Pse Berisha po trembet nga thirrjet që SPAK duhet të fillojë hetimet ndaj tij?

27 Dhjetor 2021, 19:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha duket se e ka marrë seriozisht thirrjen e Roland Bejkos, një zyrtari të Partisë Demokratike, që SPAK të nisë hetimet ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij, pas shpalljes në listën e zezë të SHBA. Thirrja e Bejkos nuk është ndonjë shpikje. Është praktikë normale që është ndjekur me të dizajnuarit e tjerë në këtë listë, si Adriatik Llalla apo Tom Doshi. Madje Tom Doshi ndryshe nga Berisha, ka lënë dhe mandatin e deputetit, edhe pse nuk është detyrim ligjor. Pra ka vendosur një standart etik më të lartë se Berisha.

Në të vërtetë, më shumë se sa thirrje për heitm, kjo është një kujtesë për mosveprim të drejtësisë ndaj një familje e cila është dizajnuar në vendimin e Departamentit të Shtetit si minuese e demokracisë, përfituese e fondeve shtetërore nga keqpërdorimi i pushtetit, si dhe shantazhuese e sistemit të drejtësisë për interesa të veta apo bashkëpunëtorëve të tyre.

Të treja pistat janë kauza të gatshme për Sali Berishën. Si minues i demokracisë atij mund t’ia fillojnë akuzat lirshëm, që nga ndikimi personal që ka pasur në arrestimin e liderit të opozitës Fatos Nano, shkatërrimin e zgjedhjeve të vitit 1996, roli i tij në vrasjen e Azem Hajdarit, dhe më pas në gjithë zhvillimet politike në vend.

Si shantazhues i drejtësisë do të mjaftonte qëndrimi i tij pas shfaqjes së emrit të djalit të tij në biznesin e Gërdecit, sulmi ndaj kryeprokurores dhe sistemit të drejtësisë në tërësi në këtë rast, sulmi ndaj gazetarëve që hetonin lidhjet e djalit të tij me atë biznes, deri tek New York Times e më pas mbrojta që i bëri Fatmir Mediut dhe kërcënimi ndaj ish- shefit të Shtabit të ushtrisë, që u detyrua të arratiset në SHBA.

Akoma më e rëndë është  përballja me situatën kriminale më 21 janar 2011, mosdorëzimi i oficerëve të Gardës për hetim, fshirja e serverit të Kryeministrisë që kishte filmuar ngjarjen, pista politike që shpiku për ngjarjen që ajo të mos hetohej, komisioni parlamentar hetimor që shantazhonte presidentin, kryeprokuroren dhe gazetarët që zbardhën historinë etj.

Sa për përfitime financiare për shkak të detyrës, ai mund të hetohet që nga kontrabanda e naftës me Milosheviçin përmes kompanisë “Shqiponja” në periudhën 1993- 96, ku faktet janë në raportet e OKB si dhe gazetat me serioze botërore të asaj kohe (New York Times- https://www.nytimes.com/1995/04/02/ëorld/embargoed-fuel-sent-to-serbs-via-albania.html).

Apo gazeta të tjera si The Guardian, Indepedent etj, mund të vazhdohet me rolin e tij në skemat piramdile në 1997, dhe këtu mund të merren dëshmitë e Genc Pollos dhe Tritan Shehut, që e kanë akuzuar se familjarë të tij kanë përfituar miliona që i kanë investuar në SHBA, dhe fakte të tjera që janë publike.

Pas ardhjes në pushtet më 2005, kemi përfshirjen e vajzës së tij në pastrim parash me biznesmenin serbo- boshnjak Damir Fazllic, çështje që u pezullua në gjykatë, për “mosardhje dokumentash në kohë nga Qipro”, histori e sekserllëqeve të vajzës së tij me investitorë të huaj që u kërkonte 3 milionë euro për një firmë të babait kryeministër, histori e djalit të tij në kthim e kompesim pronash në Vlorë dhe Ksamil, nga ku rojet e tij dilnin me nga 30 hektarë tokë, përfshirja në Gërdec si grup kriminal, dhe në histori të tjera tenderash dhe privatizimesh në vend, të cilat janë të gjitha publike në shtyp.

Shto këtu dhe gruan e Sali Berishës, që vinte në rresht biznesmenët me ftesë nga tatimet që ti blinin pikturat për bamirësi me çmime që nuk shitet as Picaso dhe në fund as merrnin dhe pikturat, pasi thjesht e dinin sa e kishin gjobën.

Të famshme janë fotot e saj me Rezart Taçin dhe rojet e tij, persona në kërkim, që firmosnin nga 25 mijë euro për të blerë bluzën e Kaka-s për bamirësi pas ndeshjes me Gramozin.

Pra Bejko nuk ka bërë ndonjë shpikje. Thjesht i ka kujtuar SPAK se duhet të bëjë detyrën ndaj Berishës, siç e ka bërë ndaj Doshit dhe Llallës. Dhe natyrisht që do të vijë një ditë që do ta bëjë. Por duke u vonuar dhe duke bërë sikur nuk e ka mendjen, SPAK në fakt po bën pa dashje politikë penale me një familje e cila tani duhet të ishte e gjitha nën hetim.

Paratë e korrupsionit, më shumë se kurdoherë tjetër tani po investohen në median e familjes Berisha, e cila siç del dhe nga publikimi i listës së pagave, ka bërë një aleancë me një tjetër personazh të akuzuar nga drejtësia shqiptare për pastrim parash, si pronar i Agonset, dhe ai paguan gazetarë qe ne fakt punojnë për  llogari të propagandës së kësaj familjeje, e cila është në kulmin e angazhimit për financimin e një lëvizjeje anti-amerikane në Shqipëri, duke shantazhuar dhe PD-në zyrtare.

Lajm i mirë është se i vetmi që është trembur seriozisht nga thirrja e Bejkos, është Sali Berisha. Sot portali i familjes së tij ishte perpjekur të bashkonte në një aleancë Partinë Socialiste dhe PD-në e Bashës, pse kërkojnë hetimin e Berishës nga SPAK. PS ka një jetë që kërkon hetimin e Berishës. PD e ka për herë të parë që ka kërkuar nga një politikan i saj. Dhe sot Sali Berisha duket i trembur. Media e tij e paguar në të zezë akoma më shumë. Dhe ka logjikë pse është trembur. Më mirë se PS dhe PD, ai e di vetë se çfarë ka bërë. Ndaj është i trembur.

41 komente në “Pse Berisha po trembet nga thirrjet që SPAK duhet të fillojë hetimet ndaj tij?”

  1. Drini says:

    i ka mbush breket maloku i Vucidolit po luan si i “forte” per ti dhene zemer vetes dhe ceceneve qe i shkoin pas

    1. Bkh says:

      Te shkoj ne gop te semes krimineli

      1. Studenti90 says:

        O Mero, se s’i biem dot gimarit…te ankohemi ty! Kam kaq vite qe ndjek gazetat dite per dite me shpresen se nje dite do te lexoj kryeartikullin: “Krimineli Sali Berisha vendoset ne pranga i akuzuar per krime dhe tradheti te larte ndaj Shqiperise “
        Pse shkruajme e i vime verdalle se sa u tremb Berisha e sa po e talli Edi. Pse nuk shkruajme – Pse nuk eshte ende ne burg ky mikrob, pse u plaken brezat duke besuar se keshtu eshte fati. Pse s’jemi ne ai brez qe vendos fatet e veta dhe e mer zvarre rrugeve kete ndyresire qe nuk heq dore nga ngulja e thikes kombit tone? A e kupton sa vone jemi?

        1. ben. says:

          Mero ti e njeh me mire saliun.
          Po saliu nuk u tremb ne 97 ,nga bandat komuniste qe ishin me arme, do trembet sot nga dosjet me tituj gazetash????

          1. L.R says:

            Sala 97 dhe 98 rrinte ne ujrat internacionale me Malin e Zi.. pika e nisjes Lalzi.. ha

          2. xheJ. eN. Bi. says:

            O beeenooo…
            Mos u shtir si i zgjuar, po në 97 -ën kishte një tabor me tropojanë që e ndaluan mos arratisej se avjoni e kishte bërë gati. Besoj se i ke lexuar inervistat e Izet Haxhisë që ishin ata që e ndaluan të arratisej. Tani kush i ka ngelut, vetëm Lushaj dhe ai dhjet gjak nga pushteti.

          3. Tersi says:

            Në vlorë i ra të fikët dhe e ngjallēn me gjilpëra , mender u dhje në brek ! E pa gjith bota !!! Vetëm ndonjë qoooorrrrrr ….

    2. Skypion says:

      Publiku shqiptar, sidomos pasi doktor Berisha nisi levizjen e tij politike me Foltoret, eshte bombarduar me lajme per kinse arrestimin e Sali Berishes.
      Per kater muaj me radhe, cdo dite te javes, cdo ore te dites, mediat e Rames, tashme te vena ne dispozicion te plote ne mbrojtje te zombit politik Basha, shkruajne parreshtur shkrime, kryefjala e te cilave eshte arrestimi i Sali Berishes. Ka lloj-llojesh ne kete ushtri kasandrash te cuditshme mediatike; qe nga me te ndrojturit ne parashikimet e tyre, e deri tek te perhenurit fare , qe japin edhe detaje se, si e qysh, e ku e tek do te behet arrestimi i Sali Berishes. Madje ata me te cmendurit kane vajtur aq larg, sa kane parashikuar edhe arrestimin e doktorit nga FBI-ja, per ta degdisur me pas ne burgjet ku mbahen terroristet!!!
      Cfare nuk kemi degjuar dhe po degjojme ende edhe sot e kesaj dite per arrestimin aq shume te deshiruar dhe enderruar , nga kundershtaret e tij politike dhe sherbetoret e tyre, te doktor Berishes. Edhe me pare ka pasur lajmerime dhe lajmesa te tille, por kjo u kthye ne nje epidemi parashikimesh, kur doktori nisi Foltoret e tija. Sa me shume kishin sukses Foltoret, sa me shume shpefaqej entuziasmi ne to, aq me shume analistet e Rames, nguteshin te arashikonin arrestimin e tij, pas nje jave, pas dy dytesh, pas tre javesh, pas nje muaji, pasneser… nje cmenduri e papare me data arrestimesh!
      Tani pyetja qe shtron cdo njeri normal eshte: pse ky ky padurim per te parashikuar arrestimin e doktorit?!
      Pergjigja eshte shume e thjeshte: rikthimi spektakolar i Sali Berishes ne krye te Partise Demokratike ( de fakto tani per tani, de jure ne mars kur te behen zgjedhjet).
      Eshte ky rikthim spektakolar qe i ka kapur ne befasi te gjithe, qe te gjitheve u erdhi si rrufe ne qiell te hapur sepse kishin menduar se mbaruan pune njehere e mire me te. Eshte reagimi i njerezve te coroditur nga befasia. Ashtu te coroditur, ne pamundesi per te reaguar me gjakftohtesi ndaj nje rreziku, qe ata e perceptojne si me te madhin per veten e tyre, e mbi te gjitha ne panik nga ky rikthim i befasishem, kundershtareve te tij politike, u shkon ne mendje vetem nje gje: arrestimi i Sali Berishes….!!! Ne te vertete duan dicka tjeter, duket se e kane te shkruar ne balle dhe mezi permbahen qe te mos e thone, sepse e dine se eshte pertej cdo kufiri te lejuar, edhe per poshtersine e tyre ( gjithsesi, kete e thone militantet anonime te internetit, ne menyren e tyre origjinale dhe makabre).
      Ky padurim per te pare te arrestuar Sali Berishen, tradheton friken e madhe te Edi Rsmes pra, qe as e kishte imagjinua se do te mund ta kishte serish perballe Sali Berishen, per shkak te te cilit pat perjetuar periudhen me depresionuese te jetes se tij, e ku gati sa nuk u cmend per fare.
      Rikthimi i Sali Berishes do te ishte per Ramen, ne fakt eshte tashme, rikthimi i maktheve me te keqija per te. Jo vetem kaq. Rikthimi i Sali Berishes do te jete edhe fundi i palavdishem dhe i mjere i Rames. Rama tmerrohet kur e mendon se karriera e tij politike do te marre fund pikerisht nga njeriu qe urren me shume.
      Sali Berisha u ka hedhur dorashken te gjitheve, i ka sfiduar te gjithe, me RAme me BAshe, me Soros e sorosiane, me lobiste te fuqishem e me te lobuar edhe me te fuqishem pertej atlantikut. Nje veprim te tille, nje akt te tille, nje gjest te tille, e ben vetem nje njeri i pakorruptuar; pikerisht ketu e gjen forcen doktor Berisha. Keshtu, edhe keto kercenimet ne panik e nga njerez te panikosur me SPAK-era e kapakera, jane thjeshte te mjera, po aq te mjera ss c’jane te mjere kercenuesit.

      1. Ancle Sam says:

        Nuk e di kush je po i ke rene ne koke. K’ta palo gazetare se vetem gazetare nuk jane mundohen ti mbushin mendjen njerezve qe aq din se America e ka mendjen te Shqiperia dhe shume derra fatkeqsisht i besojne

      2. Sali Trimi says:

        Mirmbrema Skorpion.
        Ke derdhur fjalet si lume dhe nuk ke thene gje. Nuk ke spjeguar asnje nga zullumet e Saliut qe permend Merua.
        Nejse keshtu e mendon ti dhe keshtu I do gomari(saliu) drute.
        Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte se i vjen verdalle e verdalle dhe nuk flet per thelbin. Psh shkruan qe Sali Berisha, u ka hedhur dorashken te gjitheve dhe nuk permend qe trimeria me e madhe e tij eshte dorashka qe ai i ka hedhur Amerikers dhe qeverise se Bajdenit. Nuk permend dorashken qe ai i ka hedhur sistemit amerikan te zbulimit te krimeve dhe dhe armiqeve te Amerikes. Me qellim ne vend te Amerikes dhe Bajdenit, ti permend Sorosin dhe lobiste pa emer.
        Me vjen keq te te them se gjithe mundi yt reduktohet ne ate qe te te pelqejne “skifteret” e Sales. Do shte ndryshe sikur ta thoje troc qe Sali Beriha, doktori yne I dashur, i ka hedhur dorashken Amerikes dhe Bajdenit. I ka hedhur dorashken ketij vendi te kurruptuar qe komandohet nga lobistet dhe Bajdenit, ketij armi te demokracise. Keshtu shkrimi yt do kish kuptim dhe do me beje edhe mua te mendoj se ti dhe Sali Berisha keni te drejte njelloj si ne kohen e shokut Enver qe ne ishim shembull dhe fener ndricues. Sot eshte Saliu fener ndrices ne bote!

      3. Sulo Smokthina says:

        O Fari! Po ç’na bërë o Fari, na e ktheve forumin në Rostiçeri, të qelb era e paces në çdo fjali, na mbyti era e forte e hudhrës dhe uthullës e cila ndihet në çdo fjale. Kush qe ai lanet, or i uruar i i perëndisë, që t’a shtiu në mëndje të hyjë në këtë forum! Sidoqoftë, nuk ka njeri në këtë vënd që nuk e di se në rastin më të parë po ju muarën këmbët doktorit tënd në shëtitjet e tij baritore, i pari që do i jap të shtymën ke për të qënë ti.

      4. Loni says:

        Ik mor idiot…ku e pjrdh Rama Sali qenon or idiot!

  2. Sqarim says:

    Vazhdon te shpife dhe te dezinformoje Merua.
    Po kush te tha apo nga e nxore ti more ditezi qe SALA po trembet apo ta tha Ngjela me Frrokun. !!!

  3. Sali Birisha ???? says:

    Shqiptarët me rruajne TOPET!!!!! ??????

  4. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Te gjitha bemat qe ke rreshtuar(ke harruar mbrojtjen e ilir vidios) ka vite qe populli i thote,por drejtesia nuk ka guxim ose jane tentakulat e vampirit sali dhe qe kane perfituar poste e miliona,dhe nuk presim qe te zgjohet KRAJA me spakun e vdekur.
    Ky vampir duhet te kishte kohe te ishte ne qeli,por ky po tall b me shqiptaret budallenj qe i shkojne mbrapa dhe brohorasin si ne kohen e enverit,dhe ironikja eshte se edhe te ashtuquajturit te persekutuar,shkojne mbrapa komunistit shpellar me te poshter qe ka nxjer Shqiperia

  5. tonia says:

    Z.Mero!
    Te gjitha sa shkruani dhe shume te tjera qe i dine te gjithe ne Shqiperi e gjetke,jane baze e mjaftueshme per te filluar hetimet per Sali Berishen,por pse nuk thoni nje te vertete te madhe qe e dine shume ne Shqiperi qe Sali Berisha eshte nje i semure i diagnostikuar e mjekuar per skizofreni dhe si i tille eshte i papergjegjeshem per cdo gje qe ben e thote.Mendoj se populli duhet te dije kete qe nje i cmendur po sjell verdalle n je shtet te tere.

  6. Bkh says:

    Te shkoj ne gop te semes krimineli

  7. Satër says:

    Kujtoni se saliu nuk ka “dosje” për arben krajën !

  8. ® KËNDVËSHTRIM TJETËR © says:

    I vetmi non grata që jep ultimatum dhe mban karshillëk në stadium !

  9. Miradije Hoti says:

    Krimineli Berrisha duhet te ishte ne burge nga viti 1995 ehhhh nuk ka drejtesi ne Shqiperi jo SPAK jo lesh ne se ka nje kriminele qe i ka krimet zbuluar eshte krimineli Berrisha cfare pret drejtesia ?

  10. Ancle Sam says:

    Ti, Frroku dhe Ngjela keni nje gje te perbashket..! Ja u ka fut aq shume ai sa ky i ktij tjetrit nuk you dhemb fare. Ate pjeshken qe nga pjatalares vjen e ju trajton you si dele, si e kam? Jo per gje po vetem ne xhunglen tuaj nga piktor behesh kompozitor, nga kamarier behesh milioner dhe nga bythqir behesh karder. Gezuar festat o rac e keqe

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O Ancle Sam…
      Dukesh që je trap, po trap i madh ?, bile më i zgjuar është majmuni që të dërgova. Komentin e parë e ke postuar në 21: 17 . dhe ankesën e ke në 21:20 . Për 3 min. do ri punonjësi që kontrollon serverin që të të postojë ty komentin? Dhe e dyta, gazeta nuk punon 24 orë që kur të teket ty të komentosh.
      E keqja është se tërë berishistat jeni analfabet, vetëm se keni mësuar të shkruani në tastjerë dhe ju duket vetja se u arsimuat.

  11. Ancle Sam says:

    Ti me Bejkon ngjani nga forma e kokes. Postoi komentet e mia se shume shpejt do te vine ne fytyre o fytyr mut

  12. Niku says:

    SPAKU merret me ceshtje te medha, psh tenderi 3 miion leke ne burgun e Lushnjes, dhe jo me keto qe numeron Mero. Ca qindra milion $, jete te humbura etj, jane hic gje para shkeljes se barazise ne tender 3 milionesh. Vk

  13. Ancle Sam says:

    Nuk e di kush je po i ke rene ne koke. K’ta palo gazetare se vetem gazetare nuk jane mundohen ti mbushin mendjen njerezve qe aq din se America e ka mendjen te Shqiperia dhe shume derra fatkeqsisht i besojne

  14. mero says:

    O Plaku Mere u rrite e su poqe ngele po koqe

  15. korieri says:

    SHBA pret qe ai mos te jete sanetar i PD-se dhe pas ketaj te nise hetimet ose minimumi te aderoje ne ndonje parti te majte e per pasoje te nise hetimet menjhere siç ka vepruar deri me sot me anen e SPAK-ut ku çdo i majte eshte thirrut ose haûr dosje ndersa per te djethten kurre deri me sot!Ndaj prisni sa te kerkoje antaresimin ne ndonje parti te majte dhe SPAKU te nise menjehere ndjekjen me uredher te Adriatik Dhalles nr.2.Kjo eshre arresyeja se perse nuk nis ndonje proçes per Saliun dhe Salinjte qeskane nevoje per prekurori speciale pasi çdo qytetar ,fshatar apo katundar tashme i di bemat e Sali Berishes ndaj ketij populli dhe vendi.

  16. Sul Koburja says:

    E verteta Saliu arrestohet dhe ekstradohet në USA.Andej do vijnë haberet pastaj edhe do dëgjoni Saliun me gojën e tij para kamerës për krimet që ka kryer.Nuk e Besoni?Prisni pak kohë e do shifni.Ka daja biçak thotë populli.Do flasi vetë Saliu e nuk e dij si do ta mbroni mbasandaj.

  17. Teli says:

    E shikoni si shkruajne tifozet “te gjitha sa SHKRUAN Meroja jane te sakta “i dine gjithe shqiptaret ” Kjo eshte forca e propagandes o milet. Ngaqe i keni lexuat ne GAZETA ashtu duhet te jete se e keni lexuar dhe jeni te bindur qe duhet ti kene lexuar GJITHE SHQIPETARET. Po per fatin tuaj te keq dhe per fat te mire Drejtesia ne Demokraci nuk funksionon keshtu.
    Duket se shumica juaj jeni jashteqitje te komunizmit.

  18. ALBAN DEGA says:

    On Tuesday, November 30, 2021, 3:31 AM, Alban Dega wrote:

    WASHINTONI KUSHTRON SPAKU VEGJETON !

    – A mos valle duhet nje riveting edhe per SPAK- un!?

    – Gojet e liga thone se edhe kryetari i tij ka nje resort ne Gjirin e Lalezit!?

    – Ishalla nuk eshte e vertete!? Por Sovrani thote: Ku ka ze nuk eshte pa gje! Amén!

    – SPAK ligjzbatimi … rrogat e privilegjet si harron e cironka perdite peshkon

    Mos valle presin qe Joe Biden e Antony Blinken te leshojne Shtepine e Bardhe e DASH e te bejne detyrat e tyre te shtepise!?
    Shqiperine dhe cdo lemi te jetes politike,mbrojtjes kombetare, ekonomise, financave, shendetesise, shkollimit, moralit, jetes e solidaritetit shoqeror e njerezor i ktheu në skrap dora e zeze e Beogradit, Moskes e Athines në Tirane me Sali Berishen ne krye.
    Ne ndryshim rrenjesor nga cdo vend tjeter ish- communist ne Lindje e Perendim “ Ceku i Bardhe” dhe “ Kuota Zero” … e inspiruar nga Beogradi dhe Athina rrenoi gjithcka. Njeriu i Ri I Enverit u kthye në Njeriun Faqezi te Saliut.
    Deri në ate shkalle vetshkaterruese sa edhe Reformen Agrare mbare boterore qe kishte lindur perpara komunizmit “Toka i takon atij qe e punon” e degjeneroi ne ”Toka i takon atij qe e zapton!”
    Sali Berisha dhe “Banda e Gangstereve” kane kryer me vetedije te plote, me qellim, me zerin e figuren e tij e te tijeve krime kombetare e nderkombetare te mirefillta kunder njerezimit .
    Konkretisht:
    1- Shkelja flagrante e embargos se armeve dhe Naftes e vendosur nga OKB- ja kunder regjimeve kanibale te Ruandes, Somalise dhe “Hitlerit te Ballkanit” ne Bosnje e Kosove Sllobodan Milloshevic, qe per pak coi në perjashtimin e Shqiperise nga OKB-ja në vitet 1994-1996.

    2- Rrembimi, marrja peng, torturimi dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit shqiptar Remzi Hoxha

    3- Katrahura mbareshqiptare e Piramidave me 10 mije viktima, prej te cileve gati 4000 te vrare, dhe 4 miliarde dollare te plackitura e bera shkrumb e hi te shqiptareve duke i dhene goditje nokauti Kapitalit fillestar te shqiptareve, cka solli nderhyrjen e forcave paqeruajtese evropiane per te shpetuar Shqiperine nga zhberja pasi shteti kishte rene plotesisht

    4- Urdheri Makaber i Sali Berishes per te derguar mercenaret e tij dhe avionet luftarake per te bombarduar Jugun e Shqiperise

    5- Grushti paramilitar fashist I 14 shtatorit 1998 qe perdhosi kufomen e e perdori arkivolin e Azem Hajdarit si dash jeniceresh turq per te shqyer dyert e Kryeministrise dhe ishte nje thike mbas shpine per vellezerit tane shqiptare në Kosove në kulmin e genocidit Serb.

    6- Kercenimi me zerin e figuren e Sali Berishes per ekzekutimin pa gjyq te Shkelqim Haklajt “ E dua ate djale gjalle a vdeke në Tirane” ne mitingun e tij në Bajram Curri per nje thirrje kunder tij qe hapi siparin e masakrave te Tropojes me mbi 175 viktima në vitet 1998-2000 ose mbi pesefishin e ekzekutimeve me vendime gjykate per krime te renda ose ne perleshje me arme me bandat diversioniste te Beogradit, per 46 vjet dekrature.

    7- “ Hiroshima”- Gerdeci me 26 te vrare, qindra te plagosur dhe nje fshat te tere te rrafshuar, por qe Sali Berisha nuk e dinte as ku binte e as qe i biri ishte në krye te tij, as se vellai i tij ligjor ishte vrare aty, por ama e dinte edhe ne cfare motelesh shkonte e motra e Taulant Balles, sikur t’ia kishte mbajtur pishen, bishtukun, sic themi andej nga Vendlindja jone e perbashket

    8- Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit per antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha. Ekzekutimi pa vendim gjykate i 4 protestuesve krejt paqesore, plagosja, rrembimi dhe torturimi qindra te tjereve nga “xhuponet e zinje” te tij hoqi edhe masken e fundit te Sali Berishes si nje diktator qe per sundim e Pushtet vret edhe nenen e vet,

    9- Kercenimi, shantazhi i hapur, fyerje publike ndaj Presidentit nga Partia e tij dhe kryeprokurores se Shqiperise deri tek orvajtjet per te rrembyer, marre peng e zhdukur Bamir Topin, sic shkruan vete ky në librin “ Nocturn”

    10- Kercenimi publik per te ekzekutuar pa gjyq qindra protestues paqesore dhe ish- liderin e opozites Edi Rama i perseritur me dhjetra here me zerin e figuren e tij eshte fakt e prove e pakundershtueshme per Sali Berishen si vrases e diktator i pakorrigjueshem….
    Secili e te gjitha keto krime kunder njerezimit nuk mungojne por teprojne per denimin e shumefishte te tij me burgim te perjetshem.
    Shtoi atyre edhe korrupsionin masiv te Qeverise, familjes se tij biologjike e politike dhe barren e krimeve madhore te atij vete, qe po zbulohet cdo dite e me shume, dhe masa e ndeshkimit ligjor shumefishohet.
    Aq i madh eshte ky korrupsion sa ai dhe familja e tij biologjike dhe pllitike e ka sterkorruptuar edhe vete fjalen korrupsion.
    Nderkohe SPAK, Prokuroria e Pergjithshme, ligjzbatimi shqiptar flene gjume mbi malin e larte te provave dhe fakteve me zerin e figuren e tij.
    A dine SPAK e Prokuroria e Pergjitheshme ti perdorin Google Search apo YouToube e te kerkojne rregjistrimet live te Top Chanal, Klan Tv, Vizion Plus e te dhjetra televizioneve te tjera, ndersa bejne thirrje publike per denoncime krimesh ordinere e cironka, arrestojne ndonje sardele lokale per te thene se jane gjalle me megarroga qe nuk harrojne ti marrin cdo jave pa asnje vonese, nderkohe qe mbyllin syte e veshet e flene gjume perballe megadosjesh krimesh teper te renda deri kunder njerezimit me zerin e figuren e shkaktareve te tyre dhe kerkojne edhe zgjatje afati per karriket e tyre e vetingut, qe po ecen jo me hapin e breshkes por te kermillit.
    Mos valle SPAK-u e Prokuroria presin qe Presidenti i Amerikes Joe Biden, e krahu i tij i djathte Antony Blinken te leshojne Shtepine e Bardhe dhe DASH-in e te vine e bejne kryetarin e SPAK dhe kryeprokurorin e Shqiperise !?
    Washingtooni e dha qarte e sakte kushtrimin shpetimtar per shqiptaret e Shqiperine.
    Denoncoi hapur e fuqishem korrupsionin masiv, shkeljen dhe dhunimin e parimeve demokratike ne sherbim e ne dobi te families se tij biologjike e politike dhe e shpalli Salí Berishen dhe familjen e tij Nongrata, te padeshirueshme per SHBA- me.
    Jo veten kaq por si Sekretari i Shtetit Blinken edhe vete Presidenti i SHBA-se Joe Biden e vleresoi kete korrupsion dhe antidemokraci te Berishes si “ Nje kercenim serioz per Sigurine Kombetare te SHBA-se”
    E kur Sali Berisha me korrupsionin e tij kercenon Sigurine Kombetare te superfuqise boterore, mikut dhe aleatit kryesor strategjik te Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar, SHBA-se cfare duhet te themi e cfare duhet te bejme perballe ketij rreziku shumefish me te madh per nje shtet e popull te vogel si Shqiperia!?
    Zot ruajna mendte e krese !
    Cfare po ben ligjzbatimi e drejtesia shqiptare perballe ketij kercenimi serioz kur faktet, provat, deshmite per krimet e tij teper te renda jane me zerin e figuren e tij e ai ka cinizmin deri në cmenduri te kerkoje prova e fakte nga Blinken e Washingtoni qe dine shume e shume me teper se Sali Berisha di per veten e vet e te vetit biologjike e politike!
    A thua ky ishte qellimi dhe suksesi i Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut !?
    Ligj e Drejtesi qe te behet Shqiperi!

    Shenim:

    Analizen e mesiperme ia dergova si Ekskluzive kryeredaktorit te gazetes me te lexuar shqiptare “Dita” por si duket nuk e ka marre…!?

    1. Kris 1 says:

      Saliu do tegjykohet pas vdekjes.Deri atehere Reforma ne padrejtesi do te kete perfunduar dhe SHPIKU do te filloje pune .Vitin e denimit te Saliut le ta gjejne analistet.

  19. Taulant says:

    Mero ke haruar mbrojtjen qe i beri hajdutit Meta ne ate kohe zv kryeminister, pas videos te Dritan Priftit. Nje nate perpara gjykimit, krimineli sali i shkoj per darke ne shtepi Metes dhe pastaj gjykatesit deklaruan se video me ze dhe figure nuk perbente fakt per akuze dhe keshtu kokemodhi shpetoi. Amerika i di te gjitha keto, prandaj eshte e vendosur ti shkoje deri ne fund lincimit spektakolar te saliut por edhe te Ilirit. Ky i fundit me gjasa nuk do pranoje burgun, dhe do veteflijohet tek mali me gropa.

  20. Aleks says:

    O njeres të mire.
    Nuk ka SPAK. Sepse tè gjithe gjykatesit i ka zgjedh Sali e Ilir. Nuk e fut né burg jo saliun, po asnjeri nga kokat e larta nuk shkon. I mbron Edi Rama. Gjykatesit nuk dine cdo tè thote gjykates. Nuk kane as brum e as byth. Me rroga deputeti Dashamir Shehi ka miliona? Ed paloka. Etj. Ju thoni do futen né burg. Edhe Lulzim Basha me Saliun. Jane lojra në siperfaqe. Nuk i intereson partia. U intereson pasuria.

  21. Loni says:

    Ik mor idiot…ku e pjrdh Rama Sali qenon or idiot!

  22. Shkodra Loce says:

    Obobooooo,sa mizori ka bere ky njeri. Po sikur ta denoje ate bashke me familjen me burgim te perjetshem,nuk i shlyn gjynahet qe ia ka shlaktu vendit.

  23. qyfyre rilindjote says:

    Ujku, Ujku, Ujku (Saliu)
    perdite neper gazeta,
    por ama Cakalli (Ramiu)
    ben namin, or Tungjatjeta!

    Se Ujku tashme prej 8 vitesh,
    nuk ka hic kurrfare pushtet,
    ndaj nuk ja mbulo dot asfare,
    ketij Cakallit pra Varferine 8 vjet!

  24. Nje mergimtar says:

    Asgje s’ka per te ndodhur,per aq kohe sa keta politikane te largohen nga kjo bote.Grabitjen e pasurise te shqiptareve e pergatiten me kujdes ata qe kerkonin shkaterimin e cdo gjeje “komuniste”Ne emer te kapitalizmit,duheshin kapitaliste dhe ata erdhen pas grabitjes qe i bene vendit (vazhdojne ta bejne).Ngjela,Merua e te tjere me shume shprehin mllefin kunder Saliut se per te ndodhur nuk do te ndodh asgje.
    Korbi ,korbit nuk ja nxierr syte.

  25. Velo says:

    Arben Kraja rri si pulë përpara Berishës. Dosja që ka Berisha për atë është më e gjatë se Arbeni. Mos prisni kurrë nga SPAK, po ishalla vet Amerikanët i dërgojnë në gjykatë dosjet që kanë hetuar.

  26. qytetar says:

    Bisha sa te kete tufen e qeneve mbrapa nuk pyet per askend.

  27. qytetar says:

    Me kete popull Bisha vjen edhe nje here me Pushtet dhe ja ban…qejfin populllliiiitttt.
    Populli nuk mundet me harrue Mbretin…Lexhenden…Liderin Historik qe ua futi sa krahu.
    Edhe pushtuesit ia kane zili.
    Rrnofte Bisha !!!!!

  28. Juliano says:

    Mero, me gjith respektin për ju, por puna e berishës po duket vetëm një mundësi për ta shpallur hero i demokracisë. Ky njeri që nuk la të këqia oa i bërë këtij populli, pa vrsrë, shantazhuar, duke ngritur avjonë kundra popullit të vet, ku vriten katër qytetarë në bulevard e sa e sa të tjerë që kërkojnë eshtrat e të humbërve për të pas një varr. Berisha jeton i lumtur mbi këto kufoma, duke sfiduar deri SHBA dhe këdo, për derisa ljo qeveri në tetë vite pushtet, nuk hapi një padi penale për të vrsrër në gërdec, ku vetëm një e shkretë nënë rropatet nëpër gjykata, ku nuk u hap asnjë padi për të, por vetm opinjon. Prandaj që, jemi të zhgënjyer me pushtetin tonë, ku rreh gjoksin se kemi bërë rrug me asfalt, ku berisha i gëzon këto arritje njësoj sikur ne taksa paguesit e ndershëm. Veprimet e tij po na tregojnë se ai ka mbështetje nga segmente apo struktura që s’ja ndjen për shtetin tonë jo e jo, por as për SHBA. Populli është bajatur me fjalë që qarkullojnë se sot, nesër berisha këtu e berisha atje, lloqe vetëm lloqe. Sot ai është bret, se sa do jetë nuk e dimë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje