Parlament ku po ta ndigjosh ne radio kurre po kurre s’ke per ta besuar se ai eshte Basha por Berisha i vertete.Ndaj dhe me plot goje ai do te mbese “djali shpirteror i tij”sepse ai i ka marre te gjitha huqet perveçese moshes se tij!Ai me plot goje nuk eshte Lul Basha por Lul Berisha i dyte!
Berisha e ka lozur vetë këtë lojë kur pastroi PD nga armiqtë e tij duke larguar mocionistët që krijuan partinë e dështuar Aleanca Demokratike. Unë e dija që do dështonin, por ata s’e dinin. Azemi e mendoi që Aleanca do dështonte dhe qëndroi në PD. Po të shkonte në Aleancë do ishte gjallë dhe sot, megjithëse politikan i dorës së tretë.
Është e sigurt që Berisha po i bën nder Bashës duke nxjerrë në pah larot e tij. Dhe data që Luli zgjodhi për të mbledhur PD është shumë e zgjuar. Lë horrat e Berishës të tregojnë kush janë, pastaj i përzë nga PD 1 javë më vonë për shkelje të statutit. Jo se Basha ka tru vetë por da ketë mësuar Kimetja që e kemi me kimet.
Ilia Toli ti je me debil se humbesi serial Lulzim Basha.
Sakte e qarte.
imagjinoj Berisha3 dhe meron me valixhe tek sorrosi
E di që nuk do marë prapë përgjigje,po prapë do ta bëjë pyetjen që ju bëra mbrëmë z. Mero. Ku ndryshon Sali Berish nga Lulashi sipas jush.Mbetem me shpresë se do më jepni një përgjigje.
Po vazhdo të mbrosh Lulashin se është më i mirë se Sala,shumë shpejt dhe gazeta Tema do bëhet si gazeta 55 dhe ti si Farhi Balliu,se dhe kështu nga pamja po i afrohesh dita ditës
Si mund te jete i mirpritur si politikan i ri LULZIM BASHA.Nje njeri i korruptuar dhe i pa pershtatshem per te drejtuar jeten e shoqerise shqiptare.Eshte vetem per tu refuzuar.
Mero ka kompleksin e Palilalia.
Mero situaten e ke kapur dhe spjeguar ne menyre perfekte, por me vjen keq te ta them se tek pjesa kur flet per Lulushin si politikan i ri, e ke dhjere fare. Lul Basha ka qene dhe do te mbetet delenxhi, mashtrues i pa fytyre dhe totalisht kokrra e legenit.
Jam dakort deri ne nje fare pike me ty Mero, se po te shohesh si flasin keta “te rinjte” ne Parlament, vesi i tyre i vjeter berishist vazhdon. As Basha dhe as Saliu (jo e jo) nuk do e mundin dot Ramen. Luli eshte nje figure e konsumuar humbese Mero sepse konsumoj shume kohe duke i ndenjur nga mbrapa berishizmit. Le te zihen dhe kacafyten me njeri tjetrin qe te pastrohet llumi. Majlinda Bregu do ishte zgjidhja me efikase ne ate parti. Zgidhni Majlinda Bregun kryetare te PD-se o demokrate dhe do jeni ne pushtet zgjedhjet e tjera parlamentare. Me Bashen e Saliun prape aty ne opozite do jeni..
Mero!Kur u be burre i zoti Luli???!!!!Deri dje ti vete e etiketove te pazotin,Luli qe fle,e fute ne vrime te wc dhe tani e lave dhe na i percjell si burre te zotin.Joooo …jo keshtu Mero.Kjo eshte e pandershme.
Janë të DETYRUAR Mero t’ë shkojnë pas Berishës , i ka mbajtur , i ka ushqyer , por j’u ka dhënë dhe nga ndonjë një LUGË ÇORBË TË PRISHUR !
Duhet te kuptoni se artikulli i sakte i M.Bazes ka parasysh se P.D duhet te demokratizohet duke u larguar nga berishizmi dhe se L.Basha e ka nje shans te fundit ta filloje shkeputjen nga berisha.
Besoj se te gjithe duam qe PD te behet force konkuruese per rotacion pushteti,kete hap te pare mbeshtet M.Baze dhe jo Lulashin si person.
Sherbimi me i mire qe mund ti beje Basha PD-s dhe vendit eshte qe te largohet si i paafte per drejtim dhe i korruptuar.Sa per Saliun duhet thene se koha e tij ka perenduar dhe ai me shume keq i ben vetes ,PD-s e vendit.
Ç’mendon Shkullaku & compani për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, se dy vjet çirreshin e ngjiteshin se ishte veprimi më i duhur….
Para së gjithash Luli të tregojë ku e ka KASETËN!
Pastaj të tjerat.