Nga Mero Baze
Kuvendi i sotëm i Lulzim Bashës nuk vlen aq shumë për të provuar legjitimitetin juridik të PD, që është në anën e tij. Nuk vlen as për betejën kundër Berishës. Vlen për një gjë më të madhe, që është e qartë nëse dëgjoje njerëzit që folën në Kuvend. Prej Kuvendit të Partisë Socialiste më 1999, ky është Kuvendi i dytë politik në Shqipëri ku shikon që delegatët të flasin si njerëz të lirë.
Së paku 7 deri në 8 diskutime delegatësh janë shembull i shkëlqyer se çfarë prodhon liria politike në një vend.
Të ikur nga tutela e Sali Berishës dhe nga detyrimi për të mos përdorur llogjikën në çdo fjalim, por vetëm direktivat, t’i shikoje njerëz që dukeshin tërësisht normalë, tërësisht vetvetja dhe që dëshmonin pa asnjë kompleks gabimet e Lulzim Bashës në të shkuarën, qënien e tij një i emëruar i Sali Berishës dhe detyrimin për të mbrojtur vlerat e reja që prodhon ndarja e PD nga berishizmi.
Mjafton të shikoje sjelljen ndaj Bardh Kadillit, njeriut që foli në dy kuvende, për të kuptuar se ku e vërshëllyen dhe i kthyen kurrizin dhe ku e duartrokitën, edhe pse ishte i ashpër me kryetarin e tyre.
Në asnjë parti politike dhe në asnjë sallë politike të Shqipërisë së këtyre viteve, ti nuk mund të dëgjoje falime të hapura, të lira dhe mbi të gjitha logjike.
Nevoja e Lulzim Bashës për të përballuar ndarjen e vështirë me berishizmin, e la Kuvendin në duart e delegatëve dhe i dha historisë së politikës shqiptare një nga Kuvendet më të mira politike të këtyre tridhjetë viteve.
Sot ti e kuptoje se ata njerëz që ishin në atë sallë, kishin mundur berishizmin brenda vetes dhe po përbetoheshin për një politikë relaisht të re, e cila nuk e dimë sa jetëgjatë do të jetë, por ama është e sigurtë që lindi në atë sallë.
Pa dashur të përmend emra konkretë oratorësh, për herë të pare në një sallë Kuvendi në Shqipëri njerëzit kritikojnë kryetarin e partisë, sulmojnë ashpër berishizmin dhe dëshmojnë se janë gati të reformojnë një parti e cila është ndryshkur nën otomanizmin e Sali Berishës.
Është kaq e qartë kjo, sa Sali Berisha i tërbuar, nuk po pret as rezultatet qesharake të votimeve në mejhanet e Tiranës, por po nxiton tek gardhi iI selisë së PD, që ta pushtojë atë me forcë, të vetmen shkollë që di të aplikojë në politikën shqiptare.
Dhe kjo është fitorja e dytë e atij Kuvendi. Ai e zhveshi Sali Berishën nga demagogjia dhe e nxorri në origjinë si një lider primitiv, të dështuar dhe të frikësuar nga e ardhmja e tij.
Prej sot ai nuk është më, as anëtar i Partisë Demokratike, por vetëm një shantazhues i saj ordiner, që me vrasës me vete shkon tek gardhi i saj.
Të gjithë e dimë që këto janë ofshamat e fundit të një bishe të plagosur rendë, që nuk e shpëton askush. Bile armiku më i madh i tij tani e tutje nuk është Lulzim Basha. Është vetë Sali Berisha i parë, ai që po përpiqej të fshihej pas Lulzim Bashës. Tani “mbreti” është lakuriq.
Shume shume e sakte…bravo
Rikthimi i doktor Berishes ne drejtimin e Partise Demokratike eshte spektakolar. Referendumi i dites se djeshme ishte nje feste demokracie. Sali Berisha eshte politikani me i votuar ( sic me shume te drejte e thote edhe vete doktori) ne Shqiperi keto 30 vite por, Referendumi i djeshem e vulosi perfundimisht kete te vertete. Madje ne menyren me spektakolare. Kurre me pare, demokratet, nuk e kishin votuar me kaq entusiazem doktorin.
Spektakolariteti i ketij referendumi plebishitar, u vu ne duke , sidomos, nga kontrasti me kongresin e mjere dhe qesharak , qe kanakari i Rames, Lulzim Basha organizoi ne Pallatin e Kongreseve, i cili e kishte mbushur sallen me patronazhiste te Partise Socialiste, socialiste te ndrojtur, familjare te mbeshtetesve te tije, kuneter e kunata, teze e halla, niper e mbesa, pleq e plaka, deri edhe femije…
U be meme! U be gazi i botes! Ne kete qesharakezim , jo vetem qe barazoi shefin e tij , Edi Rama, por edhe e tejkaloi ate. Ciraku ia kaloi ustait.
Ndersa doktor Berisha, shpallte perfundimin e referendumit spektakolar ne seline e Partise Demokratike, brenda saj, i rrethuar nga bashibozuket e e armatosur te Edi Rames, pengu i tij, Lulzim Basha , ne frike dhe panik te skajshem, rrekellente ne deshperim gota pas gotash me alcohol!
Fund me te mjere sec pati Basha , nuk ka patur ndonje politikan ne Shqiperi.
Rikthim me te lavdishem sec pati Berisha, nuk ka patur ndonjehere ndonje politikan, shqiptar jo se jo, por edhe shume e shume me gjere.
Rikthimin e bujshem te doktor Berishes ne krye te Opozites, nuk eshte se e duan vetem demokratet, por edhe nje pjese e madhe e atyre shqiptareve qe deri me sot kane qene indiferente ndaj politikes, pse jo dhe alergjike ndaj saj. Doktor Berisha e mundi edhe kete indiference.
Madje, rikthimin spektakolar te doktorit po e shohin me simpati edhe shume socialiste te neveritur dhe peshtirosur nga qeverisja socialiste, tek e cila aq shume kishin shpresuar, dhe e cila kaq shume i ka zhgenjyer. Kjo simpati shprehet ne menyre te ndrojtur, kuptohet, por te qarte.
Pas Lulzim Bashes, radhen e ka Edi Rama, i cili, me shume se cilido tjeter, e di qe uragani qe nisi Doktori, ate e ka targetin kryesor dhe jo pengun e tij qe u venit akoma pa lulezuar.
Prandaj, qe kur doktor Berisha ngriti siparin e festivalit me te madh te demokracise me Foltoret e tija, Edi Rama, i vuri ne dispozicion Bashes, te gjithe hordhine e tij te bashibozukeve mediatike. Si kurre me pare, qelbesirat u bene bashke. Aleanca e Qelbesirave , per tre muaj me radhe, punoi me kapacitet maksimal, ne mbrojtje te Bashes. Efekti ishte boomerang: ne vend qe ta vrisnin doktorin, ne vend qe ta plagosnin qe BAsha me pas ta kishte me te lehte per ta vrare (politikisht) , ne vend barem qe ta ciflosnin sadopak, ata sherbyen si veglat me te shkelqyera qe ironia e historise ka perdorur ndonjehere per te dhene efektin e kundert.
Keshtu, ne nje ane kemi Aleancen e Qelbesirave te drejtuar nga Rama-Basha, me ane tjeter kemi aleancen e qytetareve te ndershem, e shqiptareve te ndershem, qe si kurre me pare, shohin tek doktor Berisha shpresen e vetme.
Por, nuk perfundon ketu. Uragani “Berisha” qe shkundi Partine Demokratike, e riformatoi, e ringriti, e ringjalli ate , patjeter qe nuk do te kurseje as Partine Socialiste, e cila ka nje dekade qe eshte kthyer nje nje kazerme ushtarake. Ligji i domosdoshmerise, kete rast ne terren politik, patjeter qe do te perfshije edhe PS-ne qe eshte ne gjendje klinike per shkak te te cmendurit qe e drejton.
Kjo eshte e mira me e madhe qe levizja e Berishes, ka sjelle ne politiken shqiptare. Padyshim. Cdo politolog qe ndjek kete zhvillim e ka si nje te vertete te thjeshte kete; por edhe cdo qytetar shqiptar, e ndjen instiktivisht, qe termeti “Berisha” do ta shkunde fort gjithe politiken shqiptare, te gjitha partite politike shqiptare. Ne kuptimin me te mire, natyrisht.
Sali Berisha do te hyje ne histori si aktori kryesor e ketij ndryshimi te madh demokratik, qe padyshim do te jete edhe fundi i tranzicionit te stergjatur dhe te lodhshem.
Ne te vertete, Doktori ka hyre tashme ne histori.
Aha, nuk paska ilaç qe i bëka derman ketij budallit.
Ky koment ka dalë nga arkivat e Komitetit Qendror te PPSH.
Ose ky Skypioni eshte Fahri Balliu me nje artikull te viteve 80, ose eshte Artan Hoxha PD-isti, qe e perdor Berisha si zar.
Nga toni ie shkrimit duket si Fahri Balliu.
Sepse Artan Hoxha (Jo gazetari investigativ) pavaresisht mungeses se shtylles kurrrizore, e ka nje fare inteligjence, qe duhet ta ndaloje te bjere kaq poshtë.
Ho -ho- ho…
Nuk na erdhe Babagjyshi Vitit të Ri, po Skypioni….
Dhe va erdhe për festat, po e shikoj që do jenë festat më të hidhura për S. Bërishën dhe familjen e me dhëndërin Skypion.
Kkypion, e di ç’është flugeri? Flugerin e vë në maj të oxhakut dhe ai kthehet nga fryn era.
Edhe ti i ngjan flugerit se deri dje na çave b… ën me Lulin në Editorialet e Meros dhe tani të jesh dakort e M. Bazen, të paktën ke një të përbashkët me Meron.
Skypion, kot gëzohesh se Saliu ngado që ta kthesh, e ka të humbur. Ligjërisht nuk e mer dot PD dhe është i detyruar të formojë një parti të re. Po edhe sikur të thyej Djalli këmbën dhe Bërisha të zgjidhet Kryetar që të justifikohet kur ta thërras SPAK- u duan të ndëshkojnë Kryetarin e opozitës. Nuk do ti pijë ujë se bota e di kush është Berisha dhe do penalizojë Partinë. Po vuri ndonjë ” Luli” tjetër në krye nuk do mundet të justifikohet se një Deputet i thjeshtë do jetë.
Skypion Malltezi, bëni gati valixhet si në 97- ën se tami nuk keni më bodigard Izet Haxhia që ti jap garanci Doktorit. Më 9 Qershor Shqipëria RILINDI.
E pershendes Mero BAZEN NE ARSYETIMIN E TIJ LLOGJIK,POR DO TE SHTOJA SE NUK MJAFTON VETEM KAQ,qemegjithate nuk eshte pak!
PD-ja u nda qarte ne dy pjese: -Nje pjese me Bashen si njerez te moderuar,qe kane yll polar mbeshtetjen e SHBA per Shqiperine:
-Nje pjese me Berishen,qe perfaqesojne erresiren dhe rrenimin e te shkuares dhe te ardhmes se Shqiperise!
Por qe PD-ja e Bashes ta beje te plote pastrimin e “haureve te saj te Avgjise”, duhet te kete guximin,qe t’i beje mbi te gjitha GJYQIN E HISTORISE politikes kriminale ANTISHQIPTARE te saj nen udheheqjen e Sali Berishes,te distancohet nga pranimi si “hero” i zjarrevenesit dhe shkaterruesit te Shqiperise ,Azem Hajdari,i cili ne fakt shembelleu si “Njeriu i ri naziskin” dhe asgje me shume!
Ne se PD-ja e Bashes,nuk e pastron trupin e saj nga te gjitha pjeset e kancerizuara te shkaktuara nga Berisha,kurrre nuk do te behet e besueshme nga nje mase e madhe qytetaresh shqiptare per te ardhur ne pushtet!
PD-ja e Bashes duhet te distancohet nga baltosja e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare dhe mos njohja e 29 nentorit si data e Clirimit te Shqiperise!
Ajo kurre nuk do arrije te binde shumicen e shqiptareve per te ardhur ne pushtet,ne se vazhdon ta perdore ANTIKOMUNIZMIN vetem si shfryrje te urrejtjes ndaj sistemit diktatorial,por vetem si force levizese per te ndertruar demokracine dhe shtetin ligjor,baza keto per te arritur MIREQENIEN e popullit shqiptar!
Ne se do,qe te fitoje besimin e shqiptareve duhet te caktoje si prioritet te filozofise se saj politike miratimin e MINIMUMIT JETIK TE NJERIUT si dhe moratoriumi i plote i ndalimit (te perkohshem) te te gjitha investimeve gjigande propagandistike,PPP-ve etj,qe kane gllaberuar shumicen derrmuese te buxheteve te shtetit dhe te kembengule,qe te projektohen dhe te zbatohen projekte konkrete per kthimin e te gjitha lagjeve te qyteteve,sidomos ato periferike nga GETO te verteta, te braktisura e te diskriminuara ,qe jane sot,ne qendra te banimit ku femijet,rinia dhe te moshuarit ta ndjejne veten se jetojne si njerez e jo thjesht si ne GAZERMAT E USHTRISE pushtuese,pa asnje element jetik!
I KE RENE PIKES MERO BAZE.
TE SHPETOJE NJE HERE E MIRE KY VEND NGA KERMA TE TILLA DONKISHOTESKE QE JETOJNE NE NJE PERIUDHE MESJETARE.
Kur nje Parti clirohet nga Berishizmi ? Po si u cliroka Partija nga Berishizmi ku gati 90 % e anetareve jane Berishiste ? Ti tani po i thua Lulit qe mbaj kimin dhe ramen , se votat i ka Saliu i 3 , mire Mero mire, Nje nga arsyet qe Luli vajti ne kete derexhe je dhe ti Mero , nejse ti nuk dole keq besoj , kunati te ka rrespektuar :))
Ty do te te duhen edhe 30 vite te tjera per te kuptuar… Jete te gjate!
qenke rende!! te ra ne koke sot ee?!?!
Mos u merzit , prape ne PD ngelemi edhe kur ta more Sala .
@fcb
Do qe ke te drejte kur thua se eshte e pamundur qe PD te pastrohet nga berishizmi. Ke te drejte se Merua ja ka futur kot. Ai nuk di se ceshte berishizmi. Berishizmi eshte nje hale qe sado ta pastrosh, prape qelb era. Duhet kohe Z. Mero qe era te iki. Ndoshta duhet qe haleja te shkaterohet dhe te behet nje e re.
Sidoqofte, si fillim pastrimi i halese eshte hapi i pare.
Era e qelbur do ca kohe te zhduket. Ndoshta klori do beje efekt…
Aq sa pastrohet Berisha nga Enverizmi pastrohet PD – ja nga Berishizmi , demi eshte bere .
FCB,
Me duket se nuk të kuptuan se çfarë the.
Nuk ikën Saliu me nje kuvend. Të ishte kaq e thjeshtë
Berishizmi rron ne zemrat e dumbabistëve qe nga nje and e quajnë veten ish te persekutuar të komunizmit, dhe nga ana tjeter shkojne mbrapa nje Komunisti Enverist dhe kunder SHBA.
Por duhet te fillonte dikur dhe diku.
Filloi, dhe shpresoj te vazhdoje deri ne fund.
Mbreti është jo vetëm lakuriq o Mero por edhe aq i shëmtuar fizikisht sa nuk shihet me sy.
Më vjen mirë Mero që theksove sjelljen e kuvendit të Bashës karshi karshi Bardh Kandilit. Ky i kritikoi, pa mëshirë Saliun dhe Bashën.
TEK I PARI MORI ULËRIMA, TEK I DYTI DUARTROKITJE.
Kjo tregon nga cili krah është demokracia.
E pamë o Mero e pame
Sali Katranin at’ pis
Shkoi t’ votoj e të përmjer
Atje te derë e “Xhamis”…
***
E pamë o Mero e pamë
Sllobodank edhe Sali
Tek therret referendume
Vet Sali e vet Kadi…
***
Vet Sali e vet Kadi
Vet voton vet numëron
Ulërin e turfullon
At Bajloz tash po e rrzon…!
***
Medet o Sali medet
Të ka kanë ikur ato bletë
Jepi Salo ka lezet
Lakuriq mbete si Mret…!
Zoti bekoftë Partinë Demokratike.
Që të lësh Lulin kryetar pas rilindjes së P.D( opss) më duket një sfidë gati e pamundur….sdq djalit i do lënë mundësia të ngrejë realisht shtëpinë e demokratëve pas vrasjes së babait të asistuar nga USA. ✌✌✌
Duhet te shpetoje edhe nga Bashismi sepse eshte nje Berishe junior Atehere quhet e cliruar nga keta 2 klloune !
me “Demek” Mero..Do te kemi “Demokrate te vertet”???????Me lini te “Besoj” nga sa degjoj…por me duhet te Nesermen te “Shikoj” dhe Vlersoj “Demokratet” e Rinje??????????????Mbse pse jo….Nje dite munde te thuhet MJAFTE ME…..lol
Shqiperia clirohet nga Berishizmi vetem n.q.s Shqiperia zhvillohet dhe zvogelohet korrupsioni.
Kur Rama keto 8 vjet largoi 500mije Shqiptar dhe po u nxin vendin Shqiptareve qe kane mbetur Berishizmi eshte alternativ.
I ke numëruar sa ka shqiptarë ka larguar berishizmi nga Shqipëria? Thjesht ti krahasojmë!
Po Mero po shkruaj sa te duash pro Bashes ti.Berisha ka anetarsin Luli ka Babale Salianjin dhe Bardh Dylberin.
Koke i ke rene Mero, kokes i ke rene…
Demokracija ne vehtvehte është fjalē e thjeshtë për t’u shqipëtuar në çdo podium,salle a stadiumi.
Eshtë edhe më e thjeshtē dhe e pëlqyshme kur shqiptohet nga njerëz të çliruar nga paragjykimet,parallogaritjet,paradigmat inkoshiente të sejcilit per liderin suprem.
Nen këtë kënd vështrimi pamë dy kuvende krejt tē ndryshëm nga njëri tjetri,nga pjesë të së njëjtës parti.
Po qe se ngjarjet do rrjedhin normalisht “Mbreti lakuriq”
do jetë simboli më i dobishëm në lëndinat me lule,për te trembur laraskat.
Me te vertete lakuriq, Mero, por goja s’i pushon as ne varr atij.Thua ta lene qellimisht jashte burgut SPAK- qe te diskretitohet si sot rrugeve? Po ata qe i rrine prane brekeve cilet jane pse nuk na the ndonje emer si psh zonja podesta Topalli me dy kembe, zoti Imam bajalldia qe vodhi nendetesen 105, apo i biri Rustem Gjates, Ben Kerriçi e ca te tjere… E ndoqa me kuriozitetin me te madhe Kuvendin e Partise demokratike, por te theme te drejten, kisha deshire te beja ndonje koment per te se kam 31 vjet qe nuk i shikoj dhe nuk i degjoj se me neveriteshin, por sot kane qene shembulli i lirise dhe demokracise, kultures dhe aresyes, logjikes dhe interpretimit . Andej nga fillimi ; nje profesor Uka, une nuk i njohe, ishte simbol i shume gjerave dhe me kujtonte Driteroin ne kongresin e ndryshimit te emrit apo nje Bejko qe si force te fjales perdorte argumentin. Po ato te rejat e te rinjte sa lirshem dhe qarte flisnin! Eshte hera e pare qe sikur te isha aty, une do votoja me gjithe shpirt per keta njerez. Kam dhe nje porosi= qe te mos ja prishin bukurine kesaj qe bene sot, do tu lutesha qe te mos perdorin kategorikish si ne parlament apo studio fjale ofenduese, ne veçanti Lulezimi . Opoziten ta bejne konstruktive dhe me kulture. Kete e kam shqetsim se virusi covidit eshte futur keq aty . Dhe ne fund dua ti falenderoj dhe ty Mero per vertetesine e fjaleve dhe ata kongresmene te sotem qe mu duken si shpres per te ardhmen.
Berisha nuk eshte e ardhmja, por menyra e vetme per te hequr Bashen, kete majmun te neveritshem, pa profesion, pa karakter, pa tipare burrerore, qe eshte kapur si muti pas kepuces pas karriges se kryetarit dhe nuk e kupton se pas kater humbjesh nuk ka lider ne Europe qe nuk e sheh me ironi dhe perbuzje. Ose e kupton dhe as nuk skuqet, as nuk nxihet.
Te shpresojme qe edhe PD po reformohet. PD -ja eshte e shqiptareve dhe duhet e forte qe te konkuroje per zgjedhjet e ardhshme. Basha ka shume te meta por na duhet te zgjedhim perseri te keqen me te vogel.
Yes Sir !!
Pleqeria eshte moshe
qe e ben sentimental plakun
se ka me pak jete perpara,
se c’ka kaluar,
por kete plak ne hall
e ka kthyer
ne nje barbare
te pa funde te sofistikuar.
Shikoheni
barbarin
te shoqeruar
nga barbare te pasuruar
si nje lukuni
ujqerish te egersuar
ne eresiren e nates
I leshohen
shtepise se vjedhur
te ushtarakve
dhe me hungerimat
tridhjet vjecare
O Sali o hero
gjithe krimi ty te do.
Do ta vuaj
shume vendi
kete barbarizem te pasuruar
nga njerez
qe mund te ishin te denje
vetem ne
stallat e mushkave te egra.
Per nje kombe
eshte me e nevojshme
drejtesia se qyteterimi.
Edhe skllaveria
luajti nje rol pozitiv
pothuajse revolucionar
ne shoqerine njerzore,
se njerzimi dilte nga barbaria.
Ne ate Stade
jane hungerimsit
e Saliut ne barbari,
por me pare te madhe.
Ne kohe paqe
femijte varrosin
prinderit e tyre
ne nje proces normal,
por ne paqen
e pushtetin
e Saliut ndodhi
me e tmershmja e
vendit,
prindrit varrosen
femijet e tyre.
Drejtesia nuk duhet te vonoj.
Mero ke shume informacion për Berishën se je gazetari që i ke qendruar më afër : 10 vjet dashuri dhe 10 vjet urrejtje… Unë mendoj se Berisha, ka bere krime jo vetëm pasi u prishet bashkë, por qëkur i ka hyrë politikës…., dhe bashkë me përgjegjësit e tjerë : Nano, Meta, Rama, Basha etj.duhet të përfundojnë në kokërr të burgut!
Sa i takon shkarkimit të Lulkes dhe qëndresën ndaj Kimetes se Rames – po bën tmerrësisht gjënë e duhur!!!!
Problemi eshte si ti çlirojme disa komentues nga merokarizmi. Gjithe mileti e mori vesh qe salla nuk nxe me shume de 2000 vete. Basha thote do publikojme emrat e 5004 delegateve. Kete vetem 7×7=42 mund ta beje. Perveç kesaj u pane nga mediat njerez qe skan lidhje jo delegate po as me PD-ne biles edhe femije, Merua prape thote Basha fitoi! !!
Nga ana tjeter 44000 votojne per shkarkimin e Bashes. Votim qe nuk pati asnje detaj te kundershtar nga asnje Media as nga ato pro Bashes. Nese kete Merua e quan fitore te Bashes atehere ta gezoni.
Po perveç tifozeve sta beson njeri, as Basha vete.