Shteti ka nxjerrë qytetarët lakuriq në rrugë

22 Dhjetor 2021, 19:12Editorial TEMA

 

Nga Mero Baze

Shqipëria po përballet sot me një skandal të rëndë, që më shumë se sa dëmi që krijon individualisht me të dhënat e ndjeshme të qytetarëve, krijon një mungesë të thellë besimi tek shteti shqiptar.

I kuptoj shumë nga problemet që duan të justifikojnë skandalin. E kuptojë se përpjekja për të shkuar drejt një shteti digital dhe përqëndrimi i të dhënave të qytetarëve në portale qeveritare është një prioritet që nuk duhet të ndalet.

Por kjo nuk është një rrugë amatorësh, por një projekt serioz. Shteti digital nuk është faqe interneti amatorësh, nga ato që blihen online dhe krijihen për pesë minuta. Ai duhet të ecë paralel me standartet e larta të sigurisë kibernetike, për të cilën duhet të ketë protokolle sigurie të çertifikuara, njësoj si në shtetet më të zhvilluara.

Një skandal i tillë do të mjaftonte që të bien poshtë gjithë nismat e shërbimeve online dhe reformat drejt shtetit digital, pasi fare papritur dikush mund të hakerojë llogaritë privatë të 3 milionë shqiptarëve ne “e-albania” dhe aty mund të dalin jo vetëm rrogat, por dhe ilaçet që ke marrë, dhe çdo e dhënë tjetër personale.

Skandali i publikimit të pagave, nga ana tjetër është një shantazh mbi shoqërinë dhe një përpjekje për të denigruar mijëra njerëz të sektorit privat, që marrin paga të larta. Nuk ka asnjë kuriozitet për pagat e shtetit, pasi ato janë publike dhe të miratuara me VKM.

Fakti që të gjithë ju turrën disa gazetarëve apo menaxherëve me paga anormale, tregon se skandali ka pasur dhe një prapavijë politike, për të nxitur një linçim ndaj tyre. Me disa prej tyre dhe po spekulohet, dhe pse jo mund të shkaktojë probleme për sigurinë e tyre.

Fjala vjen, paga e Ben Blushit prej 240 milionë lekë të vjetra në muaj, trondit çdo njeri që e dëgjon, por në fakt ka qenë bonusi vjetor i marrë në muajin janar të këtij viti. Nuk është normal as si bonus, pasi është gati sa paga vjetore e presidentit të SHBA, por këto janë marrëdhënie kontraktuale brenda kompanisë.

Ky skandal nuk mund të kalohet me njoftimin për fillimin e hetimeve. Ky skandal ka nevojë për të ndaluar sot çdo njeri që ka pas qasje në listë-pagesën e shtetit shqiptar, derisa të zbulohet kush prej tyre e ka nxjerrë. Duhet sekuestruar çdo mjet kompjuterik i tyre, çdo telefon, dhe duhet gjurmuar çdo qasje e tyre në këtë server.

Nuk ka rëndësi nëse këtu kanë pasur qasje dhjetë apo njëmijë vetë. Të gjithë duhen ndaluar derisa të gjendet autori. Dhe autori duhet të dënohet në atë masë, që çdokush që do të tentojë ta bëjë për herë të dytë, duhet të llogarisë nëse duhet ta ngrysë jetën në burg, apo në shtëpi.

Deklaratat qesharake se ai është dokument ilegal, apo broçkulla të tjera, janë thjesht justifikime të një administrate të papërgjegjshme. Ndërkohë qeveria shqiptare duhet t’i këkrojë urgjent Gjykatës së Lartë në Shqipëri apo Gjykatës Kushtetuese, ta shpallë antiligjore botimin e tyre në shtyp dhe rrjetet sociale, pasi rrezikon sigurinë e qytetarëve. Nëse ka indicie per hetime, atë e bën vetë Prokuroria.

Kjo është goditja më e rëndë që serioziteti i shtetit shqiptar ka marrë prej vitit 1997, kur letrat e shtetit dolën rrugëve, por jo në këtë masë dhe me kaq lehtësi, sa të jep shansin teknika digitale.

Kjo është njësoj sikur një punonjës banke të publikojë gjendjen e depozitave apo kreditë e çdo qytetari, dhe pastaj banka të thotë ai dokument nuk është legal. Sa të sqarojë këtë punë, banka ka rënë. Njësoj është dhe me seriozitetin e shtetit në këtë rast. Nëse nuk vepron fort dhe me ashpërsi, besimi ndaj dorëzimit të të dhënave personale, do bjerë në zero. Dhe bashkë me to, dhe besimi tek shteti, i cili i ka nxjerrë qytetarët e vet lakuriq në rrugë, në mëshirë të Zotit.

 

57 komente në “Shteti ka nxjerrë qytetarët lakuriq në rrugë”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Po kështu është kur kryeministri merret gjithë ditën me montazhin e Tomit me Xherrin për të bërë propagandë bajate kundër opozitës. Mjerë ne thuaj që na ra në pjesë të qeverisemi nga një rrugaç lagjeje, i cili e përjeton politikën si lojë kalamajsh. Dhe habitemi, pse thjesht për të diskredituar Ben Blushin si kundërshtar, ai se ka për gjë fare të jetë po ai që ka urdhëruar daljen e të dhënave. Hë, rilindas i ndritur, me që e do dhe e vlerëson kaq shumë demokracinë tënde alla enveristo-berishjane, jep dorëheqjen nëse je burrë.

    1. elena marko says:

      Populli duhet te ngrihet o sot o kurre ne lufte per rroga me te larta . Dita per lufte eshte sot . Magazinieri i Kryeministrise mer me shume se nje mesues me master . Ngrihuni per te shkurtuar balancen e padrejtesise te pagave

    2. Skypion says:

      Nje aksiome ne politike : shpik nje krize, per te shuar nje krize tjeter! Eshte nje aksiome cinike e politikes se mbrapshte, te kuptohemi. Kete lloj taktike e perdorin gjeresisht tiranet dhe autokratet, por edhe gjyseautokratet etj.
      Eshte nje skandal i madh. Ka patur edhe me pare te tille, por te gjitha mediat e Rames, sidomos ato me prane tij, jane mundur, ne mos t’i mohojne, te pakten ti relativizojne ato.
      Eshte hera e pare qe media dhe analisti me prane Rames, qe i merr lajmet i pari nga ai ( natyrisht, per te dizinformuar dhe c’orientuar opinionin publik), as e mohojne as e relativizojne, perkundrazi, flasin me nje gjuhe si te thuash opozitare.
      Ka 4 muaj qe ne te gjitha mediat shqiptare, qe nga radiot e televizionet e deri tek platformat me te fundit te informimit dhe argetimit online, fjala kyc qe perdoret me shume, apo kryefjala, eshte nje emer: Sali Berisha!
      Ne keto 4 muaj i eshte permendur emri Sali Berishes, sa nuk i eshte permendur as Skenderbeut ne 500 vite as Ismail Qemalit ne 100 vite as Enver Hoxhes ne 50 vite.
      Gara e madhe qe kane hapur socialistet e Rames, me urdher te tij natyrisht dhe ne te cilen gare marren pjese te gjithe bashibozuket mediatike te Rames, se kush do ta shaje me shume Sali Berishen, sic dhe e kemi thene , ka dhene efekt boomerang: Sali Berisha kryejala e dites. Ne 4 muaj, per cdo dite. Protagonizem i jashtezakonshem, qe asnje politikan tjeter as qe mund ta enderroje.
      Mirepo, ky protagonizem perkthehet ne kredite politike. Kreditet politike verehen tek mbeshtetja e jashtezakonshme qe ka ne popull Sali Berisha.
      Dhe kjo perben nje rrezik te madhe politik, per Ramen ne radhe te pare, e pasandaj edhe per kelyshin e tij, Bashen.
      Kjo eshte nje krize e vertete politike per ta. Politikanet e mbrapshte perdorin shume mjete dhe menyra per te relativuzuar apo asgjesuar kriza te tilla te medha; ata me te mbrapshtit, si Rama, perdorin aksiomen qe e thame me lart: shpik nje krize per te shuar ekzistuesen.
      Ose, me fjale te tjera: bej nje skandal te madh, sa me te madh, qe te pasohet nga nje krize , e cila krize te neutralizoje krizen e vertete ekzistuese.
      Edi Rames nuk i plas per kete skandal. Eshte pak a shume i ngjashem me skandalin e Patronazhisteve. Megjithese “patronazhistet” u kritikuan ashper nga te gjitha institucionet europiane dhe amerikane qe merren me lirite dhe te drejtat, por edhe zyrat politike , Edi Rames as qe ia ndjeu fare, perkundrazi , sa me shume kritikohej, aq me shume mburrej me patronazhistet e tij…!
      Pra, eshte nje skandal, per te cilin Rama as nuk pjerdh fare. Eshte kjo arsyeja, se pse edhe gazetari me i afert i Rames , si kurre me pare ne qeverisjen e tij, shkruan si nje analist opozitar!
      Ajo qe ka nisur ne Partine Demokratike eshte, nuk do te mund te ndalet pa e riformatuar rrenjesisht vete kete parti, pastaj edhe Partine Socialiste, te gjithe politiken shqiptare. Cdolloj perpjekje eshte e kote.
      Edhe sikur vete Sali Berisha te doje ta ndaloje ate qe po vete e nisi, e ka te pamundur tashme.
      P.S: per mua nuk ka asnje rendesi kjo, se kush paguhet e sa paguhet. Ne kete kohe murtaje qe po jetojme, ne kohen e Rames, te gjithe jane leshuar pas plackitjes se gjese publike, te gjithe jane kap ca tkapesh.

      1. xheJ. eN. Bi. says:

        Skypion…
        Nuk e di pse kam fiksim me këto komentet e tua. Ngaqë shkruan budallallëqe, se ai Skypioni origjinal kishte më kulturë në të shkruar. Nuk e di nëse e ke dëgjuar atë shprehjen popullore : Me se ma potise gomarin???
        Kuptimi është se kur i zoti homarit dërgoi ndihmësin për të potisur gomarin kur u kthye e pyeti , me se ma potise gomarin? Me ujë të ftohtë, i tha ndihmësi. Bo bo më ftohe gomarin. Për të dalë nga situata ndihmësi i tha. Jo jo e potisa me të ngrohtë.. Bo bo. më ngrohe gomarin.
        Edhe ti kështu e pësove. Nuk e kritikon Ramën për ty keq, e kritikon Ramën prap për ty keq. Si duhet të bënë Merua që ti mos jesh si i zoti gomarit?
        Që nuk është lakuar emri i Skënderbeut, I. Qemalit e E. Hoxhës sa është lakuat emri i Dr. Sali Adhamudhit, sepse dy të parët i kanë prurë shqiptatëve vetëm të mira, kurse E. Hoxha i ka shkaktuar shqiptarëve më pak nga Dr. Adhamudhi dhe vazhdon ti shkaktoj këtij vëndi.

      2. Skypion says:

        O MERO KUSH FSHIHET PAS LINDE PYETJA UNE MENDOJE ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU NE BASHKPUNIM KOQEVARET TE PAGUAR NGA KURTI ME PARET E SERBIS .
        SHPRESOJE QE 20 VITE TE JETES SE TYRE TI KALOJNE NE BURGUN E RECIT NE SHKODRES

    3. Neveria says:

      Mero,problemi eshte shume me i thelle se sa botimi i liste pagesave!
      Rama eshte iodeatori i ndertimit te nje shteti dikjtatorial klancertoz,sepse ai me kokefortesi dhe arrogance te neveroteshme ka kerkuar qe ne fillim sajimin e nje shteti otoman!~
      Ja diosa fakte:
      -1-Rama prej 5 vjetesh,ka privatizuar te gjitha sherbimet shteterore,pa asnje perfitim ekonomik,por cuditerisht ai ka…SHTETEZUAR te gjitha ankesat e 4 milion qytetareve vetem ne portalin kryeministror!
      Kjo gje eshte skandaloze,nuk ndodh ne asnje vend te botes,por Rama kete shtetezim e ben sepse NUK KA QENE NE GJENDJE TE DISIPLINOJE QEVERINE DHE ATA ADMINISTRATEN!
      Kjo ka bere qe te lulezoje korrupsioni dhe qytetareve u eshte mbyllur goja!
      Administrata sot ka dale jashte loje dhe per ta vuilosur kete rrenim ka nxjerre ligjin per bashkeqeverisjen!

      -2-Ne 2019 BB ne raportin vjetor per Shqiperine theksonte se 50% e bizneseve jane informale dhe 37 % e te punesuareve punojne ne te zeze!
      Keto shifra katastrofike i kane shkaktuar deme kolosale shtetit dhe vertetojne mos ekzistencen e demokracise dhe shtetit ligjor!
      Kulmi fare eshte se Rama pas ketij raporti nuk leshoi furtune mbi ministrite etj,duke shkarkuar dhe cuar para drejtesise ministrat e drejtoret fajtore,por i leshoi ata per te kapur ndonje tavoline ku pihej kafe pa kupon 50 lekshj!

      -3-Pas cdo skandali korruptiv qe eshte denoncuar ne medie Rama u ka dale ne te gjitha rastet ne mbrojtje duke vertetuar se ai eshte mbrojtesi dhe perfituesi i tyre!
      -4-Para nje jave i dergova nje email Rames ne adresen e tij duke e kritikuar ate se po e thelloni rrenimin e shtetit ligjor!
      Por ai,si arrogant,delirant,mendjemadh,i pa afte profesionalisht,si njeri qe nuk e njeh realitetin ne vend dhe as qe deshiron ta njohe,veproi ndaj meje ,njelloj sic bente Hitleri nazist me te gjithe ata qe e informonin per HUMBJET ne frontin sovjetik,qe i pushkatonte edhe MUA ME NJOFTOI SE(citoj) …..:
      – ” Me kete rast ju njoftoj edhe se ju nuk do mund te percillni me emaile ne kete adrese pasi adresa juaj do t’i percillet te zoterve te kesaj platforme, si burim i gjuhes se vrazhde te shpifjes e te urrejtjes”!
      Kaq mundi te me beje mua qe e kritikoj,se ky delirat
      nt kritikast i cileson gjuhe te vrazhde te shpifjes dhe urrejtjes etj”!
      Ky eshte kryeministri yne,qe kurre nuk ka pranuar qofte edhe nje kritike te vetme,jo vetem nga opozita,por edhe nga qytetaret!
      Te krahasosh komunikim,et me qytetaret te Edi Rames sot me ato te diktatorit komunist me te egrit ne bote,Enver Hoxhes,del qe Rama sillet 1 milion here me keq se ai!
      A e gjeni dot se kush eshte ne fakt DIKTATORI ?

  2. Punedhenesi says:

    E drejte. Nuk mundem une si punedhenes te kem privatesine ne diferencim te pagave apo shperblimeve sepse ne e-albania gjen cdo gje qe kerkon te dish mbi to. Pff. Per mua me mire qe ndodhi, keshtu te risistemohen dhe te hiqen njehere e mire nga sistemi keto te dhena te rendesishme private.

  3. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Saliu I bënte qeverite me Bumçin dhe Flamur Nokën. Domethënë me debila.
    Ndersa Rama i Ben qeverite me kalamaj, dhe ministra qe e therrasin Xhaxhi Rama
    Si debilat edhe kalamajte te keqen e kane njesoj – Jane te papjekur.
    Por Mero Baze ka te drejtë. Botimi i informacionet te marre ne mënyrë te paligjshme eshte i denueshem penalisht.
    Asnje gazete perëndimore nuk mund ta botoje kete informacion pa nxjerre burimin. Perndryshe gjoba eshte e barabarte me falimentim, dhe fajtori hyn edhe ne burg.
    Normalisht keto te dhena perfundojne ne Dark Net per t’u shitur. Jo ne media. Mediat vetem se japin lajmin.
    Qeveri koti, opozitë idiote, mjere populli.

    1. Taip Taipi says:

      Dakord o plaku Mere, po ju edhe e denoni kete veprim dhe nga ana tjeter ke mbushur gazeten me artikuj duke treguar rrogat. Ti vete pse i boton Apo ti ka qefi klikimet nje çike edhe ty?

  4. Berati says:

    Ou u preke ti? Po kur dolen te dhenat3qe perdorte PS – ja sikur ste erdhi ligsht. Apo atyre te dhenave tani ju shtua edhe paga. Dhe paga e Blushit vertet qe paguhet nga nje kompani private por me liçence kombetare. Dhe dihet se kujt i sherben ky televizion kombetar. Skandal? Po por pjeserisht. Te gjitha pagat e punonjesve shteteror duhen te jene publike si ne Gjermani apo vende te tjera demokratike ku pagat gjenden online ne sitet e institucioneve perkatese. Qytetaret kane te drejte te dine se ku vene taksat qe paguajne. Jo kartat e identitetit. Jo te dhena te tjera te ndjeshme qe ju i quanit “te parendesishme” kur plasi skandali i patronazhisteve dhe qe per mua eshte i njejti skandal pasi dalja e ketyre te dhenave perkon fiks me kohen kur dolen ato dhe tani perkon fiks me kohen kur SPAKU i leshit mbylli çeshtje e patronazhisteve. Sdonin te preknin ” krenarine e partise”, na kete tjetren. Le te prekim fundin, keshtu te kuptojme se cmut shteti keni ndertuar.
    Pagat e gazetareve dhe e ” analisteve”? Shume mire kane bere, keshtu qe edhe qytetaret te kene mundesine te kuptojne se sa te pavarur jane dhe pse lehin me aq patos dhe zjarr.

  5. Shteti????? says:

    Shteti????? Une besoje se shteti në Shqiprie nuk ekzistone… Ne kurre nuk kemi pasure Shtet as nuke kemi…Ne kemi shtet veq në leter ne kemi pasure shtete dhe kemi shtet veq per na vrare dhe vjedhure .. Që nga koha e Gjergj Kastrijotit ne nuk kemi pasure shtet ligjore a po nje shtet që ka punuare per të na suguruare jeten pronat dekumentate dhe privatisine tone normale …. Edi Rama ndoshta nuke eshte vrase dhe i dhunshem si Sali Berisha ilir Meta me shoke … Por në qeverisjen e vendit eshte bër komplet qesharake dhe hajdutrite dhe skandalet nuke kane te soured.. Por keshtu eshte kure ne postet kyqe dhe ku jane parate e Shqiptarve ven njerze dhe ministra si Ilir Beqajan Damire Xhiknuri dhe më të famshin Arben Ametajan.. çelbi ka shperrthye fushes dhe nuk ka se si te ndodhte ndryshe.. nje qelbesire komplet

    1. Taulant says:

      Shtet ke pasur ne kohen e Ahmet Zogut 1924-1939.
      Edhe gjate Komunizmit 1944-1991.
      Ligjet zbatoheshin edhe pse nje pjese cenonin te drejtat e njeriut.
      Mbas 1992-it shteti nuk ka fuknsionuar pra nuk zbatoheshin ligjet.

    2. Mendje pjerdhur says:

      Mos u shqehteso shoku per Shqiperine kur nuk je Shqiptare shiko krahinen tende 1244 leri Shqiptaret te dirigjojne si dine nuk do te thote qe di pak shqipe dhe je Shqiptare kurkush nuk ka nevoje per mendjen tdnde te pjerdhur

    3. demo-krati says:

      Mos me thuaj qe ke marr pasaporte shqipetare o “shteti”!Padyshim qe s’kemi shtet sepse jetojme ne shkerdhatokracin e instaluar nga fabrika shvapsi.Nje gje do me thuash kush ta ka dhane pasaporten Likja apo Brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrisha or tej!

  6. Dashi says:

    Nuk bie shteti se u piblikuan pagat tuaja o Mero. Ne bite nuk eshte problem fare kjo, biles cdo komoani ose shteti i ka te bublikuara emrat e punonjesve, pozizionet qe ara mbajne dhe tabelen e pagave per cdo pozicion, keshtu eshte e lehte ta gjesh pagen e gjithsecilit. Gjithashtu kur media ose cdo burim zbulon te dheba per pagesat, shoarblimet, bonuset and bordet qe paguajne, gjithe opinioni publik dhe opozita e miratojne ate. Ketu eshte ndryshe, qeveria, presidenti, opziita e Bashes dhe revilucioni i Berishes jane te bashkuar kundra kesaj. Dhe ti thua ka rene shteti, kete shtet nuk e rrezojne dor shqiptaret e vuajtur dhe as mikja e madhe e shqiptareve Amerika edhe sikur ta kete seriozisht. Hajt ti gezoni pagat se ne bolet kemi per tu rruajtur juve.

  7. Sekret shteteror se sa e kane rrogen halet e tv says:

    Na qenka sekret rroga e na qenka skandal se mesuam(gje qe dihej) se keta qe lehin ne tv na marin miliona.
    Pse kot leh cani,lubonja,bushati,shkullaku kok uturaku e gjith lehesit e cdo partie qe po i shplajne trurin popullit.
    Nuk dihen rrogat e bankes ku punojne vetem grate apo pinjollet e politikaneve,apo nuk dihen rrogat e atyre te kontrollit ne aeroport qe protestuan se ju ul rroga ne 2000 euro…
    Shqiptari kudo qe te jete gjeja e pare qe pyet eshte,sa e ke rrogen,sa e ke pensionin dhe ben llogarine e tjetrit.
    Me mire ta dijne se sa marin keta qe po na rjepin cdo dite,le ta dije populli qe nuk ka buke se keta qe kane nga 2 apo 3 vila po qajne hallet e popullit.
    Deputetet bojkotuan parlamentin dhe mernin rroga.
    Deputetet per te rritur rrogat e tyre jane unanim ne vota,ndersa per minatoret e naftetaret u desh vite te mernin ate qe ju takonte…

  8. Populli says:

    Nuk e ka thene ne ate kontest ministrja e ka thene ne ate kontestin tjeter qe ju gazetaret por edhe disa te paket qe ju ndjekin, nuk i kuptoni(qe nga 2013).
    Mero,doli tani ne darke dhe qe te harrohet kjo, i tha shqipos qe te japi mendimin e tij per punet qeverritare… kaq do shqipua, jepi hapsire te shprehi mendimet e tija dhe jeton me mire se mbreti.

  9. Dash says:

    Dhe sa per ato bonuset qe i shpjegon aq qarte o Mero, duhet ta dish se bote tatohen minimumi 50%. Pa interesohu i ka paguar shtetit per kete 120 milion Bushi yt dhe bushat e qeverise/presidentit/bashes/berishes.

  10. Alban Dega says:

    ANALIZE SHTERUESE DHE KAMBANE ALARMI PER CDO SHQIPTAR.

    1. Alban figu says:

      Sa kar burre qe je pupuuu

  11. Hetuesi Fiskal says:

    95 000 leke te reja eshte netto. Pa gjobat. Se bashke me gjobat shkon 95 000 000 te reja

  12. Çiano says:

    Ky per mua eshte krim shteteror.i nje fallsiciteti dhe prpogande shterpe dixhitalizim falls me shqetson kjo papergjegjshmeri .Zot na ruaj ku po na çon kjo injorance.

  13. viktima says:

    Ku e ke hallin z.Baze!Apo ju djeg lakuriqesia e qe te gjithe Ju ,jetoni pertej imagjinates se padukshme dhe kur dikush tenton te tregoje lakuriqesine Juaj,ju i drejtpheni shtetit urgjent te mbylle kete rrjedhje sepse nuk eshte shuma marramendese qe meret nga Ju por kushi i merr ato para duke filluar nga Ben Blushi e perfunduar tek Raqip.ari me shoke.Ndaj frikaa juaj qe shkon deri ne te paimagjinueshmen se mos u gjen gje eshte me e keqe se honoraret tuaja te pandershme qe ironikisht me paturpesi deklaroni se ia kaloni edhe rroges nje vjeçare te presidentit te SHBA.-se.Ndaj me mire heshtni sesa rrevoltoni ata qe mezi sigurojne buken e dites jo per nga intelekti sepse ,bejeni me konkurs dhe e shikoni se ku shkoni e si vleresoheni!
    Pagat duhet te pubikohen per te vetmen arresye qe populli te kuptoje se perse stalla e kuvendit ka derra e lope jo te rraces,pse zihet Luli me Saliun,pse Edi Rama kerkon me çdo kusht qe i gjithe populli te marre pjese ne maratonen e “open Ballkanit” duke qene i bindur qe treçereku i tij do te rrezohet ne hapat e pare e qe gara nuk behet per kete popull por per ju rrezistuesit e keture 30 viteve shkerdhatokraci qe keni 30 vite qe ndihmoni duke i hequr breket ketij populli per te ç’fryre epshet e tyre lloj lloj kafshes te zbritura nga mali, me kete popull.Ja perse keni frike kur ju publikojne ne menyre te pashmangeshme dot diferencen marramendese te parave me nivelin intelektual qe mbarteni.Poshte diktatura e budallenjeve qe ndoshta u ka ardhur fundi ,pas asaj para viteve 90 ,por kete radhe me shifra e fakte me te patjetersueshme e te pakundershtueshme.

  14. kosova says:

    Prandaj eshte nje popull i tere i pa pangopur. Se ka gazetare e politikane plaqkites e te pashpirt. Te paret (gazetaret) ua shperlajn trurin ne menyre qe keta te dytet(politikanet) ti manipulojne si shtaze.
    Madje aq i manipuluar eshte ky popull sa qe nuk arrin ta dalloj as mikun nga armiku. Si bie fjala Vucicin…

    1. Te rroshe vete se albini te ka vdekur says:

      Meqense je mendje ndritur na shpjego pak armikun dhe mikun .
      O bole ne kosova nuk ka nevoje per ballkan e hapur se eshte i hapur me Serbine 70 % e tregetise me Serbin takimet Vucic koqevare cdo jave ne ka popull antishqiptare jane koqevaret ( perjashto nje pakice Shqiptare kryesishte PDK te tjeret jane Serbe dhe me Serbe se Serbet .
      I

  15. Draper dhe Cekan says:

    Po mos u merzit mor tullac ty qeveria te ka paguar me lek ne dore
    Ska portal te kapi ty.
    Mjere Blushi thuaj
    Po arian koqja nr 2 ne renditje
    Shqiperi moj e mjere ste kuptova as njehere

  16. Frangu says:

    Ju, zoti Baze, thoni:

    “Deklaratat qesharake se ai është dokument ilegal, apo broçkulla të tjera, janë thjesht justifikime të një administrate TË PAPËRGJEGJSHME.
    Ndërkohë qeveria shqiptare duhet t’i
    kërkojë urgjent Gjykatës së Lartë në
    Shqipëri apo Gjykatës Kushtetuese, TA SHPALLË ANTILIGJOR BOTIMIN E TYRE NË SHTYP dhe rrjetet sociale, pasi rrezikon sigurinë e qytetarëve.”

    Dhe keni të drejtë…
    Por a jeni në gjendje t’i shpjegoni lexuesit se sa I PËRGJEGJSHËM është, nga ana e vetë gazetës suaj, vendimi PËR T’I BOTUAR ato?

    https://www.gazetatema.net/2021/12/22/nga-arbana-osmani-tek-ermal-mamaqi-dhe-alketa-vejsiu-ja-sa-paguhen-personazhet-e-showbizz-it/

    https://www.gazetatema.net/2021/12/22/nga-arbana-osmani-tek-ermal-mamaqi-dhe-alketa-vejsiu-ja-sa-paguhen-personazhet-e-showbizz-it/

  17. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Se mos nxirni edhe pensionistet lakuriq se eshte sekret shtetror pensioni dhe e mer vesht armiku.
    Edhe ne kohen e enverit ishte sekret kalibri i armeve qe na i kishin dhene te huajt.

  18. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,për hir të së vërtetës, ka dy aspekte që duhen marë parasysh:
    Aspekti moral,dhe aspekti juridik.
    E parë nga ana morale,për mua personalisht,është diçka pozitive.
    E parë nga ana juridike është,sigurisht një vepër penale.
    Këta persona që shqetësohen se po publikohen të ardhurat e tyre financiare,duhet t’a kenë të qartë
    që ky është çmimi që duhet të paguajnë n.q.s. duan të kenë një farë besueshmërie në masën e gjerë.
    Fjala është për ata “VIP”-at e famshëm,si Pekët ,Çanët apo Bushatët,pa harruar edhe Blushin.
    Kjo është dhe një rast i mirë,për organet e drejtësisë për të verifikuar a janë paguar taksat apo jo për këto të ardhura!!!????
    Sepse janë pikërisht këta që mbushin çarçafët e tyre me shkrime pa fund për varfërinë që ka pllakosur vendin,
    poor harrojnë që një shtet social,funksionon dhe mbahet vetëm nga taksat që secili prej nesh,duhet të paguaj!
    Është pikërisht kjo “thembra e Akilit” që këtyre ju djeg!
    E parë nga ana juridike është pa dyshim një skandal,poooor me pasoja pozitive,
    se p.sh. tani Qim Peka?nuk ka ggojë të flasi më për varfërinë,
    sepse i mungon e drejta morale.
    PS:Në një shtet të së drejtës, kjo është e pa tolerueshme, megjithatë keqardhja ime për Çimkën e Pekajve,
    tenton drejt zeros?

    1. Kris 1 says:

      Botimi I pagave do te ndikoje ne shoqerine shqiptare sa ndikon nje pordhe e hedhur ne hale

  19. Koli says:

    Pse e beni kaq Skandal.Me mire keshtu,njerezit ta shohin me syte e tyre,te Pasurit me te Varfrit.Besoj qe e shihni kush jane me te paguarit,televizionet,gazetat,analistet,dhe funderrima moderatoresh,qe pastrojne eurot e Kontrabanditeve,qe ne Shqipni jane me grushta.Ku eshte Trafikanti droges Ylli Ndroqi qe nuk dihet ku rri.Ben Blushi merrka 20.000 euro ne muaj,dhe kerkohi te largohet.Pufh,rrace mashtruesish.Cim Peka (Bosssi)i Syrit merrka me pak se Andi Bejtja,qe nga pozita eshte me poshte,mashtruse dhe hajdute nga te gjithe anet.Me behet qejfi qe ndodhi keshtu,nuk kane ku fshihen tani,kur te dalin ne TV te mendohen mire tani kur te flasin per Ndershmeri dhe Pasterti,si Cani dhe Lubonjat.

  20. Me nderime says:

    Ne tere ket zollomahi, per mua e verteta eshte ne mes.
    1- Te ardhurat personale, apo familjare jane si edhe e thote vet emri PERSONALE. Nga ana tjeter nuk jane sekret. Ne kete kuptim nuk u be ndonje qamet se dolen ne gazete. Eshte tjeter gje ne se keto te dhena kane dale duke shfrytezuar rruget ilegale. Eshte tjeter pune ne se dikush eshte future ilegalisht ne te dhenat e kompanive..etj..etj. Ata duhet te japin llogari.
    2- Nga ana tjeter edhe diskutantet e kane gabim qe me “xhelozine” e tyre komentojne te arrdhurat “marramandese te gazetareve, artisteve, etj etj. Ky te dashur bashkeqytetar eshte kapitalizmi dhe demokracia. Kjo eshte gjeja me e zakonshme ne Amerike apo Evrope ku nje gazetar apo nje kengetar merr milljona ne sekpond dhe jo ne muaj apo ne vit. Ai I quajturi Musk, merr trioniona ne second. Kjo te dashur bashkekombas nuk duhet te jete xhelozi por shembull edhe per te tjeret qe te zhvillojne punet e tyre “private” dhe talentin e dhene nga zoti.
    Ajo qe desha te thoja eshte se edhe Mero qe kritikon se doli sekreti, apo ata qe ankohen se si eshte e mundur qe dikush merr me shume se Presidenti i Amerikes e kane gabim. Rroga e presidentit te Amerikes eshte ne nivelin e nje mjeku ne Amerike…Problemi ne Shqiperi nuk eshte tek diferencat, por tek korrupsioni….Ne fund po ju them te tere demokrateve dhe socialisteve: Deshet kapitalizem, ja ku e keni…Une ketu nuk shikoj qe dikush te thote se keto pare jane pare nga korrupsioni. Bisnesi, prandaj eshte bisnes. Ai ben para…sidomos bisnesi i artit medias dhe talenteve…Nuk ka tavan se sa do besh… I vetmi kusht eshte qe te paguash taksat per ato qe ben…..

  21. PRoShi says:

    Tani kudo ulërijnë për shtetin shqiptare që doli lakuriq. Një shtet i dobët dhe i pazot.
    Po mirë një pyetje që dua të bëj:
    Kush është shteti?
    Mendoni se shteti është vetëm një grusht vetash, shokë e miq dhe kolegë ministrash të K/min. Rama??
    Po e gjithë administrata prej 600 000 njerës aq sa dhe përbën lista është shteti vetë. 2, 3,5,9 999 sikur të kenë bashkëpunuar për këtë skandal tregon se sa të pjekur janë ata që sillen si shtetformues.
    Këtu nuk përjashtoj dhe një sërë hakerash që mund të jenë të huaj. Sepse dihet që dhe sistem i sigurisë amerikane wikiliks ra nga një njeri i vetëm tashmë pas disa vitesh në arratis është pas hekurave.
    Po ju gazetarët, po të kthehem ty Baze nuk mbani përgjegjësi për botimin e tyre dhe pse nuk bëheni pjesë e sistemit e ta quani sekret burimin se nga ju ardhi ky informacion?
    E pra ku është betimi juaj që çdo individ , apo pjesë e administratës shtetërore qoftë deri tek populli i thjeshtë të ndjehet patriot dhe shtetformues.
    Është shumë lehtë tja hidhni fajin vetëm një njeriu, sepse ai nuk është Zoti vetë, por si unë e ti dhe gjithë të tjerët, veçse mban shumë më shumë përgjegjësi sesa ju.

  22. Penicilina says:

    More, po si nuk guxoi njeri të “gabonte” dhe të nxirte listën totale të ish spiunëve të sigurimit të shtetit si dhe të spiunëve të sigurimit të Partisë, dmth, rrjetin e fshehtë personal të diktatorit Hoxha?

  23. Fani says:

    Plasen pucetat e qelbura te ketij shteti.Lerini te zbrazen deri ne fund.

  24. Shabani says:

    Pirth o mero pirth ….me mire ta mare vesh fukaraja sa marin keta garipat private…..bravo EDI LEGJENDA nnxirua lakrat ne shesh ketyre “”fukarenjeve””qe u bene si veremi qe kur u dolen ne shesh parate…te hedhin ndonje per hallexhinjte.,.forca EDI LEGJENDA vazhdo programin ??? qente e te lehin m….do te hane …tani filloj te pastrohet vendi ??

    1. Kanani says:

      E more pulen e Edit per vit te ri? Futi dhe nje dopio raki dhe deri ne fund te vitit tjeter mos e hap me gojen. Idiotet si ty na duhen kur kemi zgjedhje jo per te dhene mend.

  25. Indignados says:

    Kerkohet irgjent doreheqja e Rames! Kjo qeveri duhet te bjere

  26. Tony says:

    Mero, me respekt te lutem bej kerkime dhe shiko qe pagat e larta shteterore mbi $70,000 jane publike kudo ( me emra dhe mbiemra) kurse pagat e tjera jane te shpallura sipas pozicionit. Pres shume shpejt nje artikul tjeter nga ju qe te detyroni shtetin dhe kompanite te publikojne cdo vit rrogat e cdo punonjesi dhe bilancin financiar fiscal vjetor.

  27. Lloji says:

    Lexova vetěm 3-4 apostrofat e para me jo politikizem! Dhe zhgenjimi ishte i pamse!
    Normalisht keto komente nuk botohen, por po provoj si nji ntikomunist- komunist; ( Václav Havel, nuk ka gje me te rrezikshme se nji anti-komunist komunist….. Sali Berisha ne rrastin tone”
    Ju lutem redaksise jini demokrate faleminderit?

  28. NjeQytetarOptimist says:

    Sekret leshi sa paguhen njerzit.. Bej kujdes per informacjone sekret bej se si plas kujt sa ben kush ne demokraci..

  29. Eri says:

    Shyqyr qe bere nje artikull per hallet o burr i dheut, se ngele duke folur vetem per saliun. Ja fol edhe per kete saliun e ri qe eshte bere me keq e po i ve flaken cdo dite e me keq vendit e te gjitheve ne. Beni ore pak gazetari, se ngelet duke folur vetem ca tha ky e si iu pergjigj “eshte bere gazetaria si thashetheme plakash”. Rruget lesh, trafiku lesh, cmimet lesh, abuzimi e shohim te gjithe, zhuli lesh, ky Dokumenti i tatimeve si bomba gerdecit, kriminaliteto flak, po vriten njerezit neper rruge perdite e me shume sikur te mos kish asnje lloj shteti ne detyre. Dhe ti ngele duke folur vetem per saliu, iku saliu te keqen, harroje edhe ti, beri c’beri i rruam bythen saliut, shih ore fol per keta salinjt e tjere…
    Shendet

  30. Tutu says:

    Mero mos ja fut kot… nga ky muhabet tremben ata qe marrin disa rroga njeheresh edhe pse kurre nuk e plotesojne 8 oreshin ndonjehere… kjo eshte pamja reale e shoqerise shqiptare… ku te gjithe dalin lakuriq para shoqerise… se sa kontrobuojne dhe sa i zhvatin asaj… nuk eshte prekur asnje siguri kombetare pervec asaj sigurise individuale per te zhvatur sa me shume ketij populli te shkrete… quajeni nje wikileaks shqiptar e kaq…kutia e Pandoresu hap… po nga ajo doli veç era mut…!!

  31. Ideali says:

    Jo mor i dashur jo. Nuk eshte ky problemi kryesor. Mos i bjere tangjent po drejt ne thelb. Koka, koka eshte fajtori kryesor. Madje kokat. Te gjithe ata qe e kane mbajtur ne kembe kete shtet prej kartoni deri tani. Ndaj ka varferi ekstreme, ndaj ka blerje votash, ndaj ka lufte kllase per te zen nje vend miljonash me degjenim dhe moral te shkerdhyer. Ndaj ka patronazhiste, genjeshtra ne cdo hap. Shteti eshte devijuar. Media e gjitha eshte blere dhe ne krye nje njeri degjenerate ne tre breza, ne gen. Ai duhet te jape doreheqje sa me shpejt, ndryshe urrejtja e shumices do te na kthej nje 97 te dyte. Ndaj luftohet per deputet, per kryetar, per drejtor te madh.ketu perqendrohu Mero. Saper prokurorine, e kemi pare efektivitetin e saj te madh. E fut nga dera dhe e nxjerre nga dritarja. Kraja qe zoteron nje vole me Lalez prane Berisheve, as qe mund te veproje ndryshe. Koreania ka deshtuar, dhe ju nuk guxoni ta thoni kete.

  32. Astrit says:

    Flitet shume per trasparencen, dhe plaku i vitit te ri na dhuroi trasparencen me te madhe qe shqiptaret mund te enderonin, trasparenca e parave. Pabarazia sociale eshte pabarazia me e pa pranueshme ne bote. Sot kemi nje thesar informacioni ku shqiptaret mund ta shikojne veten ne raport me lakuriqesine e elitave tona politike etj. Qytetar te ketij vendi jini vigjilent!

  33. Gazetari says:

    Te gjithe “lakuriq” …pame sa te madh e ka Blushi dhe pame edhe tenden Mero… e paske vertet te vogel…

  34. sajmiri says:

    Mashtrusi dhe manapuluesi me i madh eshte Aleksander Frangaj qe rrogen e paska 700 mije leke te vjetra, ndersa Alketa Vejsiu 800 mije.

  35. Nje me ballin e pulave dhe nje vella me partizanet e rilindjes says:

    Sekreti me i madh eshte se se vellai i kellicit saliut na punoka per belinda ballukun dhe mer afer 2 milion.
    Dhe kerrici i saliut na cane trapin per demokraci alla berishiane

  36. Blanco says:

    “Ndërkohë qeveria shqiptare duhet t’i këkrojë urgjent Gjykatës së Lartë në Shqipëri apo Gjykatës Kushtetuese, ta shpallë antiligjore botimin e tyre në shtyp dhe rrjetet sociale, pasi rrezikon sigurinë e qytetarëve. “- thotë Mero, dhe po vetë i publikon. Ça komedie???

  37. Populli says:

    Per ata qe NUK MUNDEN
    Per ata qe JANE TE PAAFTË
    Per ata qe JANE ZILEQARE
    Per ata qe JANË SHPIRTZINJ
    Rrogat jane per njerzit dhe ju nuk kini pune te merreni me rrogat. Zilia(gjeja me e keqe tek njeriu) u ben te shprehni iditesira.

  38. Meruni se a i kane paguar taksat per kaq rroge sa marin says:

    Ne shikojme qe keta mashtrusa e hajdute kane vila kudo e ju doni te mbani sekret rrogat e analfabeteve me diplome.

  39. Shkrim i bërë me arsye dhe logjikë.

  40. Doni me per Belul Ramen? says:

    Asgje e re nga fronti i Qelbesirave, eshte Rilindja e tyre nen komanden e Rilindasit vonuar Edi Rama!

    1. Bilale rocka says:

      Belul Kari cfare ka ndodhur eshte e denushme nga ana ligjore po nga ana morale eshte mire ta dishe sa rroge marin ata qe ulurrasin cdo mbremje ne studio tv te tipit analiste kunati lulit 29 mije euro ne muaj andi bejte 18 mije euro ne muaj me kompani per cfare te vjdn kea ty bole se doli rroga e xeni te Berrishes

  41. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Shteti o Mero trimi nuk nxorri qytetaret lakuriq. Shteti nxorri maskarenjte si betja e lubonja me shoke qe marin rroga te majme nga krimi dhe na cajne trapin cdo mbremje ne tv. Jo se kemi patur ndonje dyshim per keta, por nje pjese e shurdher dhe qorra qe nuk donin te kupton in dhe besoni se perse keta tips hane mut cdo nate.

  42. rexha 10 says:

    Mua me shume se Merua me vjene keqe per ilacet qe merre populli ,sepse ajo duhet te jete sekrete shteti ,sepse mose valle jane te gjithe per te shkuar teke psiqiatria.Pore harrone Merua se te gjithe ministrat ,deputete ,analiste po ti beshe nje kontrolle mjeksore ,jane te gjithe te cmendur me kartele .Lere pastaje ilirin qe deshe te vrasi veten ,saliun qe eshte deklaruar budalla me kartele ,rama ,qe ase vete nuke e dine se kure eshte normal, lulin qe e mbajne me ilace gjumi . Po mose te dilte ky sekrete si do ti mesonte populli pasurite e ketyre horrave qe tallen me ata njerze.
    Tani ti kishte hapur Saliu depot e armatimit ,dhe do ta shikonit se do te behej nje kasaphane me njerzit duke u vrare per te mbrojtur gjene e vjedhur .

  43. Nje mergimtar says:

    Skandal,e perse? Pagat shteterore nuk kane asnje sekret,ato merren nga shume punonjes ne pozicione te njejta.Pagat ne sektorin privat jane marreveshje midis pronarit dhe individit.Kur ato jane te publikuara ,shteti i ka marre dhe futur ne buxhet.Problem ,ne mendimin tim,eshte se nga vine keto te ardhura per kompanit private dhe a ka transparence per to.Kush kundershtoj ,kur u publikuan pagat e punonjesve te sigurise te kontrolloreve? I vetmi problem qe mendoj se perben skandal eshte ,publikimi i te dhenave personale.Sido qe te mendojme ne ,shteti ne baze te ligjeve ne fuqi duhet te veproj mbi cilindo qe ka kryer kete veprim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje