Të gjithë armiqtë që po lavdëron Sali Berisha...

25 Nëntor 2021, 19:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të zbardhë gjithë armiqtë e tij personal apo politik, për të nxirë vetëm Lulzim Bashën. Në përpjekje për të krijuar idenë se nuk është i izoluar, ai po përdor çdo armik të tij, çdo kundërshtar, çdo kritik, dhe mbi të gjitha, çdo akuzë që ka kundërshtuar më pare, për të krijuar një ‘front” kundër Lulzim Bashës.

Sot i ka thyer gjtihë rekordet. E para, duke përdorur një kërkesë të “Zërit të Amerikës” për intervistë me të, mobilizoi gjithë enturazhin e tij mediatik, të përhapte idenë se tani SHBA nuk e ka më armik, por aleat, pasi po jep intervistë në “Zërin e Amerikës”.

SHBA edhe Bin Ladenin e ka pas armik, por shtypi amerikan paguante miliona nëse i merrte një intervistë. Të jesh anti-amerikan dhe i ndëshkuar nga SHBA, nuk do të thotë që je armik dhe i shtypit amerikan. Shtypi nuk ka armiq, ka personazhe, dhe Berisha është ende një i tillë.

Vetëm një komunist në mentalitet si Sali Berisha mendon se edhe në SHBA shtypi funksion si televizioni i djalit të tij, me miq dhe armiq.

Kjo më kujton pak një moment kur si gazetar i Zërit të Amerikës, shkova të intervistoja Fatos Nanon në burgun e Bënçës ku e kishte mbyllur Berisha, dhe ai u ndje sikur “hyri SHBA në qelinë e tij”. Në fakt më shumë po më bënte nder ai mua që po më jepte intervistë, se sa “po i bënte SHBA nder atij”, që as e kishte idenë fare pse kisha shkuar aty.

Mu kujtua se sot mes armiqve të tij, “amnistoi” dhe Fatos Nanon, vetëm që të krijojë idenë se aleanca e tij kundër SHBA është “përtej së majtës dhe së djathtës”. E lavdëroi, edhe pse disa muaj më parë Fatos Nano ka dhënë një intervistë poshtëruese për të, pasi i ka kujtuar se e ka linçuar personalisht duke u marrë me çdo hallkë të burgosjes dhe survejimit të tij, duke dëshmuar se nuk është as qytetar, as intelektual dhe natyrisht, kurrë shtetar normal.

Por kjo për Sali Berishën sot nuk ka rëndësi. Atij i duhet që të gjithë politikanët e këtij vendi të jenë të mire, përveç njërit, atij që e ka prerë në besë.

Më pas lavdëroi ambasadorin Donald Lu. Çfarë nuk ka thënë për të, çfarë akuzash nuk i ka bërë, që nga të qenit agjent i Sorosit e deri tek ushtar i Edi Ramës. Sot i duhej të ishte burri i mire, pasi e paskësh informuar për dosjen e pagesës së një lobisti të Luzlim Bashës në SHBA, që rezultonte të kishte përfituar nga disa llogari ofshore me pronarë rus.

Njësoj amnistoi dhe Tualant Ballën nga akuza absurde për ca para të sjella me një “Toyota Yaris” tre vite më parë. Tani ja hoqi Taulantit ato paratë dhe ja dha Lulzim Bashës me të njëjtën qetësi.

Me të njëjtën qetësi nëpër tribuan po përpiqet të amnistojë dhe çdo kundërshtar të tij brenda PD, dhe gjithë të larguarit prej saj.

Shikoni si vazhdon përmend vitin 2017, për të bërë të ndjehen “të persektuar nga Basha” Astrit Patozi, Majlinda Bregu apo Ridvan Bodja. Edhe pse asnjë prej tyre nuk e mbështet në “Foltore”, ai bën sikur nuke  ka mendjen dhe i llogarit si aleatë të tij, siç po llogarit SHBA, Donald Lu, Taulant Ballën, Fatos Nanon etj. Gjithë ata që i prishin punë po folën kundër tij.

I mbetur vetëm dhe në përpjekje për t’i dhënë zemër vetes, ai është gati të lavdërojë orë e minutë çdo armik të tij, mjafton që të thuhet se ai është realist me armiqtë e vet, duke i zbardhur ata, vetëm që të shkëlqejë nxirja e Lulzim Bashës.

17 komente në “Të gjithë armiqtë që po lavdëron Sali Berisha…”

  1. Leks1 says:

    Salehu e beri deponimin publik ne valet e medias amerikane. Njekohesisht konsumoi dhe vepren e difamacionit ndaj nje liste të gjate diplomatesh e personalitetesh politike dhe diplomatike. Te pakten del baraz me « gjyqin ne Paris » ndaj Blinken. Najs ;-)))
    Amerikanet, per personazhe si puna e Saleh fashistit, thone:
    You have the right to remain silent and refuse to answer questions. Anything you say may be used against you in a court of law. You have the right to consult an attorney before speaking to the police and to have an attorney present during questioning now or in the future.

  2. Sul Koburja says:

    Me Mulin,Ristanin,Nishani,Thuthuqin,e Tritanin Saliu do haje preshin me te madh te jetes se vet qe nuk e ka provuar deri me sot.

  3. USA regjistron says:

    ka rene brenda me kembet e veta. i trashe nuk kupton i gjori qe USA regjistron

  4. mirel says:

    Po ndodh ashtu sic ai ka pas thene per te tjeret…Salikufoma eshte tashme ai i mbyturi qe kapet pas fijes se barit.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Nje i cmendur, c’mend gjithe shoqerine.. Kufome njerezore dhe politike. As hijen e tij se ka me nga kerrysja..

  6. Dardan says:

    Berisha eshte bere Don Kishoti i madh i shekullit XXI: qe vete ai qe hapi gjyq kunder Departamentit te Shtetit Amerikan ne Paris per shpalljen e tij “Persona NONGRATA”. Normalisht, Kryetari i PD, Lulzim Basha e pazulloi nga Grupi Parlamanter i PD deri perfundim te Gjyqit te Parisit. Por S.B.ne vend qe te mbroje dinjitetin e tij ne Gjyqin e Parisit sulmon Kryetarin e PD Lulzim Basha, i cili e largoi nga grupi i tij parlamentar “deri ne perfundim te Gjyqit te Parisit”.. Pse nuk duron Doktor Mortja sa ta fitoje gjyqin e pastaj te kthehet triumfator ne grupin parlamentar te PD dhe ndoshta edhe ne krye te saj????!!!

  7. TDCI says:

    Shpesh Sali B. fliste për Antonio Noriegën e A.Latine kur qe sotë flitet për Sali Noriegën e Europës ça përqesh e mveshë

  8. 3D says:

    Përse nuk flitet që shum personave që kishin lidhje me Sali B .u janë blloku pasuritë e dyshimta në USA

  9. Martin says:

    Doktor Mortja do haje “preshin” e Lushnjes, por edhe Eni Vasili meriton “kastravecin” e Divjakes!

  10. qamili11 says:

    Ndakort per SALEN, por edhe Basha nuk eshte per te drejtuar PD-ne. Nje fytyre e re do ishte mire.

  11. Heretiku says:

    Pyetje, thjesht per kuriozitet, ai Ujku i Cerrikut dhe Ver Llapa a jane ne listen e atyre 4200 veteve qe kane firmosur per Saliun ?

  12. mjerimi says:

    Po ,po Qamilo ne une keshtu mendoj,bile propozoj O Kullurin o ate ushkurin e Vlores te kollcentrave

  13. Salivirusi ppsh says:

    ME SA UNE E KAM DEGJUAR KOMUNISTIN BERRISHEN GJATE GJITHE KOHES NE POLITIKE NE GJYKIMIN TIME ESHTE NJERI ME INTELEGJENCE POSHTE MESATARES NUK KA KULTURE NUK KA ETIKE NUK KA FANTAZI ESHTE THJESHTE NJE KATUNDARE I RITUR MES INJORANTEVE DUKE DEGJUAR HISTORI TRIMASH NE ODAT E CAJIT .
    KULTURA VJEN NGA FAMILJA KJO SHIHET TE EDI RAMA I RITUR NE NJE FAMILJE INTELEKTUALE KUPTOHET SJELLJA E TIJE PREJ KRYEQYTETARI NGA NJE FAMILJE QYTETARE SHKODRANE ME LIDHJE DURRES VLORE NUK MUNDE TA KRAHASONI ME NJE KATUNDARE NGA VICIDOLI TROPOJES NGA NJE BABA RAM BERRISHA BARI DHENESH DHE NENA SHEQERE INJORANTE KUPTOHET QE KY FEMIJE KA BOSHLLEQE NE KULTURE NE EDUKACIONE NDAJE CFARE BENE E THOTE BERRISHA DUHET KUPTUAR E INJORUAR

  14. Edi Kokaina says:

    Shkruaj dhe ca rreshta se si i ke lepire bythen Berishes nga viti 1991 deri ne vitin 2007.Plot 17 vjet Mero

    1. Te rroshe vete se mendja te paska pjerdhur says:

      Edi kokaine ta paska prishur trurin droga shoku paske mbaruar shko te mjeku se do perfundosh ne grupin e ujkut te Cerrikut zjkut te fierit te sali berrishes letyrave te pd

  15. Edi Kokaina says:

    Plotesoj kriterin per tu bo kryeminister,me qe mor droge,apo jo,besoj se kemi fakte sipas te ndjerit Dritan Prifti

  16. dyshuesi says:

    . Rruge me rruge e qytet me qytet nga mengjesi deri ne darke. Sa mund ti rrezistoje valle kesaj rraskapitje dhe lodhjeje njeriu ? Nuk do çuditesha nese do te çfaqte ndonje problem me shendetin deri me date 11 dhjetor. Kushedi edhe sa kilometra duhen bere qe te mbahen gjalle ndjekesit. Por duket qe e ben me qejf edhe nese do i duhet te te vdese ne foltore prap nuk heq dore . I papare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje