Banaliteti i formularëve të rremë të “Foltores” dhe partia e re e Berishës

17 Nëntor 2021, 20:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas skandalit të djeshëm të “Fiks Fare”, që demonstroi se si një gazetare plotësoi pa pengesa formularin për të qenë delegate në Kuvendin e PD, një nga zëdhënëset e radhës së “Foltores” u përpoq të mbulojë skandalin, duke shpjeguar se përveç delegatëve, ka plot demokratë që kanë dëshirë të plotësojnë formularin, por ata do të filtrohen për të shkuar në Kuvend.

Si për ta banalizuar deri në fund këtë process, “Fiks Fare” ka vazhduar dje të tallet me këtë histori në Fushë Krujë, ndërkohë që Berisha fliste për legjitimitetin e firmave dhe se si ato “do skaliten në murin e lavdisë së shqiptarëve”.

E njëjta gazetare që ka firmosur në Sarandë, ka firmosur sërish në Fushë Krujë. Si për ta bërë banale deri në fund, bashkë me të ka firmosur dhe një tjetër, me po aq lehtësi, dhe të gjitha këto, të dokumentuara.

Tani do të dalë përsëri kjo zëdhënësja e Foltores dhe të shpjegojë se dhe këta dy formularët do t’i grisin, pasi u mor vesh që nuk janë demokratë por socialist, dhe se jo të gjithë ata që firmosin do shkojnë në Kuvend.

Kjo deklaratë pranon se plotësimi i formularëve është një proces tërësisht i lirë, pa rregulla dhe kritere, pa datë kur thërret Kuvendin dhe pa mandate përfaqësimi. Janë thjesht letra të printuara që paraqiten si mandate.

Deri tani “Foltorja” ka shansin të grisë tri formularë të plotësuar nga ata që tallen me “Foltoren”, por ky proces tregon se ai pirg letrash është tërësisht jolegjitim dhe nuk ka më asnjë vlerë juridike dhe politike.

Ai mund të vlejë vetëm për të formuar një parti të re, por jo për të çertifikuar një rrugë ligjore se si mund të mbledhë Kuvendin e PD.

Po ti shtosh kësaj dhe humbjen e durimit që po shfaq Berisha, duke i bërë thirrje grupit parlamentar të PD të pozicionohet, ose me atë, ose me SHBA, jemi fiks para një situate të tillë.

Prandaj Berisha është mirë t’i ruajë ato firma, të ndryshojë kokën e letrës dhe më 11 dhjetor të formojë Partinë Demokratike të Rindërtuar, një emër që zakonisht e përdornin këto partitë komuniste pro Enver Hoxhës, kur ne u prishëm me Kinën revizioniste.

Kjo nënkuptonte që partia mëmë, ishte revizioniste dhe ishte bërë agjente e SHBA dhe imperializmit, ndaj duhej një parti e rindërtuar. Berisha është fiks në këtë moment. Nuk duhet ta humbasë.

12 komente në “Banaliteti i formularëve të rremë të “Foltores” dhe partia e re e Berishës”

  1. Xoni says:

    Partia ” Foltorja (nevojtorja) Demokratike ” !

  2. Taulant says:

    Kapu mbas detajeve realiteti eshte ndryshe.
    E gjithe anetaresia kerkon largimin e Bashes.
    Basha fitoi ne qershor zgjedhjet ne PD vetem sepse perceptohej nga anetaret sikur Berisha mbeshteste Bashen.
    Mbasi u zgjodh kryetar vendosi qe ta perjashtoj Berishen nga grupi parlamentar i PD-se.
    Basha deklaroi para nje jave qe nuk do te kete Kuvend te jashtezakonshem ne Dhjetor.
    Para 4 ditesh vendosi organizimin e nje Kuvendi ne daten 18 Dhjetor.
    Politika eshte mbeshtetje eshte perfaqesim.
    Ne kete krize n.q.s Basha mendon qe ka mbeshtetje le te filloj edhe ai takimet me bazen .
    Por ai ka frike te dale ne baze.
    Cfare do thote?
    Humba 4 pale zgjedhje dhe dua te vazhdoj keshtu?
    Apo vetem gjate epidemis se kovidit u pasurova edhe me 4 vila.
    Epoka e Bashes perfundoi ne 25 prill.
    Rama do qe ta mbaj me paterica ne politik.

    1. Lala i Lushnjes says:

      Zgjedhjet Basha i humbëte si zgjedhje e Berishës. Berisha nuk ka fituar as edhe një her. I është dorëzuar pushteti një herë dhe ka bërë grusht shteti herët e tjera. Pa u eleminuar Berisha nga PD dhe gjithë kasta e tij nuk do të ket demokraci brënda partisë dhe si rrjedhim as parti demokratike të vërtetë. Kjo mbase do të ndodhë (dhe duhet të ndodh) në brezin e tret. Nuk do populli Berish Paloqe dhe Bash Grudloqe.

    2. Ana says:

      Demokratet votuan bashen sepse mbeshtetej nga berisha megjithse I humbi zgjedhjet. KY I fundit e sulmoi Kur Amerika e lincoi dhe Kur luli e largoi nga grupi parlamentit. Sesa perkrahes ka krimineli berisha do ta shohim ne 11 dhjetor. Bej durim dhe pak dite.

    3. nje qytetar says:

      Taulant, nuk e kam zakon repliken me askend por dua te kundershtoj per sa shkruan!
      Lulzim Basha humbi ne 3 (jo 4) zgjedhje 2015, 2017, 2021 (ne 2019 sic e di nuk mori pjese), me Sali Berishen ne kurriz! Hap kronikat e fushatave te Rames ne keto zgjedhje, kane si lajmotiv “Po ika une, do te vije Saliu” dhe “Luli eshte kukulla Saliut”!
      PRA or Taulant Edi Rama ka fituar 3 here me Sali Berish nen sqetull, kurse Basha ka humbur 3 here me Sali Berish mbi kurriz.
      Tani qe Basha e shkarkoi Sali Berishen nga kurrizi do shohim humbesin e vertete, Edi Ramen.

      1. Patronazhisti says:

        Zotërinj të sufllaqeve,
        Po kur jeni kaq të sigurt dhe komode me aftesite dhe sukseset e Lulqimit te Utrehtit, pse shqetesoheni kaq shumë? Keni tre muaj që gërhisni Sala Sala eshte fajtori I humbjeve seriale te Lulqimit; Luli nga gjumash u kthye ne symbol I rilindareve; Gazi I botës u shndërua në vizionar; formularet e Foltores jane format A4 dhe jo A5. !. Votuesit nuk jane 4201 por 4200. Putanela e TCH nuk I hoqi dot mbertheckat kesaj rradhe. Foltorja vetë eshte “rumours” pa rëndësi dhe pa peshë. Çkeni atehere qe beni gam gam 24 ore kur jeni te sigurt qe opozita ngelet Partneri I Shtratit te Edvinit – Lulqimi.
        Extra sufllaqe apo ndjeni tju djegë suma që e keni çaplur më katërsh ?!

  3. kur do zere mend njeriu says:

    Taulant, e ropet Saliun ku te paguaj me perpara, syrin tv, avokatin e gjykaten ne Parise, lobuesit me femren koqepalare ne Amerike, Grenellin , ata demokrate qe dalin çdo nate e derdellisin qe nga deromemajt e Vlores e deri ne Tropojen e bukur, formularet e fixfares, çfare te paguaj me perpara, ti besoj se sasi te vogla merr Taulant apo je vetem qe apasionant i brekeve te Saliut, ti e di qe te lexojme sa here , ndoshta edhe injoranca e disa shqiptareve qe sot eshte e theksuar. Me mire se Mero Baze, s’ka burre qe i njehe realitetin e Sali Berishes qe i di çdo te fire te tij. Ju u bete bastarde dhe llamarina.

  4. Gezimi says:

    Ne Shqiperi nuk ka Parti, ka Lista.
    Lista Rama, Lista Meta, Lista Basha…e per ti gjetur vendin e tyre Mul Nokeve duhet dhe Lista Berisha!
    Fleta e votimit per te mos u ngaterruar kot me emra qe ndryshojne vetem me nje germe, te kete te renditur Listat, ne fund te fundit kjo aplikohet edhe ne Itali.

  5. Trotski says:

    O Taulant i Halese se Sali Kermes .Boll na çave trapin me mbeshtetjen per Perbindshin e Vuçidolit.Duket se ke perfituar prej tij ose je Bashkepuntor ne Krimet e Tij.Dije Pra se Sali Kerma ka marre FUND Familisht e bashke me te dhe Like Hajduti e Kompani.

    1. Taulant says:

      O debil nuk me intereson Saliu.
      Ne vere mbeshtesja kandidatin Agron Shehaj perballe kopjes se deshtuar Basha.
      Si mund te vazhdohet me Bashen kur gjate epidemis u pasurua me 4 vila.
      Jemi ne nje kohe kur 1km rruge ndertohet me 20milion euro dhe ministria e bujqesis kerkon te krijoj nje akademi per cobanet.
      Shpresa eshte qe kuvendi i Dhjetorit do demokratizoj PD-n.

  6. Dardan says:

    Sali Vuk Berisha eshte koka e Agjentures Serbe ne Shqiperi, e cila e shkaterroi pushtetin e Enver Hoxhes
    ne nje kohe kur ne Shqiperi nuk hynte as miza, jo me tani qe Shqiperia eshte bere corap me lesh arapi!

  7. Fieri says:

    pse nuk beni komente TEMA por nuk e permendni fare injorancen paaftesine dhe nivelins skandaloz te ashtuquajtures ministre e femijeve qe sdi te bej nje koment ngushellimi apo keqardhje e indinjimi per nje femije te vrare mizorisht…pse merreni me salen e me lulin…ajo sduhet te rrije aty asnje minute me…pale ajo tjetra ndihmesja qe dukej ishte me keq se ajo…merr kalamojt i bo ministra se e ka per argetim…ska faj ai kemi faj ne i japim voten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje