Nga Mero Baze
Nuk është e sigurtë nëse SHBA do ta përfshijë Sali Berishën në listën e atyre personave ndaj të cilëve do të thellohen ndëshkimet për korrupsion dhe minim të demokracisë në Ballkan, pas paralajmërimit të fundit që ka bërë Departamenti i Thesarit në SHBA, por është e sigurtë se Sali Berisha kërkon t’i dalë përpara një ndëshkimi të ri të thelluar amerikan.
Siç u bë e ditur publikisht, Departamenti i Thesarit të SHBA pritet të vendosë një sërë sanksionesh për njerëzit e përfshirë në korrupsion, abuzime serioze me të drejtat e njeriut dhe ata që janë cilësuar nga SHBA si minues të demokracisë.
Sali Berisha nuk është i qetë dhe i sigurtë në fushatën e tij për të rrëmbyer Partinë Demokratike dhe po forcon frymën anti-amerikane, për t’u dhënë zemër gjithë banditëve dhe hajdutëve në këtë vend, të mos kenë frikë nga drejtësia ndërkombëtare, pasi asaj kombëtare ja kanë pirë lëngun.
Karshillëku i tij ndaj SHBA dhe sidomos organizimi i foltoreve “onlinë” në “zemër të armikut”, është një përpjekje për t’i dëshmuar SHBA-së se ai është njeri me mbështetje popullore, ndaj duhet të ndalet ndëshkimi i mëtejshëm ndaj tij.
Lista e Departamentit të Thesarit është një sanksion ndaj gjithë pasurive të tij dhe familjes së tij në gjithë botën dhe detyron Prokurorinë shqiptare të nisë hetim të detajuar për çdo qindarkë të tyre gjithë jetën.
Nëse Berisha nuk do bënte “Foltoren” kundër SHBA, ai mund të bënte “Foltoren” me shqiptarë të Greqisë që janë rreth 1 milionë dhe votojnë në Shqipëri shumica, me shqiptarë të Italisë apo Gjermanisë, ku dhe mund të shkojë fizikisht. Por ai nuk e bën as për vota, as për të marrë PD, se nuk ka çfarë merr. E bën thjesht si shantazh ndaj SHBA.
Dhe objektivi është shumë i pastër. Nëse ndëshkimi ndaj tij thellohet, ai e ka një alibi dhe thotë e bënë se u bëra miting me Bathoren në SHBA.
Nëse ndëshkimi ndaj tij nuk thellohet së afërmi, u jep zemër mbështëtësve të tij, se SHBA u zbyth dhe se arritën përmes “Foltores” të shmangnin një goditje tjetër nga Sorosi.
Është një histori mashtruesi plak, që do vdesë duke gënjyer, por jo duke shpëtuar nga ndëshkimi.
Vetem ti Mero i bie hakut ketij perbindeshi
Mero mendoj se ditet nga 11 deri ne 18 dhjetor jane ditet e testit te sales ne se eshte i vertete ne partimarrje apo ne thjeshte presionin sipas se ciles ai eshte faktor edhe stabilizies edhe destabilizues pra si tja doje nevoja . N.q.s harrin dicka me te dyten nuk i duhet e para,por nqs nuk arrin asgje me te dyten me 18 do kerkoje te marre realisht te paren me pjesmarrje masive delegat ejo delegat pra popull demokrat me fryme te theksuar revolucionare kuptohet paqesore si di ti beje sala , duke ja faturuar mases ne fund.
Likja or Likja
A do futet tek lista?
Kjo eshte pyetja!
Se tek PS -ja po behen drejtora shoqeria kanceroze tha kimja
Likja ESHTE ne liste, por pritet vetem te mbaroje qetesisht e paqesisht mandatin.Amerika nuk mund te sulmoje Presidentin e Shqiperise mike. Nuk sulmohet Likja por Shqiperia, sa kohe ai eshte president legjitim. Saliu prandaj po ben perpjekje TE LEGJITIMOHET duke mare partine , qe sulmet ndaj tij e ndaj familjes, ta kete te lehte ti shfaqet si sulme ndaj opozites shqiptare. Nuk è ha Amerika kete. Saliu eshte i MBARUAR, Likja gjithashtu, vetem se duhet pritur ca muaj. Kaq e thjeshte eshte.
Komenti me llogjik dhe i panshem.
Bisha thjesht mbron familjen.
I mirekuptuar di zzbaba.
Por shkaterroj gjithçka qe shqipetaret ndertuan pa ide komuniste apo kapitaliste.
Bisha si çdo kafshe mishngrenese
rrafshoj gjithçka.
E ka ne gen.
Urime Foltores se Bishes.
Une pooo.pooo.pooo ju due shume.
Po foltorja e lalzit kur do behet se jane te gjithe milioneret hajdute qe shajne bllokmenet.
Ne lalez eshte edhe llala i ri qe drejton spakun dhe eshte shok me peshqit e medhenj.
Eh sali dole nga lëvozhga…e more një shkelm kërkon të dytën , lëre popullin në hall të vet. Eh sa popull i vogël,…kur do piqemi?… me këto koka që na udhëheqin vonojn pashkët….
Pikerisht keshtu, do te vdese duke genjyer.
Tema eshte shnderuar ne nje kopje e keqe e CNN.
Po ti o Sami, vazhdo e lexo CNN, pse e ul veten me kopjet?!
Sammy…
O Sami, se na je bërë Amerikan… Po ç’ të duhet që lexon TemA, lexo RD-në, apo dhe atë nuk e lexon se e ka Basha.
Atëherë të ngelet të lexosh Syrin dhe aty mund të komentosh po nuk do të lexojë njeri.
Përgjigjen “Bosi” i kullës së barit e merr më dt.9-10 Dhjetor.
Po more Mero, si jo , taman ashtu siç e ke thene ti dhe Ngjela me frokun e paten.
Tani do ja marre amerika miliardat Sales.
Ti gezoni e ti hani shendosh.
E gjithe kjo eshte nje “mini-Trap show”. Trapi shkon verdalle neper ture kur District Attorney of New York thellon investigimet per biznesin e tij dhe Kongresi therret kamikazet e tij per deshmi.. Ti tregoj shtetit qe kam mbeshtetje popullore. Me gjeografi mbeshtetesit e tij trushplare dhe si territor, eshte e njejta gje si ne Amerike e si ne Shqiperi. Eshte shantazh per hapje te veprave penale. Sdo tja dije Saliu as per parti e as si do “demokratizoje” partine. Nderhyrja e shpejte te jete e gatshme qe institucjonet shqiptare mos te bien ne duart e njerzve qe duan te marrin institucjone ne menyre ilegale.. Bie miti i nje shteti I te qenit Demokraci. Dhune e dru (doggy style) per cdo kokecepesh qe tenton te marri institucjon shteteror me parrullen “toke e xanun”. Amerika do bej te veten hapur, believe that..
Nuk ka drejtesi nga Kraja. E para, sepse historikisht nuk njihet nje shkodran qe ka punuar pet shtetberje dhe e dyta ai eshte komshi ne Gjirin e Lalezit me Berishen dhe Meten, me te cilet ha dhe pi cdo dite.
Lufto Mero lufto derisa te nxjerresh parate qe s ti dha atehere Berisha.
Ado te veproj drejtesia shqiptare ndonjehere?Kjo duhet te jete kryefjala.Nuk behet drejtesi nga importi.Nderhyrja e metejshme e Amerikes do te na i beje Saliun “HERO”.Mos e dhente zoti per ate dhe per te tjere.
Eh sali dole nga lëvozhga…e more një shkelm kërkon të dytën , lëre popullin në hall të vet. Eh sa popull i vogël,…kur do piqemi?… me këto koka që na udhëheqin vonojn pashkët….
Cfare u be me ate pasurin qe Rama beri kur ishte kryetar bashkie ne Tirane.
Sipas OSBE-se Rama ne vitin 2012 kishte nje pasuri rreth 200 milion euro.
Pasuri e ven nepermjet shitjeve te lejeve te ndertimit ne Tirane.
Gjithe Tirana e di qe Rama nuk jepte leje ndertimi pa marre 20% te vleres.
Mos te flasim per vjedhjet qe ka bere prej vitit 2013 si kryeminister.
Pra qe Amerika te jete e sinqert e populli mos te shkoj mbas Berishes duhet te denoncoj super hajdutin e Shqiperis qe eshte Rama.