Berisha po përdor “besëprerin” e Sheshelit, për të pushtuar selinë e "besëprerit" të tij

19 Dhjetor 2021, 19:44Editorial TEMA
Berisha po përdor “besëprerin” e Sheshelit, për

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të gjejë një mënyrë si të fillojë protestat ndaj Lulzim Bashës. Meqë ditën e shtunë ai paralajmëroi marrjen e selisë, por siç u pa, shkoi deri në oborr, e pastaj iku me “bisht në shalë”,  tani po mendon për një sulm më të motivuar me ngjyra patriotike.

Për këtë i ka ardhur në ndihmë Aleksandër Vuçiq. Presidenti I Serbisë, i cili vjen të hënën në Tiranë në kuadrin e takimeve rajonale, së bashku me liderë të tjerë të rajonit dhe organizata të BE, është një kamardare shpëtimi për Sali Berishën. Nëse e vini re, Berisha më shumë po bën kujdes tu thotë mbështetësve të vet se duhet të mblidhemi në orën 16 tek selia e PD, se sa t’i sqarojë për temën e protestës, e cila nis me inceneratorët e përfundon me Vuçiqin.

Pra duket që e gjitha është një pretekst që Berisha të marrë një shumicë mbështetësish në oborrin e PD dhe të thyejë zyrat që të mos duket i vetmuar me 10 tropojanë në kërkim pas vetes, pa llogaritur dhëndërrin, siç ishte të shtunën.

E gjithë “protesta” në fakt nuk ka të bëjë me Vuçiqin por me Lulzim Bashën. E gjitha është një përpjekje për të marrë hak ndaj poshtërimit të së shtunës, kur ai nuk mundi të hynte në seli.

Për këtë i ka ardhur në ndihmë Aleksandër Vuçiq. Dhe simbolika është e fortë. Njësoj si Lulzim Basha, Aleksndër Vuçiq, është “besëpreri” i Vosjllav Sheshelit themeluesit të Partisë Radikale të Serbisë që mbështeti masakrat në Ballkan në vitet 90.

Në vitin 2008, Vuçiq tradhëtoi babin e tij shpirtëror, praktikisht partinë fashiste të Serbisë,  dhe ju bashkua një fraksioni të moderuar properëndimor, që filloi të distancohet nga shumë prej akteve politike të Sheshelit, përfshi dhe akte për të cilat kishte dhe përgjegjësi personale në qëndrimet publike, siç ka qenë masakra e Srebenicës.

Si një besëprerë i Sheshelit e më pas “servil” i Perëndimit, Vuçiq ja doli të merrte pushtetin në Serbi dhe më pas të fuqizohej duke u bërë president i saj.

Sali Berisha e ka gjetur tamam fabulën. Lulzim Basha është Aleksandër Vuçiqi i demokratëve. Ndaj beteja kundër tij duhet nisur pikërisht duke përdorur Aleksndër Vuçiq dhe vizitën e tij në Shqipëri.

Nëse Edi Rama do të jetë në humor, dhe t’ia shpjegojë nga dritarja e kryeministrisë Vuçiqit, se përse po protestojnë ata njerëzit kundër tij, me siguri do argëtohet shume. Ai e njeh mirë fabulën e prishjes me babain shpirtëror të partisë për shkak të Perndimit.

Por ai nuk njeh mirë Sheshelin tonë.

Shesheli i Serbisë, ai i vërteti, është një i çmendur që ishte gati të vdiste vërtet për Serbinë dhe të zhdukte “armiqtë” e saj. Shesheli ynë është një plak I rrjedhur që është gati të vdesë për shtëpinë e vet dhe të vrasë “armiqtë” e familjes së tij. Dhe nesër shpreson që duke përdorur “besëprerin” e Sheshelit, Aleksandër Vuçiq, t’i rrëmbej selinë “besëprerit” të tij Lulzim Basha. Në një farë mënyre, merr hak dhe per Sheshelin qe e mbylli jeten burgjeve, ndërsa “besëpreri” i tij gezon pushtetin.

 

12 komente në “Berisha po përdor “besëprerin” e Sheshelit, për të pushtuar selinë e “besëprerit” të tij”

  1. ⚖️⚖️ says:

    Kur do të vijë më në fund ajo ditë, që të mos ja dëgjojmë më emrin këtij të çmënduri të rrezikshëm .

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Heu bre Salë
      sa t’u mblodh vërra
      njëherësh
      të lanë të tëra.
      .
      Sos të la
      fare prostata
      mezi pret
      të mbaroj nata.
      Sos të la
      e vogla kokë
      që nonstop
      vështron në tokë.
      Ehh sa shumë
      u habita
      kur të la ty
      edhe Grida.
      .
      Nën jorgan
      ngrohur nga pordhët
      mërmërin
      plaku i shkordhët
      por stoik
      vazhdon leximin
      lexon Lilit
      Eseninin.

      Dil në sterre
      si Galileu
      se të la
      dhe Alibeu.
      .
      Ehh, të lanë
      firmat, vulat
      por, ke Abin
      s’trëmb as pulat.
      .
      Si të lanë
      e ku të lanë
      Lul dylberi
      vrau babanë!

      1. Jo gopist! says:

        Hej, Gopisist i NSHRAKUT! Mezi pres te lexoj esset e tua per Salen.
        Nuk di te bej poezi, as vjersha, por shikoj se ato qe shkruan ti, me duken sikur i shkrauaj vet. Faleminderit per kete kenaqesi!
        Sidoqofte ne kete ese ke nje moment qe ke “lajthitur”.
        Thene me fjalet e mia pa frymezim, une mendoj se e di pse Grida e ka lene Saliun dhe nuk kuptoj se pse ti nuk e kupton kete gje. Eshte evidente qe ajo e ka lene Salen sepse Sala eshte i peshtire dhe i ndyre, por mbi te gjitha sepse “Salen e “la e vogla koke, qe nonstop veshtron ne toke”. Eshte brilante i dashur mik, kjo qe thua, por prape je gabim.
        Ti i dashur GOPIST, nuk ke pse habitesh pe kete fatkeqesi. Po te ishje i mireinformuar, duhej te dije se edhe Liria ka kohe qe e ka braktisur Salen.
        Sala mban dajpers dhe jo bereke, sepe koken e vogel e ka vetem per te bere shurren dhe Liria nuk e ka qejf eren e shurres. Prandaj ajo fle ne nje dhome te vecante ne vilen e tyre ne Jale, larg Sales qe fle ne Tirane. Sala me mire preferon te jete afer “skiftereve te tij te Tokes se Xanum” ne Tirane se se afer Lirise ne Jale. Kjo eshte tere e verteta i dashur GOPIST, qe ti nuk e kupton!
        Nga ana tjeter gjithe fuqia e kokes se vogel Sales i ka vajtur tek koka e madhe qe i eshte mbushurplot me helm dhe vrer kunder shqiptareve. Me vrer sidomos kunder amerikaneve qe jane kethyer ne sherbetor te Rames qe ka kethyer sherbetor Bashen qe tradhetoi baban e vet …qe dhe edhe pse…
        Zoti, i dashur NSHRAK, kur te merr dicka, te jep dicka tjeter per kompesim. Sales i ka marre koken e vogel qe kur ishte 40 vjec, si paralajmerim, per poshtersite e tij kunder te pafajshemeve dhe te pafuqishmeve. Fuste te rinjte ne burg si sekretar i byrose se partise komuniste te spitalit sepse ata benin seks, por Sala nuk beson ne zot. Ai vazhdoi me zullumet e veta dhe zoti memdoi qe ta denoje. Ai vendosi qe ate qe i kish marre nga kokea e vogel, tja kompesoje ne koken e madhe dhe ashtu shpejt e shpejt ja mbushi koken e madhe me sperme.
        Griga i fashur NSHRAK, e ka mendjen tek koka e vogel dhe sperma ka shkuar tek koka e madhe! Fatkeqesi globale per Griden!
        Faleminderit per mirkuptimin paraprakisht!

    2. Skypion says:

      Nuk ka shqiptar qe nuk e di tashme, qe Nongrata (nga lobimi korruptiv) ndaj Sali Berishes ishte pikerisht per te dekurajuar Opoziten qe te mos protestonte, pas masakres elektorale te 25 prillit. I vetmi qe mund te ngrinte Opoziten ne protesta te fuqishme, ishte Sali Berisha, prandaj ai duhej ndaluar. Nuk ia arriten dot.
      Protesta e sotme, me shume se ndaj kujtdo tjeter, eshte kunder Edi RAmes dhe regjimit te tij kleptokratik. Protesta e sotme eshte vetem fillimi i protestave te fuqishme opozitare. Ato nuk do te jene si protestat e shkrehura te Bashes, qe perfundonin me xhiro ne Bulevard. Ato do te jene protesta te tilla sic vetem doktor Berisha di te beje dhe organizoje; dhemb per dhemb me zullumqaret, horrat dhe grabitqaret e gjese publike.
      Protesta e sotme behet edhe per t’i thene Edi Rames se eshte Nongrata nga shumica derrmuese e qytetareve shqiptare.
      Protesta e sotme behet per t’i thene padronit serb te Kryeministrit shqiptar, se eshte Nongrata ne Shqiperi.
      Protesta e sotme behet per t’i thene stop perhapjes se ndikimit rus ne Shqiperi, qe eshte llogaritur te behet nepermjet Serbise dhe projektit antishqiptar te Ballkanit te Hapur.
      Protesta e sotme behet , gjithashtu, per t’i thene Kosoves, per t’u thene vellezerve kosovare, qe nuk jane vetem, pavaresisht se Tirana zyrtare i ka braktisur ato, duke u bere vasale e Serbise.
      Kjo proteste do te vere perballe patriotet dhe atdhetaret e vertete qe i pergjigjen thirrjes se doktor Berishes – me horrat dhe tradhetaret me ane tjeter, socialistet me Ramen bashke me hordhine e stermadhe te bashibozukeve mediatike; e gjithe kjo mase zuzaresh apatride, do te kete rastin te sho veteveten ne tere shemtine ne pasqyren e madhe te protestes se thirrur nga Doktori.
      Dua t’u rrefej nje te fshehte: une kam alergji nga protestat, te cilesdo natyre qofshin ato por, sot do te shkoj ne proteste; e ka thirrur Doktori ; eshte nje thirrje qe buron nga zemra e tij; eshte thirrje qe buron nga shpirti i nje atdhetari dhe shqiptari te mire.
      Une do te shkoj ne proteste, dhe me shume gjase do te permjerr ato cibanet e neveritshem para Kryeministrise; do te doja te beje ate te madhin fare, mune si i thone; sidoqofte , nje te mbeshtyre do t’ia jap asaj qenefhaneje.
      Madje kete ua sygjeroj edhe te ttjereve; jo dhune halabakesh, sic benin rrugecerit socialiste kur ishin ne opozite, as gure, as shkopinj madje as grushta e pellemba por, vetem te mbeshtyra ! Vetem te mbeshtyrat meritojne keta surreter.
      Une do te shkoj ne proteste. Ftoj edhe te tjeret, pse jo edhe socialistet ( jo te gjithe socialistet jane delenxhinj, ka edhe te tille te ndershem dhe kete e them me siguri, se njoh prej tyre).
      Ejani ne proteste, sepse po jetojme historine; ejani ne proteste qe te thoni: isha edhe une ne protesten e thirrur nga Doktori, ashtu sic shume ish-studente te dhjetorit 1990 thone per ate kohe, isha edhe une krah Doktorit.
      Ejani se do te jete nje gje e bukur.

      1. Arbër says:

        Të vij, thua?
        Hë se për pak më mbushe mendjen!
        Por…
        Në një protestë që thërret saliqeni për hallin personal, nuk më duket e arsyeshme të dal.
        Përkundrazi, do dal në një protestë tjetër: para SPAK-ut, përse nuk e arreston kriminelin, të korruptuarin, minuesin e demokracisë, Sali Qenin.
        Eja se do jetë edhe më bukur!

  2. E verteta says:

    Me thene te verteten Z. Mero, tema eshte shume interesante, por ju i keni rene shume shkurt. Kjo eshte nje teme qe kerkon vemendjen e Ismail Kadares per te shkruar librin “Tradhetia e Madhe”.
    Sali Berisha, ka axhenden e vet antiamerikane dhe antishqiptare, por ai nuk vepron dot i pavarur. Ne kete axhende te tij ai eshte i detyrua te zbatoje urdherat e Beogradit. Urdherat e Beogradit per ta bere Shqiperine(bile edhe Kosoven) rrumpalle nuk jane te reja. Ato kane filluar qe nga koha qe Saliu u be Kryetar i PD dhe me tej kur mori pushtetin. Keto urdhera shpesh jane direkte dhe te prera, sic ishte ndihma qe ai i dha Milloshevoqit, gjate luftes se Kosves. Saliu per te fshehur kete lidhje agjenturore, ka perdorur edhe zhdukjen fizike te deshmitareve…
    Urdherat jane edhe si ojentime, por te kufizuara. Keshtu pershembull, ai eshte i lejuar te flasi kunder Serbise dhe Vuciqit, por deri ne ate mase qe mos te prishi pune. Ne kete kontekst Saliu e ka te veshtire qe evenimentin e ardhjes se bossit te tij Vuciq ne Tirane, i ftuar zyrtarisht nga Rama, ta shfrytezoje maksimalisht. Prandaj ai po e shfrytezon ate deri ne masen qe Vuciqi te dale i kenaqur me punen e Saliut. Vuciqi e ka udhezuar Saliun per te protestuar ne kuader te berjes se Shqiperise rrumpalle, por jo dhe te “Open Ballkan”. Kjo eshte arsyeja Z. Mero qe Sali Berisha ne kete proteste ka bashkuar shume motive, midis te tjerash edhe ate te Vuciqit.
    Po te ishte se Sali Berisha nuk do ishte agjent i Serbise, ai kete rast do e shfrytezone te maksimum per ta hedhur Shqiperine ne zjarr. Pandaj Sala po sillet si pordha neper breke. Eshte kunder “Open Ballka” por edhe kunder inceneratoreve, ashtu sic eshte edhe kunder Rames dhe Bashes….Sales i jane “lidhur” duart na Vuciqi. Po te ishte i lire ai vertet do hidhte Shqiperine ne ere, duke u paraqitur patrioti me i mad Shqiptar qe nga koha e Skenderbeut.
    Persa i perket krahasimit me Sheshelin, nuk jam dakort me mendimin tend. Shesheli ishte dhe eshte nje nacionalist i terbuar serb, kurse saliu eshte nje spiun i terbuar serb. Te dy punojne per te miren e Serbise, por me motive te kunderta. Ata ndryshojne jo vetem nga motivet por edhe nga rruget. Shesheli eshte me i hapur dhe del qarte se eshte nje nacionalist i terbuar serb. Saliu punon fshehurazi dhe me zgjuarsi. Ai do mbetet rekord ne arshivat serbe si ushtari me i math serb qe ka punar ne kushte te veshtira. Ai eshte me i math edhe se Sorge vet!

  3. PERPARIMI says:

    NJE PYETJE E THJESHTE NESE SALIU ESHTE PROSERB E SHESHELE FAZLIC SI TE DONI QUANI PERSE NE ZGJEDHJET E 25 PRILLIT KASAPI VUQIQ E PLOT SERBE BILE SLLAVOMAQEDONASI ZAEV- U SHPREHEN HAPTAS TE FITOI RAMA E JO PROSERBI SALIU ?PERGJIGJE E THJESHTE KSAPI SERB VUQIQ E ZAEV MUND TE PUTHEN VETEM ME GREKOSERBIN RAMA

    1. Shqiptari says:

      Kesaj qe thua ti Perparim i thone : Besoni Vuciqin.
      Eshte e sigurte qe ne Shqiperi Vuciqi urrehet per ato qe ka bere Serbia dhe rolin tij ne maqinerine serbe. Vuciqi eshte kriminel dhe armik i joni, por eshte njeri i zgjuar. Ai e kupton se ne nuk e dgjojme ate dhe po na sugjeroi ai nje gje, ne fillimisht do dyshojme dhe ne fund nuk do marrim parasysh keshillat e armikut. Ketu qendron thirrja qe Vuciqi beri qe ne shqiptaret te votojme Ramen. Ai mendonte se ne do benim te kunderten. Pra Vuciqi beri demagogji. Megjithese ne Open Ballkan ai takohet me Ramen dhe te dy jane me kete teori qe eshte edhe orjentim i Evropes dhe Amerikes, ai nuk do qe Rama te fitoje ne Shqiperi. Rama eshte si eshte(per mua si person), ka reputacion ne boten e jashtme dhe me bashkepunimin e tij e ka eklipsuar edhe Vuciqin. Vuciqi do peferonte nje spiun te tij qe te udhehiqte Shqiperine sic ka qene pershembull Sali Berisha. Ne ate menyre Vuciqi do bente edhe politike por edhe demgogji kunder nesh, te ngjashme me ate qe ka bere Millosheviqi kur Sala ishte ne pushtet, por edhe sic po ben Vuciqi sot kur ne pushtet ne Kosove eshte Kurti. Ai do te deshironte qe edhe ne Shqiperi te ishte ne pushtet nje Kurt i dyte. Vuciqi preferon qe spiunet e tij te hiqen si patriote shqiptare qe te mos diktohen dhe te bejne zollomahi kunder tij dhe te zihen me Evropen. Ne ate menyre ai do e kish me te lehte te na bente ne fajtor, sic ben fajtor Kurtin per sabotimin e bisedimeve dhe nga ana tjeter do ndihmone Serbine te rikuperohej, sic eshte rikuperuar. Me Ramen ai nuk e ka te lehte.
      Pra i dashur Perparim e ke gabim qe ti i beson Vuciqit. Vuciqi eshte politikan dhe flet ne ate menyre qe te na fuse ne thiken ne shpine. Ai mendonte se duke rekomanduar Ramen, ne do votonim Saliun per inat te Vuciqit, por kete rradhe ne nuk e hengrem “karremin” e Vuciqit. Ne shqiptaret dime me mire se Vuciqi, ne kundershtim me ty dhe ata qe mbeshtesin spiunet e serbit.

  4. Taulant says:

    Basha publikoi gje listen e delegateve ne Kuvend sepse dje premtoi per ta botuar sot?

  5. Loni pe Kolkondasi says:

    Duke filluar nga nesër, gjithçka që Berisha do bëjë nuk është asgjë tjetër veç material për Agron Llakën.

  6. ce says:

    Kujdes se kryeplehra e e Sali Lushe kryeperbindeshit, Stresi mund te therrase dhe llumin e Astirit dhe tu turret zbukurimeve te krishtlindjeve sic beri para 3 vjetesh prandaj mbajeni nen vezhgim kete monster, horr, kone te terbuar qe jarebi i rafte panuklla se funderrine e madhe dhe fare e keqe paska qene.

  7. DRONI të nxjerr bojën. Sot në protestën “patriotike dhe antikorrupsion” të Doctor Vdekjes, ndjekja me DRON i pjesëmarrësve tek oborri PD (brenda e jashtë në rrugë e trotuare), por më qartë tek sheshi para godinës së Kryeministrisë nxorri; Video e Foto “kokë më kokë” numërimi me program të veçantë në computer APPLE, nxjerr tek 2400 veta + policët dhe qytetarët kureshtar anash trotuareve larg turmës anti-amerikane e filo-Berishizmi, pra as 3000 veta si para 2 vitesh. Në shumë faqe Portalesh në Internet e Rrjete Sociale tashmë kanë dalë shumë Foto dhe disa Video, që tregojnë pjesëmarrjen e dështuar të Berishizmit anti-amerikan. Me as 3000 veta nga pas Prof.Dr. Sali Berisha dhe bishtat e tij që llapën në podium, i hanë Mutin edhe për 2 a 3 mandate të tjera Edi Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje