Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA

28 Nëntor 2021, 19:53Editorial TEMA
Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA

Nga Mero Baze

Një nga përgjigjet që mund të merrni përse Sali Berisha është në listë të zezë së SHBA, familjarisht mes të tjerash si hajdut i fondeve publike në kohën që ka qenë kryeministër, është tek “Foltorja”.

Për organizmin e këtij aksioni politik, duket që po harxhohen miliona nga familja e Sali Berishës. Mund të bëni disa llogari. Sali Berisha ka tre vetura me truproja private, plus veturën e tij super të shtrenjtë, me të cilat shëtit në gjithë Shqipërinë. Fatura e një eskorte të tillë për gjithë vitin shkon tek 200 mijë euro, duke mos llogaritur këtu kostot e udhëtimit për takimet e “Foltores”.

“Foltorja” është e centralizuar si produkt mediatik. Aty nuk lejohet të hyjnë media të tjera por sinjali prodhohet nga televizioni i familjes Sali Berishës. Dhe kjo ka kosto, pa llogaritur që vetë ky kanal harxhon mbi 1 milionë euro në vit të padeklaruara. Po kështu ka një marketing digjital të padeklaruar, që shkon po ashtu në qindra mijëra euro.

Takimi virtual i Berishës në SHBA, një vend që ka rregulla për transparencë financiare, mbahet në një sallë shumë të shtrenjtë, pa llogaritur këtu udhëtimin dhe qëndrimin aty të dy moderatorëve të “Foltores”.

Ka dhe dhjetëra detaje të tjera, shpenzime të fshehta ku hyjnë njerëzit që merr nga pas me vetura në çdo takim, dhe për të përmendur pagesa nën dorë për pika të debatueshme të mbështetjes së tyre në publik brenda PD.

Sali Berisha nuk ka asnjë transparencë për këto shpenzime. E di që janë shumë të vogla në raport me fitimet e familjes Berisha në pushtet, pasi të gjitha nuk kapin as ryfshetin e koncesionit për ngjyrosjen e naftës apo pullave fiskale. Por ama është një shenjë se Berisha po reagon si njeri i pasur ndaj SHBA dhe jo si një asket i mbetur pa lek.

Pas vitit 1997, kur ai po ashtu ishte në krizë me SHBA, por jo në këtë nivel, ai nuk ja dilte dot as të merrte një sallë me qira për takime. Opozita e tij ishte e varfër, bazike, e pa financuar dhe në kontrast me luksin e qeverisë. “Foltorja” e Sali Berishës më shumë se sa demonstrimi i një viktime të SHBA, është demonstrimi i një pasaniku të majmur kundër SHBA, që është tërbuar pse duan t’i prekin pasurinë. Paret e fshehura të familjes po dalin sheshit dhe po investohen për t’i bërë karshillëk SHBA.  Ndaj mos pyesni Sekretarin Blinken ku i ka gjetur faktet. Pyesni Sali Berishën ku i gjen paratë për “revolucionin e “Foltores” kundër SHBA.

 

23 komente në “Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Po ç’a miljardash thue o gazetar kazan
    Sala mezi asht ka e shtyn adhe Pesmeditçin!
    Veç nji korrupsion ka nodh në stanin Berishjan:
    kur Paidh Zhajza u ka ndërzy me Karaxhiçin!

    1. k says:

      Hajdutët e shtetit dhe të korruptuarit e drejtësisë janë armiqtë natyralë të Shba. Tek shpellari këto veti janë të bashkuara. Rroftë ambasadorja amerikane si shpresa e vetme e kombit kundër mafjes dhe korrupsionit shpellar.

    2. Dani says:

      Shume e vertet Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha dhe Edi Rama Jane hajdute profesjonista.. Edi Rama ne mandatin e ti te 3 ngriti ne detyre Ilir Beqane Arben Ametaj dhe Damire Xhiknuri 3 hajdute me fame keqe te qeverisjes se ti 8 vjeqare … keta hajdute duhet te dalin para drejtsise Shqiptare per krimet qe i kane ber vendit

  2. E verteta says:

    Shume e drejte kjo qe ke shkruar. Normale se ka vjedhur miliona se per ndryshe nuk mund ti perballoje kto shpenzime. Me zor blej naften une per te shkuar ne pune. Jetoj tash 26 vite ne itali. Berisha ska problem shpenzime, e pasta thote jam i paste. Flasin vete faktet.

  3. Mandi says:

    Spurdhjaku sali perballe amerikes? per te qeshur e per te qare me kete pinok te koheve moderne qe gjallojne si shushunjat ne kenete.. Po i vjen fundi… Tung sali i viçidolit…

  4. paj i pa shkollë bre zoti hetues...! says:

    Z. Mero, sipas një fjale, “djalli gjindet në detaje “. Sali Berisha është një legen materniteti, një shkerdhatë, një kriminel, një hajdut, një spihun i Kadriut dhe një anti-Shqiptar i betuar. Dhe si i tillë, pranon çdo keshillë nga disa shkerdhata që i hiqen si eruditë. Sali UDB-ash hajduti, paraqitet tek Amerikanët si një njeri me pasuri, dmth me dollarë, sepse reagon sipas keshillave të tradhetarit-udb-ash Elez Byberit, i cili e ka keshilluar, që tek Amerikanët, mundesh të konsiderohesh sadopak, vetëm nqse ke dollarë me thes, gjë e cila është shenjë e kapitalizmit. Për këtë arsye, dhe i shtyrë nga UDB-ashi Elez Byberi, shkerdhata e Viçidolit ju prazentohet Amerikanve atje, si SaAli Baba me plotë thasët, dhe me 40 hajduta që i ka në Shqiperi. Kjo sjellje e Sali kurvës së Viçidolit, dhe e keshilltarit të tij, spihunit të UDB-së Jugosllave-Serbe Elez Byberi, i ngjan proverbës popullore, “po shkon si breshka tek nellbani”….., sepse sipas llogarive të DASH-it Amerikan, ka rrezultuar që kopili i Shiqeres, nuk ka dollarë më shumë se Sadami, Kadafi etjetj, pra, rraspihja Salie e Shiqere demokrates, hiqet kot si garipja e lagjes në Amerikë. DMTH, ju ka qirë si Shiqerja, si karriera e tij si agjent dhe spihun. Siç po duket, je auto-shpuar oj penicilina e dadës…..!

  5. Trapajane says:

    Z.MERO.Jane edhe para te cilat regullisht zbulimi serb i dergoi per saliun,makinat ,truprojet dhe per te gjithe ata qe rrine gati ,me arme poshte jastekut,duke pritur urdherin pe te filluar 1998,ne shqiperi dhe kosove.

  6. kur do zere mend njeriu says:

    Kush do ta pyes , o Mero vellai, kush do ta pyes; prokuroret dhe gjyqtaret jane po aq te pasur sa Berisha. Vetem nje gje ka ngele: te ngrihen njerezit qe direkt ka vrare te afermit apo ka vjedhur pronat Sali me shoke dhe te rrembejne cfurqet e Ilir Metes dhe te shkojne ne dyerte e shtepive te prokuroreve dhe gjyqtareve, ose ajo tjetra qe tani ti vene koqet ne bige kriminelet qe jane perhapur ne Shqiperi si purtha ne derrase. Si thoshnim dikur paska qene e vertete; nga del liria?!

  7. Ilirjan says:

    Shume e sakte, eshte OBLIGIM i gazetareve dhe atyre qe kane pyetje per berishen dhe familjen, te pyesin:Sa jane shpenzimet, Kush i sponsorizon? Nuk ka vlere ASNJE pyetje tjeter, pa mare pergjigje per pyetjet e mesiperme.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Yes sir !!

  9. Ladi says:

    Fiks.
    Nuk do shume men dhe as shume kalem…

  10. FIX316 says:

    Eh,Sali,Sali!..Ka thene nje brigadjer nga Himara;”Sa me shume te hidhesh,aq me shume do te hyje”…

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vendimet i merr me fjalë,kurse shpenzimet i bëjnë të tjerët
    Ku është i korruptuari ????
    Lekët,$ & € kush i investon ????
    Sa kompani të PD-së ka Berisha ,ku shkojnë fitimet e tyre ?

  12. Vranakonti says:

    Shume drejte.Mos pyesni Blinken per fakte,por pyesni Berishen ku i gjen gjithe keto para qe bene foltoren.Parat e Saliut nuk jane me thas por me dhoma te mbushura deri ne tavan.Keshtu eshte kur nuk jemi shtet ligjor.Livadhis Saliu me horrat e tij si i do qejfi dhe asnje nga drejtesia nuk leviz por bene sehir.Uuu te mart dreqi drejtesisne tone.

  13. demo-krati says:

    Andaj dhe SHBA-ja hesht sepse eshte e kenaqur qe ne Shqypni ka lindun nje bos me miliona dollar e ajo çuditnisht ka mbledhun gjithe klyshet e Berishes ne SHBA.Tan pasaniket e larguem pre vendit , atje jane strehue nen obrellen e asaj qi i polli e sot i mban ne gji!Ndaj o Mero lene Sali Berishen se ashte “monument agjenture e mbrohet prej fabrikes”!Gjithçka dodh ashte nji ç’faqje e shemtueme per me josh qorrat,qi e kete sistem gdhihesh i pasun po vodhe,po vrave e po ishe njeri pa karakter siç ashte prijsi yn lexhendar Sali Ram Brisha .Ju qi shkrueni keto shkrime jeni opium per popullin duke marrun honoraret e dites!A e ke vu re te derguemen prej prendoris sa e gezueme qi asht ,sepse ka mujtun me vu ne gjume nji popull te tan!

  14. Ladi says:

    ja dhe kjo nuk me kishte shkuar ne mendje, por USA mban shenim dhe llogarit gjithcka, bravo Mero. USA cdo dite rekordon aktivitetet e sales dhe ne fund do ti beje te gjitha hesapet, perfshire dhe shpenzimet marramendese te nevojtores. Saliu i jep vete material USA, nuk ka nevoje per hetime. Vazhdo Sali me kete ritem, madje ngrije dhe pak steken, para 11 Dhjetorit bej edhe nja dy mitingje me flakadane tek parlamenti, prish ca semafore…he plaku i mire se i duhen USA qe te te shpalle levizje terroriste,,, vazhdo te lutem

  15. Loni says:

    Po shtet, prokurori e gjykata, a ka apo jo! Vetem per keto duhet denuar monstra e Vuçidolit.

  16. Bashkevujtes or taj dhe bashkekriminel. says:

    Me ne fund u kujtove Mero kam disa dite qe pyes sa jane harxhimet e ketij krimineli nga veriu ne juge.
    Edhe dhe kam bere te njejten pyetje se me bene pershtypje qe levizin makinat luksoze me badigarda me salla per nevojtoren e saliut ku mblidhen lloj lloj hajdutesh e injorantesh qe jane bashkefajtor ne krim…
    A ka drejtesi e klsh qe te llogaris shpenzimet e ketij krimineli apo drejtesia vazhdon te meret me fukarenjte

    1. Taulant says:

      Berisha leviz me Benc Rama me avion personal.
      Tek Nusreti ne Dubai plehrat ministra te Rames konsumojn bistek prej 1700 dollar.
      Kur flet per Berishen permend edhe pak luksin e Rames e bastardeve qe e rrethojn.
      Me cfare po e nderton vilen ne Surel kryeministri i varfer.
      Po kostumet qe i nderron cdo dite.
      Po ajo makina jo shteterore e Olsit sa kushton.
      Mero qe Berisha eshte i korruptuar dihet por merru edhe pak me bastardet ne pushtet qe te behesh pak i besueshem.

  17. Blerti says:

    Ham ham o Mero. Do te te dale shpirti duke lehur kunder doktorit…Mero ,ti do ikesh nga kjo bote si nje misis shume kelysheve te Rames(Enverit ne Rini) dhe Doktori do iki si politikani i kontestueshem i shekullit qe shkoi dhe ketij present…nuk i kujton njeri konet Mero!

  18. Velo says:

    Nuk ka lindur akoma ai gazetari që do ta pyes për shpenzimet Saliun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje