2021-ta, viti i Sali Berishës 

29 Dhjetor 2021, 18:57Editorial TEMA
2021-ta, viti i Sali Berishës 

Nga Mero Baze

Shqipëria ka pasur nevojë për vitin e vërtetë të Sali Berishës në këto tridhjetë vite. Ai nuk ka qenë as viti 1992, as vitit 1997, as viti 2005, dhe as viti 2013 kur ai ka fituar dhe ka humbur thellë si politikan. Në të gjitha rastet ato kanë qenë ngjarje që kanë fshehur Sali Berishën e vërtetë.

Fitorja e 22 marsit 1992, në fakt na ka fshehur fitimtarin. Shqiptarët votuan masivisht për demokraci dhe ndryshim të sistemit dhe Sali Berisha ishte aty për ta rrëmbyer këtë fitore. Brenda katër muajve shqiptarët e njohën Sali Berishën dhe kuptuan kush e kishte vjedhur fitoren e tyre dhe në zgjedhjet e korrikut 1992, ai humbi 40% të elektoratit. Prej atëherë nuk u bë më kurrë shumicë në këtë vend.

Sali Berisha arriti të fshihet edhe në vitin 1997, kur për shkak të tij apo politikave të tij, vendi shkoi drejt luftës civile. Ai arriti të fshihet pas bandave të armatosura dhe anarkisë që zbriti në rrugë, duke bërë bashkëfajtorë kundërshtarët e tij politik dhe duke dominuar arsyet politike të revoltës, me arsye materiale, siç ishte humbja e parave në skemat piramidale.

Sali Berisha arriti të fshihet edhe si fitimtar i pushtetit, por jo i zgjedhjeve në vitin 2005. Përmes një procesi të kurimit politik përmes thirrjes së një brezi të rinjsh në politikë dhe pajtimit me armiqtë e tij të rrënuar politik ndër vite, ai arriti të maksimalizonte votat falë skemës së “megadushkut”, ku 13 parti opozitare votonin një kandidat mazhoritar dhe votat në propocional orientoheshin tek një parti për të dyfishuar rezultatin.

Skema funksionoi, por ai nuk arriti të bënte një shumicë sikur Lefter Xhuveli të mos ofronte votat e tij dhe kjo të demoralizonte socialistët e Fatos Nanos në balotazh të cilët e kishin marrë lehtë betejën elektorale.

Pas një qeverisje skandaloze ku shquheshin çdo muaj aferat e djalit dhe vajzës së tij që dominonin çdo tender, çdo ankand dhe çdo prokurim publik, pas masakrës së Gërdecit dhe 21 janarit, ai shkoi në zgjedhjet e vitit 2013  i shkatërruar dhe nga një “besëprerë” tjetër e asaj kohe, Ilir Meta, duke marrë plot 1 milion vota kundër.

Por dhe këtu e fshehu veten. U hodhi fajin bashkëpunëtorëve të tij të afërt, nxori Lulzim Bashën në krye të partisë dhe mendoi se do të fshihej gjatë pas tij. Kështu spastroi partinë nga gjithë ish- bashkëpunëtorët dhe u bë garant i Lulzim Bashës si njeriu pas të cilit do të fshihej për të ri-ardhur në pushtet.

Nuk ja doli dot falë vitit 2021. Humbja në zgjedhjet e 25 prillit, pasohej nga braktisja e parlamentit dhe pushtetit lokal nga opozita, të cilat ja bënë më të lehtë Edi Ramës fitoren. Pas humbjes, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij biologjike “non grata”, me një ndëshkim shumë të qartë për minim të demokracisë, shantazhim të sistemit të drejtësisë dhe përfitime financiare nga pushteti.

Për herë të parë Sali Berisha nuk u fsheh dot më. Ai mori përmes atij vendimi gjithë ndëshkimet dhe mallkimet që nuk kishte mundur t’i merrte dot nga drejtësia shqiptare dhe populli shqiptar për shkak të shtetit arbitrar që ka ndërtuar, kontrollit mbi drejtësinë dhe shantazhit politik mbi të.

19 maji 2021 është dita që nxjerr Sali Berishën zbuluar, siç është apo siç duhet ta nxirrte drejtësia shqiptare. Pas vitit 1997, kur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në Nju Jork e shpalli Sali Berishën si një nga 10 armiqtë botëror të shtypit, ky ishte ndëshkimi më i rëndë ndërkombëtar i tij. Në listën e parë ai ishte shok me Fidel Kastron dhe Milosheviçin, apo presidentin e Koresë së Veriut dhe Bjellorusisë, kurse në këtë të dytën është në listë familjarisht dhe përjetësisht, me gjithë figurat e zeza të globit.

Pas 19 majit, dita e dytë më e rëndësishme është 9 shtatori i 2021 kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dha fund lojës së fshehjes së Sali Berishës pas kostumit të ti. Ai distancoi qartë Sali Berishën nga Partia Demokratike, duke e përjashtuar atë nga grupi parlamentar.

Prej asaj dita ne kemi në rrugë Sali Berishën e vërtetë, Sali Berishën zemërak, hakmarrës të lig, të pafytyrë, gënjeshtar, vrasës, dhe mbi të gjitha, një figurë e degraduar politike që kërkon të ngrejë një front anti-amerikan në Shqipëri vetëm për hallin e tij.

Lulzim Basha ka meritën historike që e nxorri atë si urithi nga vrima ku qe fshehur, për t’ua kujtuar shqiptarëve se as ka vdekur dhe as ka ndryshuar, por është i njëjti që ka qenë. Prej asaj dite atë e kë në rrugë ditë e natë për hallin e tij, duke thyer çdo rekord pafytyrësie, populizmi dhe mashtrimi politik, për të shpëtuar veten dhe familjen e tij.

Viti 2021 është viti që na tregoi Sali Berishën e  vërtetë, atë që nuk ja doli dot të vijë në pushtet i fshehur pas Lulzim Bashës dhe tani pretendon të lëre PD-në gjithë jetën pa pushtet, derisa të vdesë.

Ndaj viti 2021, meriton të quhet  viti i tij. Se viti i një politikani nuk është e thënë të jetë viti që ai shkëlqen. Në të vërtetë, viti i një politikani është viti kur ai bën gjënë e duhur për të dëshmuar vetveten. Dhe ky është viti kur Sali Berisha po tregon se çfarë kalbësire është.

20 komente në “2021-ta, viti i Sali Berishës ”

    1. Ladi says:

      Je shume i modh Mero Baze.
      Argumentim me saktesine e lazerit.
      Te shpresojme se kete kalbesire antishqiptare ne 2022-in, ky popyll i pafat ta hedhe ne gremine nje here e mire.

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Mero Baze
      .
      Ky, na vodhi ne një jetë
      Ti, i “dhënke” dhe një vit
      Unë, nga Gigat, në tri dekada
      do t’i jepja veç një bit!
      .
      Ëndrra kishim ne dikur
      ishim thjesh, adoleshentë
      jo si ky gjarpër nën gur
      që i ri kulloste dhentë..
      .
      S’kam besim në politikë
      as në gjyqet e në SPAK
      por, ktë vit, pamë një ditë
      kur ky Jago doli cullak.
      .
      USAt, Zoti i bekoftë
      duam kohë të bëjmë shtet
      se për ne, më mirë mos qoftë
      Dhiari do mbetej Mbret.

  1. Loni says:

    Motetqiri! Kur do denohet me burg!

  2. Marko says:

    Berisha eshte nje topmuti i madh qe qelb dynjane.

  3. Angjelini says:

    E ke qare si gjithmone Mero. Tu rrite jeta!

  4. Skypion says:

    Viti 2021 qe parashikuar nga njerez te liq, te ishte viti i fundit te turpshem politik te Sali Berishes. Shpallja Nongrata nga burokrate te lobuar dhe korruptuar, do te duhej te vuloste fundin politik te doktor Berishes. Perjashtimi i tij nga grupi Parlamentar, qe kete fund ta kishte te turpshem. Gjithcka ishte menduar deri ne hollesi nga te liqte. Sali Berisha , jo vetem duhej eleminuar politikisht, por edhe duhej poshteruar publikisht.
    Mbare opinioni publik u trondit; si ata qe e donin, ashtu edhe ata qe e urrenin; te paret se po tentohej te poshterohej mu para syve idhulli i tyre; te dytet sepse e kishin humbur shpresen qe njeriu me i urryer per ta mund te goditej ndonje dite dhe ne kete menyre ( madje, nga hidherimi i madh, disave i’u shpifen semunda te renda, qe u mori shpirtin para kohe dhe iken nga kjo bote zemerplasur, qe nuk e pane sa ishin gjalle ndeshkimin e tij).
    Gjithcka u duk se mori fund per doktorin e paepur. Por, nuk paskej qene e thene; per gezimin e madh te dashamireve dhe per hidherimin e thelle te dashakeqeve.
    Sali Berisha, menjehere pasi mori goditjen e pare, shpalljen publike Nongrata, ne nje akt te paprecedente, te pamendueshem nga askush, hodhi ne gjyq per shpifje te lobuarin e njerezve te liq qe i kishin pergatitur goditjen. Kjo i zuri ne befasi te gjithe. Te hedhesh ne gjyq Sekretarin e Shtetit, ne nje gjykate krejtesisht neutrale per kontekstin, si gjykata Korreksionale e Parisit , kjo ishte nje gje e padegjuar me pare! Pergjigja e doktorit ishte flake per flake.
    Ai, sic thote nje fjale e urte tona, ” fjalen e fundit, e tha te paren”! Kjo kishte rendesine e vet te jashtezakonshme taktike. Doktor Berishes i ishte qepur dosja qe ne vitin 2018, sipas vete protagonistit kryesor te saj, Rames; pergjate ketyre 2-3 viteve, padyshim qe i ishte kerkuar, ne menyre konstante, kembengulese do te thoja, nga emisare vendas dhe te huaj, qe te hiqte dore nga denoncimet e medha qe bente, nga bezdisja qe po i shkaktonte qeverise dhe nga pengimi qe po i bente Opozites per te bashkeqeverisur me socialistet ne pushtet; kuptohet qe Doktori nuk u thye, nuk beri marreveshje, nuk beri asnje leshim , qe e shprehur nga vete fjalet e tij, mund ta permbledhim ne “beni c’te doni”… beni c’te doni, se une nuk terhiqem.
    Pas fitores tejet te dyshimte te Rames – paradoksalisht, sado qe e dyshimte dhe me grabitje dhe vjedhje votash, fitorja e RAmes me 25 prill eshte nje bekim per te gjithe ne, por ne radhe te pare, per Partine Demokratike, per shkak te se ciles, shpetoi nga nje tradhetar i poshter qe e drejtonte ( ketu eshte tamam ne vendin e vet shprehja: cdo e keqe nuk vjen vetem per keq) – u mendua si zgjidhje e vetme bashkeqeverisja; por, Berisha ishte pengesa madhore, per pasoje erdhi Nongrata e famshme.
    Pergjigja flake per flake e Berishes, zuri ne befasi komplotistet e liq; keshtu duke kuptuar qe Nongrata nuk e dha goditjen fatale, perkundrazi pati efektin e plagosjes se luanit, qe behet edhe me furishem me pas, u mendua qe goditjen fatale t’ia jepte pjella e tij politike, duke e perjashtuar nga grupi Parlamentar; keshtu , goditja me e fundit do te ishte jo vetem fatale por edhe poshteruese.
    Sali Berisha, si ai luani qe thame me lart, reagon furishem; si nje Ante modern, zbret aty ku e ka forcen : tek populli i tij…
    Vazhdimin pastaj e dime te gjithe. Te liqte deshen ta asgjesonin, ta poshteronin – ai i bu tribun i populli te tij. Nuk di te kete politikan ,shqiptar jo e jo, qe te kete marre aq shume simpati, empati, ngrohtesi dhe dashuri nga qytetaret e thjeshte sa c’mori Sali Berisha ne Foltoret e tija.
    Keshtu, po! Sali Berisha eshte Personaliteti i vitit.

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      Skypion…
      O dhëndri i Dr. Adhamudhit, pse harxhon kohën kot se nuk mbulohet dielli me shoshë ngaqë ke qejf shprehjet popullore.
      Ka hakë Merua, ky ishte viti i Dr. Adhamudhit dhe më duket se Merua do zëvëndësojë Çajupin dhe shkruan për Dr. Adhamudhin.
      O dhëndër , po të kishte kaq popullaritet Adhamudhi pse nuk doli i pari në zgjedhjet e 25 Prillit, po dpli i 5- ti. Ti na thua se e do populli, po ata që votuan nuk ishin popull? Dhe bile pëdëista dhe nuk e votuan, pale ata që nuk duan ta shohin as me sy.
      Sa për Gjykatën e Parisit ishte sa për tu dhën zemër injorantëve që e dhe këtu do jemi se vetëm se do marë ca para Avokati francez se gjeti një kal që është duke ngordhur për të bërë ca para.

  5. 30 vjet me usali serbiberishen.. says:

    Nuk eshte vetem viti Salihit por dhe FIX 3 dekada te tij si Pit bull I antikamunsitave te te gjithe vendeve te bashkuara dhe harbuara
    .
    Salihi eshte serial killer gjakftohte qe realizoi ate qe I thane dhe I dhane ne 1991 sepse
    Sa me shume kalon koha
    Aq me shume duket efekti berthamor
    Neuro-paralizues qe amerikanet hodhen bomben
    Biberishe ne 1991-1992.
    .
    E hodhen dhe ne Japoni n e1945 por pas 20 viteve
    Nuk kishte asnje gjurme se e reabilituan japonezet
    Kurse ne Shqiperi vazhdon akoma rrezatimi biberishor.
    .
    Ka ardhur koha qe administrate amerikane te
    Pastroje merimangat makartiste biberishiste ne Amerike qe
    Kane nga 2 prilli 1991 qe po I nxjerrin uje te zi atij vendi
    .
    Nese besohet se ne Kohen e Bushit Madh ne 1991-1992
    Biberaj Berishaj Bardhaj Hajdaraj
    dhe hordhite e tyre hodhem nje komunizem te vdekur
    ishte kanibalizem atehere kurse hipokrizia e Kim-eve
    me Usaliun e tyre cojne uje ne mullirin e Enverit
    duke e bere profet vetem nga shkaku qe euro-amerikanet
    kane 30 vjet qe perdorin bulldogun e dyre te Viqidolit per DIRTY JOB
    .
    Kemi drejte te pyesim…
    A j aka bere 8 me 2 Berisha Amerikes apo eshte
    loja e kesaj te fundit per qellime qe merren vesh pas nje shekulli ?
    …..

  6. Cuku says:

    Te lumte dora dhe mendja Mero

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Kamunist !!!

  8. xheJ. eN. Bi. says:

    Mero edhe të vdesë, ai prap do tju bjerë në qafë shqiptarëve. Do ta bëjë si ai ngatrestari në fdhat, që sa ishte gjallë e bëri fshatin çorap dhe kur ishta duke dhën shpirt la si amanet që në var t’i linin një litar. Fshati ja plotësoj amanetin, po sa herë kalonin pran varrit të tij pengoheshin dhe në këtë mënyrë edhe i vdekur nuk i la të qetë.
    Unë them se kur të ngordhë Dr. Adhamudhi duhet djegur dhe hirin ta shpiennë kullën e tij në Viçidol.

  9. Vranakonti says:

    Bravo zoti Mero.E ke thare. Vertete,ky vit ( 2021) do ngelet viti i Saliut,nje vit i mbrapesh,qe, bashke me covidin-!9 e OMiKRON,do jete viti me i zi qe do shenohet ne çdo kalendar e do te mbahet mend ne histori. Viti 2021 e mart me vete Saline dhe kjo do jete nje kartoline e bukur me shume kujtime te zeza nga Sali Berisha. Viti 2022 ardhet pa Sali Berishen, qe populli dhe shqiperia te çlirohen nga ky demon,e te jete i lire pa rremuja,i qet dhe paqesor.Vdekje Sali Berishes.Rrofte Edi Rama,shpresa e veteme e vendit trone.

  10. FCB says:

    Viti 2022 eshte Viti i Sali Berishes si Kryeminister , Berisha i trete , sa gjigande duket , te behesh Kryeminister me Ameriken kunder ….sa madheshtore !

    1. 30 vjet me usali serbiberishen.. says:

      ne nje fare menyre ke te drejte.
      ..ky horri juaj eshte kriminel por jo fajtor..
      sepse politika amerikane ne Shqiperi eshte e deshtuar 100%
      sepse fabrikuan Salimonstren
      ne 1991 dhe sot po tallni rrocken
      me non graten e Berishes ..
      Pse keto ambasadore

      1 -Chris Hill
      2 -William Ryerson
      3 -Joseph E. Lake
      4 -Marisa R. Lino
      5 -James Pardew
      6 -Joseph Limprecht
      7 -James F. Jeffrey
      8 -Marcie Berman Ries
      9 -John L. Withers II
      10-Alexander Arvizu
      11-Donald Lu
      12 Yuri Kim

      Kane ndjekur nje politike “See No Evil” dhe vazhdojne radiolojen me non graten
      e kam thene dhe here te tjera

      sa te kete Sala
      ne Amerike
      njat Elez Biberin
      tan jeten
      keni me ja pa sherrin..

  11. Emigranti says:

    Bravo.Je trim,i sakt,i pakompromis dhe i krahasushem vetem me vetvehten.Te lumt pena.Gezuar Vitin e Ri dhe qoft viti qe te zhduk nga faqia e dheut Hale Sali Berishen.

  12. qytetar says:

    Ndyresira qe vrau enderrat e Shqiptareve.
    Kurre mos pafshin hajer femijet e tij bashke me dhendrrin Jammut Malltezi .

  13. Niku says:

    Si gjithmone, cdo gje, gjate gjithe historise se shqipove (n.q.se mund te flasim per “histori”…), e bejne dhe e vendosin te tjeret (padroni kujdeset e vendos per hyzmeqarin)… Keshtu, edhe per Saliun duhet te vendosin amerikanet, sepse po qe per shqipot…, ai ron edhe njeqind vjet…
    Si thua Mero…???!!!

  14. sopiqoti says:

    Me te LUMTE ajo mendje dhe ajo dore qe shkrojti te verteten per njeriun ME FYTYREN ME TE PESHTIRE qe ka politika shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje