Paralajmërimi i SHBA, jo vetëm për Berishën, por dhe mbulesat financiare të tij

8 Dhjetor 2021, 18:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sot Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA për kontrollin e aseteve të huaja, ka penalizuar 16 individë dhe 24 subjekte në disa vende të Europës, përfshi dhe Kosovën dhe Serbinë, në përputhje me urdhërin ekzekutiv 13 818, i cili ka në fokus autorë të korrupsionit, minimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë.

“Biografia” e njerëzve të vendosur në këtë objektiv, është e ngjashme, dhe në disa raste më pak e rendë, se historia dhe biografia e Sali Berishës, i cili po ashtu është damkosur nga Departamenti i Shtetit dhe më pas është bërë pjesë e juridiksionit të Dekretit të presidentit të SHBA për këtë çështje.

Kjo do të thotë se Sali Berisha është një objekt i mundshëm i aplikimit të këtij ndëshkimi familjarisht, çka do të ishte një thellim i ndëshkimit zyrtar amerikan ndaj tij, në kulmin e një fushate anti-amerikane që ai po përpiqet të ngjallë përmes “Foltores” në shoqërinë shqiptare.

Thelbi i ndëshkimit nuk është se Berisha po ngjall frymë anti-amerikane, por se po përdor metoda politike për t’i shpëtuar ndëshkimit të korrupsionit dhe përballjes me drejtësinë.

Përdorimi i mjeteve politike për të shmangur ballafaqimin me drejtësinë dhe spekulimi me të drejtat politike për këtë çështje, është pikërisht ajo që kanë bërë shumica e kriminelëve politikë në gjithë botën që po futen në këtë listë.

Të tillë janë dhe serbët e Kosovës apo nacionalistët në Serbi, të cilët janë përfshirë sot në këtë listë.

Sali Berisha ka të njëjtin profil si ata. Ai ka marrë damkosjen si udhëheqës i korruptuar, si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë. Paralajmërimi i sotëm tregon se ai mund të jetë subjekt i futjes në listën e Departamentit të Thesarit, çka do t’ia bëjë më të vështirë përdorimin e milionave të korrupsionit kundër demokracisë.

Për t’u bindur për këtë do të mjaftonte të hetohej financimi i “Foltores”, transmetimet e shtrenjta televizive, pagesat për sallat dhe stadiumin “Air Albania”, që bën së paku 50 mijë euro dita, skena e shtrenjtë e marrë në Udine që po udhëton drejt Tiranës për mitingun e 11 dhjetorit, dhe milionat e hedhura në ”Foltoren” në SHBA, për të ngritur pyetjen se si një lëvizje politike anti-amerikane, për t’i shpëtuar ndëshkimit financohet nga paratë e korrupsionit.

Dhe këtu nuk duhet të ndëshkohet vetëm Sali Berisha, por duhet të kthejmë sytë dhe nga ata që bëhen mbulesë e këtij korrupsioni. Armando Duka përshembull refuzon të japë të dhëna për pagesën e faturës, TV Klan e bën në të zezë financimin e trasnmetimit të “Foltores”, biznesmenë të tjerë janë angazhuar të bëhen mbulesë financiare e një veprimtarie politike që synon mbrojtjen nga drejtësia të një personi të inkriminuar.

Dekreti i sotëm i Departamentit të Thesarit është një kambanë alarmi që bie për ata që kanë vesh. Vesh ka dhe Sali Berisha, por ai është në hall dhe s’ka rrugë tjetër. Puna është ta dëgjojnë të tjerët, që nuk kanë hallin e atij.

13 komente në “Paralajmërimi i SHBA, jo vetëm për Berishën, por dhe mbulesat financiare të tij”

  1. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,për hir të së vërtetës,dajo Samiu nga Ha-mer-ika është ai që na e seviri k’të monstër si babanë e “demo-karcisë”
    ai ka edhe detyrimin moral të na i heqi qafe,pooor një herë e mirë!!!?
    Ndoshta do të ishte edhe me vënd që dajo Samiu të na kërkonte të falur ne shqiptarëve për k’të eksperiment
    të dështuar 30 vjeçar!!!!?
    Na u servir si demokraci por na doli fashizëm,biles në vormën e tij më të koncentruar!!!!
    Mero të lutem na i kursetë lutem ato përrallat me PD- në si “aset” kombëtar dhe quajeni ashtu si në realitet ishte:
    (Sepse në fakt ajo PD-ja nuk ekziston më si parti politike,poooor si “çet-nik” të monstrës së Viçidolit)?
    Fatkeqësi kombëtare!!!!!?

  2. Petrit says:

    Ndonje fakt ????
    Apo varja si gjithmone shpifje pa asnje bazë.
    Po ju vjen fundi o vemje te mjera

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Ne jemi mësuar përjetësisht t’i nxjerrim gështenjat me duart e botës. Dhe pasi bota i nxjerr, ne mburremi se i nxorrën vetë. Këtë bëmë me luftën tonë gjatë luftës së dytë botërore e po këtë bëmë me luftën për çlirimin e Kosovës. Si atëhere dhe për çlirimin e Kosovës, pasi e bëjnë të tjerët, dalin përfituesit tanë dhe e paraqesin si arritje të tyre, ndonse kanë zbrazur nga një dyfek në raport me ata që realisht e bënë luftën. Sot kërkojmë që Amerika t’a shporri të keqen tonë, kur vetë shkojmë dhe mbushim sallat dhe stadiumin e Foltores. Se kush na pengon ne shumicën që të ngrihemi dhe t’a kundërshtojmë me mjetet që lejon demokracia gjëmën që po na troket, këtë hajde dhe gjeje.

  4. Martin says:

    Ne Shqiperi nuk ka shtet: Kyekrimineli e kryehajduti Sali Berisha flet,
    DREJTESIA hesht. Ne kohen kur Salio Berisha ishte President dhe Kryeminister,
    nje here ngrinte gishtin dhe DREJTESIA te fuste ne varr. Shqiperia nuk ka shtet, ka vetem lepuj me ngjyra.

  5. Unfortunately says:

    E vertet Mero, edhe Dukes i duhet kerkuar llogari por para tij i duhet kerkuar kokoshit kryeminister.. Ja pershembull te gjithe biznesmener e Saliut jane sot klientet me te medhenj te kokoshit? Deri dje kendonte kengen e bashkeqeverisjes pa limite me Lulin sot ka rene nje cik qetesi se do i duhet te zgjedh presidentin e ri me PD e Saliut se Lulin e mori Lumi.

    HETIME nuk do behen, bile ne qe te lexojme qeshim me keto qe shkruan o Mero. Na dukesh pak i deshperuar ose nuk e ke degjuar kokoshin me vemendje kur thote qe nuk eshte as gjykates dhe as prokurore dhe duhen qindra vjet te behet shtet e mos ja kerkoni atij te hetoj krimet e Saliut.. sigurisht qe gjerat do ndryshojne nese i terheq veshin Eskobari. Gezuar diten e dhjetrokracise, dobicat e 90 nuk e bene shqiperine si gjithe evropa dhe ende sot si per ironi luftojne pas 30 vjeteve komunizmin me emrin Sali.

  6. Ancle Sam says:

    Anti americanizmin ne AL po e sjell ti dhe monstra sy ty. Let’s go Kim

  7. Taulant says:

    Po nuk goditi dinosaurin e korrupsionit kryeministrin Rama Amerika behet e pabesueshme deri dhe qesharake.
    Mos te flasim per Ahmetajn,Gjiknurin,Beqaj sekseret e Rames.

  8. Kedi says:

    Me mire ti thuhet Sali Serbi se sa Sali Berisha per te mos fyer shume shqiptare ne te gjithe trevat shqiptare qe kane kete mbiemer.I shkon ky mbiemer se krijohet SS nenupton nazistet.

  9. Nje mergimtar says:

    Mero po behesh gazete e pa besueshme.Nuk flitet me hamendesime por me fakte,qe per Berishen jane ne mes te sheshit.Gazeta amerikane Washngtonpost i erdhi “hakut”presidentit te Amerikes per Watergejtin dhe ju po vini verdall si “pordha neper breke” per Sali Berishen.Ne mendimin tim ka dy gjera: 1- Nuk keni”fakte” dhe flisni me hamendesime. 2-Ose nga frika keni bere kompromis ,qe ne do flasim po te tjeret ta vertetojne.(Le ta gjeje nga ndonje tjeter).Jeni bere te gjithe si Pons Pilati ,qe lani duart.

  10. Agjenti vullnetar i FBI-së Amerikane. says:

    Ashtu siç i njef drejtesia Shqiptare burimet financiare të Berishës për keto tollovi, ashtu i njef edhe Amerika, bile edhe më me detaje……..!!!!!!

  11. Skenderbegasi says:

    Budallai
    per ngut
    e pi cajin me pirun.
    Arena Kombetare
    e kompozuar
    si nje foltore gjigante
    e turpit,
    mund te konkuroj
    me dinjitet
    vetem
    torten
    e shemtuar
    te 100 vjetorit
    te pamvarsise.
    Semundja
    me e perhapur
    e foltores gjigante
    eshte shendeti
    i budallenjve
    pjesmares.

  12. Indignados says:

    Jeni ne terezi ju? Dmth ju Amerikanet qe na vini ketu me syte mbyllur e veshe shurdh? Po na flisni sot per korrupsionin e Berishes? Apo mos e keni fjalen per keta qe po na zhvasin perdite dhe nuk po kuptohemi?!
    P.S. ky zoteria duhet te ndryshoje mbiemrin se na beri lemsh

  13. Taulant says:

    Në ditën e luftës kundër korrupsionit qytetarët shqiptarë do të dëgjojnë sërish nga goja e politikanëve deklaratat boshe që kanë dëgjuar për thuajse 30 vjet.
    E vërteta është se Shqipëria po bëhet një vend gjithnjë e më i korruptuar. A është ky fenomen një e keqe e pashmangshme? Përgjigja është JO.
    Vende të ngjashme si Shqipëria ia kanë dalë me sukses që vitet e fundit të dalin nga kurthi i korrupsionit dhe të bëjnë progres të jashtëzakonshëm.
    Një prej tyre është rasti i Armernisë. Krahasuar me vitin 2016, Armenia është ngjitur nga vendi i 113 në vendin e 60 në botë për indeksin e perceptimit të korrupsionit. Për të njëjtën periudhë Shqipëria ka zbritur nga vendi i 83- në vendin e 104.
    Pse Armenia po shënon sukses në luftën kundër korrupsionit? Sepse ka vullnet politik. Pse Shqipëria po bëhet gjithmonë e më shumë e korruptuar? Sepse klasa politike e saj është e korruptuar.
    Korrupsioni nuk është një fenomen natyror, që ndodh për shkaqe që janë përtej kontrollit tonë. Korrupsioni është vepër njerëzore dhe të korruptuarit kanë emra të përveçëm.
    I pari është është Edi Rama, kryeministri i cili ka instaluar në Shqipëri një sistem totalisht kleptokratik dhe të korruptuar në cdo qelizë, përmes ligjeve klienteliste “ad personam”, koncesioneve që instalojnë monopole grabtiqare, favoreve fiskale dhe abuzimit të tenderave.
    Edi Rama dhe ministrat e tij janë përgjegjësit kryesor të korrupsionit në Shqipëri. Por, fatkeqësisht jo të vetmit.
    Shqipëria po përjeton një fatalitet të madh sepse në rrjetën e korrupsionit të qeverisë ka rënë pjesërisht edhe opozita. Lidershipi i Partisë Demokratike dhe zyrtarë të lartë kanë marrë përfitime direkte edhe në opozitë.
    Nëse opozita do të kishte bërë seriozisht betejë me korrupsionin, Rama dhe Kastrati nuk do të mund të merrnin aq lehtë dhe pa garë:
    -2 aeroporte,
    -2 porte,
    -Rrugën e Kombit
    -Qindra hektarë tokë në bregdet me 1 euro
    -Qindra mijera m2 leje ndërtimi në Tiranë.
    Kastrati nuk është i vetmi, por thjesht përfituesi më i madh. Bashkë me të dhe shumë të tjerë Rama ka ngritur një Ortakokraci nëpërmjet së cilës kontrollon de fakto ekonominë, pjesën më të madhe të mediave, shoqërinë civile dhe segmente të opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje