Përse Berisha po i bie në gjunjë Ramës, për të mundur Bashën?

26 Dhjetor 2021, 19:35Editorial TEMA
Përse Berisha po i bie në gjunjë Ramës, për të

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të çojë mesazhe publike në adresë të kryeministrit Edi Rama për ta konsideruar atë, aleat në betejën kundër Lulzim Bashës. Në dy daljet e fundit publike të Sali Berishës, ai ka “argumentuar” se “Ramës i duhem unë si kundërshtar” dhe këtë e ka thënë në kontekstin e debatit gjyqësor që ka me Lulzim Bashën dhe në sherrin për pushtimin e selisë.

Pra Sali Berisha po i kërkon ndihmë publike Edi Ramës të mos trembë me veting gjyqtarin që ka çështjen, dhe për këtë po nxjerr në plan të parë Petrit Comon një gjyqtar kamikaz i tij, që drejton gjykatën e Tiranës.

Duke qenë se Çomo është i konsumuar si kamikaz i Berishës dhe është në prag të pensionit si gjyqtar, po përdoret për të krijuar një konspiracion rreth bashkëpunimit Berisha-Rama kundër Bashës në këtë çështje gjyqësore.

Edhe pse Rama është tërësisht larg kësaj historie, dhe në fakt po zbavitet duke parë kacafytjen mes tyre, Berisha është në atë pikë halli, sa po përpiqet të kapet me thonj dhe pas potureve të Ramës, për t’u dhënë zemër gjyqtarëve të japin vendim në favor të tij.

Rasti i dytë kur Berisha e përdor këtë “klimën e aleancës me Edi Ramës” është pushtimi me dhunë i Selisë. Më 18 Dhjetor ai u pa qartë i shqetësuar pas Kuvendit të Bashës dhe nuk duroi dot, por u nis drejt selisë për ta marrë që atë natë. Për habinë e të gjithëve ai hyri i prerë në oborr, dhe nuk guxoi të futej në një godinë që ishte me dyer të hapura.

Më pas shpiku se aty kishte grupe militare nga rajoni, duke aluduar se Basha kishte marrë shqiptarë të armatosur nga Maqedonia dhe Kosova brenda selisë, kundër tij. Edhe pse është tërësisht konspiracion i tij, është dhe diskretitues për reputacionin e tij, pasi ai po gënjen çdo shqiptar, që SHBA e ka ndëshkuar se është “patriot” në rajon,  ndërsa shqiptarët nga rajoni ardhkan të armatosur kundër tij.

Por ajo që kishte rëndësi edhe këtu, ishte thirrja që i bëri Edi Ramës të mos përzihet në sherrin në seli se ai do ta zgjidhë në datën 8 janar, pas ultimatumit që ka dhënë për datën 5 Janar. Zakonisht ultimatumet jepen për 24 orë maksimumi, por Berisha e bëri për 72 orë, për t’i treguar Ramës se nëse t’i nuk më ndihmon të hyj në seli në datë 5 unë do të bëj protesta kundër teje në datë 8 dhe do hyj në kryeministri.

E vetmja gjë që vlen në gjithë këto skemat që dëshmojnë pafuqinë e Berishës, është se ai nuk zbon dot Lulzim Bashën as me gjykatë dhe as me forcë dhe po kërkon aleancë me Edi Ramën.

Edi Rama, në fakt vdes të ketë kundërshtar Berishën në këtë histori, por nuk është në dorë të tij. Sa herë që në këtë vend, dikush të kujtohet që duhet protestuar kundër Edi Ramës, ky i fundit e ka një njeri që e kthen të drejtën nga Edi Rama. Dhe ky është Sali Berisha mes protestuesve.

Çfarë nuk do jepte Edi Rama që Berisha  të ishte në ballë të çdo proteste kundër tij. Por këtë radhë më duket e ka falas.

29 komente në “Përse Berisha po i bie në gjunjë Ramës, për të mundur Bashën?”

  1. Jimi says:

    Sali gerdalla hyre po ta mbajti bytha ne kryeministri ! “Kater snajpera te kane ne objektiv dhe i pesti do te jete Rama. Do te dalesh i gjalle vec po s’te shpoi plu,mbi” Interesante si perseritet historia!?

    1. Skypion says:

      Te nderuar gazetare qe merreni me komentet ne Tema, nuk ju nderon fakti qe me censuroni (e di qe nuk eshte pune e Meros kjo, pasi atij nuk i plas se c’shkruhet ne kendin e komenteve).
      Nese argumenti im, sipas te cilit, per Ramen, Berisha eshte nje makth, qe nuk do te donte kurre ta kishte perballe, per shkak te shijes se hidhur qe ka i ka mbetur qe nga koha kur ishte ne opozite ( 2005-2013) , periudhe ne te cilen ai ishte ne depresion te thelle dhe per pak sa nuk u cmend, pra nese argumenti im ju duket me forte se ai qe thote Merua per te kunderten, kjo eshte deshmi e mungeses se besimit tuaj ne forcen argumentative te shefit tuaj.
      Nga ana tjeter, edhe nuk ju nderon, sepse eshte thjeshte nje opinion, i shprehur ne nje koment, qe e lexon apo nuk e lexon kush, por edhe ata qe e lexojne e kane ndare mendjen qekur se c’te besojne a jo; dua te them se nuk keni pse te keni frike nga ndonje ndikim sado i vogel tek nje turme njerezish, te cileve, propaganda socialiste ua ka shpelare trurin me vakt.
      Komentet e mia te sinqerta, nuk besoj se mund te kene krijuar idene ne koken e dikujt nga ju, se mund te ndikojne ne ardhjen e doktor Berishes ne krye te pushtetit, per here te trete. Sikur mijera te bejne komente si une, nuk do te kishte asnjelloj ndikimi.
      Eshte forca e zhvillimit te ngjarjeve, qe ka krijuar te gjitha kushtet e duhura per rikthimin e doktor Berishes ne qeverisjen e Shqiperise. Fundja , eshte vete historia qe po e therret.
      Nuk keni pse te keni frike, si kundershtare qe jeni, meqe doktori nuk eshte ahmarres si Rama me kompani; doktori eshte zemergjere. Ne kohen e tija, gjysma e gazetareve dhe mediave kryesore ishte kunder – sot,ne kohen e Rames, te gjitha mediat kryesore me shumicen derrmuese te gazetareve dhe analisteve, jane pro qeverise. Ky eshte nje fakt qe flet vete; natyrisht, ne favor te doktorit.
      Ju qe jeni kunder doktor Berishes, kur Ai te vije persetreti ne pushtet, jo vetem qe nuk do te kete asnje hije sado te vogel censure por, do te mund te ushtroni edhe me shume artin e te sharit ndaj tij.
      E keni pare Facebook-un e Berishes?! – Lexon shume komente kunder tij, madje ne nje gjuhe te tille rrugacerore, sa un habitem, sesi ka mundesi qe i lejon. E pra, edhe ne Facebook-un e tij, Sali Berisha nuk censuron, megjithese e ka kete te drejte.
      E keni pare Facebook-un e Rames?! – censure gjithandej, edhe ato pak komente negative qe i lejon te kalojne, jane te llojit te kritikes “se shendetshme” , qe i perdor per te replikuar, gjoja se po debaton me ato qe jane kunder tij!
      Por edhe per censoret ka , si te thuash, njefare kufiri. Eshte shume e pabukur, per ta thene me fjalen me te bute qe, ndersa lejohen komente nga me rrugaceroret, madje edhe ku behen thirrje per varje dhe ekzekutime, te censurohen ato qe mund te jene shume kritike, por krejt brenda etikes ama.
      Ju flm per mirekuptimin.

      1. Skypion says:

        Kurr do jete sjo dite qe krimineli Berrisha do vdesi ne burgun e Recit ne Shkoder bashke me kriminelet e tjere te pd parti e derrave

  2. nord.al says:

    Ha ha ha … i madh je Mero.

  3. ben. says:

    E kishte konstatuar edhe nje komentues tjeter, se merua ose eshte ezauruar menderisht nga urejtja per saliun.
    Ose nga miqesia me ramen ,ka filluar te perdori ndonje mall qe nuk i ben mire. Se nuk ka asnje shpjegim tjeter, per kete kategori shkrimesh.
    Mero kur je i lodhur, ju te rilindjes keni boll debile qe i perdoni, nga froki, taku,doçi, pata e plot te kesaj kategorie.
    Mos e ul steken kaq shume.

    1. Byrektore SHQUP-i says:

      O ben,
      qenke me gjith men kokrra e boles!

    2. xheJ. eN. Bi. says:

      Ha ha haaa beniiii
      Beni kunati Skypionit ( këtij të riut, se me të vjetrin nuk ka asnjë lidhje), gjithmonë me të njëjtin fjalor. Në çdo koment përsërit të njëjtat gjëra. Bemi ka ngjarë babanë si ish kamsnist të gjithë ata që janë kundra tij janë armiq të brëndshëm ose të jashtëm. Mirë baba nuk shkëputet dot nga enverizmi, po pjella pseeee????

      1. ben. says:

        Ka delenxhinj qe ju kuptohet pak a shume idiotesia qe duan te shkruajne.
        Pastaj ka dhe si puna e ketij me siper, qe nuk arin dot te kuptosh sa idiot eshte.

        1. xheJ. eN. Bi. says:

          beeennn… më duket sikur blegërin “bagëtia” që shikon se po humb çobanin se janë gati ta marrin nga vatha. Dhe si do bëni se jeni mësuar me barin që ju ushqen.

  4. Berrisha + Bash =Krime says:

    RAMA SOT ESHTE FORMUAR SI POLITIKAN KA KRIJUAR NJE REPUTACIONE JO VETEM NE SHQIPERI POR EDHE JAS3HTD SAJ SOT AI DEGJOHET EUROPE AMERIKE KUDO ESHTE NJERI QE DI TE KRIJOJE RELACIONE .
    NDERSA BERRISHA JO VETEM QE ESHTE NON GRATA POR ESHTE NE NJE GJENDJE TE RENDE PSIQIKE NUK ESHTE NORMALE KJO VJEN PER DY ARESYE MOSHA DHE KRIMET QE I RENDOJNE
    NJERI NE DELIRE QE KERKONE NGA AMERIKA TI KERKOJNE FALJE DHE KY TA MENDOJE NESE I FALE APO JO
    I DUKET SIKUR BALLKANI ESHTE NE DUART E TIJE SIKUR SHQIPTARET JAN MBAS TIJE I SEMURE PSIQIKE
    SAGA BASHA BERRISHA KA TE PAPRITURA POR RAMA NUK INTERFERONE KURRE PASI BASH BERRISHA JANE NJE DIFERENCA ESHTE NJERI GRATA TJETRI NON GRATA NJERI BRAVA TJETRI CELESI TE DY VRASES VJEDHES TRADHETAR GENJESHTAR TE KORRUPTUAR

  5. Them une says:

    Po normalishte se Edi Rames i interesone Sali Berisha si kundershtare se pse hajdute dhe te lidhure me krimin Jane që të dy por Rama ndryshone me Berishen se pse Rama nuke eshte vrase dhe i dhunshem si Berisha dhe Meta me shoke…Dhe Rama duke pasure nje hajdute si veten per balla por ky hajduti i tjeter ështe edhe vrase ather njerzit thone me mire të zxhjellimi nje hajdute që nuke të vret se sa nje hajdute që të vjedh e te vret… le te mose keq kuptohemi se hajdute eshte Basha por Basha eshte hajdute si Rama nuke eshte vrase … Prandaje Rama done nje hajdute me te keqe se veten

  6. Veshgues says:

    Ne fakt Rams i duhet Berisha! Se fiton edhe nje mandar te dyte! Dmth nje parti me Non graten te izoluar nga perendimi, nuk besoj se do ti ofrohet mundesi e Rotacionit. Kurse me Bashen po.
    Pastaj s’besoj se ka anetar qe shkojne ne nje parti te izoluar.
    Dalja e listave te Rrogave dhe farave eshte nje precedents qe rrezik keto dite te shohim edhe listat reale te dy
    kuvendeve dhe 44000 anetaret e PD ne referendum. Gjithsesi te shohim!

    1. Taulant says:

      Me Bashen Rama eshte ne pushtet edhe 20 vjet.
      Ndersa me Berishen nuk ka garanci sepse ne kete katastrof ekonomike ku gjendet vendi me nje drejtues opozite jo-Basha Rama eshte i ikur.
      Berisha nuk eshte budalla qe te drejtoj PD-n.
      Qellimi i tij eshte te largoj Bashen .
      Kryetar behet Agron Shehaj.

      1. xheJ. eN. Bi. says:

        O Taulant…
        Nuk shikon më larg se maja e hundës. Thua se Dr. Adhamudh Bërisha bën gjithë këtë betej për të vendosur Shehajn? Po vendosi Shehajn Kryetar, atëherë Amerika dhe SPAK e kanë shumë të lehtë të hapin proçeset hetimore. Kurse po të jetë Dr. Adhamudhi Kryetar i PD- ës do justifikohet se duan të eliminojmë Kryetarin e Opozitës dhe me këtë ” flamur” do fillojë REVOLUCIONIN.
        Bëhu më i zgjuar dhe të jesh në gjëndje që të kuptosh se çfarë mendon IDHULLI ty.

        1. Taulant says:

          Ky opsion qe thua ti ka nje perqindje shume te vogel qe te ndodh.
          Dr.Adhamudhi Berisha nuk eshte budalla.
          Nuk ka per te kandiduar si kryetar .

  7. ELENA GJIKA says:

    KETE PERRALLE TE MEROS EDHE NJE BARI I DELEVE NUK E DI A DO BESONTE ,SIKUR SE PAKU TE THONTE BASHA PO I BIE NE GJUNJE RAMES SHUMICA DO E BESONIN KUR SALIU E NGRE PADI NE GJYQ EDHE BLINKENIN E SHBA -S PO BIE NE GJUNJE RAMES,VETEM NE DY EMISIONE E FUNDIT SALIU E QUANTE RAMEN HAJN DROGAXHI RAME KOKAINA.O TEMA E DI CE KJO GAZETE ESHTE RAMES POR DUHET TE KRITIKOHET EDHE RAMA CE TE BEHET GAZETE E BESUESHME .

  8. Edi says:

    Mero je bere per gjynah

  9. Nje mergimtar says:

    Edi Rames i intereson te jete kundershtar i Sali Berishes,se me ate perball te personifikuar sic eshte “e keqia e madhe”e venditka arritur te qendroj ne pushtet.Kur arrin nje fitore ka shume rendesi se ke mund.Lulin te dy e quajne te dobet,te paafte (sic eshte) dhe te pabure.Per aq kohe qe opoziten Shqiptare do e drejtojne dy B-t ,Rama do te jete Kryeminister.

  10. Bozhigradi says:

    Mero, perdite po e helmoni mendjen e shqiptareve me budallalleqet tuaja! T’ju vije turp! Me vjen keq qofte edhe per ata qe pelqejne shkrimet e tua bajate e plot helm. Ka gjera me te bukura qe duhet te shohin e t’i gezojne. Nuk ushqehet truri i njerezve vetem me helm o gazetar me shpirtin e djallit!
    Per vete bej c’te duash, por mos i vere syzet e tua njerezve te tjere, e ta shohin boten nga kendveshtrimi yt. Turp! I shoh gjerat nga larg, nga Amerika qe ti e keqperdor sa here te teket, dhe me dukesh i vogel, po shume i vogel, i vogel fare dhe qe me vjen vetem keq se si helmin qe ke ne shpirt ja injekton shqiptareve pak e nga pak. I shoh si flasin gazetaret ketu ne Amerike, si mendimet e tyre zene vend se jane plot vlera, dhe bej krahasimet me ju.Turp! Berisha mund te kete bere 1001 te keqija, po kete qe po i beni ju te gjithe kombit shqiptar, nuk ja ka bere as armiku me i madh!

    1. Taulant says:

      Eshte e sakte cfare shkruan.
      Merua nuk shkruan asgje per spastrimin etnik qe po ndodh ne Shqiperi nen drejtimin e Rames.
      8 vjet ne pushtet 500-600mije Shqiptare u larguan.
      Asgje per katastrofen ekonomike ku eshte vendi.
      Nuk shkruan asgje per njeriun me te korruptuar te trojeve Shqiptare Edi Ramen.
      Berisha mbas 2005 nuk ka shkaktuar asgje te keqe.
      Anetaresoi Shqiperin ne NATO hoqi vizat dhe uli shume emigracionin.
      Keto jane fakte.
      E vetmja gje negative ishte 21 janari i 2011 ku u vrane 4 demostrues.
      Po aty ishte vrasesi me pages Edi Rama sepse ai nderseu turmen per djegjen e kryeministris.
      Rama protestoi kunder Metes dhe 2 vjet me mbas beri aleanc me Meten e me mbas e beri President.
      Korrupsioni ne Shqiperi eshte produkt i bastardit Fatos Nano ai e instituconalizoi e legalizoj ate.
      Me mbas Socialisti tjeter Meta tjetri Rama dhe mbas tyre Angjeli,Fino e keta plehrat ministra mbas viteve 2000.

    2. ZHEJI koke pa lari says:

      Po pse e lexon dhe e komenton kur nuk te pekqen shko lexo arjan canin apo edhe te ha edhe te djege vrima shko shoku lexo syrin e Berrishes

  11. rexha 10 says:

    Mero me 2 llafe munde te kishe perdorur ,se pse Berisha po kerkon Ramen per ta ndihmuar.
    1 _Duke ditur se Rama luften e ka pasur gjithmone me Berishen,sepse Luli i vogel ka qene nje figure.
    2 -Vetem duke pare pjesmarjen e foltores ,duket qartazi se e gjithe opozita komandohej nga Sali kerma.
    Tani qe Luli eshte elektrone i lire ,pore i komanduar dhe perkrahur nga SHBA ,Saliu dhe Rama po kerkojne qe te dy te kapen pase Lulit . Rama eshte si puna e dhelpres ,qe kure nuke i kapte rrushin,thoshte nuke jane per mua ,.Le ti haje ndonje tjeter.
    Ndersa Saliu eshte e kunderta e Rames ,do qe ralizoje planin e vete te destabilizimit duke perdorur Ramen ,sepse Lulit kishte 3 vite qe nuke po i besonte . Egjithe kjo histori tragjikomike eshte per te gjetur se si me e be koke turku LULIN . Sepse ate qe ja ka bere Luli sia ka bere ase Fatos Nano qe e futi ne burge .Luli i izoloi familjarishte familjen e kriminelit SALI.
    Degoi te fala Sandrit qe ta kuptoshe me mire zoti MERO.

  12. Toni.D. says:

    Po mos u merrni me Saliun per politike pasi eshte nje 0 e madhe qe 30- t vjet.. nje gje ka bere u pasura vete dhe familjen e tije bashke me banden qe e rrethon… ku miliardat ne disposizioni dmth pasuri marremendes….ben qe te kete tv,gazeta per te bere propogande… nje % e vogel qe e n’grene larte(sidomos verioret) gjoja si baba e demokracise… por s’flitet e verteta per ket njeri qe ishte i pari prane familjes Hoxha ku doren e pare qe shterngoi me Enverin se lau per dhjete dite dhe po kjo dore s’doli njeri t’ia prese gjate ketyre 30-t viteve… drama e demokracise vazhdon qe kure te jete gjalle plaku sigurims qe per mendimin tim do mbetet ne Opozite per sh vite…. pasi mendojne te mbrohen vetem per bemet e politikes kriminale-ekonomike te jetes politike.

  13. Skenderbegasi says:

    Lufta e ketij zullumqari
    eshte vetem
    nje mjet I trishte
    per te mbrojtur pasurine maramendese
    te grabitur
    te popullit te varfer.
    Jeta e pa skrupull
    I dha ate qe meritonte,
    graden me te larte
    te turpit nderkombetar.
    I pa cip ne ekstrem
    deri ne implikimin idiot
    te gruas dhe
    femijve.
    Identik me ate
    qe vrau familjen
    dhe kerkonte meshire
    ne gjykate se jam jetim.
    Ky vrases sistematik
    terbimin dhe ligesine
    e ka te ngjeshur
    pambarimishte.
    Terbimit
    ja kan gjetur mjekimin
    por ligesia nuk ka mjekim.
    Sa qesharak
    po c’faqet ne publik
    duke sulmuar perendite.
    Dy persona
    te denje te Balzakut
    pas njeqin e tetedhjet vjetesh
    tek Shkelqimi dhe mjerimi I kurtizanve
    Zhak Koleni dhe Lysjeni.
    Luli e vrau friken
    por ti mor I paudhe
    frika nuk te shqitet deri
    ne boten tjeter.
    Atje te presin
    viktimat e tua
    dhe kushedi c’ndodh….
    Tani mund te hash vetem mualebi
    se s’mund te thyesh dot
    as edhe nje xham,
    pale molotovet.
    Kot zihesh
    per shtepine e grabitur
    te ushtarakve
    Luli e ka fituar me
    ligjin 7501.
    Historia s’te fal.

  14. Llazari says:

    Shkrim i kthjellet, qe nuk i leviz asnje presje. Mero, si gjithnje i sakte. Berisha, “i gatshem te kapet dhe me thonj pas potureve te Rames”. Mjafton ta kete aleat ate. Keshtu eshte, ke te drejte Mero.

  15. Ed says:

    I MADH JE MERO NUK MUND TI HEQESH ASNJE PRESJE. SHIKONI LLUMIN QE ESHTE MBLEDHUR NE PD. PO HANE NJERI TJETRIN ANTISHQIPETARET KOKEN HENGESHIN .

  16. Julian says:

    nuk e rruan Edi Rama as per malokun Berisha as per kurven Basha Edi do jete kryeminister te pakten dhe per 7 vjet te tjere pasi ka 1 milion votues .Le ti leme Berishen e Bashen te hane koken e njeri tjetrit Sali Berisha do arrestohet shume shpejt Pas tij e ka radhen Ilir Meta dhe vete Lyl Basha Te dy i kane dosjet gati ne USA Qeveria Rama eshte me suksesshmja ne keto 30 vjet dhe shqiptaret e dine dhe e shofin cd dite Shqiperia po kthehet ne nje vend europian

  17. FCB says:

    Po te thahet penda Mero , vetem nje budalla mund ta besoje se Rama do Sali Berishen perballe , si ai si ti Mero doni Lulin ne krye te Opozites per arsyen e thjeshte se e vertitni sic doni plus qe nje pjese te mire te kohes eshte ne gjume , iken ato kohe Mero tani perballe do keni gjithmone Gjigandin Prof.Doc. Sali Berishen qe po ju vjen si uragan .
    Akoma skeni pare gje Mero ,ti ke pare ca xhanem se cdo jave te dergonte njeri te te shqepte ne dru :)) .

  18. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Te varferuar Buxhetore te “Shqiperise qe duam:” – Ti gezoni ato Shperblimet e 9-ta te MUNGUARA te fund-vitit!
    (te fundit jane marre ne dhjetor 2012)
    Nga 1991 e der ne 2021, vetem ne qeverisjen Rama ato jane “Molla e ndaluar” sepse jane marre edhe ne 1997.
    (dhe pretendon se eshte qeveri …”prane njerezve ne nevoje”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje