Nga Mero Baze
Në jetën politike të Shqipërisë, viti 2021 do të hyjë në histori si viti kur partia e parë politike në Shqipëri, u përball me vetveten. Pas 30 vitesh e bunkerizuar, si një pronë private dhe e paprekshme e Sali Berishës, Partia Demokratike u përball për ironi të fatit, me verdiktin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Sali Berishës dhe familjes së tij, si një familje e kriminalizuar e politikës shqiptare, dhe ju desh të zgjidhte mes tij dhe SHBA.
Pas një momenti të gjatë hezitimi, prej 19 majit deri më 9 shtator, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendosi që Partia Demokratike të përjashtojë Sali Berishën nga grupi i saj dhe të vazhdojë si një parti e çliruar prej tij dhe peshës së krimeve të tij.
Ky ishte momenti kur PD filloi të përballet me vetevten dhe të njohë Sali Berishën.
Sali Berisha, i frikësuar dhe i braktisur nga figurat kryesore politike të Partisë Demokratike, nisi një lëvizje të fortë anti-amerikane në bazë të partisë, maskuar pas betejës kundër Lulzim Bashës si “njeriu që e preu në besë” dhe e shiti për SHBA.
Por pavarësisht populizmit dhe milionave të hedhura në tregun informal të shtypit për të siguruar mbështetje, Sali Berisha deri tani ka një bilanc negativ, në raport me Partinë Demokratike.
Kryesia e Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, ka zgjedhur Partinë Demokratike. Përveç një prej anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë së PD dhe disa sekretarëve që ishin aty për shkak të pozicionit, pjesa tjetër është tërësisht në mbështetje të politikës së Partisë Demokratike dhe linjës pro-perëndimore të PD.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ku Berisha synonte mbështetjen kryesore dhe që është faktori kryesor politik deri në vitin 2025, është me Partinë Demokratike kundër Sali Berishës. Vetëm 12 deputetë janë me Sali Berishën.
I njëjti raport është dhe në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili është në shumicë dërmuese pro vijës së Partisë Demokratike.
Kjo është statistika më vrasëse për Sali Berishën në lëvizjen e tij anti-amerikane.
Ai është i braktisur zyrtarisht nga Partia Demokratike.
Braktisja e dytë e madhe e Sali Berishës janë cilësia e figurave. Figurat më cilësore dhe më urbane të PD janë tërësisht me Partinë Demokratike, kundër Berishës. Në krah të Sali Berishës ka shkuar një pakicë e pashpresë e Partisë Demokratike, e cila edhe këtë radhë ka qenë në listë falë ndërhyrjeve të Berishës.
Figurina qesharake dhe të degraduara si Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka, Luan Baçi dhe të tjerë, janë në kontrast të thellë me ekipin drejtues të mbetur në PD, që është jo vetëm shumicë, por dhe cilësisht shumë herë më lartë se ata që ka mundur të shkëpusë Berisha.
Braktisja e tretë e madhe e Berishës janë bastionet e Partisë Demokratike. Partia Demokratike është një parti me bastione të forta në veri të Shqipërisë dhe Shqipëri të mesme, kryesisht Kavajë.
Sali Berisha nuk ka mundur të marrë dot asnjë deputet dhe figurë politike të Partisë Drokratike në Shkodër, përveç Voltana Ademit, që është një lëneshë politike e harruar në Bashki, ngaqë Ilir Meta nuk bën zgjedhjet lokale.
Shkodra është qyteti që ka votuar tridhjetë vjet për të djathtën dhe është zyrtarisht kundër Sali Berishës.
Ai po ashtu është keq në Pukë, Kukës, Mirditë, shumë keq në Lezhë e Laç.
Ai nuk ka mundur dot të marrë as ish- kryetarin e Bashkisë në Kavajë, dhe ka një përfaqësim qesharak në zonat përreth. Berisha ndan figura me PD vetëm në Jug, ku PD dhe ashtu është pakicë inekzistente. Mbështetësit e Berishës në këto zona janë, ose njerëz të inkriminuar dhe të pashpresë për politikë, ose sekserë droge apo kriminelësh, që janë të gëzuar që kanë gjetur më në fund dikë tek i cili shikojnë fatin e tyre.
Përballja e Berishës me PD në dy kuvende më 11 dhe 18 dhjetor, ishte po ashtu një diferencë e fortë dhe e qartë politike dhe urbane mes pjesës së degraduar që ndjek Sali Berishën, dhe pjesës tjetër.
Përballja e Sali Berishës me Partinë Demokratike është ngjarja më e rëndësishme e tridhjetë viteve në atë parti, pasi i jep fund një periudhe të gënjeshtërt, duke e bërë Partinë Demokratike as parti, as demorkatike, por një skalion ushtarësh të rreshtuar pas një familje që e ka politikën biznes jo vetën për t’u pasuruar, por dhe për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe faktorit ndërkombëtar.
Viti 2021 e çmontoi Sali Berishën nga Partia Demokratike dhe sot për sot, në atë godinë ka më shumë liri politike dhe liri mendimi, se në çdo seli tjetër të politikës shqiptare. Arsyeja është se kanë nxjerrë jashtë njeriun që e ka pas kthyer atë parti në bunker.
Për ironi të fatit, tani kërcënon se do ta ripushtojë bunkerin me forcë. Nuk ndjehet i sigurtë jashtë atyre mureve. Kjo ishte arsyeja përse i duhej Partia Demokratike.
E lexova shkrimin e të rrespektuarit Mero Baze. Që të komentoj diçka mbi ketë shkrim, është njësoj si shtoj disa njolla ngjyre në tabllotë e Rembrandit apo të Pikasos. Pra rrespekt z.Mero Baze, vertetë jeni një gazetar i popullit, që diagostikoni pa frikë të gjitha “semundjet sociale” nga të cilat vuan populli Shqiptar. Bravo.
I nderuar Mero Baze.
Nuk dij numur telefoni që t’ju uroj Vitin e Ri,,prandaj, po shfrytezoj të vetmen mundesi që me jepni, duke ju uruar GEZUAR E PËR SHUMË VITE, VITIN E RI.
Gezuar 2022.
Shendet e jetë, për ju e për gjithëçka keni për shpirt e zemër.
???
Ju përshendes,
Lan XHABIJA
Analize Brilante
Morali e ka nje vije te kuqe qe nuk duhet kaluar se kalojme ne imoralitet politik & mediatik
.
Me keto artikujt e Meros apo profecite e Tak Ngjales ,Berishi duhet te ishte arrestuar nja 10 here..po per cudi ai sot eshte me i fuqishem se ne 1992-in
Kete gabim-krim tuajin e bejne dhe ca “emisare” shqipfoles nga Amerika si Kokalari apo Ekrem Zibardha qe harrojne krimet e juntes naziskine Sal-Lul-Lil dhe mjaftohen te korrupsioni i tyre.
.
Kete gabim-krim tuajin e bejne dhe ca “emisare” ambasadore te emruar nga berishistet e Washingtonit qe dihen emrat e tyre…jane po ato qe organizuan pucin e shtetit te 2 prillit 1991 po ato merimanga makartiste dhe mergaqyqare si Maverick-u Elez Biberishaj
.
Mjafton te permendim gafen e denueshme ( nuk eshte gabim ta quajme kriminale) te Arizuse qe ndoqen kete stafete dhe Don Luja me Kimeten sot i cili me 8 maj 2011 hapur fare VODHI BASHKINE E TIRANES….duke ja dhuruar Kriminelulit te tij ne ngjitje dhe kete mund ta faktoj ne cdo gjykate apo studio ligjore..
.
Ne Mount Rushmore USA jane gdhendur ne shkemb 4 PRESIDENTE AMERIKANE dhe nese fiton Luli I kIMETES bejeni Enverit nje skulpture me te medhe se ato se e meriton
E fundit;
Nese me te vertete Devilul Basha do fitoje votimet me tangat e ulura te Kimes si ne 2011 me menget e perveshura te Arvizuse ka ngelur te themi jo vetem se na vjen turp qe jemi shqiptare por ME shume na vjen turp qe jemi amerikane.
.
Nese ministri brendshem vrases i 21 janarit..ministri jashtem i tradhetise detit Jon..ministri transportit qe grabiti me xhambasadoret rreth 1 miljard dollare te RR.K ..apo Spiuni i UCK ne Mitrovice dhe i shtepise verdhe behet PM ( Perfekt Monster) ne muajt ne vazhdim me vjen keq por Ramekurbani 2..dhe admministrata amerikane bashme me Amerokanin Baze qe merret me Shqiperine bashke me Amerokanin Baze po e bejne Enver Hoxhen Profet as per merite te tij as per deshiren time por hipokrizine e euro-atllantikasve qe e kthyen ate vend ne republike amabasadoriale ku Populli Voton-Xhambasadori numeron
2021 do mbahet mend si shenjterimi Enver Hoxhes jo nga idhtaret e tij por nga armiqte dhe kundershtaret e tij qe nga Rama,Kimi apo Mero Yne & more
Ti Happy…ke shume vrer ne shpirtin tend dhe e ke bashkuar gjithe muterine shqiptare ne perkufizimin qe te vjen turp qe je shqiptabr dhe per inerci edhe amerikan, duke na lene ne te kuptojme qe je nje shqiptaro amerikan. Shkurt dhe shkoqur per mua je nje person i shperfytyruar qe nga dashuria per Sali Berishen, mohon vehten tende. Shkurt dhe shkoqur po te them se nese ti nuk je shqiptar dhe amerikan, sepse Amerika i tregoi vendin Saliut, ti vertet nuk e meriton kete nder.
Ti mund te kesh te drejte per Bashen, por fakti qe gjithe kete muteri shqiptare e bashkon ne nje qelize te vetme, tregon se jo vetem qe je nje kompleks berishist por edhe naiv i shtirur qe nuk kupton se “lisi nuk rrezohet me nje te rene me sopate” apo fjalen tjeter “me rradhe e me sira”… Te tere do vene ne p..t..semes, fale Amerikes dhe vitalitetit te popullit tone. Bashke me Saliun edhe ti qe ben sikur urren Bashen, por ne thelb je ne dashuri me Saliun. Ky eshte mallkimi me i math per ty! Sali Berisha, eshte fatkeqesia me e madhe qe i ka ndodhur Shqiperise ne tere historine e saj!
Sa t’haj gjelin e detit
në vilën e tij të Durrsit
ka me rrëxue Pengun
me treqind fushkrujsit.
…
Ishalla e provon ta marri me dhune dhe jo duke u fshehur siç e ka zakon.
Po ka te drejte Merua.
Viti 2021 ishte viti kur PD -ja e njohu Sali Berishen si LIDERN E SAJ dhe Bashen SI SPURDHJAK Politik.
Mero,te ka “shpetuar” pa permendur edhe dy figura te “ndritura” te PD Tritan Shehun dhe Edmond Spahon…….. Nder figurat me qesharake te politikes shqiptare.Harrova Genc Pollon,qe tere kohen,pa u lodhur,ka “peshtyre” dhe “lepire” ! Ruajna zot,ti kesh komshinj dge ti shohesh cdo mengjes….. Lymi Tutit
Mero e ke ngjyrosur me ngjyra te bukura pjesen formale te PDse se Lulit, por eshte i njejti mut. Figura po aq ordinere, qesharake, sharlatane dhe impotente, me ne krye nje teveqel. Qendrojne ne kembe vetem si mashe e Amerikes, por politikisht Jane asgje. Te vetmin identitet qe mburrnin dhe perfaqsonin me hajvaneri, identitetin berishist dhe tribal, e shiten, per tu gjetur edhe me keq nga cfare i uli ne ato karrige. Luli vazhdoi karrieren si idjot i dobishem edhe pertej Berishes, por po idjot ngelet bashke me gjeket, salinjanet, gridat, per te ofruar nje alternative shprese per gjeneratat e reja.
PD vdiq. Ky lloj muti e mbyti. Hajvanet qe e moren peng dhien edhe me shume nga cmbante vrima e bllokuar e asaj partie te kthyer ne halene e berishizmit hajvan.
E bukura eshte se ate cfare kjo lloj mostre politike horror ne dore te Berishes, i beri Shqiperise dhe shqiptareve, sot po ja ben vetes, duke i vene benzinen.
Ky po eshte shpagim per kete lloj kuluture mesjetare horror, qe perfaqsoi partia me hajvane, me kleptokrate, me tradhetare, me injorante, me destabilizuese, me psikopatike, me rrugace dhe antishqiptare e historise politike te ketij vendi.
Ne te vertetë viti 2021 me shume se se PD dhe Sali Berishën ishte viti qe me shume arriti te njohë Edin Ramen.
Ishte viti qe arriti te manipulojë “opoziten” parlamentare duke bere gjithe çfare deshi me te.
Ishte viti ku me vjedhje spektakolare dhe ne koordinim te plote me krimin arriti te “fitojë” zgjedhjet dhe keshtu mandatin e tretë.
Ishte viti qe pas perpjekjeve disa vjeçare arriti te realizojë enderren e tij per te shpallur non grata Doktor Berishen.
Ishte viti kur shqiperia ka marrë nje dyshezë te madhe ne çdo drejtim.
Me ndihmën e zotit dhe te shqiptarëve me rikthimin e te madhit PROF DR Sali Berisha viti 2022 do te jetë viti i shqiperisë shqiparëve
Me fal po qenke me termend koqe, me keq se Saliu… Ai te pakten eshte shejtan-budalla, ti je vetem koqe.
Shqiperia eshtë peng e hordhive mafjoze me kryehajdutin injorat fshatar si president .
Mos keni asnje shpresë ju që jetoni atje.
Shenim : Ne kete artikull te Z. Mero dhe as ne komentet
e zoterinjeve nuk gjeta dy qe percaktojne genin e sakte
te Monstres se Vicidolit: Kryemafiozi I Shqioerise dhe me
gjere dhe Terroristi numer NJE….Ne keto dy shtylla duhet
te mbeshtetet Ekstradimi i Sali RAM Berishes drejt SHBA-,
idem sic ndodhi me Noriegen dhe “EL Chapo-n”……..!
Maloku Salih Ram Berisha tashme eshte vetem nje kufome dhe i ka ditet e numuruara Dosja e tij ka ardhur nga Amerika dhe ndodhet ne SPAK USA do kerkoje arrestimin e tij shume shpejt
Eshte per te ardhur keq ku Mero per ato qe sot jane ne Pd cfare nuk ka shkuar, vecanerisht per Lulin, sigurisht qe ne opinionin tim kane qene ne shumice te verteta.
Edhe per Berishen gjithashtu jane thene e sterthene.
Pa diskutim qe Pd eshte ne situaten me te veshtire qe nga lindja e saj Sigurisht faji kryesor direkt dhe indirekt bie mbi Berishen.
Por ai qe eshte shqiptar dhe i dhimset atdheu, sot gjema e madhe eshte se kemi nje qeverisje totalisht jashte binareve, ku nuk mund te gjehet qofte dhe dicka e mire qe po ben per te permisuar jeten e popullit, perkundrazi te gjithe treguesit e matshem te korupsionit, drejtesise, papunsise, emigracionit, shendetsise etj jane ne pika te frikeshme.
Dhe pikerisht gjendja ne Pd do i thelloje te gjithe keto tregues.
Te gjithe sot duhet te mendonim si te shpetojme opoziten, ku aseti kryesor eshte Pd.
Duhet i madh e i vogel cilido qe mund te flase te kerkojne heqjen e te dy fajtoreve Berishes e Bashes.
Duhet te perpiqemi qe kjo te ndodhe e vertet te clirohet Pd, te behet demokratike e te luftoje per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve qe dhunohen ne cdo sekonde.
Mos harroni qe Pd e pare per 3 muaj jete fitoi gjithe qytetet e per nje vit fitoi gjithe Shqiprine.
Pra mendoj se kjo eshte rruga, krijimi i Pd , vertet demokratike, se vetem e tille ngjall shprese e mund te behet ortek.
OK M.BAZE.Gëzuar 2022.Je niësh në shtypin që quhet i lirë në Shqipëri.Ju lexova në 2021.Në 2022 presim ngjarje të tjera katastrofike në PD që quhej e SaliKrimit.Luli më në fund e zbrazi TOPIN E MATO GRUDËS NDAJ NON GRATËS SË SB NGA DASH.Kjo gozhdë trau nuk i shkulet më Sb sa të jetë gjallë.Atë gozhdë Ai do e gëzoi edhe në Sharrë,Tufinë a Viçidol.Nëse DREJTËSIA do ishte gjallë ky përbindësh duhet të ishte në REP që në 20 maj.Meqënse Ajo është në KOMA,Populli po pret elikopterët e NATO-S që të veprojnë.DASH nuk duhet ta lënë akoma Sb të tallet me SHBA,POPULLIN,QEVERINË,LULIN,SOROSIN..siç u tall Arvizu për 21 janarin.Sb i futur në listën e zezë me 101 prova duhet ti shkulen dhëmbët e politikës përgjithmonë.FLM M.BAZE.
Xhevat Te lumte z.Mero ju jeni gazetari me i drejte ne Shqiperi shumica disinformojne popullin ndersa ju i tregoni te verteten kjo eshte gjeja me e rendesishme per komunitetin kjo qe beni ju nuk ka çmim
Ju jeni nje gazetar i perkryer qe i sherbeni popullit tuaj duke ja treguar te vertetat gje qe se ben kush