Dy keqpërdorimet e mëdha të Ilir Metës, si president dhe kryetar i LSI

22 Nëntor 2021, 19:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta ka pranuar sot publikisht se ka keqpërdorur postin e presidentit të Republikës dhe postin e kryetarit të LSI, në funksion të Lulzim Bashës, dhe këtë e konsideron si arsye të fortë përse tani duhet të mbështesë Sali Berishën kundër SHBA.

Së pari, presidenti në detyrë ka pranuar sot publikisht, se ai ka ndërmarrë aktin antikushtetues të anulimit të zgjedhjeve të 30 qershoit 2019, bazuar në një dëshirë politike të Lulzim Bashës dhe për t’i dhënë një “dalje” aksionit opozitar, pa u konsultuar me aktorët kryesorë politik në vend, kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Kuvendit.

Ky akt është konsideruar antikushtetues dhe nga Komisioni i Venecias, dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila e ka konsideruar të ligjshëm procesin e  30 qershorit, dhe ka qenë argument kryesor në vendimin për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e presidentit të Republikës, prej Kuvendit të Shqipërisë.

Tani Ilir Meta e zbardhi edhe më qartë këtë akt, duke plotësuar faktet dhe duke dëshmuar se e ka bërë për interesa politike. Kaq është e mjaftueshme, që Gjykata Kushtetuese të përshpejtojë aktin e çertifikimit të shkarkimit të Ilir Metës si president, jo se shqiptarët nuk presin dot dhe 6 muaj sa t’i mbarojë mandati, por se një president i tillë nuk duhet të iki normalisht nga zyra, derisa e ka vënë atë në shërbim të interesave politike, duke rrezikuar dhe stabilitetin e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Koha provoi se të gjitha argumentet e Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishin gënjeshtra, pasi zgjedhjet u kryen më 30 qershor, asgjë e rëndë nuk ndodhi, asnjë protestues nuk humbi jetën, edhe pse përdorimi i lëndëve plasëse dhe bombave “molotov” e shtonte këtë rrezik. E vetmja skenë e dhimbshme ishte rrëzimi i Sahit Dollapit, por për fat dhe ajo nuk pati fund tragjik.

E plotësuar dhe me arsyet që zbulon tani Ilir Meta, që sipas tij e kanë shtyrë drejt këtij akti, jemi para një rasti të pastër kur institucioni i presidentit përdoret për shkatërrimin e institucionit të zgjedhjeve për interesa politike.

Kjo sa i përket keqpërdorimit që ai i ka bërë institucionit të presidentit.

Por deklaratat e sotme dëshmojnë se Ilir Meta ka keqpërdorur po ashtu dhe detyrën e tij reale si lider i një partie opozitare. Ai ka akuzuar sot Lulzim Bashën se ka qenë autor i bojkotit të Parlamentit dhe zgjedhjeve të 30 qershorit. Nuk e di sa i vetëm e ka marrë Lulzim Basha vendimin të djegë mandatet e deputetëve të PD, por ai nuk ka pasur fuqi të djegë mandatet e LSI. Siç dhe e ka pranuar, ai i ka thënë Monika Kryemadhit se LSI nuk është e detyruar të ndjekë PD në atë akt dhe brenda LSI ka pasur dilema për këtë nga vetë Kryemadhi.

Vendimi u mor kur Petrit Vasili në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LSI foli në emër të Ilir Metës dhe u vendos të digjen mandatet e LSI. Pra Lulzim Basha nuk ka djegur mandatet e LSI, por të PD. Të LSI i ka djegur Ilir Meta.

Po ashtu pretendimi i tij për t’u rregjistruar Partia Demokratike në zgjedhjet e shpikura të 13 tetorit, është qesharak, pasi zgjedhjet u kryen më 30 qershor, u pranuan ligjërisht dhe ndërkombëtarisht, dhe 13 tetori nuk ishte datë kundër zgjedhjeve, por datë për një revolcion kundër Perëndimit. Si Foltorja e Sali Berishs sot.

Lulzim Basha nuk e ka bërë atë gafë, as atëhere, as tani. Dhe kjo është arsyeja e vetme pse janë bërë kundër tij në fillim Ilir Meta, dhe më pas Sali Berisha.

Lulzim Basha është lideri i opozitës që ka bërë aktet më radikale në historinë e Shqipërisë dhe unë besoj se ai ka shpresuar tek fabula e djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve, por nuk e ka kaluar asnjëhere vijën e kuqe që i ka vendosur Perëndimi per këto akte.

Ai ka pranuar në heshtje me dhimbje dhe opozitën parlamentare që e zëvendësoi, dhe ndaljen e molotovit më 30 qershor. Tek 13 tetori si kryengritje kundër Perëndimit, vetëm Ilir Meta mund të regjistrohej, por dhe ai u detyrua që atë ditë të luante volejboll në Lalëz, duke dështuar në rolin e tij si “kryengritës kundër SHBA”.

Tani që mendon se Berisha po ja del me “Foltoren kundër SHBA, duket  që ka marrë zemër, por njësoj si Berisha, edhe ky, betejën me SHBA e maskon pas betejës me Lulzim Bashën. Kjo nuk i nderon të dy, që edhe duan ta poshtërojnë Lulin si një grua frikacake, edhe fshihen pas fustanit të tij kundër SHBA.

Me ato që ka thënë sot, duke qenë se zgjedhjet janë institucioni më i rëndësishëm i mbajtjes në këmbë të sistemit të demokracisë, Ilir Meta tani është para gjithë provave që mund të merret i pandehur pas daljes nga ajo zyrë, për komplot ndaj shkatërrimit të zgjedhjeve.

Nuk e di cili nen mund ta kapë, por është pak a shumë brenda asaj fjalisë si “minues i demokracisë”, siç e ka përshkruar Depratamenti i Shtetit aleatin e tij Sali Berisha.

10 komente në “Dy keqpërdorimet e mëdha të Ilir Metës, si president dhe kryetar i LSI”

  1. erandi says:

    Gjykata kushtetuse eshte e qarte qe eshte e kapur nga Like floriri…

  2. Vlesh says:

    O Gjykata Kushtetuese jeni gjalle mo?
    Si eshte puna?
    S’jemi competent? Do pyesni prape
    Venecian ose Fasinon e Ilirit qe ta shkarkonit? Kete mm fshatar peshngrefes ?
    Na flliqen! Hallin trapin gjithe bota me my, Salen, Ilir, etc.
    Edhe ata me 4 klase shkolle e njohin dhe e dine se ky vend rregullohet po te largohen SALA, Iliri. Basha se meriton Sepse gjithe kesaj kohe ka qene jesman dhe perfitues i pasurise kombetare. Kurse Rama po e hap rrugen me Tigrin e vete!

  3. qimi says:

    Analize e perkryer z.Baze!Tani eshte vone ,shume vone sepse ata te dy si Berisha dhe Ilir Meta(ne fakt e gjithe LSI,Luli,Sali,Ilir)sot duhet te ishin duke vuajtur denimin perse jo edhe me denim te perjetshem e jo te vazhdojne te jene epiqendra e destabilizimit te Shqiperise.Atyre minimumi duhet tu qene konfiskuar proat,parate dhe gjithçka qe disponojne te vijedhur nga ky vend e popull e jo me te kishin edhe vend e dritaret e kazanit mediatik !

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sinqeriteti i Ilir Metës të le të stresuar , të le pa fjalë !
    Përfundimisht ka shitur Bashën,ose sipas fjalorit berishjan “nuk ka mbajtur Besen ” me të.
    Besa është më e shënjtë se statusi i Partisë !
    Ajo i mban militantët grusht bashkuar rreth liderit,ku lideri ben siti dojë qejfi,emëron,përjashton dhe etiketon këdo që e kundershton !
    Meta ka thënë sot atë që pret të degjoj nga Gjykata Kushtetuese,e ka thënë për të thënë se nuk e preva në besë Berishën.
    Ligjet e mesjetës,që i shërbejnë kryetarit të Partisë,duhet të mos dëgjohen dhe të kundershtohen nga çdo forum partiak.
    “Besa” duhet të zëvendësohet nga parimet dhe ligjet demokratike.

  5. ⚖️⚖️ says:

    Meta e ka vendin në burg.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Hej, me bej nje nder. C’fare ? Anullo diten e zgjedhjeve. Ok do ta bej. E kujtonte cifligun e tij Floriri dhe peqe-lepe. E habitshme te dalesh kaq hapur per minim te demokracise sikur je mbret me nje te rene te lapsit.. E thote pa te keq sikur te ishte buke e djath. Pyesni Venecian qe a e kishte seriozisht “Presidenti” yne apo jo tani..

  7. Nje mergimtar says:

    Keta politikan qe kane 30-vjet sundim,mbi ligjin,me bemat e tyre ja kaluan edhe diktatures.Akuzat e sotme te Metes per Bashen tregojne se interesat e popullit nuk egzistojne,per ta ka vetem interesa te ngushta familjare e personale.Kur shohin se dikush u del nga reshti ,si Luli tani , i tregohen bemat e tij.Asnje ndryshim nga “udheheqesit komunist te birose” qe kur dilnin para komandantit pshureshin ne breke dhe shisnin njeri- tjetrin.Edhe Saliu,Iliri,Basha e perkrahesit e secilit tregojne bemat e njeri – tjetrit.Keta me pak presion te SHBA-s dhe po “pshuren”,pa le te ishin ne duart e Qemal Lames a Haznedarit se cdo te thoshin.Mjere ne ke votojme e kush na drejton.Njerez pa dinjitet.

  8. M says:

    Përveç shkeljes së kushtetutës për arsye politike të një anshme nuk ngelet gjë tjetër t’ia faturojë veç dhunimit të demokracisë të gjitha të zezat që ka kryer ky politikan profesionist si vjedhjen e floririt,700 me Priftin,shitjen e detit,21 Janarin i ka bërë apo jo ,ja faturon Bashës ,pasi ka siguruar që nga posti do largohet në fund të korrikut..22 pas mbarimit të mandatit se edhe n.q se GJ.K të vendosi për shkelje të kushtetutës gjë të cilën ai e” mbron dhe e rruan” si broshurë dhe jo për vlerën dhe rëndësinë nuk largohet nga posti se do t’i drejtohet Strazborgut që derisa t’a marin në shqyrtime të vendosin do të duhen një 10 vjeçar,dhe vendimi i GJ K as e largon e as e dënon ose më mirë do ndikojë 0 ashtu siç ndikoi edhe për të gjithë ata që shitën detin.Me këto veprime ai del në krahë e bëhet bashk me ortakun kundër perëndimit ,ambasadës,dhe të përkëdhelurit dhe së fundmi tradhëtarit Luli dhe pas korrikut është një nga kryesorët në opozitë me njerëzit e 2 marsit të dhuruar,financuar,e sponsorizuar nga ata të tokës së zanun,çadrës e foltores.

  9. T’ë ishin vetëm këto dy , ky ishte për t’u dekoruar o Mero , po më te rënda se këto janë deklaratat që bën , a thua nuk është në zyrat e shtetit, që të tijën ka vetëm bythën , por sikur është në MALLIN e BABAIT , nqs do ishte FEMIJË I VETËM !

  10. Like fshatari says:

    Gjykata kushtetuese e rrezone Meten si président pasi tre jane te Rames nje eshte e Pd eshte 100% i shkarkuar me 4 vota pro me 2 kundra ndaje dalja e tije nuk ishte e rastesishme .
    Like floriri do kerkoje te ndertoje nje opozite me Berrishen pasi i genjene mendja si politikane te forte por do deshtojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje