Nervozizmi i Berishës, me ata që nuk i dalin zot kundër SHBA

1 Dhjetor 2021, 20:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sot dëgjova Sali Berishën që sulmoi ish- të persekutuarit politik, që sipas tij, kanë protestuar kundër qeverisë së PD, dhe që “nuk lëvizin as gishtin” tani që Berishës i ndodhi ky halli me SHBA.

Është një reflektim i sinqertë i Sali Berishës.

Dyshimet e tij se të persekutuarit politik nuk e kanë dashur kurrë dhe që shumicën e tyre i ka njollosur si bashkëpunëtorë të Sigurimit, sot i dolën në sipërfaqe në mënyrë të sinqertë. Dhe çfarë është më e keqja, ai i do ata në krah kundër SHBA.

Mu kujtua një episod i tij me Spartak Ngjelën në vitin 2000. Spartak Ngjela ishte i sapo integruar në strukturat e PD, si sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, ndërkohë që PD çdo natë me rreth 200 vetë protestonte në sheshin “Skënderbej”, “kundër guvernatorit amerikan që qeveriste Shqipërinë”. Është e njëjta histori si sot me ambasadoren Yuri Kim. Atëhere protestat zhvilloheshin kundër ambasadorit Limpreht.

Spartak Ngjela i dëgjoi i terrorizuar dhe më tha se duhet të shkonim bashkë tek Sali Berisha, ti thoshte që ky është një skandal.

Sali Berisha e priti me qetësi dhe bëri të paditurin.

Protestat i organizonte Dega e Tiranës dhe Berisha ja hodhi fajin Vili Minarollit.

-I bën ai, tha. Është shumë gabim. Do flas me të.

-Dëgjo Doktor, i tha Ngjela. Që të jemi të qartë. Unë kam bërë 15 vite burg që ky vend të qeveriset nga ambasadori amerikan dhe jo nga ambasadori sovjetik. I bën Vili, i bën ti, zgjidhe këtë punë, se do nxehen këta shokët e burgut dhe do ta këpusin gjëkundi atë Vilin dhe pastaj unë nuk të dal në protesta të bërtas” “Vili, Vili, ti je gjallë”.

U krijua një situatë e rëndë, që Berisha tentoi ta kalojë me një buzëqeshje të lehtë duke bërë gjeste me duar për të thënë “iku kjo punë tani. Nuk e bën më”.

Sot Sali Berishës i ka dalë nga shpirti kjo puna e ish- të burgosurve politikë, që nuk e mbështesin kundër SHBA. I duket çudi e madhe se si një njeri që në kohën që ata rrinin në qelitë e Spaçit, vizitonte Enver Hoxhën në shtëpi, tani duhet të ketë mbështetjen e tyre kundër SHBA.

D.m.th ai po fton ish- të persëkutuarit të braktisin arsyen përse ata kanë shkuar në burg si idhtarë të Perëndimit dhe t’i bashkohen një njeriu që do të rithemelojë PD-në si parti anti-perëndimore. Dhe jam i sigurtë që në ditët në vazhdim, do të kapë ndonjë ish- të persektuar, ta nxjerrë në tribune, t’i fusë dhe ai një të sharë SHBA-së.

Ky është zhgënimi i parë i madh i Berishës. Zhgënjimi i tij i dytë do të vijë muaj më vonë, kur të mbetet i vetëm nga lëvizja e tij paralele me PD-në zyrtare, dhe kur njerëzit e manipuluar nga ai kundër Lulzim Bashës, të kuptojnë se thjesht janë përdorur në një garnizon politik anti-amerikan.

Në fund po përpiqet të nxjerrë SHBA dhe si armike të madh të kombit shqiptar, duke u hequr si viktimë e SHBA, ngaqë është patriot. D.m.th vendi që ka themeluar shtetin e ri shqiptar në 1919 dhe Kosovën më 1999, qenka armik i Shqipërisë, ndërsa Sali Berisha me grua nga Beogradi, qenka patriot, ndaj e sulmon SHBA.

Njeriu kur është në hall çfarë nuk thotë, por ky në fakt ngaqë gënjen gjithmonë, kur është në hall ndodh të jetë i sinqertë. Sot dukej qartë që ishte gati t’i rifuste në burgje ata që kanë qenë një herë në burgje për SHBA.

15 komente në “Nervozizmi i Berishës, me ata që nuk i dalin zot kundër SHBA”

  1. Jim says:

    O Mero Nje gje nuk kuptova sot I kam lexuar shkrimet e tua dhe spo kuptoj se si Tropoja qe ben te fortin e trash zerin vret e pret kedo Si ka mundesi qe priti vrasesin e qindra bijve te saj dhe qe vetem fatkeqsi I ka sjelle atij populli dhe asnje te mire ?

    1. Vranakonti says:

      Jim,edhe une jame me mendimin tend.Eshte e papranueshme dhe e çuditsheme qe Tropoja pret nje vrases,Sali Berishen qe ka vrar djemet e rinj tropojan. Saliu eshte ne hasmeri me tropojanet dhe ata e presin si hero.Turp i mdh per popullin e Tropojes, qe hiqen si njerez patriot e te beses.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Jim or Jim.. Je delusional.. Qe eshte kokrra e vrasesit, ajo eshte e pamohushme nga ai vete qe rrinte me snajper dhe priste per te vrare.. Po sa ka rrahur ta dish ti me ate SHIK.. Ehhh qerrata sa ka zanati.. I gjuante SHIKU me shpulla ne publik njerzit dhe te gjithe ne rresht.. Nuk di gje ti Jim sic nuk dinte Jugu c’fare i kishte bere Enveri, Veriut.. Edhe ta bombardonte madje.. Pusho Pinok..

  2. Jorgo says:

    haha Taku antik si gjithmone… Vili i shkrete as mizen nga hunda e vet nuk e zbonte pa leje, jo me ambasadorin

    1. Qytetari i Thjeshte says:

      Mero ti ja di shume zullume plakut Mere, po ky paska qene Djalli ne vete te pare. Le qe komunist hesapi thuaj.

    2. Aaa says:

      A e di ti lali çfare don me thene shqip antik? Ja ta thom une: i lashte. Po jo i lashte si gjysh stergjyshi, po te pakten 1600 vjet e me lart. Se pastaj vjen mesjeta, rilindja, kohet moderne, epoka industriali etj etj

  3. Bubuzhel Berati says:

    QE SALI BERRISHA TE DALI TE MBROJE FAMILJEN E TIJE KRIMINALE E SHIKOJE NORMALE PASI RREZIKONE BURGUN SEKUESTRIMIN E PASURISE SE VJEDHUR FEMIJET RREZIKOJNE BURGE E TE TJERA GJYNAHE NDAJE PERDORE PD DHE ELEKTORATIN SI MBUROJE
    BERRISHA PO ME KUJTONE NJE PROVERBE FRANÇAIS : ( APRES MOI LE DÉLUGE) …
    AJO QE UNE NUK KUPTOJE ESHTE ATA QE SHKOJNE E DEGJOJNE ME CUDISIN UNE I ARTIKULLOJE GOMARET E LLAPTORES POR QE NESE KJO KAFSHE DO FLISTE DO NDIHESH E OFENDUAR TA KRAHASOJE ME ATA .
    SI BASHA DHE BERRISHA JANE DY ANET E NJE MONEDHE TE DY JANE KOKA E KRIMIT DUHET TE DY TE LARGOHEN ESHTE E TURPESHME BERRISHA KRYETARE NON GRATA I PD ESHTE NON SENSE NUK E KUPTOJNE KETA LLAPTORET APO FOLTORET QE CFARE PO NDODHE ESHTE INTERESI PERSONALE I FAMILJES KRIMINALE BERRISHA KAQ TE TRASHE JANE ….

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Asnjë gjë nuk ka kaluar,por jo me shkrimin e tij,por me këshilltarët dhe sekserët e tij.
    ‘, Mburret se nuk ka dekumenta ndaj tij,por
    97-ën kush e urdhëroi ,?
    Po tenderat a mund të zhvilloheshin pa miratimin e tij ?
    Po Nanon kush e burgosi ?
    A nuk ka dekumenta ,!!!!!!
    Si ka guximin një i çekuilibruar të deklaroj përpara mbështësve te tij ato që ata i kanë parë me sytë e tyre, që nuk janë të vërteta !
    Do të jetë në politikë 10 vjet më shumë se E.Hoxha !!!!!
    I Çmendur ,,!

  5. Vranakonti says:

    Jim,edhe une jame me mendimin tend.Eshte e papranueshme dhe e çuditsheme qe Tropoja pret nje vrases,Sali Berishen qe ka vrar djemet e rinj tropojan. Saliu eshte ne hasmeri me tropojanet dhe ata e presin si hero.Turp i mdh per popullin e Tropojes, qe hiqen si njerez patriot e te beses.

  6. shelegura says:

    POLITIKA NE VETVETE ESHTE MASHTRIM,POR TE SHKOSH PAS KETIJ FASHISTI ,KOMUNISTI,TE POSHTER QE TE MARESH VETEM FAMILJEN HAKLAJ TREGON QE NJE PJES E TROPOJANVE, JAN SAHAN LEPIRES .

  7. laramani njengjyresh says:

    Varu lesht te ledhatuarve si te persekutuar, 30 vjet privilegje, perkedhelje, tre cereku i tyre spiune sigurimi prandaj nuk hapen dosjet.

  8. Sqarim says:

    Jim,Vranakonti, dhe te tjere habiten si tropoja e priti ashtu Berishen ,pasi ai paska vrare e bere kerdine ne tropoje. Nuk ju ka faj njeri o mjerane qe bini prehe e thashetheme te gazetareve.
    Po 97 kush e urdheroi? Thote (KENDVESHTRIM TJETER)
    Po tendera a beheshin pa dijenine e tij?
    Po nanon kush e burgosi?
    Po mire more kartifozi i rradhes kush e tha se I paska bere Berisha kto ? Cila gjykate e gjeti fajtor? Cila prokurori e akuzoi? Cili instuticion i qeverise SOCIALISTE e paditi per korrupsion???
    Apo ngaqe e kane thene mediat dhe kane shkruar gazetat qe te pelqejne ty ?!!!.

  9. Erald says:

    Sqarim! ti nuk sqaron dot veten o malok i Saliut lere pastaj te sqarosh te tjeret

  10. PDSssss says:

    Ahh i shkreti popull mjeran i shqiperisë!

    Njësoj është, si në veri e si në jug, tradhtarët e vendit, priten me duartrokitje dhe rrespekt.

    Ky cop popull është i dënuar të vuajë dhe të rraskapitet, derisa të arrijë në rezultatin që:
    0 DUHET dashur dhe rrespektuar FAMILJA
    1 DUHET mësuar saktë dhe folur saktë në gjuhën Shqipe.
    2 DUHET rrespektuar bashkëkombasi dhe bashkëjetuesi
    3 DUHET rrespektuar ligji
    4 1-2-3 jane PIKA MADHORE dhe NUK lidhen me asnjë parti apo fis.
    Për momentin ky popull zombie, është në traktativa (me vehten) për pikën 0, ndaj është edhe poshtë 0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje