Nga Mero Baze
Sot është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por dhe gjithë shoqërinë shqiptare, pasi kemi fillimin zyrtar të ndarjes së berishizmit nga Partia Demokratike. Si një landfill gjigand, stadiumi “Air Albania” sot ishte vendi ku dekantoi i gjithë berishizmi i 30 viteve të politikës shqiptare, për të qenë bashkë, për të qenë më vete dhe të motivuar për të bërë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë shpallur familjen pronare të ish- Partisë Demokratike, si familje të korruptuar, si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.
Për herë të parë historia politike në Shqipëri është e qartë dhe berishizmi nuk vepron më nën maskën dhe emrin e dikut tjetër, siç u mundua të bënte Sali Berisha këto tetë vitet e fundit, duke përdorur si maskë Lulzim Bashën.
Për herë të parë sot në historinë e Shqipërisë disa mijëra militantë dhe mbështetës të berishizmit, themeluan një parti politike anti-amerikane, dhe u betuan se do të vënë në vend “dinjitetin” e nëpërkëmbur të familjes Berisha, e cila është e damkosur si një familje hajdute, një familje që ka minuar demokracinë në Shqipëri dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë.
As Partia Komuniste e Shqipërisë më 1941 nuk u formua si parti anti-amerikane. Edhe ajo e gjeti një motiv më të fisëm, siç ishte antifashizmi, edhe pse e keqpërdori atë më pas. Partia që u themelua sot në stadiumin “Air Albania”, pas fjalimit alla Hugo Chavez të Sali Berishës, po përpiqet të maskojë anti-amerikanizmin me anti-bashizmin. Por kjo nuk i bën punë.
Ashtu si berishizmi nuk arriti ta fshehë dot kokën si struci për tetë vite, duke u fshehur pas kostumit të Lulzim Bashës, as anti-amerikanizmi i sotëm iI Sali Berishës nuk fshihet dot pas tabelës së qitjes prej letre që ka caktuar sërisht Lulzim Bashën.
Në një sallë pa asnjë flamur amerikan dhe më një fjalim rreth gjysëm ore i tëri kundër SHBA, Sali Berisha, si një Haxhi Qamil i shekullit 21, po përpiqet të frikësojë Uashingtonin me Bathoren.
E vërteta është se ky ishte mitingu më i vogël që ai ka bërë në këto 30 vite. Si një politikan populist, ai shquhet për tubime të mëdha dhe mitingje shumë herë më të mëdha si ky i sotmi. Sot mezi mblodhi 6 deri 7 mijë vetë, të cilët herë i quante “delegate” e herë demokratë, pa verifikuar askënd.
Ishte e qartë se thjesht kërkon të hapë një proces ilegjitim të shantazhit mbi Partinë Demokratike dhe të mbajë idhtarët e tij në rresht si repart taliban kundër SHBA.
Në finale, ky është një proces pozitiv. Shqipëria e ka pas të nevojshme ndarjen e shoqërisë nga berishizmi. Deri më sot ka qenë pengesë PD, që përpiqej ta maskonte atë. Ndarja e PD nga berishizmi, ka po aq rëndësi sa ka pasur në vitet ‘90 ndarja e socialistëve nga enverizmi. Ndërsa socialistët e bënë atë me kurajo të madhe dhe me integritet të lartë, duke u bashkuar të gjithë në një sallë dhe duke debatuar dhe votuar aty, demokratët nuk ja dolën dot. Ata u ndan berishistët në një anë dhe demokratët e tjerë në selinë e tyre. Dhe më mirë kështu.
Kjo është një e vërtetë që duhet respektuar, edhe pse mund t’i hajë pak kohë opozitës për të rimarrë veten e për t’u rikthyer më e fortë në skenën politike. Lulzim Basha është i dënuar të qëndrojë përballë këtij kanceri të politikës shqiptare në emër të demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike, që Berisha po kërkon ta përdhosë, duke e degraduar si histori anti-perëndimore.
Sali Berisha që mendon se sot ka prekur qiellin, në fakt ka prekur fundin. Ai thjesht ka marrë pjesën e tij trushpëlarë të opozitës, me shpresë se me të do të çorodisë opozitën. Në fakt nuk çorodit më asgjë.
Krekosja e tij se tani PD e tij është më e fortë, më kujtoi një episod të vitit 2009. Duke qenë në luftë me Sali Berishën, një natë para Vitit të Ri ai më dogji makinën para pallatit, duke bërë kujdes të terrorizonte dhe fëmijët, në përpjekje për të krijuar gjendje terrori.
Dy miq të mi biznesmenë, të nesërmen më thirrën në drekë dhe po më qetësonin për atë që kishte ndodhur. Më pyetën çfarë veture kisha pasur dhe çfarë ngjyre kishte.
Kur ika, një prej tyre më tha.
-Merri këto çelësat. Ke një BMW thuajse të re, më e mirë se ajo që kishe, me atë ngjyrë. Vëri ato targat që kishe dhe vazhdo, se është makinë pa letra.
E mora në fakt dhe e mbajta derisa iku Berisha nga pushteti. Ishte shumë e mirë si makinë dhe nuk më dhimbsej po të ma digjte prapë, por kishte një problem. Ishte pa letra dhe nuk dilja dot jashtë. Si kjo parti e Berishës sot.
Jam shume dakort. Sot nisi nje proces ndarje i berishizmit nga mundesi te tjera qe do ngjallen ne PD. Per here te pare, pa dashur Berisha prodhoi nje efekt pozitiv edhe pse u nis me qellime te keqija.
1 pyetja kam .
Saliu i dogji makinen Meros, dhe e la te vinte verdalle me makine te vjedhur??????
Sikur nuk ri si llogjike.
Apo ska gje, ka dele sa te duash.
je i madh mero tipik problem shqiptar i kohes se saliut gjysma e shqiptareve i kishin makinat me dukomenta valco
Bukuria ishte kur i tha Amerikes me hiqni non grata se ndryshe une do behem kryeminister kjo ishte vertete qershia mbi torte e kongresit te ppsh
Amerika nuk po flen gjume nga friga sonte.
Apapapa, nga te shtate America’s tani. Tamam si vullnetaret e Enverit qe do ta mbanin gjalle marksisem-leninizmin.
Ore qe Berisha mund te kete rrujt ndonje gje, ashtu di te gjithe politikanet shqiptare pa perjashtim, por qe ne fund te fundit… a nga halli a nga trimeria a nga dicka tjeter, ja ka bo kaq mire kesaj rrace muti qe me demagogji me pretekst demokracie na kane care trapin ne nje fare feje qe vetem zoti e di.
Oj vjen majmunja nga gopi i semes dhe vendos ajo kush do behet dhe cfare do behet dhe kur eshte mire dhe kur eshte keq….. po ikni mor majmune ne shtepine tuaj dhe boll e bezdiset boten, oj vetem ju e dini te miren dhe vetem ju duhet tju degjojme e tju bindemi…..po mire pse nuk shkoni e hspuni bythesh ne Paris a Berlin a ne Rome??? Se ne Kine e Rsi as keni shance….. Ankara jo e jo……. Legena.
Po skeni faj ju jo, faji eshte i ketyre bq tane…..
BERISHA MBUSHI STADIUMIN DHE U KTHYE NE ALTERNATIV PER POPULLIN SEPSE PUSHTETI ESHTE SHUME HERE ME I KEQ SESA BERISHA.
N.Q.S PUSHTETI NUK DO TE PERFQESOHEJ PREJ KERMAVE AHMETAJ,GJIKNURI,BEQAJ E KOKA E KRIMIT RAMA BERISHES NUK I SHKONTE AS PALLATI KU BANON NGA MBAS.
SOT SHQIPERIA ESHTE NJE SKETERR KU RINIA PO LARGOHET PERDITE E ME SHUME .
ky qenkafiks “tyte”
KUVENDI TREGOI PAKENAQESIN E POPULLIT ME PAFYTYRESIN AMERIKANE.
KOMEDIA NDODHI PARDJE NE DITEN E LUFTES NDAJ KORRUPSIONIT KUR ESKOBARI TAKOI KOKEN E KORRUPSIONIT NE SHQIPERI KRYEMINISTRIN RAMA.
PRANDAJ NUK BESON ME NJERI AMERIKEN SEPSE ESHTE BERE SHUME QESHARAKE.
FATKEQESISHT!
Allahu Ekberrrr.. BOOOMMMM !!!!
Mero un jam kunder Berishes sepse me te mirat e tij apo te keqijat e tij eshte figur e konsumuar dhe e njohim mire kush eshte,po te themi te drejten sot kuvendi ishte mese legjitim edhe pd eshte kjo e sotmja qe ishin ne stadium,smund te themi qe aty nuk ishte palca e pd .Lulezim Basha mua sme ngjall as nje besim ,per mua eshte thjesht palaco e ska pik gjaku .Nga Sot do te kemi dy rryma politike edhe kjo mua me duket me se positive sepse do te kemi dy rruge te hapura ,nje me drejtim nga Rusia e Kina edhe nje kte aktualen me drejtim nga perendimi (kuptohet Berisha smund te bej me aleanc me Ameriken ne qoftse vin ne pushtet).Un nuk e dua kurr ate por populli jon nostalgjik edhe sikur po e kerkon tani.
O Mero nuk e di per ty por nese BMW time pa letra e sheh policia jo vetem qe ta sekuestron por do paguash qimet e kokes korrupsion ta marresh pas. Nese vjedh dritat, ujin apo nuk paguaj taksat e biznesit vijne si te cmend ne dyqan dhe te kerkojne para. Ndersa politikaneve si Saliut, Doshi,Dako apo dhe te tjereve ju thote Amerika me ze e figure qe keni vjedh miliardat dhe nuk u shkon kush te shpia, as policia dhe as Spak. Ne shqiperi vetem ai qe punon e ha, per hajdutet eshte tjeter gje. Eshte si the ti me makinen, nuk ju plas shume se nuk dalin jashte mjafto qe puna ju ecen brenda.. e shumta qe mund te ndodh eshte thenia e dites ne Facebook e Rames a thua se ja dhame mandatin e trete te na bej filozofin.
U grumbulluan sot llumi i Shqipnis shpresojm qe tè marrin rruget per Siri.Vetem atje munden gjejne ate qe kerkojn.
Pa Amerikën nuk ka Shqipëri, lëre pastaj PD e këto tjerat. Ne si popull jemi unik në Ballkan. Në të tre anët jemi të rrethuar me sllavë. Në anën tjetër kemi botën Greke, dhe pastaj Italinë. Katër nga këta popullësi i kemi armiq të betuar. Në rastin e parë kur Shqipëria të jetë në rrëmujë, ata na sulmojnë. Sot kemi dy shtete Shqiptare vetëm në saje të Amerikës. Duhet të jesh analfabet i theksuar mos ta dijsh këtë. Kemi rrugë dhe sheshe me emra presidentësh Amerikanë.
Për ne, si Shqiptarë, miqësia që kemi me Amerikanët është jetike në atë mënyrë që nuk është për shtetet tjera që kemi rreth e rrotull. Ne jemi 3 milionë, me 3 – 4 milionë të tjerë të shpërndarë në shtete të tjera. Siguri jonë kombëtare është komplet e varur nga USA. As Gjermanët, as Francezët as Italianët nuk janë aleatë të qëndrueshëm sa ç’është Amerika. Është shans i madh që i kemi. Dhe është budallëk historik dhe dritëshkurtër në maksimum për interesat tona jetike ta përdorim këtë aleance si mish për topin e Berishës apo kujtdo tjetër.
Mero, xhevahir kjo gjetje. Makinë pa letra nuk dilja dot jashtë.Saliu sa të tentoje e arrestuan .Mbase vetëm në Moskë mund të shkojë.
O Mero, ku te shkon mendja dhe ben krahasime kaq reale e konkrete sa nuk ti ve ne diskutim dot as saliu me ata qe dilnin sot ne foto koke me koke e bythe me bythe ( megjithese ai 24 ore eshte nen drogen e genjeshtres). Populli shqiptar u pastrua , te pakten duke e ditur se kush jane antishqiptaret; evidenca zyrtare do ti marrim tek tabelat elektronike qe fluturonin ne numurim ashtu. Sot u kenaqa kur shikoja “ata” qe genjenin veten dhe kenaqeshin aq shume me genjeshtren. Me erdhi per te qeshur kur ne nje rast pashe dhe nje futbollist te 17 Nentorit te dikurshem, Agustin Kolen, si zhordo qe thoshe jam me Sali Berishen. Sa keq e ndjeva veten se kur isha student ne vite 1970, e shikoja vazhdimisht ne ndeshjet e futbollit qe nuk linim rast dhe kisha nje fare simpatie si lojtar, por paskan qene kerriçer atehere dhe tani u bene gomar nga ata qe hane gjemba, po ashtu dhe i biri Zefit: thua sa kane ndonje çike inteligjence keta njerez qe shkojne e marrin ere brekeve te Sali Kermes? Te vjen dhe keq per mendjen e tyre se ne fund cili eshte perfitimi, veçse ne u ka dhene ndonje euro Sala, se per ata te tjeret si Muli apo Agron Shehaj qe do ta beje kryetar, do tu kete caktuar ndonje ministri vyrtuale.
Shkrimi me i bukur i Vitit i papare Mero Baze i madh
Deshtove me turp ne misionin tend per baltosjen e Foltores Mero , nuk le arshive pa germuar e nuk le gje pa thene por si njeri me dy fytyra ti nuk skuqesh edhe kur e shikon qe blogu i Temes te ka dale nga duart , te kane tradhtuar komentuesit Mero , shume shpejt do falimentosh , ju hodhi Sali Berisha te gjitheve tuc , ty , ngjel burgaxhiun, kimin dhe jj……te gjithe deshtuat me turp.
Berisha mund te jete e keqia e se keqes te ketij vendi ,po ta krahesosh me kameleonet e seres tende, duket( flori kaluar floririt Tunc o bir)
Haxhiqamilët modernë, 100 vjet dhe historia përsëritet, kur e lexojmë sot çuditemi se si kishte mundësi që nuk donin një princ gjerman për udhëheqës por kërkonin të rrinin me sulltanin e Turqisë.
Por kuvendi i sotëm na tregon se nuk duhet të çuditemi fare kur dhe pas 100 vjetësh ka akoma dumbabista!
Dhe fati i Haxhi Qamilit dihet si shkoi….
Mero nuk jane tru shpelare jane bashke hajduter keta me pak por gjithesesi kane ndare pasurine publike kush me shume dhe kush me pak ka frike sekuestrimet qe do vijne se shpejti jane mbledhur te gjithe me shprese shpetimin e pallateve vilave dyqaneve tv-ve nuk kane asnje lloj principi kane vetem nje qellim shpetimin e pasurise se vjedhur
Spinoza – dakort, plotesisht, dhe jo vetem kaq… Nga vjejdhja e pafundme qe i kane bere nen bekimin e kulçedres salih kërrma, kan aq shume para sa ja japin pa asnje siklet financimet shtrigut te vicidolit, qe ai të organizoje ato karlliqet e pështira me aty dy llahinkat debile qe kushedin se ç’para marrin per dekorin… Shikojeni edhe kete fakt, tek ato haletë qe i quan foltore, ka nga pas vetem femije te moshes gjimnaz, as edhe nje mbi 30 vjeç, shikojeni cdo dite! Si ka mundesi që prinderit i lenë ashtu femijet e tyre, për kërrmen kulceder, vampirin më të zi te ketij kombi???… per 50 apo 100 dollar ta shesin bythen, eshte mekat, per Zotin!
Edhe kete e ke bere Mero?
Nejse të falet, sepse e ke jetuar BMV-në ne kohën e Salës, në kohën e rrëmetit.
Gërdeci dhe 21 janari e zhbënë atë shtet, për tu ringritur nga Rilindja.
E verteta eshte ndryshe.
Pd-istat nuk jane shkeputur nga berishizmi dhe sot e treguan me se miri.
Ha diskutim sa jane ne dijeni pd-istat qe ndjekin berishizmin se cfare perfaqesonte PD kur u themelua apo perse u themelua, por qe jane votues te pd-se berishiste, kjo nuk ha diskutim.
Ashtu sic jane, te zhytur ne fshatarllek, te pa emancipuar, pa dashuri per atdheun, etj, por jane real, jane pd-ista e vertete, dhe sot rrezuan bashen.
Nuk u shkeput pd-ja nga berishizmi, thjesht u luajt loja e radhes.
Megjithate, makina me letra apo pa letra, qarkullonte ne shqiperi. Dhe ketu ne shqiperi Zoti Mero, kemi nje qeverri qe nuk ka bere gje se s’kishte bere bereisha. Per mos te thene me shume korrupsion e vjedhje sesa berisha, me shume administrate e korruptuar, me pak drejtesi*, hiq temat kombetare.
Prandaj, une lus Zotin qe berisha te marre pd-ne neser se mbase fillon edvini e punon realisht.
Dhe kryesorja;Nuk pashe te shkruash dy rreshte per deklaraten e Escobar ku tha se ” eshte pune e drejtesise shqiptare te hetoje dhe kerkoje dosjen e berishes”
Nuk te beri pershtypje?!?!
Kjo eshte drejtesia e re?!
Ky eshte spaku qe u krijua me aq zell nga usa?!
Mire spaku, por nuk te ben pershtypje perse nuk kerkon zyrtarisht min e drejtesise dosjen berisha por del kjo ministri ne deklarata shtypi kur kap dy punonjes te akuse qe i vene gjobe nje kos shitesi?!
Nuk te ben pershtypje qe e njeta menyre propagandistike eshte zgjedhur edhe per min e drejtesise?! Dil krijo nje istitucion shtese, be sikur do neje namin, te behet propagande ne tv-ra.
Del min i drejtesise e thote cdo te hene “u kapen dy punonjes ne kadester e u qortuan”, apo e gjitha kjo per te hequr vemendjen nga puna kryesore qe ka kjo ministri; kerkesen zyrtare te dosjes berisha.
Boll me me berishizma boshe!
Kokretisht Zoti Mero, konkretisht!
Sot, dje, pardje, pasneser, berisha po vjedh, po gezon leket, po mbeshtetet edhe nga edi, e ti me merresh a jane anti amerikan. Keta jane anti shqiptar e ti thua se jane antiamerikane?
Te ka vajtur mendja perse vete Kryeministri nuk ka kerkuar dosjen ne fjale?!
E ka kete te drejte, ja njeh ligji dhe posti!
Nuk te ka vajtur ne mendje se si nje Edi qe zotohej qe do merrte hak per 11 janarin kunder berishes, tani qe i ra ne dore nje dosje e amerikes te thote vetem ” me vjen turp qe nje ish president e kryeminster u shpall non grada(i padeshirueshem)”?!
Kerkoja Mero ti me nje editorial, qe mos ti vije turp, si njeri e si kryeminister, kerko qe kryeministri te kerkoje dosjen zyrtarisht.
Jo per gje, qe ti iki turpi, ndaj.
Ketu te falenderojme dhe amerikanet qe per akuza me te vogla sesa te berishes, dergojne ushtrine e agjende special per te kapur Escobarin e El Capon, ndersa neve qe na duan shume, na thone “kapini vete”.
Mero, sic i re berishes, bjeri dhe edit. Veprimet tregojne se eshte i njeti.
Pse nuk e ke mesuar ti ende qe Rama nuk eshte gjykates dhe as prokuror dhe nuk arreston njeri? Per me teper ka shtuar qe duhen qindra vjet te bejme shtet. Ai kishte plane per bashkeqeverisje me kopilin e Saliut dhe te zgjidhnin presidentin e ri ndersa ti i permend 21 Janarin..
Sot ishte nje turp kombetare ajo qe ndodhi ndersa Rama del e ben filozofin ne facebook a thua se e kemi votuar per filozof kete njeri e jo kryeminister per here te trete. Keta ende nuk e kane kuptuar sa e rende qe ishte.
Nuk kemi shtet, jemi mizerje. Ketu policat nxirren per te mbrojt politikane si ndodhi sot me seline e PDs ti thua te shkojne e ti pyesin dini gje per kete familjen Berisha se na thone kane vjedh keta amerikanet. Nuk ka vende ne bote qe policia dergohet te mbroj nje seli partie politike! Nuk ekziston. Me gjeni nje rast te tille.
Me Berishen fiton PD.Me Lulin Edi Rama mbetet kryeminister per gjithe jeten.Pa karta ishte PD edhe me 1990 por beri ate ndryshim te madh historik.Ndoshta pa karta eshte edhe tani por do te sjelle perseri normalitet ne jeten politike.
Mir e ke ti Coli, por harrove se ne vitet ’90-’91 PD kishte mbrapa Ameriken – sot e ka kunder. Bej pak arithmetike, e do shohish se çfar anormaliteti po sjell saliu e larot e tij.
Ahh Coli Coli.. Ishte pa karta partia ne 1990, por kishte Xhejms Bjekerin nga mbrapa. Tani kane Kokpalaren, haha.. Te sygjeroj ta ulesh konsumimin e hashashit sepse nuk ka njeri normal nga elektorati gri (qe votojn edhe PS-ne edhe PD-ne per ndryshim tranzeksjoni) te votoj per Sali Koleren. Aq pe aty mor Col sot, aq do gjesh me vota per ate te rrjedhurin.. Dhe aq vota nuk te bejne dot as Deputet me sa pashe une (Saliu me primaren nuk u be deputet por u be me voten popullore).. Prit se s’ke pare shpullat qe do leshoj ai Qesharaku tani..
Te mendosh qe PD-ja sot rifilloj te jetoj eshte e gabuar.Pa dashur te analizojme me rradhe “Personazhet” pjesemarres ,duke pare vetem Kryefoltoristn ,opozita sot ka humbur shume.Sado bukur te qepet nje xhakete e kthyer i ka ikur koha.Sot PD-ja e rithemeluar duket si ai i semuri rende,qe duket se eshte mire,te nesermen i le shendene kesaj bote.Kjo grindje eshte rruge e lire per PS-n qe te mos shqetesohet e te beje si te doje,duke e zgjatur jeten ne pushtet.Kapja me dhembe e thonj pas karikes se pushtetit,te partise,si ne rastin e Berishes tregon se mekati vdes me shpirtin.Jo shume larg Berishes eshte dhe Basha qe ne keto vite eshte bere “tre here nuse” por qe s’ka ditur te nuseroj.Ai eshte si ai qe eshte duke u rrahur e thote:”bjem dhe nje here se do ta shohesh se cfar do te bej”Edhe per Bashen “vaji kandilit “ka mbaruar.PD-ja duhet te nxierr nje LIDER te ri.Enverizmi,berishizmi,bashizmi e te tjere izma duhet te marre fund.Mendoj se ka ikur koha “Bajraktarit”.
..saliu eshte hajdut e kriminel familjarisht me vule…dihej qe eshte kriminel..por tani eshte i certifikuar..Cdo kush qe e perkrah dhe e justifikon ka ate mendesi e mentalitet ose interes qe nuk eshte interesi i shqiptareve. Ne stadium nuk u pa as flamuri yne….shkurt saliu na tha se interesi i tij eshte mbi gjithcka.Ku e bazon ky njeri kete dhune ndaj nesh ??? Demostrimi i forces se tij bazohet ne super parrane qe ka …e ka frike se do i rreshqase…Saliu nuk behet merak per non gratan…ne se nuk i preket paraja..Ai di te luaje me demokracine e te tjereve…por sot nuk mund te tallet me te..
Të gjitha përpjekjet për kapjen e pushtetit i ka patur në muajin Dhjetor !
Është i sëmurë mendor.
Ngatërron lëvizjen studentore të dhjetorit me pasionin e tij për pushtet !
“Miq biznesmene” qe ju falin vila , BWV pa letra e makina te blinduara, vetem ju keni!
Berisha me vila, zyra dhe Mercedesin e e blinduar te Mirit te Xhikes, Nano me Mercedesin e blinduar te gjeneralit, Xeni me supervila dhe Park makinash te dhuruara nga biznesmenet, Licja me dhurata te luajtshme e te paluajtshme, Edi me makinen e “blere” nga vellai i papune ne Amerike dhe vilen e ndertuar me leket e ” emigracjonit”, Bushati ” anitsistem” me gruan ne maje te sistemit dhe vilat e “dhuruara” ne Lalez, Basha ” antioligark” me vilat e dhuruara nga oligarket dhe pasurine “e dhuruar” si kulluvar.
Edhe une kam miq te ndershem e te sinqerte, ndonjehere edhe ndonje paralli, dhurojme ndonje shishe vere apo raki me raste e sebepe, por nuk e njoh akoma sekretin qe mund tju rrjep ndonje BMW, qe ata nga ana e tyre ma dhurojne nga shpirti.
Epo kam frike qe ai “sekret” i ben derra si ju qe peshtyehen, shqyhen e shkerdhehen, te kene te njejtin turi.
Doli Surrati i Vertete i Sali Kermes.Antiamerikan-Antishqiptar-Zullumqar-Perbidsh-Hajdut-kriminel e te tjera e te tjera . Dhe pretendon te marre Pushtetin !!!??? Asnje Hale Publike Nuk merr Dot O Haxhi Qamil i Vuçidolit
Nder gjerat e vetme qe ke thene o tamam Baze. Saliu do e marri PD sic ti more maqinen pa letra dhe do e perdori deri sa te iki Rama nga pushteti. Sic e perdore ti maqinen pa letra disa vjet apo jo?
Koplimente Mero Djali per kete demaskim spektakolar qe i ben Kërmës se Politikes shqiptare!
Po ku do tja dijë ky Donkishot!…
I eshte mbushur mendja se do demaskojë SHBA…
Medet o Sali medet..
Saliun me nje valixhe druri e pruri koha e Enver Heroit dhe Kriminelit ne Tiranë, student, u bë mjek…ushqeu ambicjen e tij te semure per karierë…Hoqi xhamadanin e kuq dhe per nje nate veshi ate blu…por ne esencë mbeti ai Sali me mentalitet bajraktari…
Me pak fjalë:
IKU
SALIU
NGA VIÇIDOLI
POR
NUK
KA IKUR
VIÇIDOLI
NGA
SALIU…!
Z. Sul koburja ! Besoj se ju kuntohet shetitja e Saliut pergjate Murit
Kinez ! Kete vizite e organizoi “Vietnamezi” , po me fytyre “vietnamezi”
nje fare ambasadori servil deri ne gen , i quajtur Maxhun Peka. Lidhur
me nocionin servil nje miku im me treguar dikur: A e ke degjuar ate
shprehjen se : “qengji mire pi dy nena, qingji s’pi as qumeshtin e nenes
se vet” ?! Tash. tha Ai ne popull qarkullon barcoleta se “servili pi gjithe
kopene” ! Keshtu edhe puna e Maxhunit me klanin e tij ! Shikoni se
c’po ben CIM PEKA ( ne veri meqe nuk dallojne dot ne shqip germen
“C” me germen “Q” te gjithe ironikisht e quajne “QIM PEKA” ! qe pasi
vrau gocen e botes tash na shet me thase moral te TV i klanit Beri-
shovicit “SYRI” , nje gjetje e kopjuar nga komunizmi “syri vigjent I
Partise”’ apo “Syri I sigurimit te shtetit” (revista ne sherbim te po-
pullit” ! Keshtu Sali Monstra me sejmenet e tij “qimen mund t’a
ndrrojne por zanatin nuk e harrojne” ! Keshtu benin keta tipa ne
kohen e monizmit : u turreshin mbrapa femive apo nuse te bolo-
kut, kryesisht asaj te Enver Hoxhes, Hysni Kapos, etj. per te kapur
ndonje post te privilegjuar ! Kur shihja ne bulevard M. Elezin qe
dilte ne Shetitje me nusen e S.Hoxhes vetem e vetem qe ta shih-
te publiku .ashtu sic ndodh edhe sot me salite, kadite e elargite
qe njerezit me pa karakter u turren mbrapa duke i bere “heroj”
keto vemje qe fale monjukturave dhe sidomos agjenturave te
fqinjeve tane perreth rrembyen pushtetin , ne saje te te cilit
shkaterruan Shqiperine e plackiten dhe perdhunuan nje popull
te tere! Nuk jam dhe as kam qene ndonje here paragjykues dhe
as kam patur reminisenca krahiniste por shikova ne fillimin e vi-
teve 90, ne kthesen e madhe historike se si nje prej jo me shume
se 15 vetesh tropojane e kuksiane e hasiane u sulen si hiena per
bluajtur “kockat e nje pule te ngordhur” sic ishte Shqiperia ne ato
vite me erdhi never ! Degjova qe ne MPJ , ky fare Maxhuni e mori
perkrahu gangsteri dhe vakabondin e Fush-Arresit , Alfred Serr”u”
qin duke iu drejtuar atij me keto fjale : Z. Minister ne pjesa demo-
krate do ju mbeshtesim juve “ Kaq , tha “Uriah Hippi” dhe u ul tere
serbes ne karrike bashke me “Maratin” shqiptar, jo ate francez ! Nje
neveri e pafund pushtoi mendjet e te gjithe te pranishmeve ne ate
salle ! Asnjeri nuk e kishte te shkruar ne balle : “Democrat e Antide-
mokrat” ! Kjo ishte vetem nje alibi per te qeruar hesapet me Tiranë
e poshte dhe Tiranë e siper ! KRAHINIZMI , kjo semundje e pashe-
rushme e shqiptareve qe vjen qe nga lashtesia romake “divide et
impera”, eshte nje “Gur i Sizifit” mbi supine ne Kombit tone ! Pike-
kerisht kete kane bere pushtetaret shqiptar, me perjashtim te
Skenderbeut qe duke qene verior gruan e mori nga jugu ,deridiku
edhe Enveri por qe kurre nuk u shkeput nga krahinizmi , megjithese-
gruan e kishte nga veriu ! Edhe rojet e digastereve, edhe faturinot e
autobuzeve te Tiranes solli nga shpellat: zaptuan tokat : “toke e xanun”
moren apartamente me force , hapen themele neper LANE , zaptuan
lulishtet, Kendet e lojrave te femijve midis pallateve dhe nderuan
shtepi e barake dhe kur une e pyeta nje tropojan se a kishte marre
leje te Lana per ndertuar 6 katshin Ai me tha : “Kam marre leje nga
Presidenti” ! Dhe kur une e pyeta perseri se per cilin president behej
fjale se ne ate te gjithe quheshin “Presidente” firmash, shoqatash, etj.
Ai m’u pergjigj : Pse.nuk e di Ti ?! Nje president ka Shqiperia: Sali Beri-
shen qe ne i therrasim “Baca” ! ….!!!
Sot ky perbindshem doli perseri ne skene duke u vetshpallur kryetar
I PD se “rithemeluar” ! Rikthimi i nje fatkeqesie ne krye te te ashtu-
quajtur PD ! Valle a do ta lejojne shqiptaret kete monster te vije
perseri ne pushtet ?! Kurre nuk e besoj por gjithecka mund te ndo-
dhe , historia e ka demostruar kete…….