Një përdhunues i shkëlqyer

29 Nëntor 2021, 19:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prej vitit 1991 kur mori drejtimin e Partisë Demokratike,  Sali Berisha ka mbetur besnik i kulturës politike të  mospranimit të asnjë pale tjetër, përveç palës që është në anën e tij. Viktima e parë e tij, ishte Partia Dmeokratike.

Një vit pasi mori drejtimin e saj, ai e ndau Partinë Demokratike duke prodhuar bijën e saj të parë, Aleanca Demokratike, në vjeshtë të vitit 1992, ku u grumbulluan shumica e figurave themeluese të Partisë Demokratike.

Pastaj hemoragjia vazhdoi me Kalkaluën, Baletën, Dash Shehin, Rulin, Tritan Shehun, Pollon, e deri tek Patozi e Topalli më 2017. Të gjitha hemoragjitë e PD dhe ndarjet prej saj, kanë shkak Sali Berishën.

Pastaj vazhdoi me partitë historike, aleate të PD.

Ballin Kombëtar e ndau në dy parti, në Balli Kombëtar Demokrat dhe Balli Kombëtar, ku ai me prapashtesën demokrat ishte aleat i tij.

Pastaj iu hyri legalistëve të Zogut. Dhe aty krijoi dy parti, një fraksion “demokrat”, që ishte me PD, dhe tjetri i pavarur prej saj.

Më tej erdhi radha e socialdemokratëve të Gjinushit, duke i ndarë ata dhe duke krijuar Partinë Socialdemokrate të Teordor Laços, aleat me të.

Më tej vazhdoi me republikanët dhe demokristianët. Gjithnjë me të të njëjtin parim, njëri fraksion aleat me PD, tjetri i pavarur.

Pasi mbaroi punë me partite, kaloi tek shoqatat.

Shoqatën e të burgosurve politikë e përçau dhe krijoi dhe aty një fraksion të Shoqatës së të Burgosurve Politik democrat, ku bënte kujdes të gjente të persekutuar që kishin dhe dosje bashkëpunëtorësh, dhe tjetra ishte ajo e Kurt Kolës, që nuk i bindej. Po kështu dhe me shoqatën e pronarëve. Çdokënd që nuk e sundonte dot, e përçante, dhe kjo sindromë u përhap në shoqëri, deri tek shoqata e bletërritësve.

Pastaj shkoi në Maqedoni dhe ndau Partinë e Prosperitetit në dy degë, njëra si alate te tij drejtuar nga Arber Xhaferri që më vonë u quajt PDSh e tjera ajo që ishte. Në Kosovë I ngeli sharra në gozhdë tek Rugova, se do kishte ndarë dhe LDK në dy pjesë.

Pastaj ndau ditën e Çlirimit. Dhe këtu krijoi një datë çlirimi për demokratët dhe një për ish- komunistët, duke i mohuar Shqipërisë të drejtën të ketë një ditë antifashiste në historinë e saj. Pra e la Shqipërinë ose komuniste, ose fashiste, jo një Shqipëri antifashiste, siç u gdhi në të vërtetë Shqipëria më 29 nëntor 1944. Se çfarë bënë komunistët me pushtetin e tye për 45 vite është histori që duhet shkruar, por t’u mohosh shqiptarëve që ishin antifashistë më 29 nëntor 1944, është ta fusësh Shqipërinë në bllokun fashist, çka do kishim pësuar reperkusione të rënda, ndarje kufijsh, dhe ndoshta coptim të shtetit, që dhe ashtu ishte shumë i vogël.

Krijimi i dy historive, i dy paritve i dy shoqatave, i dy ideve dhe interpretimeve për të njëjtën të vërtetë, ka qenë misioni i jetës së tij.

Tashmë në fund të jetës së tij politike dhe fizike po mendon se po përçan dhe Amerikën. D.m.th do të krijojë një SHBA të Partisë Demokratike dhe një SHBA tjetër për gjithë botën.

Edhe pse është shumë qesharake për gjithkënd që e dëgjon, në të vërtetë ai është i autosugjestionuar nga ideja që ka një SHBA që e ka damkosur për gjithë jetën, por ka dhe një SHBA tjetër që është me të. Dhe atë e krijon duke paguar ca njerëz trushpëlarë në SHBA në një sale, dhe ky t’u përrallisë kundër një SHBA tjetër, armike me atë SHBA që nuk e lë të hyjë në SHBA. Pak a shumë siç bënte Fidel Kastro me emigrantët kubanezë, aleatë të tij në SHBA.

Dhe në fund fare, për ta bërë më të plotë paradigmën e jetës së tij, po krijon dhe dy Kuvende të PD, që do t’i japë fund në të vërtetë mbijetesës së PD në skenën politike për disa vite. Këtë po e bën me gjakftohtësi, si një plak i keq që ka vendosur ta mbyllë jetën me inçest brenda familjes së tij politike, duke përdhunuar fëmijën e vet, që dhe ashtu e ka traumatizuar gjithë jetën. Politika imiton karkaterin e njeriut që e ushtron atë dhe Sali Berisha nuk mund të mos përfundonte këtu.

25 komente në “Një përdhunues i shkëlqyer”

  1. Jorgo says:

    me incest e ka nisur jeten, keshtu qe s’ka si ta perfundoje ndryshe…

  2. Ardi says:

    Ehh mer mero. Je si beria. I sherbeve gjysmen e jetes dhe po e kalon gjysmen tjeter duke e share.

    1. Ari says:

      Ardi, mendoj se nuk po shan , por po analizon dhe jep definicione politike per Berishen.
      Ti, nese ke mendim ndryshe, shkruaje, ta lexojme.

  3. ZHEJI koke pa lari says:

    Ajo qe mua me habite nuk eshte Berrisha nje sekretare i PPSH doktore apo sherbetore i familjes Kapo (,me mire duhet ta njohi Bushati nipi Hysni Kapos ) por shqehtesimi im eshte tek ata qe e degjojne apo e perkrahin cuditem si ka mundesi njerez me nivele kaq te ulet intelektuele sa mos te kuptojne nje Berrishe qe nuk eshte se ka ndonje zgjuarsi fjalimet e tije jane kaq te rendomta sa veten ujku Cerrikut dhe Arjan Cani munde ti besojne

  4. Populli says:

    Kryeanalizë, dmth. kryevepër!

  5. Pike. says:

    Bukur, sakte, shkurt por bollshem

  6. Unfortunately says:

    Keto thuaja kokoshit kryeminister qe i dhame mandatin e trete dhe ende nuk ka bere shtet. Ende nuk ka vullnetin politik te dergoj nje te marre aty e ka vendin. Ne gjykate.
    Ne gjykate eshte i lire te bej foltoren e te nxjerre diaren e tij mendore.

    Merrni shembull nga Amerika. Presidnetin Trump brenda 3 muajsh ja derguan dosjen ne FBI politikanet e partise demokratike amerikane. Jo vetem kjo, por e therrasin FBI te raportoj ne kongres per hetimet ndaj Trump dhe aleateve te tij. Pse kshu? I di kokoshi yne keto apo nuk vlejne per shqiptaret keto krahasime..? Kokoshit i kane thene qe shteti do qindra vjet te behet. Na duhet durim siduket… Pas vdekjes te giithe do gjejme drejtesine, vete Papa i Romes ja ka thene kokoshit ne veshe keto gjera.

  7. Samy says:

    Na trego c’far te ka bere o Mero? Se gjithe ky inat…!!! Ti e ke personale alla shqiptarce jo se te rruhet shume per atdheun. Kalamajt ku po I shkollon?

    1. I.Hoti says:

      Po na thuaj cfare mendon ti per Salehin tend ..1992-cheku i bardhe,privatizimi’reformat, 1996 votimet ! shiku vrasjet 1996 piramidat 1998 pushtimi me arme i shtetit..instituconeve te shtetit… vrasjeve ne bulevard ne rruge e ‘gjueti’…korrupsion e pervetsim…ska shqiptare qe nuk i di”’pervec………………

  8. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,ti rrjeshtove bëmat e “ATIJ” dhe mirë bën,se nuk është keq të rifreskosh kujtesën kolektive të shqiptarëve!!!!
    Poooooor,pyetja që shtrohet është,jo çfarë ka bërë”AI”,po çfarë bën ligji!!!!
    Në kushtetutën e vendit ka një nen të shumëcituar:
    Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit!!!!?
    Nisur nga ky nen,si do të kishte vepruar ligji me një x person që do kishte një ngarkesë të tillë astronomike veprash penale ?!
    Çfarë ka ky njeri,që të tjerët nuk e kanë?!!!?
    Natyrisht k’to janë pyetje hipotetike dhe pjesa e shëndoshë e shoqërisë e di përgjigjen.
    Mirëpo,fakt është gjithashtu që ka edhe një pjesë të konsiderueshme bashkatdhetarësh që nuk janë të interesuar që ky njeri
    të dali përpara kadiut!!!!?
    Është pikërisht ajo kategori krijesash me dy këmbë,rruga për në trurin e të cilëve, kalon nëpër stomakun e tyre!!!!
    Ata, të cilët,si puna e ujkut,kërkojnë mjegull!!!?
    PS: Të shpresojmë që dajo Samiu,t’ja fusi koqet në bigë,se “A-SPAK”-u vetë,nuk ka koqe!!!!
    Ju kërkoj ndjesë lexueseve të gjinisë femërore,për fjalorin jo etik!

  9. Iso says:

    Mero!shkrimi jot eshte brilant si gjithmone,une mendoj qe tani ne vitin 2021 nuk eshte problemi te kopili serb te cilin e therret kushtrimi i te pareve (vuku) dhe si rezultat martohet me serbe por problemi madhore eshte elektorati debil i pa karakter dhe pa moral i pd e di qe vemjet e ndyra do reagojne por une ne menyren me te thjeshte do ua vertetoi se eshte plotesisht e vertete etiketimi qe ju bej debilave pa moral.Marrim fillimin si elektorati debil peshtynte deken,imaginaire,hajdarin,shehun (te dy dashin e tritanin)pollon, collakun, etj.etj dhe pastaj i lepinte para e papa,vazhdojme me gelbazet kunder nanos, kacit dogjonit, meteen sa e sa te tjereve qe ua kane lepire me endje dhe gurmazi i tyre eshte i paarritshem ne stilin thithes e lepires sa tani po ja bejne sherbimet bashes e gazit…

  10. Scorpion says:

    Nuk mund ta degejenerosh me shume se kaq kete vemje, kellire a fekale te tri dekadave te fundit…

  11. Vranakonti says:

    Me te gjitha keto bema,del se Saliu na qenka shume i forte dhe shume i zoti.Por ama eshte e vertete se krimineli eshte i forte dhe nuk dorezohet.Kete e them se Saliu ka qene 30 vjete komunist dhe komunistet nuk dorezohen kollaj.Me forta eshte se Saliu po perçan dhe Ameriken.Bravo i qoft.

  12. Sul Koburja says:

    Shpejt do kemi 2 Sali njerin ne burg,ky do jete fiziku dhe tjetri ne foto ne duart e pasonjesve te tij idote.

  13. Dardan says:

    Detyren ka zbatuar-Te percaje shqiptaret dhe t’i shqyeje fare;
    ti vrase, t’i vjedhe, t’ua shese edhe detin, perderisa Drejtesia hesht perpara nje kryeagjenti serb.

  14. E verteta tjeter says:

    Shkrim i shkelqyer , por titullI i shkrimit jo i goditur . Më sakte do te ishte ” Nje perdhunues serial ” .

  15. Shqiptari says:

    Pa pa pa,per mendimin tim Berisha e ka me inat Meron se gjithe kundershtaret marrè se bashku. A e dini pse? Sepse kush me mire se Mero e njeh doktor mortjen. Mero ke kujdes,mos dil per gjah. Berisha o ujk i vjeter,edhe pse i ka mbet vetem nje dhemb,por ai dhemb eshte me helm!

  16. Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:

    Z.Mero baza,te them te drejten, lexova vetem kreun e artikullit,me kujtoi ate filmin, kur ra ajo femra nga karoca e i tha karocierit, kjo eshte inercia.Edhe ne andej nga fshati, perdhunim i themi, qofte larg.Nuk besoj se doktori eshte i asaj kadegorie,megjithe ate nuk e ve doren ne zjarr ,per te vetmen arsye sepse gojet e liga thone qe ne fillimet ti flinje ne shtepin e doktorit. E keqia eshte se ka kaluar shume kohe dhe nuk e verteton dot as me nje ekip mjekoligjor.Nje porosi ,sa me shume flisni ti,Taku e Froku, aq me shume i shtoni mbeshtetien popullore

    1. Nik says:

      Kristianizmi dhe Myslimanizmi jane dy krahet e shqiponjes shqiptare qe ikane rezistuar pushtuesve te medhenj
      dhe sherbetoret e tyre si superagjenti i Serbise-Salih Vuk Berisha.

  17. Trotski says:

    Eshte e Tmerrshme qe nje Loqe Fishkur te beje kaq Llomoz PD ,pa patur Gajle per Pasojat dhe Demet qe i po shkakton Opozites .

  18. N.MEHMETI says:

    Mero Pashai,
    Nje shkrim brilant i mbushur me fakte!
    Lere më gjate te ne driten e botimit ta lexojne kete shkrim sintezë,
    sa me shume njerez qe vazhdojne te mashtrohen nga ky lloj Kryemashtrusi mitoman….
    Kam lexuar disa definicione te dy mjekve psikiater te njohur njeri gjerman dhe tjetri amerikan….
    Objekti tyre eshte Gënjeshtari ose Mashtrusi mitoman…
    Ky lloj Monstre, shkruajne ata, eshne gjenial ne kategorin e vet ,
    sepse, per te marre vemendjen e opinionit shoqeror di te mashtroje me nje talent te rralle qe ti beje te besueshme genjeshtrat e veta…bile qe te arrije kete , Ky lloj Mashtruesi demagog, s o c i o p a t
    arrin tu besoj edhe vet ato qe prodhon subkoshienca e tij…Psiqiatrit sqarojne se si vjen ky dentim psiqik qe nga femijeria ….E te tjera e te tjera.
    Aq e vertete eshte kjo , sa mjafton te sjellim ketu edhe figura te tjera te historise, per te ilustruar… si Hitleri etj.
    Hitleri psh kish dhunti gjeniale
    per ti mashtruar simpatizantet e vet…
    Dhe beri ato qe historia tashmë i ka te regjistruara…
    Por te vijme te ky Hitleruci yne i vogel…
    Ti Mero, duke e njohur nga afer Hitlerucin tone,
    i ben nje Analize shkencore….
    Duke analizuar faktet qe sjell ti i nderuar Mero Baze, une dyshoj se edhe perçarjet e Partise Socialist, sidomos krahu i Ilir Metes e ka burimin te Mostra Sali…nuk eshte e rastit “dashuria” e Megahajdutit Ilir Meta me “Perdhunesin e shkelqyer”…
    Bashkohem me mendimin e shume komentesve te tjere se Drejtesia duhet te hap dosjet e Mashtrusit dhe kriminelit monstruoz Sali Berisha, i cili tashme e ndjen veten te forte se ka edhe pushtetin e Parasë por edhe kasten e te korruptuarve nga Drejtesia dhe sferat e tjera 30-vjeçare te pushtetit ne Shqiperi…
    Definicionet e tua, i nderuar z.Baze ,nuk duhet ti shpetojne besoj as Ambasades Amerikane dhe per rrjedhoje Departametit te Shtetit…
    Se politika dhe shteti shqiptar deri tani kane mbetur te llafet…
    ndersa
    KRIMBI
    BEN
    PUNEN E VET …

  19. N.MEHMETI says:

    Mero Pashai,
    Nje shkrim brilant i mbushur me fakte!
    Lere më gjate ne driten e botimit ta lexojne kete shkrim sintezë,
    sa me shume njerez qe vazhdojne te mashtrohen nga ky lloj Kryemashtrusi mitoman….
    Kam lexuar disa definicione te dy mjekve psikiater te njohur, njeri gjerman dhe tjetri amerikan….
    Objekti tyre eshte Gënjeshtari ose Mashtrusi mitoman…
    Ky lloj Monstre, shkruajne ata, eshne gjenial ne kategorin e vet ,
    sepse, per te marre vemendjen e opinionit shoqeror ,
    di te mashtroje me nje talent te rralle qe ti beje te besueshme genjeshtrat e veta…bile qe te arrije kete , Ky lloj Mashtruesi demagog, s o c i o p a t
    arrin tu besoj edhe vet ato qe prodhon subkoshienca e tij…Psiqiatrit sqarojne se si vjen ky demtim psiqik qe nga femijeria ….E te tjera e te tjera.
    Aq e vertete eshte kjo , sa mjafton te sjellim ketu edhe figura te tjera te historise, per te ilustruar… si Hitleri etj.
    Hitleri psh kish dhunti gjeniale
    per ti mashtruar simpatizantet e vet…
    Dhe beri ato qe historia tashmë i ka te regjistruara…
    Por te vijme te ky Hitleruci yne i vogel…
    Ti Mero, duke e njohur nga afer Hitlerucin tone,
    i ben nje Analize shkencore….
    Duke analizuar faktet qe sjell ti i nderuar Mero Baze, une dyshoj se edhe perçarjet e Partise Socialiste, sidomos krahu i Ilir Metes e ka burimin te Mostra Sali…nuk eshte e rastit “dashuria” e Megahajdutit Ilir Meta me “Perdhunesin e shkelqyer”…
    Bashkohem me mendimin e shume komentesve te tjere se Drejtesia duhet te hap dosjet e Mashtrusit dhe kriminelit monstruoz Sali Berisha, i cili tashme e ndjen veten te forte se ka edhe pushtetin e Parasë por edhe kasten e te korruptuarve nga Drejtesia dhe sferat e tjera 30-vjeçare te pushtetit ne Shqiperi…
    Definicionet e tua, i nderuar z.Baze ,nuk duhet ti shpetojne besoj as Ambasades Amerikane dhe per rrjedhoje Departametit te Shtetit…
    Se politika dhe shteti shqiptar deri tani kane mbetur te llafet…
    ndersa
    KRIMBI
    BEN
    PUNEN E VET …

  20. Vishja plot says:

    Per te gjithe ata qe i hidhen per gryke Meros:
    Z. Baze ka padiskutim eksperienca personale te hidhura dhe e ka shpjeguar me pare. Merruni me analizen qe ka bere, ngrini argumenta te kunderta qe ky forum tek vlere per ate qe analizohet dhe jo analizuesin. Merua ka thene shume pak per Saliun, kjo monster sllavo-bolshevike eshte shkaku kryesor qe Shqipëria eshte akoma ne nje tranzicion te dhimshem.

    1. Kruja says:

      dakort, me nje korrigjim te ‘vogel’: ‘pasuesit e kesaj monstre sllavo-bollshevike jane shkaku kryesor qe Shqiperia eshte ende ne nje tranzicion te dhimbshem’.
      Pra, ne jemi peng te vete-vetes. Kemi fatin e keq qe duhet me durim te presim ndergjegjesimin e debilave, sepse keta jane goxha ne mase. Ata qe i shkojne pas per interesa nuk jane debila, e kane xhepin plot por jane pakice. Na mbyten DEBILAT! Duhet me prit, kemi gjithe kete mase injorante qe e degjon me goje hapur – do te bejne edhe nje ‘kongres’, ‘kongresin’ e korrupsionit ne podium dhe DEBILAVE ne salle.

  21. DENI says:

    shume i bukur komenti i Sul Kobures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje