Foltorja që nisi “të pastronte” PD, po “pastron” familjen Berisha

21 Nëntor 2021, 18:30Editorial TEMA
Foltorja që nisi “të pastronte” PD, po

Nga Mero Baze

Problemi më i madh që kishte Berisha kur nisi “Foltoren”, ishte si të maskonte hallin e tij me hallin e PD. Për gati dy muaj i doli turpi dhe u bind që “Foltorja” ishte rruga më e mirë për të pastruar veten nga menderosja që i ka bërë përjetësisht SHBA si familje.

Kjo me sa duket e ka trimëruar, me shpresë që t’i pastrojë të gjithë me radhë.

Sot kishte marrë gruan e tij, e cila filloi t’i nxjerrë turpin vetes si grua e korruptuar, duke botuar kujtime për fotografitë që ka dalë me Nënë Terezën. Duhet të jetë e vetmja grua politikani në botë që i konsideron kujtime fotografitë me burrin dhe jo për ato që ka bërë burri në pushtet. Ato përpiqet t’i harrojë dhe burri.

Duke e marrë dhe atë në Foltore, Berisha po e plotëson përditë e më shumë në opinionin publik, qëllimin e Foltores, duke treguar se ajo nuk është tani vetëm për ta nxjerrë atë nga halli i vet, por për të shpëtuar dhe gjithë familjen e baltosur për korrupsion.

Nuk di çfarë mund t’u tregojë Liri Berisha grave të PD, kur burri i saj s’ka lënë grua kundërshtare në këtë vend, pa e portretizuar si kurvë dhe imorale. Ajo nuk ka thënë kurrë gjysmë fjale ndjesë për këtë gjë. Por me sa duket dhe në Foltore shkon për t’u treguar grave të PD se kush nuk është me burrin e saj, është ashtu siç thotë burri i saj për gratë e botës.

Pas saj shpresoj të shkojë dhe vajza e tyre. Nuk di ç’rast mund të gjejë, por ndoshta ndonjë Foltore ku mund të flitet mbi abuzimet me pronat dhe pastrimin e parave, duke hyrë aksionare në një kompani me 5 për qind e duke përfunduar me 250 apartamente.

Në fund do t’i vijë radha djalit. Ai ka çfarë t’u tregojë demokratëve, se është njeri që i ka bërë paratë me punën e vet. Bile në disa raste dhe ka dështuar në biznes, siç është Gërdeci, ku humbi fitimet dhe burrin e tezes, por së paku i shpëtoi burgut.

Kur të jetë pastruar gjithë familja Berisha, ndoshta Foltorja do të mbyllet, pasi ai është dhe misioni i saj real. PD pastrohet vetë se ndërkohë do jetë ndarë nga Berishët.

18 komente në “Foltorja që nisi “të pastronte” PD, po “pastron” familjen Berisha”

  1. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Familja kriminale serbe po tall menderen me kete popull injorant qe akoma nuk po kuptojne qe ky komunist maskara do qe ti shikoje te vrasin njeri tjetrin vetem e vetem te shpetoj familja serbe.
    Ky eshte misherim i se keqes dhe fatkeqesia e ketij vendi.
    Sot i shpalli lufte edhe amerikes dhe kujton se do ta mundi me cecenet e tokave te xanuna.

    1. Mashtruesi i madh says:

      Nje batak i felliqur qe ndjek Mashtruesin e madh Sali Berisha nga nevojtorja ne nevojtore,po i imponon ketij populli per gati 30 vjet te degjoje brockullat e nje te luajturi mendsh.
      Nje pakice e zhurmshme idiote qe nuk meriton me teper se Saliun ne krye po behet gazi i botes.
      Pozitive eshte se kete here po e kruan me Ameriken.Te shohim fundin e tij te shumepritur.

  2. Dani says:

    Lirije Berisha nje lloje si Nexhmije Hoxha edhe Nexhmija i bënt avukatin të shoqit edhe pse ai ka qën terrorist dhe Nexhmija Hoxhae dinte atë… Tani edhe Lirije Berisha i bën avukatin Sali Berisha edhe pse ajo e di që Sali Berisha eshte vrase dhe hajdute bashke me gjith familje komunistat nuke ndryshone kurre

  3. Xhaferri ta Hypi says:

    Po gruaja jote Mero ?
    Na fol pak per gruan tate ?
    Kush i hyp ?
    Po ty kush te hyp ?
    Fol mos ke turp .
    Se Rama te paguan njesoj .
    Fol o burr kurve .

    1. N.VJOSA says:

      Fol Xhaferr i xha Saliut
      Genjeshtarit mitoman
      Na trego per gruan tende
      O Xhaferr, ore Shejtan…!
      ***
      Pa folur per veten tende
      Mos pyet Meron o sharlatan
      Keshtu e do edukata
      O Kulish, o mjeran!…
      ***
      Sales i kane ikur bletet
      I ka mbet Kosherja bosh
      Voluntarist si fashist
      O @Xhaferr, o Kodosh!…

    2. Akademia cobaneve says:

      Yer abazi coban topelene.
      Si letter higjenike qebje,bpse nuk I kerkonvbosit tend ramutit te beje dekan te akademise cobenjve. Ti ke eksperience se me dhi je rritur. Asnje coban muk e nen me mire se ty.
      Ti je coban e bir cobani

    3. Xhaferri breke dhjeri says:

      Xhaferri
      o xhaf mos te ka zene nena me Berrishen dhe femija i tije illégale dhe te dhimbset baba se nuk ka llogjike tjeter ose je si enveristet e 1991 turpe more legene turpe nese ka nje njeri i zhytur ne mute qe nuk ke ku ta kapesh se te bene pos eshte krimineli Berrisha

  4. NjeQytetarOptimist says:

    I duhej ekrani per 1 muaj qe te rrine dhe te flasin sikur halli eshte I te gjitheve derisa te shpresoj te veshi vestin kamikaz. Do I afrohen ata qe ka ne payroll dhe enderrojne per karrige ne te ardhmen, por ajo karrige eshte imagjinare sepse populli dhe Amerikanet I kane lare duart me te pa kthim.. Si socialist e them me keqardhje: Eshte turp te shohesh tubime bolshevike te tilla mbas 30 vitesh. Ushqim me luge bosh “ne proletariat”

  5. Sepse I MBAN GOJA ERE MUT- thote andi BUSHATI says:

    YMER PSE ASKUSH NUK TE OFROHET AFER ,PYET STRAZO

  6. Drini says:

    Shpresojme te behet prap kryeminister te bejme ca lek se ku trapi na ka rrugeve.

  7. Petrit says:

    Ah mor “gazetarë” i mjerë sa poshte ke renë

  8. N.VJOSA says:

    Fol Xhaferr i xha Saliut
    Genjeshtarit mitoman
    Na trego per gruan tende
    O Xhaferr, ore Shejtan…!
    ***
    Pa folur per veten tende
    Mos pyet Meron o sharlatan
    Keshtu e do edukata
    O Kulish, o mjeran!…
    ***
    Sales i kane ikur bletet
    I ka mbet Kosherja bosh
    Voluntarist si fashist
    O @Xhaferr, o Kodosh!…

  9. Skenderbegasi says:

    Plak ne hall, mos I humb shpresat
    me budallenjte e foltores,
    me pak stervitje mund te besh ushtar kunder Amerikes.
    Ke trazira psiqike nga parashikimi
    I te keqes, dhe shendeti I trurit
    po te le nga frika.
    S’mund ta mbash njekosishte hapur edhe trurin edhe gojen.
    Muli mundet mund ti bej keto te dyja bashke dhe kercej edhe vallen e Kuksit njekosishte.
    Tritani s’besoj se I prish pune ajo
    Valvola e taposur e Lushnjes.
    Nuk ka pasuri, per te pastruar te
    kaluaren, vec me faltoren po na ben nje nder te madh, se po nxjerim statistika ekzakte te budallenjve te kombit.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Me kete rreshtin e fundit e ke goditur. Po ekspozohen budallenjte qe ishin te paekspozuar kur flisnin ne emer te popullit.. Po shohim sa llum ka..

  10. Skenderbegasi says:

    Kafshet kane epersi te madhe
    ndaj njerzve,
    nuk mund te jene
    budallenj si
    Xhaferri.

  11. Vlashi Fili says:

    Z. Mero Baze. Pershendetje.Dua tu dergoj nje shkrim por ne asnje menyre nuk po mundem

  12. aspak says:

    Nuk e di se cfar pret akoma SPAK qe nuk e arreston. Po cfar mund te presesh nga shkodrani Arben Kraja, i cili ka vilen ne Gjirin e Lalezit dhe ha e pi me kriminelet Sali dhe Ilir?

  13. Akademia cobaneve says:

    Yer abazi coban topelene.
    Si letter higjenike qebje,bpse nuk I kerkonvbosit tend ramutit te beje dekan te akademise cobenjve. Ti ke eksperience se me dhi je rritur. Asnje coban muk e nen me mire se ty.
    Ti je coban e bir cobani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje