Nga Mero Baze
Emisioni “Fiks Fare” sjell sot 14 dëshmi nga mbledhja e organizatës së partisë dhe Byrosë së Partisë së Mjekësisë në vitet ’80, kur drejtohehej nga Sali Berisha, në të cilën zbardhet roli vendimarrës i Sali Berishës në dëbimin dhe internimin e dy mjekëve Milto dhe Margarita Kostaqi, nga Tiranë në Kryevidh të Kavajës.
Ndër të intervistuarit janë vetë mjekja Margarita Kostaqi, pjesëtarë të Byrosë së Partisë së Universitetit, ish- sekretari i Parë i Durrësit dhe rrjeti i mjekëve që janë ndeshur me Sali Berishën si sekretar partie, për këtë problem.
Fuqia e dëshmive është se ato janë rregjistruar 12 vite më pare, kur shumica e personazheve ishin gjallë. Pasi investigimi i plotë u krye, mjekja Kostaqi, burri i së cilës kishte qenë mjek i Mehmet Shehut, u frikësua dhe kërcënua nga njerëz të Berishës dhe kërkoi që të shmangej publikimi i emisionit.
Tani dy mjekët kanë vdekur dhe hakmarrja e Sali Berishës nuk ka çfarë t’u bëjë më keq, se sa u ka bërë. Ata të dy vdiqën të “internuar” në Kavajë dhe pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, pasi askush nuk i konsideroi më as të persekutuar, dhe as komunistë.
Fëmijët e tyre ja dolën të mbijetojnë dhe t’i përcjellin me dinjitet prindërit e tyre.
Më e rënda në gjithë dëshmitë është përgjërimi i Margaritës, e cila i thotë gaztarit të Fiks Fare në mirëbesim “se ju nuk e dini kush është Sali Berisha”.
Nga pikëpamja profesionale, dëshmitë kompletojnë një të vërtetë të padiskutueshme, që Sali Berisha ka qenë sekretar Partie brutal, dhe duke nxitur internimin e çiftit të mjekëve që i kishin shërbyer Mehmet Shehut, në një fshat të Kavajës, shpresonte të ecte para në karrierën e tij si komunist.
Sot kjo dëshmi është publike me zë dhe figurë dhe atë duhet ta shikojë çdo demokrat, çdo mbështetës qorr i Sali Berishës, dhe mbi të gjitha, secili qytetar shqiptar që mendon se duhet të jetë antikomunist, por shkon pas Sali Berishës.
Ky investigim tregon karakterin despotik të Sali Berishës në komunizëm, i cili është i njëjtë dhe në demokraci, por natyrisht me më pak mundësi në dorë për të shtypur njerëz.
Sa herë që ai ka pasur pushtet, është sjellur njësoj.
Kur kishte pushtet të dëbonte dhe internonte, siç është ky rast, që e ka bërë me zell.
Kur mori gjithë pushtetet më 1992, dhe kishte kritikë përballë, i zbonte pa asnjë hezitim.
Kur kishte mundësi të shtypte me dhunë kundërshtarët apo arrestonte, e bënte këtë, siç e bëri me Fatos Nanon dhe me protestat e socialistëve deri më 1997.
Kur kishte mundësi të vriste, siç ndodhi më 21 janar 2011, e bëri me qetësi dhe u vetëlavdërua.
Ai nuk ndryshoi asnjëherë. Ngeli një shpirt diktatori, në komunizëm dhe demokraci. I vetmi ndryshim i atëhershëm me tani, është sistemi. Atëhere ishte komunizëm dhe ishte më lehtë të bëje keq, tani është demokraci dhe është shumë here më vështirë të bësh keq.
Sali Berisha është njësoj dhe nuk ka ndyshuar. Ndaj duhet të ndryshojë PD dhe shoqëria shqiptare ndaj tij. Duhet braktisur si një vemje e komunizmit.
Mero djali, ajo shprehja popullore,ujku qimen e ndërron,por zakonin se harron,
mishërohet në mënyrë ideale te ky frymor,i cili edhe njeri nuk meriton të quhet!!!!!?
Pooooor,dardha e ka bishtin mbrapa(megjithse në Viçidol vetëm gorrica ka),
dhe kjo që ne po përjetojmë është fillimi i fundit të qoftlargut.?
Sa mire qe beni qe i publikoni keto deshmite.
Te ky investigimi , vetem emeri i sali berishes nuk del.
Deshmia me e qarte eshte e muho asllanit dhe isuf kalos.
Mjeket u debuan nga tirana sepse i shoqi ishte mjek i mehmet shehut.
Kjo deshmi si dhe dokumentat e mbledhjes se qeverise se sali berishes per ceshtjen e gerdecit,ku berisha ishte kunder, e botuar te tema. E lartesojne figuren e sali berishes para shqiptareve, pamvaresisht titullit.
Dlenxhinj per tu genjyer do kete gjithmone, e verteta vjen 1 dite dhe del.
Germo Mero germo se lulin e ngordhur do gjesh :))
Kujt ja thua o Mero?!Hajdutëve dhe kriminelëve të Saliut?!Po ai ka 30 vjet që me këta e ka shkatërruar këtë vend!
Ishalla ju vijnë mend tru shpëlarëve të paktën.
Eh mer Mero, njesoj eshte, PO shko dhe mbushu mendjen ish te perndjekurve qe e kan idhullin e tyre. Tragjedi-komedi,vetem ne Shqiperi mund te ndodhin cudira te tilla!
Shoku sali komunisti genjen per cdo gje kur thote se kam qene 6 muaj sekretar partie.
Kjo fosile komuniste ,karierist,servil eshte i afte te bej cdo gje per te arritur qellimin e tij.
Ky eshte kthyer si dordolec kur ecen me 2 gishta lart.
Ky nuk ka shume faj se sa kane ata hajdute pronash ,servila e perfitus karrikesh qe i shkojne mbrapa dhe brohorasin si dikur per enverin,dhe cuditerisht jane po ata komuniste qe deri dje kishin privilegje dhe sot u kthyen ne antikomunista.
Shikoni kush e ka mare ne dore dhjerokracine qe nga sali berisha,tritan preshi e shume sigurimsa e bij te tyre.
Shikoni andi bushatin me klanin e kapos gaqo e agim nesho qe na mbine neper tv dhe kujtojne se jane akoma ne bllok e tallen me ne,e tallen me te persekutuarit qe i pranojne keto vemje per demokrate……
Mero asnje presje nuk u heq atyre qe ke shkruar!
Ata leshkot qe i vene pas Salehut te degjojne dhe shikojne cfare behet edhe jashte Shqiperise. Joe Biden sot kercenoi Putinin, ky kamunisti yne do i bej balle Imperializmit Amerikan.
Eeeee mor popull sa leshko qe je!!!
Pirdh o Mero. Do ta shpëtosh me zor PD-në.
Saliu Kanceri i Shqiperise! Saliu dhe ceta e ti e Talibaneve dhe Barbareve dhe te Koruptuarve do tentojne te derdhin gjake per te shpetuar veten e tyre! Vetem Amerika na shpeton!
Mero. Menduam se sot do te shkruaje per perdhosjen e Gjukates Kushtetuese nga palo presidenti. Mjaft me ngordhesiren Sali.
Duhet te shkruash pak me me kujdes. Kur eshte me keq te shkosh nga Tirana ne Kavaje, apo kur rreh, dhunon, masakron, shkatërron gjithshka, kercenon me burg edhe me snajper, vret, hedh ne ere etj etj etj.
E di qe nuk do e nxjerrësh.
Sa here Ai ka patur pushtet, eshte sjellur njesoj – Ashtu eshte o Mero, por qe ta plotesosh krejt te verteten duhet te shtosh edhe –
…dhe une sa here Ai ka patur pushtet, i kam sherbyer njesoj!
Gezuar dhjetrokracine o Mero.. diten e pishtareve te demokracise qe i vune flaken shqiperise dhe sot pas 30 vjeteve nuk shkulen nga karriget qe zune ca ne media, ca ne qeveri e ca ne opozite.
Mashtrimi me i madh ne historine e shqiperise eshte anti-komunizmi qe beri me pushtet zjarrevenesit e dhjetrokracise.
Dobicet mosmirenjohes e dhjetrokracise perse e mbajten kete videon e ketyre dy njerezve fshehur per 12 vjet? Perse duhej mbajt kjo deshmi fshehur ? Perse ende mbahen deshmite e tjera fshehur jo vetem ato para 90 por edhe pas fitores se dhjetrokracise? Mire thote Fevzi debili qe vrau friken me 1990 “sa me fat qe jemi”.
Nese Berisha duhet denuar dhe demaskuar per cfare ka bere para ’90-tes, kjo do duhej bere qe ne krye te heres,pra qe ne dhjetor 90-janar ’91.
Sot, pas 31 vjetesh ai duhet gjykuar per pergjegjesite e ushtruara ne krye te shtetit dhe pilitikes shqiptare.
Keto lloj”goditjesh” vetem sa shkojne ne favor,I konvenojne aksionit politik te Berishes! Do duhej te fliste drejtesia,e cila nuk ekziston as ne leter! E degjuat,besoj,kreun e SPAK,qe ankohej se ka mbetur pa leter……per te shkruar!……
…Problemi nuke eshte se ai nuk ndryshon…ai gjithmon ka shkuar me larg e me keq…Sot ai formalisht nuk ka pushtet, per te gjithe e kane frike…PSE ??….thjet ai vret e tani qe i ka ardhur ngordhja (kuptohet do humbase edhe miljardat bashke me te ardhmen e familjes) eshte me i frikshem. Te gjithe e dine kete e ca me shume PD-istet…te cilet jane te detyruar te rradhiten pas tij…kuptohet jo militantet…Askush nuk ka merak Bashen…e dine pa saliun ai nuk funksion , sepse nuk ka mbeshtetjen e detyruar…Sot flasin per Bashen qe nuk eshte i afte….?? dje ishte ???? ..Bershizmi merr fund me Berishen….pa ate merr fund frika …kete e di me mire Berisha…qe ka marre shkopin e po ju shkon shqiptareve dere me dere..
Njeriu I lig
I ngjan thesit
me qymyre,
jashte I zi,
e brenda
me I zi
Naim Frasheri
Ky shumatore ligesie
deshperohet
per mos kryerjen
e nje ligesie te
leverdiseshme,
se sa te pendohet,
per kryerje e nje te tille.
Po me *GRUAN* Margarite
c’pate o
pjelle e
Djallit?
Në PD nuk ka asnjë ndryshim që mund t’a çonte drejt pushtetit. Edhe sot kjo që po ndodh brënda saj në vetvehte nuk paraqet asnjë ndryshim, ai që e ka drejtuar në hije PD këto 8 vjetë vendosi të dalë nga hija dhe të shfaqet hapur. Zaten, e kam thënë edhe më parë, sikur PD të kishte fituar zgjedhjet përsëri ai nuk do lejonte Bashën Kryeministër, por do bëhej përsëri vetë dhe Bashën do e bënte zëvëndës. Tani me këtë që të ndodhi e flaku fare.
Merua vazhdon me mjeshteri te manipuloje kartifozet e kryerilindasit. Dhe ja del ta nderseje lukunine e llapaqenve kunder Berishes.
Asnje, por ASNJE nga deshmitaret e asaj kohe, perveç zonjes se nderuar nuk e perzien Berishen ne ate mesele. Biles Doktor Kalo jau ka sqaruar me se miri ngjarjen. Ju sugjeroj llapaqenve ta kendojne se mbase mbrodhesohen sadopak.
Prokurori lexon pretencen per Hysen Shoshorin dhe ne fund urdheron 20 vjet heqje lirie per agjitacion e propogande kunder pushtetit popullor. Qetesine e salles e thyen nje ze nga radha e pare i cili bertet __ me vdekje pushkatim, me pushkatim dhe nxjerr nga xhepi nje trakt qe kishte gjetur ne oborrin e fakultetit te mjekesise Sali Berisha dhe ja dorezon prokurorit mbi tavoline. Te gjithe e dine si i shpetoi denimit me vdekje Hysen Shoshori qe e urrente per vdekje Sali Vicidolin
Deshmi Rrenqethese.Çfare duhet pritur per te denuar maksimalisht kete perbindsh qe dhe ne Grahmat e Fundit ,po perpiqet te krijoje trazira qe do te kene Kosto te pallogaritshme per Shqiperine dhe Shqiptaret.!!!!!?????
Pse lodheni ,pse indinjoheni,e pse prishni gjakun o komentus !1Nuk ka faj Saliu se Djalli nuk cfaqet me briraqe ta dallosh por kur qe diten qe hyn ne aktivitet e fillon jeten ne pun ,shoqeri, ne mardheniet me ta ben ato qe vetem nje Djall I ZI dal nga FERRI i zjarrit djeges e “flak” e tij del nga goja per te shkateruar njerez te ndershem ,koleg, e arrin majat e lerta te bej HI nje shtet bashk me ata qe jetoj aty ,,po e perseris “NUK SHT FAJI TIJ MA”
Esht dobesi e nje populli qe e pranon Djallin ne gji te tij , qe e ushqen ,e pasuron ,i jep pushtet per ti therur kur ja do puna e perseri ta ndjekin ,te perjetesojn VEPREN E MADHE vrastare ! Kte don ky popull por dhe ata qe ju futen politikes ekur moren pushtet , slan pazar pa ber me kte DJALL qe ta kemi mes nesh ! Qeleshe e nje populli qe luften e klasave e kryu me sukses e me qef te madh duke spiunuar shok , mik ,komshi e deri te aferm e deri te nje gjaku ..Shikoini ja ku i keni e i kishit ,e do vazhdoni ti keni qe kan kurajo e guxim ti kundervihen edhe ATIJ qe po na shtrin doren !!!…