Për të gjithë ata që duan të “zbojnë” Lulzim Bashën nga PD 

5 Dhjetor 2021, 18:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumë nga mbështetësit formalë të “Foltores” së Sali Berishës në PD, të cilët përbëjnë shumicën e atyre që e mbështesin, kanë si alibi nevojën që kanë për Sali Berishën për të hequr nga PD Lulzim Bashën. Shumë prej tyre i kuptoj. Kanë pas dështimet e veta në karrierë nën drejtimin formal të PD nga Lulzim Basha ose nuk kanë arritur të realizojnë ambiciet e tyre. Ndoshta dhe për faj të Lulzim Bashës. 

Por për të gjithë ata që kanë vërtet dëshirë të heqin Lulzim Bashën nga kreu I PD, dhe jo ata që e kanë për alibi, ka vetëm një rrugë. Dhe ajo është braktisja e Sali Berishës dhe largimi I tij familjarisht nga PD siç rekomandojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Që të iki Lulzim Basha nga PD, apo së paku që të krijohen kushte që Lulzim Basha të iki, duhet që të ikë i pari Sali Berisha. Ata që thonë po nuk iku Lulzim Basha nuk ikën Berisha, thjesht ose nuk njohin Berishën, ose nuk duan të njohin të vërteten në PD.  

Nëse Lulzim Basha i hap rrugë Sali Berishës në këtë moment, jo vetëm që e kthen PD në një parti të fisit Sali Berishës zyrtarisht, por e kthen dhe në një repart regresiv antiperëndimor që do izolohet dhe shkatërrohet dhe nga vet ata që duan ti dalin zot tani. 

Lulzim Basha ka qenë i pamundur për tu konkurruar prej tyre deri më sot pikërisht pse kishte garant të tij Sali Berishën. Në korrik të këtij viti, sikur të mos ishte mbështetja e Sali Berishës ai dhe mund të ishte i konkurrueshëm. Ai u bë i pakonkurrueshëm falë Sali Berishës, i cili ishte ndërkohë në listë të zezë dhe rivalët e Lulzim Bashës bënin sikur nuk kishte rëndësi. Njësoj si Lulzim Basha.. 

Tani ata që vërtet mendojnë se duan të heqin Lulzim Bashën duke sjellë dhe formalisht në krye të PD Sali Berishën, janë thjeshtë ushtarë të Sali Berishës dhe jo kundërshtarë të Lulzim Bashës. Kundërshtarë real të Lulzm Bashës janë ata që duan një betejë me Lulzim Bashën pa Sali Berishën në sfond. Dhe ata në këtë moment, minimalisht duhet të jenë kundër Sali Berishës. Nuk i detyron njeri të jenë me Lulzim Bashën, por rreshtimi me Sali Berishën i bënë ata përgjegjës për shkatërrimin final të Partisë Demokratike, pasi ata nuk duan të zbojnë Lulzim Bashën, por të përsërisin fatin e Lulzim Bashës duke i emëruar tanimë ata Sali Berisha.. 

Prandaj kjo alibi nuk qëndron. Është thjesht një justifikim për të mbështetur një lëvizje regresive, e cila nuk do ketë as ditë lindje, as ditë vdekje, por do të qëndrojë si hije  zezë për PD sa të jetë gjallë Sali Berisha dhe derisa ndaj tij dhe familjes së tij të fillojë të veprojë drejtësia. Ata që mendojnë se me lëvizjen haxhiqamiliste të Sali Berishës do të trembin SHBA dhe drejtësinë thjesht i gënjen mendja, ose akoma më keq, i gënjen Saliu.  

Kushdo që ka vërtet aspiratë të konkurrojë apo të largojë Lulzim Bashën nga kreu i PD, duhet të luftojë të pastrojë fushën nga Sali Berisha. Njësoj vlen kjo dhe për ata që thonë “të ikin që të dy”. Sali Berisha as ka ikur as ikën me dëshirat e tyre fëminore apo djallëzore. Atij i duhet PD si një repart taliban kundër SHBA dhe do jetë aty për të shkatërruar legjitimitetin e saj dhe për të mbajtur një lëvizje ilegale në male kundër SHBA.  Mos prisni prej tij as të iki, as të bëhet kryetar as të formalizojë ndojnë parti të re. Ai do të qëndrojë në ilegjitimitet për tu dukur si viktimë e SHBA dhe Lulzim Bashës. Ata që duan PD dhe një të ardhme të saj qoftë dhe pa Luzim Bashën, së pari duhet të bëjnë betejë me te keqen më të madhe të PD e cila është Sali Berisha. Lulzim Basha është i dënuar të qëndrojë kundër Sali Berishës, është i dënuar të mbrojë PD prej tij dhe pastaj t’i hapë rrugë garës në PD pa Sali Berishën. Beteja e tij reale në krye të PD fillon tani, kur Sali Berisha e ka çuar PD në buzë të humnerës dhe do të marrë me vete bashkë me familjen e tij. Të tjerat vijnë pas. 

15 komente në “Për të gjithë ata që duan të “zbojnë” Lulzim Bashën nga PD ”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Pa pyet politikanët “gjenial” Kadilli dhe Kolluri çfarë thonë, të ikë Basha, se Berishës ja rregullojmë qejfin ne të dy, e qërojmë ne Berishën nga PD. Të dy janë me IQ maximale, sidomos në politikë.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Në Nju Gjers
      ushton jehona
      merr Saleh
      nga vitet tona.
      .
      .
      .
      O Sali
      O Spiun
      tan Welfare-sat
      ty të dun!
      .
      Sup me sup
      si ne llogore
      jem tubue
      në Nevojtore.
      .
      Tan kokrroça
      na asht’ mush shpija
      marrim frym
      ku pjerdh Salija.
      .
      Jo, nuk tutna
      na prej frikës
      jem bërllogu
      i Amerikës.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Haha ?. I ke pershkruar sakte. Ashtu jane..

  2. 1 says:

    Nje pyetje jo per trushplaret qe duan me shume Saliun se femijte e tyre,por per deputetet qe i shkojne nga pas me alibine se do demokratizojne PD.Pse Saliu zhvilloi foltoren me shqiptare ne SHBA qe jane te pakte ne numer dhe nuk zhvilloi foltore me emigrantet tane ne Greqi dhe Itali qe jane me mijra dhe do kishte kuptim?Arsyeja e thjeshte atij nuk i intereson partia por fati i familjes se tij biologjike prandaj e zhvillon foltoren ne Amerike per te treguar perkrahjen qe ka te shqiptaret e atjeshem me shprese se mos behet cudia dhe i hiqet njolla

  3. Bubuzhel Berati says:

    LULZIM BASHA DUHET TE IKI PO NUK DO TE THOTE TE VIJE BERRISHA DUHET TE JETE NJE TJETER GRUPIM AI KUNDER TE DYVE QE FATEKEQSISHT NUK KA DALE .
    PLANI AMEFIKANE ESHTE I TILLE LARGIM I BERRISHES BASHES METES

  4. karta bianka says:

    U bene disa muaj qe Mulla Salihi
    ka zene faqet e para te medive te cdo lloji
    dhe “qoshene” te gazeta Tema.
    .Biles as kur vrau 4 protestues,
    as kur u soll si kanibal me te perndjekurit politike
    as kur hodhi ne ere Gerdecin nuk ka ndodhur
    nje frekuence dhe densitet kaq i larte
    qe ndoshte eshte per rekord Gines.
    .
    Cfare ka ndodhur ..Kush eshte spjegimi ?.
    .
    Eshte gjeja me thjeshte ne bote te kuptohet qe kjo eshte nje DIRTY JOB e atij grup personash qe merren me Shqiperine ne Amerike qe eshte po ai staf i gjysem invazioni dipllomatik te 2 prillit 1991 ose nese eshte nderruar ndonje edhe ai eshte si ato ushtaret japoneze ne Filipine qe pas 30 vite qe kishte mbaruar lufta e dyte Boterore ata vazhdonin luften ne xhungel per hesap te perandorise japoneze.
    .
    Kete ide ma perforcoi dhe cunami i Meros dhe Profecia e Kimes per te luftuar Salehun me fantazmen e Enverit qe ne nje fare menyre artificajlisht con uje ne mullirin e PM (Perfekt Monster) Berishe..
    .
    Pse Berishalja ne betejen me Ameriken ka barazimin ne xhep dhe po luan per fitore dhe qe tani eshte ne avantazh te thelle..
    .
    Dje ishte 4 dhjetor qe ishte dhe 30 vjetori i rrezimit te Qeverise Stabilitetit nga Pit Bulli Elezit ,Berishe qe pas pas pucit te shtetit Rayerson-Biberishist dhe marrjes pjese ne votime te marsit 1992 nga Rayersoni ishte nje TRIANGEL BERMUDE ne shkaterrimin e atij vendi qe vazhdon dhe sot..
    .
    Amerikanet po bejne nje gabim kozmik me Berishalen( nese nuk eshte loje non grata) pasi Usaliu i tyre kreu perpikmerisht detyren e ngarkuar nga Rajersoni Beogradit dhe Elez Frani Titogradit ne shqyerjen e komunizmit si kanibal jo vetem si idelogji por dhe si shtet dhe dinjitet…Habitem pse Amerika nuk i jep medalje Makartist-Neofashist-Talebanistit tyre…
    .
    Amerikanet po bejne nje gabim kozmik me Berishalen( nese nuk eshte loje non grata) me Kimerot e tyre sepse ti japesh karton te kuq (gjasme) Berishes si enverist .nderrim ditelindje apo fakte qe nuk kan guxim apo kane frike nga Berisha i tyre ti thone eshte maskarellek kur krimet e tij jo vetem jane te dokumentura por ka fakte QE AMERIKA KA MBROJTUR HAPUR BERISHEN DHE KUR KA KRYER KRIME MONSTRUOZE.
    .
    Amerikanet po bejne nje SUPER gabim kozmik me Berishalen( nese nuk eshte loje non grata) me Kimerot e tyre sepse te ndash dy vellezerit siameze kriminele SAL & LUL (mos harrojme dhe Agush Muten e Presidences) per kryekrimet si 21 JANARI-GERDECI-DETI JON con uje ne mullirin e Putinit dhe te pakten 2 B-ete Biden Blinken duhet ti ndalohet te flasin kunder Putinit ne Shqiperi se edhe te na kishte pushtuar ai nuk do ishim ne kete situate apokaliptike 30 vjecare kur drejtimi i vendi behet realisht nga rruga Elbasanit..
    .
    Qofsha i gabuar por Berishalja po tregohet nje krimineli sinqerte qe duhet respektuar si i tille i cili i ka hequr granates siguresen e kuqe dhe kercenon jo vetem Kimen qe eshte nje milingone por shtetare me rendesi ne Washington & Bruksel duke i thene..me foltoren e tij
    .
    Nese me godisni ,vazhdoni te me poshtroni ose perpiqeni te me vini prangat (si Hashim Thacit apo Sadamit) une nuk dorzohem i gjalle dhe nese hap gojen per SALI-GATE nje cunam i papare politik do perplaset ne rrethinat e Washingtonit apo Brukselit qe do ishte dhurata (jo e shaban muratit) per Putinin..

    Personalisht mendoj se Shqiperia dhe Kosova
    nuk jane shtete por vilajete pra jane shttte te vdekura d
    he duhen 100 vjet te rregullohet
    keshtu qe ndeshjen Washington-Wiqidol
    e shoh si eveniment sportiv
    dhe cfare kemi pare e degjuar keto 30 vjet
    Berisha i ka te gjitha ndeshjet me Ameriken fitore asnje humbje as nje barazim
    dhe kjo do vazhdoje deri kur te ngordhe
    ndoshta nga kartabianka qe ka nga koha kur UDB DHE CIA
    ishin kushurinj me mixhen Elez
    qe eshte realisht USali Berisha Amerikes.
    .

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ndoshta e kam gabim une: pyet veten ky.. Ti je ne pyll plako with the boonies…

  5. Loku_Otr says:

    Duan m*ut! M*ut te han me nder me than !

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shpallja non grata e Berishës,nuk është largim i Bashës !
    Të gjithë ata që i kanë shpallur luftë Kryetarit të PD,po plotësojnë dëshirat e Berishës,duke e pranuar ate Kryetar të pashkarkuar !
    Zyrtarisht Kryetar është Basha,çdo veprim për t’a shkarkuar është antistatutor, është nul !
    Zgjedhja e Kryetarit apo shkarkimi nuk bëhet me mitingash,kur ti vijë koha, me votim.

  7. Erli says:

    Është vonë, sh vonë për çfarë shkruan. E vetmja gjë që nuk llogaritën LB dhe amerikanët është se përjashtimi i SB nuk mund të finalizohet me Dumen, Gjekmarkajn, Salianjin dhe Gaz Bardhin. Është fakt i pamohueshëm që LB në opozitë afroi njerëzit që donte dhe jo ata që i duheshin.

    1. Jallaaaa says:

      E kujt i plasi për PD? Amerikes ?? :)))

  8. alphade says:

    Loni: Ky Kadill Bandilli na ka dale me nje teori te “re” :
    Deklaron se : Berisha eshte politikani me i madh i
    ketyre 109 vjeteve pavaresi te Shqiperise:?!!!! Bre-bre
    cfare percaktimi Donkishotesk i ketij “politikanet pinok”,
    tek i cili I ka ikur edhe neuronja e fundit nga truri i ketij
    debili ! Pa le kerkon te marre edhe frenat e PD-s ne dore !
    Pika qe s’ju bie haxhiqamilisteve te shek.21……!

  9. Sul Korriku says:

    Berisha eshte stoli i nje te denuari me varje. Demokratikas te mençur: shqelmoni stolin te ikin qe te dy !

  10. dhembeli says:

    Me qarte dhe me sakte se ky artikull, i shkruar nga Mero Baze, zor se mund te lexoni .
    Ata qe nuk mbushin, duhet t’a lexojne e rilexojne deri sa te binden.
    P.D -ja ne gjendjen e sotme eshte kthyer si nje shtepi me wc brenda, e cila nuk ka sifon.
    Ju kujtoj se cpikja me e madhe e shekullit XVIII-te, ka qene SIFONI i wc -se.
    PD-ja duhet te vendosi nje sifon ne WC -ne brenda shtepise saj,… ndryshe do te vdesi nga KOLERA !

  11. Pensionisti i Porcelanit says:

    Ore, po nuk doli profecia e Frrok Cupit
    PD -ne dhe Shqiperine e mori Sala, i vu zjarre,
    shqipetar mos rri po duku shqipetar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje