Lindja e një organizate terroriste anti-amerikane në Shqipëri

17 Dhjetor 2021, 20:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për herë të parë në Shqipëri dhjetëra mbështetës të Sali Berishës do të dalin në një “referendum” për të sfiduar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kanë futur në listën e zezë Sali Berishën dhe familjarët e tij. Referendumi është akti i fundit i një procesi i cili nisi më 9 shtator të këtij viti, kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vendosi të zgjedhë mes SHBA dhe Sali Berishës.

Këtë akt Sali Berisha e bëri kauzë të betejës së tij kundër SHBA.

Ashtu si organizatat terroriste i presin kokën çdo tradhtari që dyshojnë se është i lidhur me SHBA, ashtu dhe Sali Berisha pas 9 shtatorit nisi një betejë kundër Lulzim Bashës vetëm me këtë motiv. Ai e bazoi betejën e tij tek fakti që Lulzim Basha mes tij dhe SHBA, zgjodhi SHBA, si interes të Partisë Demokratike.

Beteja e Sali Berishës nuk nisi më 19 maj kur SHBA e shpalli në listë të zezë. Nuk nisi as në Kuvendin e PD në korrik, kur kandidatët duhet të shpreheshin mbi të ardhmen e PD pa Sali Berishën. Nisi pikërisht kur njeriu i parë brenda PD guxoi të thoshte “Ne duhet të jemi me SHBA”.

Pra kjo betejë është jo vetëm thellësisht anti-amerikane, por është dhe terroriste. Është terroriste, pasi në themel të kësaj beteje qëndron urrejtja dhe linçimi i një njeriu që zgjodhi SHBA dhe jo Sali Berishën. Është betejë për të bërë shembull “një tradhtar” që lë në baltë Sali Berishën përballë SHBA.

Dhe kjo është simbolika e gjithë betejës së Sali Berishës dhe morali i saj. Ajo synon të ngulisë thellë në kujtesën e mbështetësve të tij fanatikë, që askush të mos guxojë ta tradhëtojë atë në betejën e tij me SHBA.

Të gjithë të tjerat janë gënjeshtra dhe alibi pa vlerë.

Sali Berisha i ka dalë zot kësaj beteje, duke shpallur se do të jetë ai kryetari i ri i organzitës terroriste që po lind ditën e shtunë. Ata më hilqarët dhe që nuk gjejnë dot arsye llogjike në publik pse po bëhen anëtarë të kësaj organizate terroriste “revolucionare”, siç kanë qejf ta quajnë, të thonë si ngushëllim se po e përdorin Berishën për të shëptuar nga Luzlim Basha, pastaj mund të zgjedhin një lider të ri. D.m.th. mes të tjerash janë dhe hipokritë, pasi pranojnë që Sali Berisha është një kartë e djegur.

Kjo është një gënjeshtër edhe më e madhe dhe një gjë edhe më e rëndë.

E keqja më e vogël është që në krye të kësja organizate terroriste, të jetë Sali Berisha, pasi ai ka kundër dhe moshën fizike, dhe dënimin e qartë të SHBA, dhe ndëshkimin që mund të marrë nga drejtësia shqiptare. Ideja që kjo organizatë terroriste të ketë dhe pasardhës të Sali Berishës besnikë të tij, që mes SHBA dhe Berishës të jetë gjithnjë me Berishën, është dhë më ogurzezë.

Linçimi i Lulzim Bashës ka pikërisht këtë qëllim, që të mos guxojë më njeri që mes Sali Berishës e SHBA, të zgjedhë SHBA. Prandaj çdo justifikim i atyre që të shtunën më 18 dhjetor, do marrin pjesë në këtë farsë të ndyrë antishqiptare, kundër vendit që është aleati më i madh i shqiptarëve në botë dhe garancia e mbijetesës së tyre kombëtare, është i papranueshëm.

Partia Demokratike për fat po ndahet kjo celulë terroriste anti-amerikane. Ajo ka të shtunën Kuvendin e saj normal dhe do të vazhdojë rrugën e vet, e pastruar nga berishizmi.

Por celula terroriste që synon të institucionalizohet nesër si organizatë, nëpër kafene lagjesh dhe shtëpia private në gjithë Shqipërinë, do të hyjë në historinë e këtij vendi, si një njollë e zezë e përpjekjeve për të krijuar një institucion politik anti-amerikan në Shqipëri, pasi e shikojnë praninë e SHBA në Shqipëri, si pasiguri për të inkriminuarit, vrasësit e demokracisë, të drejtësisë dhe ligjit në këtë vend.

Shumë prej tyre në ditët, javët, muajt dhe vitet në vazhdim, do të kërkojnë ndjesë për atë që po bëjnë dhe do të kenë gjithnjë si arsyetim se na gënjeu Sali Berisha.

Natyrisht nuk do t’u bëjë njeri gjyq, dhe as do merret kush me ta, por historia do t’i përdorë gjithnjë si ilustrim, se si një pakicë në këtë vend, ju nënshtrua hallit të një njeriu, i cili vendos si standart të besnikërisë ndaj tij, që të japin prova se mund të sfidojnë SHBA për atë, që nënkupton ose me Berishën, ose me Shqipërinë.

Nuk e shpëtojnë dot Sali Berishën, as nga SHBA, as nga drejtësia dhe as nga vendi i turpit që i ka rezervuar historia. Por PD po e shpëtojnë duke u larguar prej saj dhe Shqipërinë po e bëjnë më të qartë për mbetjet toksike që ka brenda saj.

31 komente në “Lindja e një organizate terroriste anti-amerikane në Shqipëri”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Po të mësojmë nga historia, një turp të pashëmbullt e bënë deputetët e PD në 3 Mars të vitit 1997, ata nuk zgjodhën atë që kërkoi Amerika, por shkuan dhe votuan për këtë bandit të lindur, antiamerikane i betuar për president. Sikur të mos shihnin interesin e tyre meskin, por të shihnin të mirën e vëndit dhe demokracisë, fati ynë në gjithë këto vite kish për të qënë ndryshe.
    Sot erdhi momenti tjetër për t’a larguar nga politika këtë faqezi dhe armik konseguent të demokracisë. Duke e shpallur non grata, Amerika i dha një ndihmë të pashëmbullt atyre që e duan demokracinë dhe përparimin tonë në rrugën e qytetërimit perëndimor. Dhe ajo që bëri Lulëzim Basha, e vuri atë në altarin e forcave të lirisë. I vetëm, pa ju dridhur qerpiku, ai bëri atë që 100 e kusur burra e gra 25 vjet më parë nuk e bënë, i dha dërrmën kësaj kërme komuniste dhe e nxorri lakuriq, ashtu siç është armik i betuar i forcës më të madhe në mbrojtje të lirisë, Amerikës.

    1. E verteta dhemb.... says:

      Mero je dhe djale i zgjuar; nuk ka myslimanizem pro amerikon (kjo eshte normale) ky eshte rrealiteti,e kunderta eshte jo normale…..nuk mbulohet dielli me shosh.

    2. ppa says:

      Bukur Loni, e ke thene shume qarte ; keshtu ka qene gjithnje tek ne; mire ne kohen e Enveri tqe do thoshin “amin” sepse ai te priste gjuhen dhe koken; por ne 97, sic thua ti, apo tani ne 2021 te kete shqiptare kaq “pa din e iman” por vetem per interesa te ngushta , te dalin ne mbrojtje te nje ” frankenshtajni” politik, qe njelloj eshte sjelle si kur ishte komunist edhe tani qe quhet demokrat, cfare te thuash – mire brezi yne qe po jetojme te dy sistemet, por dhe brezi i ardhshem (perfaqesuar nga Kellici & Co) , c’te thuash – meritojme te perbuzemi dhe denohemi nga perendia.

  2. a jemi me shqiptare? says:

    Bukur fare si gjithnje: “Nuk e shpetojne dot Sali Berishen, as nga SHBA as nga drejtesia (ketu tek drejtesia sikur une kam ca rezerva, veç ne e ke per drejtesi morale , shenimi im) dhe as nga vendi turpit qe i ka rezervuar historia. Por PD po e shpetojne duke u larguar prej saj dhe Shqiperine po e bejne me te qarte per mbetjet toksike qe ka brenda saj”. Dhe une theme se dolen mbi uje gjithe mbeturinat e ketij vendi. Tani duhet kulluar uji dhe mbeturinat te groposen ne gropen qe ata bene vete.

  3. Engjell says:

    O MERO BAZE O PLEHRE.
    ORE JE KAQ ANTI BERISHE SA I QUAN TERRORISTE TE TERE ATA QE I SHKOJNE MBRAPA BERISHES.
    PO SI MORE I THUA VETES SHQIPTAR. PO SHQIPTARE SI TY JA KANE PATUR ME HILE SHQIPERISE GJITHMONE. TI JE TIPIKU I TE PABESIT. TIPIKU QE JA FUT SHOKUT.
    PO SI MUND TE THOTE NJE SHQIPTAR TERRORRIST NJE PJESE TE POPULLIT QE E NDJEN VETEN TE PERFAQESUAR TE BERISHA KUR AMBASADAT E BE- SE E KANE QUAJTUR SHPREHIMISHT ” ZHVILLIME DEMOKRATIKE BRENDA PD – SE”.
    MERO SIÇ KE FYTYREN DHE PAMJEN FIZIKE KE SHPIRTIN.
    NDOTJE .

    1. O enjgjell o bole says:

      Engjell nese i shkon Berrishes pas je terroriste pasi veprimet e Berrishes jane terroriste

    2. Stazimiri says:

      Me vjen keq qe ty Engjell te te quaj armik, se nuk je .Ti je thjeshte nje hajdut qe ke perfituar nga Saliu, prandaj flet budallaleqe. Sipas teje terroristet nuk jane pjese e nje populli. Terroristet or derdimen jane pjese e popullit dhe po qe se Saliu do marre fuqin, ahere Shqiperia do shpallet shtet terrorist. A kupton or derdimen se cflet???
      Shkurt dhe prere. Ne nuk mund te zgjedhim midis Amerikes dhe Saliut. Per te te qetesuar ty ne nuk mund te zgjedhim midis Rames dhe Amerikes. Shqiperia dhe Amerika jane te pandara. Ata qe hedhin gure kunder Amerikes dhe shtetit Amerikane, ata jane armiq te Shqiperise. Ne rastin me te mire per ta, ata jane hajdute ose kriminele qe nuk kane shpetim…

    3. Dauti says:

      Ti halja “engjell” qe nje fakt je djall! duhetta dish qe ata qe i shkojne mbas kryeterroristit familjar Saleh pleh non grata jane terorriste bile edhe ti je nje mut si ata.

    4. Emiljano says:

      Engjell nuk jeni terrorist,jeni thjesht debile,idiote qe ju terheq prej hunde nje kufome politike,nje kerme qe eshte antishqiptari me i madh ne bote.Nejse sma mer mendja ti kuptosh ca gjera po hajde me

  4. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Luli saliut,mori guximin dhe i beri nje sherbim vendit duke e perjashtuar kete perbindesh,por drejtesia dhjeramane nuk ka guxim ta therras ne prokurori qe te japi llogari per te gjitha krimet qe disa i ka pranuar edhe vete.

    1. Dauti says:

      Saleh hale pleh non grata e merr ndeshkimin edhe nga keto shkrimet tona. Goditjen ballore do tja jape si gjithnje e bekuara USA kur ta percaktoje organizate mafioze e terorrste organizaten e saleh plehut.

  5. Arifi says:

    KY shkrim eshte nje kushtrim per gjithe ata qe kane veshe dhe ment ne koke….Dyshoj sepse shqipetaret gjithmone ndarjen nga e keqja e kane shume te veshtire

  6. Ambasdori Turke pardje ne Shkoder ofendone te gjith Shqiptare pa dallime feje e krahine dhe as nje nga politikanet nuke ragone says:

    Keta Jane hajdute Erdoganit dhe kiminel as me shume ??????????????????????

    1. Toni says:

      Po pse mashtron ore majmun. Plus qe
      dukesh qe nuk je as shqiptar nga drejtshkrimi qe perdor.

  7. ai lart says:

    Ka dicka madhore ne diferencen midis editorialeve te Meros pro amerikane ekstra large dhe reagimin e dobet te vete Amerikes ndaj ketij terroristi te mirefillte..

    Dihet antiamerikanizmi Berishes kur perzuri nje topolitikanin amerikan ne 1996,kur urdheroi Izetin ne 1997 qe te bombardohej me rraketa kucka ambasadore..kur u qellua realisht komando gjermane ne Rinas..kur I tha NYT leter higjenike,,,kur fshiu menderen me ekspertizat e FBI kur perzuri si pule te lagur nje te derguar personal nga Presidenti amerikan I kohes ne 20 janar 2011 apo se fundi kur perdhosi ish drejtorin e CIA-S Xhorxh Tennetij (jorgo koken)
    .
    Pra sa kam argumentuar me lart faji eshte 101% I politikaneve amerikane qe meren me Shqiperine qe me Salihin duhej ti kishin lare hesapet qe me 21 janarin 2011 dhe jot e merren tani qe ju ka dale qeni terbuar nga zinxhiri.
    .
    Nje gabim krim qe beni ju zoti Meroe m gjithe respektin qe kemi eshte se ketij”terroristi antiamerikan’ PO I BEHET NJE MBROJTJE E FORTE KLANDESTIEN NG GARDA E TIJ E VJETER qe ja bejne MUUUU
    ,
    Sidoqofte edhe ky “antiamerkani terrorist” Berishe eashte me pak I demshem se Hipokrizia e Kimeve ,Eskobareve dhe Blinkeneve & more qe e luftojne Berishen per gjera banale apo akuza te pa bazuara ( kur ato kriminale e tij jane 100% te argumentuara)..
    .
    “antiamerkani terrorist” Berishe eashte me pak I demshem se Hipokrizia e Kimeve ,Eskobareve dhe Blinkeneve & more qe ndajne Devilulin e ndershem nga Salikrimineli per 21 janarin,detinjon,rrugen e kombit qe edhe zoti vete e k ate pamundur ti ndaje.
    ,
    Si qytetar amerikan kur u vu Basha k/bashkiak ne 2011 me vota te vjedhura nga Arvizu u trondit besimi im te politika amerikane ne Shqiperi..
    .
    Kurse sot tentative e KimEskobarBlinkenit per gradimin e Bashes ne kurriz te “terroristit 30 vjecar Berishe” me duket jo vetem anti-amerikane jo vetem antishqiptare por dhe anti humane.
    Berisha eshte Kriminal & serial killer me kollare por jo fajtor..Fajttore eshte dipllomacia amerkane qe ka gabuar ne Gjirin e derrave te Lalzit si ne me gjirrin e Derrave ne Kube.

    Thjesht po terrorizohen njerzit e thjeshte viktimat dhe jetimet e Salimortjes per shkat te tolerimit apo mbrojtjes me marifet qe po i ben Amerika Bulldogut te saj qe ose ju ka dale nga kontrolli ose ka plane te errta si ne 2 prillin 1991 qe po kullon gjak akoma..

  8. Patronazhisti says:

    Satanike eshte organizata e perbashket kriminale qe organizoj vjedhjen e 430 milion Eurove!

  9. Juria e bordurës 1993 says:

    Edhe menjehere krijohet organizata terroriste gjobëvënëse “proamerikane” e udhehequr nga nentoger Dubi Çorapja ( Ymeri Baze) e cila merr përsipër mbrojtejen e kufijve orbitale të USA me anë të satelitëve me pedale, vs sulmeve të kavalerisë këmbësore te se djathtes, qe udhehiqet nga legjionari Salihmus Berishvinimus Octavi. Ja arritëm ditës që Amerikën ta mbrojnë kriptokomunistët e shoqerise se hapur të kanabisit “WEED IS NOT ENOUGH, WHEN IS MORE”.

  10. Plaku says:

    E megjithate Basha eshte nje kopje e shemtuar e Berishes dhe i demshem per PD _n……

  11. Teli says:

    Po mjaft me llogje o mero qeni se u bere llapaqen.
    Se Sala kerkoi te sqaronin akuzat qe I bene Amerikanet Çka ktu te beje me antiamerikanizem apo terrorizem. Mjaft se ste pijne uje kto.

  12. Papi says:

    Sa peshtire kur shteti ska ci ben nje njeriu qe sla gje pa bere
    Sa peshtire kur tellalet e pushtetit justifikojne deshtimin e tij me antiamerikanizma
    Sa peshtire kur pushtetaret behen me amerikan se eskobar
    Sepse eskobar tha lufta kunder korrupsionit eshte e juaja ne vetem ju ndihmojme
    Ndersa ju po na e shisni si luften e tyre ku ne bejme tifozin

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Partia Demokratike eshte ne nje moment kyc ku edhe une si Socialist po perpiqem qe ajo te anohet nga ana e duhur e historise. Megjithese e kam tallur Lulzim Bashen per gafat e tij spektakolare politike, me kete e rrespektoj dhe beri gjene e duhur. Te gjithe ata qe jane krah Sali Garbicit, te gjithe pa perjashtim, jane antiamerikane. Eshte shume e thjeshte.. Vllai yne i madh na tha te distancohemi nga ky person keqberes per interesin e vet Shqiptareve. Dhe kush i rri anash ne krah, NUK KA ASNJE ALIBI ti rrije mbrapa.. Partia Demokratike eshte ne nje moment kyc ku berishizmi-bolshevik duhet pastruar ne c’do forum dhe fryme politike. Nje politike e poshter, ofenduese dhe e dale jashte modes se qyteteruar qe ne shekullin e 19-t. Basha nuk e mund dot Ramen, por po te bashkohen te dyja ne qeverri sic ka bere Gjermania, qeverrisja per qytetaret shqiptare do jete me e mire sepse do kete “checks and balances” me mire. Nuk eshte e thene qe vetem nje krah ti kete te gjitha edhe sikur t’ja u japi shumica e popullit. Edhe pakica duhet te kete dicka dhe te jape kontributin e saj. Partia Demokratike e ka kryetarin e saj legjitim dhe kush kujton se do ta marri ate karrige pa transparence ose me dhune, eshte nje i marre mendsh dhe do perballet me ligjin..

  14. Lili says:

    Ahahah ! Kur meros i duhet te perdor fjale te medha per te bindur boten, se per shqipet cka shkruan s’kane asnje vlere qe moti se e dime si shitet nje here tek amerikanet nje here tek saliu e nje here tjeter tek Rama per nje burse per veti apo djalin, per te bind boten se sa i rezikshme qenka pjesa e popullit shqiptar qe nuk mendon si ai e Rama per lulin e tyre!…
    O mero a po sheh se populli po di ma mire me vleresuar anti amerikanet e amerikanet e Shqiperise?!
    Ambasadorja e Rama munden me harruar kush eshte Basha per interesat e tyre, shqipet jo se nje mije here sherrin ia ka pare e jo vetem per 3 pare zgedhje qe iu mundesoj me fituar juve….

  15. shelegura says:

    NE KETO KOMENTE LEXOVA DY EMRA NJE (ENGJELL DHE NJE TELI) KETA DY ROB ME CFARE MBROCKULLISIN JAN PURO KRIMINEL DHE ME ORIGJIN SERBE SI MIKU I TYRE
    BERISH.

  16. demo-krati says:

    Editorial me te dobet s’ma do mendja se ke bere ndonje here Mero.Partia e Dallkaukeve nuk ndahet ,ajo eshte nje me interesa te njejta si Luli dhe Saliu dhe anasjelltas.Te futur kembet ne nje kepuce Lulezimi po mundohet te shpetoje vehten e tij nga bemat e bera ku dosjen e ka po aq voluminoze sa edhe ati i tij shpirteror.Jo me larg se 2 muaj ai deklaronte se per mua Sali Berisha eshte “hero”me merita te padiskutueshme per kete vend e demokraci.Nuk e kuptoj se si te jane zene syte per kete lufte brenda llojit ku te dy jane pjelle e te njejtes “vrime miu” !Ndaj te ndash Lulin nga Saliu eshte miopllik pavaresisht situates ku ndodhet kjo parti dallkaukesh ku nje ushtri e tere qe ka vrare,ka vjedhur prona publike,ka renuar kete vend ne ate fare feje e sot ata perveçese jane perçare asgje tjeter nuk i ndryshon.Lul Basha thoni Ju eshte pro Amerikan e Berisha jo!Ky humor mund te gajase kedo per naten e vitit te ri por kursesi te sherbeje per bindje e realitet.Prisni se s’keni pare gje akoma ,kur ti nxjerrin te palarat njeri tjetrit ne kete lufte jo per Amerike e Shqiperi por per ekzistencen e tyre e te familjeve perallore me parate e shkerdhatokracise qe deri dje quhej nga “miqt me gishtin ne bythe” rruge demokratike ,ku vetem demokraci nuk ka.Ndaj i nderuar Mero ne te semes te shkojne te dy sepse Shqiperia perveçese do fitoje nuk kaa me se ç’fare te humbe.Lufta midis llojit Sali-Lulezim eshte nje lufte brenda llojit per ti shpetuar drejtesise qe fatkeqesisht akoma eshte nje foshnje qe nuk eshte ngritur ne kembe.Me thoni nje te djathte qe te jete denuar per korupsion ,fale fijeve te nendheshme e qe fale teknologjise se sotme eshte bere e mundur qe gjithkush te kuptoje qe ky sistem eshte sistem mafioz ku hajdutet e radhes pasi vjedhin e vjedhin shuma marramendese paisen me “grinkarte”duke bere jete te qete ne boten qe i lindi dhe i riti duke lene pas nje popull qe fale zhvillimit te ulet u mjafton nje ndeshje e radhes si kjo e Sali Bashes me Lulezim Berishen!Ata jane te dy jane nje mero Baze ,jane i njejti brum ,i njejti trup dhe me te njejten vizion !Ata jane respektivisht “Burra shteit ” dhe “Yje ne ngjitje” per ata qe sot u kane dale nga shinat e qe dihet qe do perfundojne me ndonje aksion nate si “Osama Bin Laden “dikur!Lufta e tyre nuk eshte kurrsesi lufte per demokraci por per demagogji sepse kane dale nga i njejti bark i te njejtes kuçeder,ndoshta e kuptoje qe nuk te vjen mire Mero Baze.

  17. Ndersa organizata me terrorriste antishqiptare
    Qe kane dore ne zhdukjen e rinise rritjen e varferise
    Rritjen e korrupsionit e cdo gje keqe ne kete vend
    Jeni ju gazetaret majtas e djathtas, me lepirjen tuaj ndaj qeverise pa denoncuar asnje zyrtar
    Jeni organizata me e korruptuar pas asaj te gjyqtareve

  18. Sul Koburja says:

    Me urdhrin e dhënë Izet Haxhisë për goditjen Ambasadës Amerikane,Sali Berisha ka kryer krimin e terrorit dhe mund të gjykohet edhe në SHBA.Krimi i terrorit nuk parashikohet.
    Këto rreshta po i shkruaj për ata që i shkojnë pas Saliut pa e menduar.

  19. FCB says:

    Ore Mero se po me iken mendja , te te pyes si i pa anshem qe je, ne nje salle qe e ka kapacitetin 1800 vende , si mund te votojne 5004 delegate ? Ti si i zgjuar dhe inteligjent qe je si mendon per kete , mund te kene qene fshehur ne banjo valle ? Si mendon ti Mero.

  20. O budallejt e xhahilit be Ferr shkofshi bashk me te says:

    Ore qe ktij perbindshi po i ha bytha ,ska nevoj te diskutojm e te cuditemi e saper ju o kunguj malokesh te pagdhendur qe po i shkoni pas si mizat e mutit , se muti ju pelqen e me te ushqeheni , mos haroni qe edhe Sadam Hyseini ,edhe Gadafi ,skishin pak jenicer si puna juj e “simpatizant” po e pat si i gjeten ke brim e miut ku ishin futur e si perfundun ! Shkoni pra e “shpetojani” lekuren e do shifni si do ju vi radha edhe ju , qe do ju shkunin si gjysma gjeli , te zbrazni gjith gjynofet e ckeni honger prej ktij hajdutokrimineli pa skrupull e i pandreqashem ! E ti “engjell”me brina , qe gjith ment e tuja ke brinat i ke ,do shofim trimnin tate tu i majt “arkivolin” zotnis tat ! Ju ka zon budalliku syt e trut , harut cju boni fukarejve ne si ropi paret e shqiptarve e qorrlliku sju le me pa xfar jete bon ai ne gjith familja me gjak shqipteresh !

  21. Morrat e Kuq says:

    I nderuar Zoteri Baze,
    Jo jo i sakte dhe koherent kur protretizon Berishen apo foltoren e tij ne raport me Ameriken. Ne terminologjine terrorist apo terror di e din mire konceptin e fjales. Berisha me kete qe po ben po mbron vlerat per te cilat Amerika vete po trgton neper bote. Fjala e lire, vota e lire, dinjiteti apo dhe pafajesija ne gjyq kur nuk ka prova. Amerika nuk ehste engjull, por ne Shqiptaret ja kemi borxh nje pjese te hises tone. Amerika ka gabuar jo pak here, dhe paradigma me e mire eshte me talebanet qe ka ofruar bashkpunim. Tani ate qe thoni juve eshte e kunderta me Berishen. Ne NATO Berisha, ne keshillin e EU Berisha, Pa viza Berisha, PAVARESIA E KOSOVES DO DEKLAROHEJ NGA GEORGE BUSH NE TIRANE-PO BERISHA, ne 1992 ne shtepine e bardhe Bushit Senior i thote te bombardoje Serbine. Pra nuks eshte organizate terroriste por Harku njerzor i mbrojtjes se vlerave, vytuteve dhe dinjitetit njerzor.
    Nese, do kishte organizate, parti apo komunitet anti-Amerikan jane PKSH-PPSH=PSSH dhe Rilindja qe, qy nga 1944 deri ne 1991 keta i fryenin borive te moskes.
    Prandaj Zoteri, shprehe inatin tend me Berishen, por mos ul inteligjencen tende. Ne e dime qe ti je anti-Berishe deri ne vedkje por nuk besoj se jeni kunder degradimit te inteligjences.
    Berisha do kete perkrahjen me te madhe nga Amerika

    1. Është sistemi dhe jo individi. says:

      Mund t’më thuash zotëri, gjithë këto arritje të Shqipërisë të cilat sipas jush kanë vulën dhe praninë e Berishës, përse nuk i bëri ky individ gjatë periudhës 1968-1990? Sepse mund t’i bënte edhe gjatë kësaj periudhe, apo jo? Apo atëhere ishte “morr i kuq?” Mos ndoshta, i nderuar zotëri, është demokracia, sistemi i lirisë ai që bëri dhe bënë të mundur një mori arritjesh politike, ekonomike dhe shoqërore në cdo vënd ku ky sistem implementohet?

  22. ilaci kunder morrave. says:

    Ti Morri i kuq vertet je nje morr apo nje plesht qe nuk ke inteligjencen e duhur.
    1-Asnje nuk e shan Berishen te flase dhe te punoje per ato qe thote. Ai eshte shpallur armik i Amerikes dhe Shqiperise per ato qe ka bere “nen rrogoz”
    2-Flet per Ameriken sikur te jete nje dredharak si Sali Berisha qe per te fshehur punen e tij armiqesore perdridhet si tel. Ne kete kontekst nuk eshte se Amerika ka ndryshuar. Ahere kur ajo na futi ne NATO apo sulmoi Serbine, ishte po ajo Amerike qe eshte edhe sot qe po sulmon Sali Berishen. Nuk ka ndyshuar Amerika por eshte Saliu qe me kohe i doli boja si armik i Shqiperise dhe agjent i serbit.
    Persa i perket Talibaneve, ti dhe une jemi hic te kuptojme se cka ndodhur. Nje gje eshte evidente. Talibanet sot i komandojne ata qe kane qene te burgosur ne kampet Amerikane. Besoj se me kupton…
    Pra or idjot nuk eshte Amerika por Saliu per tu gjykuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje