Nëse do të kishte gjyqe për fëmijët e Sali Berishës dhe atë vet...

26 Nëntor 2021, 19:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha më në fund e ka nxjerr makthin e vet. Po flet për fëmijët dhe akuzat e tyre si hajdutë. Dhe në vend që t’i mbrojë ata duke heshtur, në fakt zbulon arsyen përse ai, gruaja dhe fëmijët e tij janë në listën e zezë të SHBA.

Ka disa ditë që përmend faktin që ndaj fëmijëve të tij nuk ka asnjë akuzë në Shqipëri. Në fakt, ndaj tyre nuk ka asnjë ndëshkim, se akuza ka çdo ditë. Por arsyeja përse ata janë në listë të zezë, është pikërisht fakti që babai i tyre, kryeministër i Shqipërisë për dy mandate, nuk ka lejuar drejtësinë t’i hetojë dhe gjykojë.

Vajza e Sali Berishës u përfshi në një hetim për pastrim parash në Qipro përmes transanksioneve që kishte bërë me Damir Fazllic, por Gjykata e Tiranës, nën ndërhyrjen brutale të Sali Berishës, pushoi çështjen “për mungesë korespondence” me Qipron. Ai gjyqtar sot është përjashtuar nga vetingu.

Një tjetër skandal flagrant i vajzës së tij, e cila i kërkonte 3 milionë euro honorare një biznesmeni, me kusht që babai i saj kryeministër t’i firmoste letrat për një TEC në Porto Romano, nuk u hap kurrë si çështje penale, pasi babai i saj kishte dhënë shembuj se çfarë e gjente një prokuror apo gjykatës, nëse merrej me fëmijët e tij.

Sot vajza e tij është nën hetim për pastrim parash, pasi ka përfunduar aksionere shumice në një biznes ku ka hyrë me 5 për qind, si pronare e dyshimtë.

Për djalin e tij të përfshirë në një aferë të pastër me pasojë vdekjen e 26 qytetarëve në Gërdec, nuk u guxua as të thirret për ty pyetur në Prokurori dhe një prej prokurorëve që ia kërkoi këtë duke e siguruar se do ruajë sekretin, u flak nga puna dhe u bë tabelë qitje e Sali Berishës.

Gruaja e tij shëtiste si top modele tribunë më tribunë, me persona të dënuar, duke shitur bluzat e Milanit dhe Realit Madridit nga 25 mijë euro copa, për “Fondacionin” e saj, dhe vinte në rresht biznesmenët në darkat e “bamirësisë”, të blinin piktura që më pas përfundonin bashkë me lekët në zyrat e saj. Nuk u hetua kurrë.

Nuk po flas më tej për dëshmitë që kanë dhjetëra biznesmenë apo zyrtarë të shtetit për përballjet me fëmijët e tij dhe projektet  e tyre nën pushtetin e babait.

Është shumë e vërtetë që asnjë proces nuk u hap. Është shumë e vërtetë se në një vend ku kryeministri i thotë kryeprokurores së vendit “Lavire bulevaradi”, vetëm pse tenton të hetojë vrajsen e katër qytetarëve nga kryeministri, natyrisht nuk mund të hapet asnjë proces, as ndaj tij, as ndaj fëmijëve të tij.

Është shumë e vërtetë, se në një vend ku ministri i Mbrojtes akuzohet për shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 26 qytetarëve, pasi shfaqet 42 herë në zyrë me djalin e Sali Berishës, natyrisht që do t’i pushohet çështja dhe djalit nuk do t’i hapet fare.

Pra është e vërtetë që askush nuk ka guxuar t’i hapë procese penale fëmijëve hajdutë të Sali Berishës, gruas së tij dhe atij vetë. Nuk kanë mundur dot të përballen me pushtetin e dhunshëm të Sali Berishës. Mund dhe të kishin guxuar, por ja që kaq trima na kanë qëlluar prokurorët dhe gjykatësit.

Ata pak gazetarë që e kanë bërë, janë ndeshur me rrënim redaksish, plumba dhe djegie makinash, pa llogaritur dhunën fizike, nga njerëzit më të afërt të Sali Berishës, nga rrethi i qenëve besnik të tij.

Pra krye-arsyeja pse drejtësia nuk ka vepruar ndaj kësaj familje kriminale, është pushteti i dhunshëm i Sali Berishës dhe linçimi që ai i ka bërë gjithkujt që i ka denoncuar fëmijët e tij e më pas ata që kanë tentuar t’i hetojnë.

Pikërishtë pse nuk u është hapur asnjë proces dhe nuk janë dënuar asnjëherë, janë dënuar përjetësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si minues të drejtësisë dhe hajdutë që kanë përfituar nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Po të ishin dënuar ndonjëherë, nuk do ishin dënuar tani. As ata, as Sali Berisha.

Tani Sali Berisha mendon se eshte duke bërë si i fortë, duke kërcënuar me fantazinë e një plaku që i ka rënë llastika e brekëve, dhe akoma më keq, duke bërë sikur do marrë ndonjëherë pushtetin në këtë vend. I vetmi pushtet i paprekur i Sali Berishës sot janë miliardat e korrupsionit që ai familjarisht u ka vjedhur shqiptarëve.

Me ato miliarda po financohet media e djalit të tij, pallatet e vajzës, “bamirësitë” e gruas dhe “Foltorja e tij. Pa ato milarda ai do ishte sot një plak i strukur në shtëpinë e vjetër në Brakë, dhe jo në vilën e Lalzit dhe dhjetëra apartamente e vila të padeklaruara të familjes së tij.

Ai mendon se tani është i fortë se ka miliarda të fshehura dhe nuk ja marrin dot. Ai kujton se mund të shantazhojë përsëri drejtësinë e re, për të mbrojtur krimet e familjes së tij.

E kuptoj që është i dëshpëruar dhe i pafuqishëm ta kthejë kohën pas, kur kauis dhe shkumëzon ndaj gjithkujt që shef rrotull si njeri të lirë, si një bishë e zënë në çark. Madje dhe liria e Lulzim Bashës që u shkëput prej tij, e tërbon.

I vetmi urim që kam për të, është ajo që ka thënë  vetë sot, se do të rrojë deri 95 vjeç, duke u marrë me politikë. Shpresoj të rrojë e të shikojë se çdo t’i ndodhë. Se gjithmonë e kam pas një frikë se mos vdes para kohe e nuk e merr si duhet atë që meriton, ai dhe fëmijët, siç e kanë marrë fëmijët e shqiptarëve të tjerë prej tyre.

21 komente në “Nëse do të kishte gjyqe për fëmijët e Sali Berishës dhe atë vet…”

  1. Ladi says:

    Plumb e ke penden Mero Baze!
    Vertet plumb – por te verteten shkruan.

    1. ben. says:

      Blinken i ktheu pergjigje atij kongresmenit amerikan.
      Dhe ne letren e Blinken thuhet e zeze mbi te bardhe qe FAKTET kunder sali berishes jane artikujt e ca gazetave ne shqiperi. Kjo eshte tronditese si per mbeshtetesit e berishes qe sa poshte ka rene sorosizmi i administrates amerikane, ashtu edhe per kundershtaret e berishes qe prisnin fakte te medha dhe shofin qe FAKTET qenkan artikujt e meros.
      Ketu te tema eshte botuar para ca ditesh proces verbali i mbledhjes se qeverise per punen e gerdecit. Nga proces verbali i mbledhjes dilte se sali berisha kishte qene kunder demontimit ne gerdec bashke me ridvan boden.
      Pra ndryshe shkruhet ne gazete ndryshe eshte fakti.
      Mero
      Tani qe u hapen letrat pervec ca delenxhinjve, gjithe pjesa tjeter e shqiptareve po shohin se kunder sali berishes e gjitha paska qene nje mashtrim i madh. Dhe ne vend qe ta groposnit e lartesuat , fale jush berisha ka per tu kthyer ne pushtet per here te trete duke hyre ne histori si fitimtar ndersa ju si mashtrues.

      1. kur do zere mend njeriu says:

        O ben paçavurja; une nuk pres fakte nga Blinken, si pret ti te te thote gjitoni qe te ka zene femrat e shtepise, sepse te jetosh 30 vjet me Sali Berishen dhe te kerkosh fakte tek te tjeret; me fal, e paske shqyer fare bythen. Po keshtu jeni ju te gjithe zvarranike mbitokesor qe ne fund do filloni te hani veten duke filluar nga bishti. Mero! Drejtesia ka vdekur ne Shqiperi, prandaj mendoj qe kunder te gjithe prokuroreve dhe gjyqtareve shqiptare duhet te filloje nje fushate e madhe proteste duke i ndaluar tek dera e shtepise se tyre dhe zyrave te tyre. Duhet nje force e madhe te permbysi situaten, ndryshe keta edhe te helmojne edhe te hane si kane ndodhur 30 vjete rresht. Pse, çfare duhet pritur me? Kjo jete nuk vlen qe te jete e tille me ata njerez!

      2. mirel says:

        Pergjigja qe Blinken i dha atij anetarit te dhomes se perfaqesuesve ishte: Dosja eshte sekret, je i mirepritur te vish e ta lexosh sipas gjithe rregullave ligjore.
        Por na dalka nje fare “ben” qe dika me shume se Blinken, keshtu ndodh kur i beson me symbyllur portHalet e Salikufomes. Hallall ta kesh.

  2. Artan says:

    Perhere goditjet e sakta Mero Baze

  3. Bz.al says:

    Qe ka par ta pare veten ne thes ka per ta pare. E di dhe vete palla por se kur?

  4. Po says:

    Pervec ketyre, gjeja qe me ben shume cudi eshte se askush nuk flet per menyren se a eshte e stisur e gjitha kjo.
    Dihet qe basha nuk i ka votat kunder berishes, dihet qe berisha mund te mbithte lehtesisht 1.800 vota, por zgjodhi te mbledhi me shume dhe te abuzonte me firmat. Perse?!
    Perse votat nuk u bene publike?! Mos ka valle frike nga luli?
    Po merreni me rrrethanat me duket e jo me te verteten
    E verteta duket sikur berisha rama luli kane rene dakort per te bere “presion”.
    Pastaj keto se berisha do perfundoje ne burg, jane historira qe shqiptaret i degjojne qe ne 97 dhe asgje konkrete.
    Jemi dhe vend i madh, e edvini mezi rregullon punet e qeverrisjes, nuk ka kohe te merret me berishen.

  5. Shqiptari Ilirise says:

    Po kur do ta marrë këtë shpagim ky kriminel o Mero?!
    Amerika e bëri të pa rrezikshëm për interesat e saj dhe ja u la përsëri peshqesh shqiptarëve.
    Ka 7 muaj që po e telendis Shqipërinë ky monstër që duhej të kish bërë deri tani 23 vjet burg!

  6. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

    E kam thene qe Meros gjithmon rreshtat e fundit ti lexosh
    I ka shume domethenese , Ja ke shkerdhyer Sales para e mbrapa ….Bravo

  7. Zoni ijes says:

    Te uroj cdo te mire ne jete o trim ti ja ngul thiken sali kriminelit aty ku i ndjen dhimbjr
    Besoj se Mero baze do ta mposhte kete perbindesh qe po i lendon shqipetaret ketu e 30 vjet
    Shkrimet tuja na bejne me shpres se nje dite ky kriminel do pergjigjet per xhemen qe u ka bere shqipetareve
    Respekt

  8. Fredi says:

    Krimineli i fundit pas enver hoxhes

    1. Asd says:

      Saliu ka bere aq shume te keqia sa cdo lloj shpagimi do te dukej qesharak. Cfare do ti bejne? Do ta denojne 3 vjet burg? Do tia falin per aresye te moshes. Do ti sekuestrojne disa prona? Do tia lene te tjerat. Familja “non grata” ? Do te largohen ne europe me parate e vjedhura. Dinjiteti? Morali? Pese me hic, sepse faji eshte i Soros. Nuk eshte denuar askush qe vertet e meritonte ne kete vend. Arsyeja e vertete eshte populli shqiptar; oportunizem, omerta, mungese morali… E kam gabim ? Shikoni foltoret. Populli merret cdo dite vete me vjedhje dhe padrejtesi te vogla (edhe vrasje po deshet) ndaj adhuron ata qe i bejne me te medha. Prandaj jashte cdo llogjike normale berisha do te mbetet per ata nje idhull. Hakmarrja e ligjit ndaj Berishes ndodh vetem brenda kokes se disa individeve si komentuesit e kesaj gazete, perfshire mua bile edhe artikullshkruesin. Kush do ta denoje Berishen dhe kush do tia llogarise shumen e viteve te burgut per cdo krim nje me nje, pra kush do tia thote ketij mostre 1800 vjet burg qe duhet te kryeje? Arben Kraja? Oh sa larg jemi dhe sa shume enderrojme ! Si shpjegohet atehere qe edhe pse laku gjoja po i shtrengohet berishes, te tjeret nuk kane frike e vazhdojne e vjedhin? Te tjeret vazhdojne e vjedhin sepse e dine qe SPAK eshte nje komedi qe e kane vene vete ne skene. Po amerikanet? Keq me vjen ta them, por ata jane vene ne loje nga e gjithe klasa jone politike. A e kane kuptuar? Besoj se po, por shpresa e tyre dhe investimi per Shqiperine konsiderohen tashme me efekte graduale dhe afatgjate. E pranoj qe… me ka mbytur pesimizmi.

  9. Beni kujdes says:

    Eshte koha qe pas non grates te aplkohen sanksione ekonomike.

  10. Asd says:

    Saliu ka bere aq shume te keqia sa cdo lloj shpagimi do te dukej qesharak. Cfare do ti bejne? Do ta denojne 3 vjet burg? Do tia falin per aresye te moshes. Do ti sekuestrojne disa prona? Do tia lene te tjerat. Familja “non grata” ? Do te largohen ne europe me parate e vjedhura. Dinjiteti? Morali? Pese me hic, sepse faji eshte i Soros. Nuk eshte denuar askush qe vertet e meritonte ne kete vend. Arsyeja e vertete eshte populli shqiptar; oportunizem, omerta, mungese morali… E kam gabim ? Shikoni foltoret. Populli merret cdo dite vete me vjedhje dhe padrejtesi te vogla (edhe vrasje po deshet) ndaj adhuron ata qe i bejne me te medha. Prandaj jashte cdo llogjike normale berisha do te mbetet per ata nje idhull. Hakmarrja e ligjit ndaj Berishes ndodh vetem brenda kokes se disa individeve si komentuesit e kesaj gazete, perfshire mua bile edhe artikullshkruesin. Kush do ta denoje Berishen dhe kush do tia llogarise shumen e viteve te burgut per cdo krim nje me nje, pra kush do tia thote ketij mostre 1800 vjet burg qe duhet te kryeje? Arben Kraja? Oh sa larg jemi dhe sa shume enderrojme ! Si shpjegohet atehere qe edhe pse laku gjoja po i shtrengohet berishes, te tjeret nuk kane frike e vazhdojne e vjedhin? Te tjeret vazhdojne e vjedhin sepse e dine qe SPAK eshte nje komedi qe e kane vene vete ne skene. Po amerikanet? Keq me vjen ta them, por ata jane vene ne loje nga e gjithe klasa jone politike. A e kane kuptuar? Besoj se po, por shpresa e tyre dhe investimi per Shqiperine konsiderohen tashme me efekte graduale dhe afatgjate. E pranoj qe ne prag te rizgjedhjes se Saliut, kryetar i PD… me ka mbytur pesimizmi.

  11. Qyterar i zakonshem says:

    Baze …! Respekte….! Edhe une i bashkohem urimit tend ,qe te jetoje sa me gjate , sa me gjate………

  12. Trotski says:

    Nuk ka ma cfare te thuhet per Sali Kriminelin dhe Familjen e Tij te Babezitur.Mbeshtetje per gazetarin trim Mero Baze ,qe nuk ka ndalur per vite me rradhe ,ne demaskimin e Delenxhiut Politik qe ters e ka vertitur Sheriane ,per te blatuar veten ,familjen dhe rrethin e Tij Politik dhe te Bisnesit.Po na soset Durimi ! Kur do ta shikojme kete Zuzar Loqe-Fishkur pas hekurave????

  13. O SALI O GOMAR NDALO PAK E MOS HA BARE says:

    NUK KA VJEDHES QE THOTE JAM VJEDHES BIRRISHA BENE DETYREN E VEHTE SI PRINDE TE MBROJE FAMILJEN FEMIJET FAJI ESHTE I DREJTESISE QE NUK KA KY PERSONE CDO DITE NE LLAPE- LLAPOREN APO FOLTOREN E VEHTE KERCENONE PER DESTABILIZIM VRASJE KRYEMINISTRIN KRYETARIN E OPOZITES KU ESHTE SHTETI POLICIA ? TE BESHE LLAPORE APO FOLTORE ESHTE E DREJTA JOTE POR JOVTE KERRCENOSHE .
    NDAJE NUK KEMI POLICI DREJTESI DHE KOMUNISTI BERRISHA E KA KUPTUAR FAJI NUK ESHTE I TIJE POR I SHTETIT .
    RAMA MOS TE JUSTIFIKOHET PER DREJTESINE SE MINISTRI DREJTESISE QE KA PROKURORINE NE VARESI ESHTE I SHTETIT

  14. Patronazhisti says:

    “ben.”!
    Je fare i sakte ne komentin tend, fund e krye budallallek dhe mllef prej maloku te deshperuar qe nuk kupton llogjiken e gjerave.

  15. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,ne shqiptarët jemi “farbenblind” do të thoshte gjermani!!
    Ne i shofim gjërat vetëm bardh e zi.
    Që “AI” është mallkim kombëtar,kjo nuk diskutohet,pooor ne nuk duhet të mjaftohemi me konstatimin e faktit!
    Ajo që ti i pari dhe gjithë ne të tjerët që përfaqësojmë këtë lëvizje, duhet të meremi me zgjidhjen.
    Vetëm kjo,na ndihmon.
    Nuk vuaj nga pesimizmi,pooooor kur pash Juri Kim që u çua nga tavolina,kur fjalën e mori Ilir Beqja,
    e kuptova që nuk kemi arsye për optimizëm!
    Si duken bathët, janë larg pashkët!!!?
    U gëzuam para kohe.
    Unë personalisht shof dy faktor jetik që e mbajnë Kuçedrën e Viçidolit në jetë:
    1-Fakti që lobi serbo- grek në Washington është më aktiv se kurrë,për të mbrojtur lojtarin e tyre në Tiranë.
    2-Maxhoranca socialiste e tejngopur me tendera dhe vjedhje, i tremben efektit “lavinë” qē do ti merte
    para drejtë humnerës të gjithë,majtas dhe djathtas!!!!?!!!!
    “AI”është lisi i korrupsionit, po ra “AI” i mori të gjithë lavina përpara!!!!
    PS:Nuk është askush i interesuar që “AI” të bjerë!

  16. Ard says:

    Mero,po Rrugen e Kombit,21 janarin,shitjen e detit pse e ke harruar,apo aty ka gisht djali plangprishes Luli qe ty te ka hyr ne zemer.
    Po humb kredibilitet Mero.

  17. Albana Piroli says:

    SALI PLEHRES DO I VI ORA SE VONON PO NUK HARRON SURRAT PESHKAQENI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje