Përpjekja amerikane për të ndarë Sali Berishën nga populli shqiptar 

14 Dhjetor 2021, 18:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Qeveria amerikane u detyrua sot t’i përgjigjet Sali Berishës lidhur me sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, duke i kujtuar se ajo përfaqëson presidentin e SHBA dhe politikën amerikane në Shqipëri, ndërsa ai nuk përfaqëson as popullin shqiptar.

Përgjigjja e qeverisë amerikane vjen pas sulmeve të përditshme brutale që Sali Berisha po bën ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, sekretarit të Shtetit Blinken dhe mbi të gjitha, pas përpjekjeve të tij të qarta për të krijuar një front anti-amerikan në Shqipëri.

Në përgjigje theksohet dhe fakti që politika e damkosjes së Sali Berishës është një politikë e mbështetur nga presidenti Biden.

Thelbi i deklaratës së qeverisë amerikane transmetuar nga Zëri i Amerikës, është përpjekja për të zhveshur demagogjinë e aksionit politik të Sali Berishës, i cili po përpiqet të fitojë mbështetje politike kundër SHBA, në emër të një aksioni politik, që ka vënë në qendër uzurpimin e Partisë Demokratike.

Strategjia e Berishës është që të jetë i përfaqësuar politikisht në ballafaqimin me SHBA dhe ndëshkimin që ajo i ka dhënë, dhe që mund të thellohet. Ashtu siç u shpëton shpesh prej gojës disa propagandistëve të vet, Berisha ëshët duke synuar pozicionin e Dodikut në Bosnjë, ku amerikanët janë të detyruar të ulen në Presidencën treshe të Bosnjë Hercegovinës dhe me të në tavolinë, edhe pse është në listën e zezë.

Problemi është se Bosnja është fryt i Marrëveshjes së Dejtonit, ku SHBA ka investuar reputacionin e saj, dhe interesi strategjik i SHBA është ruajtja e Bosnjës së bashkuar, ndërsa i Dodikut është pikërisht ndarja e Republika Srbska më vete.

Ndryshimi është se populli serb i Republika Srbska, është vërtet një popull anti-amerikan dhe sipas tyre, është i ndëshkuari nga Marrëveshja e Dejtonit. Për këtë arsye  ata e urrejnë me shpirt SHBA, që i ka lënë me Bosnjën. Dodik i përfaqëson ata si nacionalist dhe pro-rus.

Problemi i Sali Berishës, ashtu siç e ka thënë qartë deklarata e sotme e qeverisë amerikane, është se nuk përfaqëson popullin shqiptar, pasi populli shqiptar është pro amerikan. Madje dhe vet PD është partia më pro amerikane në Shqipëri në gjenezën e saj, pavarësisht manipulimeve populiste të Berishës, në përpjekjeje për të shpikur një betejë me Lulzim Bashën.

Pra qëllimi i Berishës është uzurpimi i PD me shpresë se kështu do të gjunjëzojë SHBA dhe do ulet në tryezë me të.

Siç e ka theksuar i dërguar special i SHBA për Ballkanin, Eskobar, në javën që shkoi, SHBA do të izolojë çdo organizatë apo parti që ka në krye një person të dizajnuar si “non grata” nga SHBA. Ndaj Berisha ëndërron kot pozitën e Dodikut. Madje Dodiku nuk e ëndërron atë pozicion që ka. Ai as që do t’i shikojë me sy amerikanët, por është i detyruar të ulet me ta. Ai me qejf ulet e rri gjithë ditën me Putinin.

Kështu që Berisha kur të imitojë Dodikun, duhet të imitojë gjithë dëshirat e tij dhe jo vetëm imponimin për t’u ulur në tryezë me SHBA.

Në Shqipëri ai është i izoluar dhe drejt një procesi gjyqësor familjarisht për pasuritë e tij, edhe sikur të krijojë parti të re, edhe sikur të uzurpojë çdo ditë PD-në e ta lëshojë prapë në mbrëmje. Asgjë nuk ja ndryshon fatin në raport me SHBA, përveçse vdekja fizike. Ajo politike ka ndodhur.

16 komente në “Përpjekja amerikane për të ndarë Sali Berishën nga populli shqiptar ”

  1. Ilirjan says:

    Sa me pare ta pranoje e te pajtohet me situaten e tij perballe Amerikes dhe drejtesise edhe ne Shqiperi, aq me mire per saliun vete e familjen. Por nuk ka, nuk kane per ta vene kurre shpirtin ne paqe, sepse te tille jane…konfliktuale,e kane konfliktin ushqim per shpirtin e tyre te vogel e te keq.

    1. Ne njerzit e thjeshte jemi me Ameriken dhe bashkimin Evropjane says:

      i gjith populli Shqiptare e di që Sali Berisha eshte vrase dhe hajdute bashke me familjen e ti…. Por çdo lider i nje partije te madhe ka mbeshtetsit e vet.. dhe militantet Jane te verber dhe nuk arsytone per as gjë … Edhe Enver Terroristi ka edhe sote mbeshtetsit vet e çfare tu thuashe?? mbeshtetsve te Enver terroristit dhe Sali Berishes ??? Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha dhe Edi Rama Jane hajdute dhe nuk perfajsone shumicen e populli Shqiptare… Ne njerzit e thjeshte jemi me Ameriken dhe bashkimin Evropjane ??????????poshte mentalitet Turk Otomane Talibane komunist poshte korrupsjoni

  2. Tik taku says:

    O zotëri, ngele dhe me të drejtën e perëndisë, duke trazuar kufomën e pakallur të S.B-së që kutërbon era kërmë….
    Po me plehrat e rilindjes që nuk ka icenerator që i përpunon, kur do gjesh kohë për të na ndriçuar ???
    Hë të keqen, ktheje diskun nga ana tjetër se je vonë. Filluan arrestimet ktej,apo si lexon lajmet te Syri i partisë.
    Flm për mirëkuptimin.

    1. Mario says:

      Sic e ke pare ai u largua nga politika, ndersa Saliu jo vetem qe nuk largohet, por vazhdon akoma te behet faktor vendimtar. Ku u con mushka qe vazhdoni me nje kufome qe do te ktheje Shqiperine ne nivelin qe e la.

  3. Erzeni says:

    Populli shqiptar po pret diten kur kriminelit Sali Berisha ti vihen hekurat,ajo do te jet e ngjashme me diten kur ai dha doreheqjen nga president ne 1997,ku nga gezimi ne Tirane u zbrazen mijera arme.

  4. Sara says:

    nuk duam vdekjen po denimin e burgosjen e tij, se bashku me denimet plotesuese (ndalimi i pozitave publike, konfiskimi i pasurise se tij e personave bashkepunetore ne krime etj…)

  5. aleko says:

    Problemi kryesore z. Tik taku per momentin eshte sala qe po ngaterron dynjane deri ne perkeqesimin e maredhenjeve me Ameriken.Ky eshte nje problem shume i madhe.Te tjeret per nga rendesia vine me pas, eshte drejtesia e re qe do vazhdoje punen e saj normalisht.E keqja e madhe e shqiperise ka qene , eshte, dhe do vazhdoje te jete deri sa te eleminohet politikisht…

  6. leon says:

    Si e shohim cdo dite Sali non grata perkrahet vetem nga shpellaret…..

  7. Milo says:

    Mero qe i qet rregullisht cdo dite shkrimet per Salen si simitetet e furrit dhe mire ben, sot ç’pati qe ka rën squke !?

  8. Lili says:

    Kimi i dha fund karrieres se saj me urimin e 29 nentorit per shqiptaret e vertete!
    Ajo shkelqej ne menyren idioteske me te cilen u munduar me ba opoziten qe deshiron karshi edi Rames edhe arriti te destabilizoje vendin bukur mire e po mbeshtelljet ne kurthin qe pregaditi vete sepse bene sikur nuk e di ku eshte problemi! E problemi eshte tek ke kane perzgedh amerikanet ne Shqiperi gjate ketyre 30 vite si besniket e tyre apo jo MB nje nder ta!
    Tash gjithe Shqiptaria e ka kuptuar kete, sado te luhet me ndjejat e shqiptareve pro amerikane, te cilet e bejne dallimin mes proamerikanizmit edhe ambasadorellekut .
    Amerika e fall lulzim bashen, qe eshte pajisur qe moti me pashaport amerikan per mirenjohje nga sherbimet qe i ka ba , edhe e bene yll ,po populli shqiptar jo!

  9. Martin says:

    Levizja e Berishes pati edhe nje te mire nga mbrapa: nxori ne shesh te gjitha halete qe kuterbonin PD-ne!

  10. Gjergji Thimio says:

    Me qe ben 2 shkrime ne dite kunder Saliut,bej te pakten 1 kunder Terit

  11. Shigjetari says:

    “Lili”
    Nuk thuhet EDI RAMES, por EDI RAAMS, ke harruar apo bene gjasme?

  12. pyetje nga publiku says:

    Perpiqu nje here te vetme o Mero Baze ta kthesh timonin ca aty te qeveria e te besosh se ai Lef Koka ato 400 milion Euro abuzime per te cilat eshte arrestuar, i ka bere me Koke te tij pa ditur gje Koka e Madhe atje ne Kryeministri!
    E beson dot? Nese jo, atehere te duhet nje Koke rrafshe si e Taulant Balles!

  13. Salivirusi ppsh says:

    BERRISHA EDHE VETE E DI KOHA E TIJE PERFUNDOJE SIDOMOSE ME FUTJEN NE LISTE TE PERSONAVE TE PADESHIRUAR NON GRATA.
    AJO QE MUA ME HABITE ESHTE : ATA QE I SHKOJNE PAS OSE NUK JETOJNE KOHEN OSE JANE TE SEMURE PSIQIKE ESHTE NJESOJE SIKUR TI SHKOSHE PAS ENVER HOXHES

  14. Koco says:

    Me Lulken PD gjithmone ne opozite.Me Berishen me siguri ne pushtet.Kjo ju shpeteson juve propogandisteve te PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje