Nga Mero Baze
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjeruar sanksionet ndaj udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, duke e avancuar atë në listën e sanksioneve të Deprtamentit të Thesarit, pas sanksioneve fillestare që ka marrë në vitin 2017 si person “non grata” për SHBA. Bashkë me Dodik dhe për shkak të tij, në listë është futur dhe një televizion lokal i quajtur “Alternativna Televizija doo Banja Luka”, që konsiderohet një etnitet i lidhur me të. Në akuzën e Departamentit të Thesait thuhet se “Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinës, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës”.
Përse SHBA po detyrohet të avancojë sanksionet ndaj Dodik, duke e futur atë në listën e Deprtamentit të Thesarit, së bashku me disa politikanë të tjerë?
E vërteta është se pas vitit 2017, kur Dodik mori sanksionet e para nga SHBA, ai u angazhua në një aksion politik për të shkatërruar thelbin e Marrëveshjes së Dejtonit të nëntorit 1995, e cila siguroi integritetin tokësor dhe mbijetesën institucionale të Bosnjë Hercegovinës, duke pushuar luftën dhe duke krijuar një kuadër rregullator për bashkëjetesë.
Prej kur Dodik u fut në listën e sanksioneve të SHBA, ai filloi një angazhim publik për ta goditur SHBA tek investimi i tyre kryesor në Bosnjë Hercegovinë, që është Marrëveshja e Dejtonit. Me lidhjet e tij direkte me Rusinë, me ngritje të institucioneve paralele në pjesën serbe të Bosnjës dhe ngritjen e një fryme anti-amerikane që e maskonte me “interesat e serbëve të Bosnjës”, Dodik praktikisht ka bërë këto vite atë që Sali Berisha po bën këto muaj, qyshkurse ka hyrë në rrethin e parë të sanksioneve të SHBA.
Njësoj si Dodik, Berisha ka shpikur pas sanksioneve një armik lokal dhe ai është Lulzim Basha, ka shpikur një konspiracion ndërkombëtar, që është Xhorxh Sorosi, dhe në fakt po punon natë e ditë të krijojë një front anti-amerikan në Shqipëri, që të duket njeri me mbështetje politike.
Dhe këtu Berisha, njësoj si Dodik, ka një fat. Bosnja dhe Shqipëria janë vende me korrupsion të zhvilluar sa i përket elitave politike, të cilat rrugët e pasurimit në shumicë i kanë informale dhe të deleguara tek njerëz të rrethit të tyre.
Njësoj si Dodik, i cili ka investuar në rrugë informale në një TV që mban flamurin e propagandës anti-amerikane tek serbët e Bosnjës dhe përpiqet të krijojë një opinion justifikues pse Dodik i kundërvihet sanksioneve të SHBA, edhe Sali Berisha ka ngritur të njëjtën skemë. Një televizion i financuar nga familja e tij në rrugë informale, është strumbullari i kësaj beteje. Aty janë derdhur gjithë lekët e korrupsionit të Berishës në pushtet, të ardhurat nga lojërat e fatit informale dhe subjektet e patatuara. Madje dhe formalisht televizioni drejtohet nga ish- zyrtarë të këtyre fushave gjatë pushtetit të Berishës.
Në të dyja rastet ekziston një problem dhe problemi është që liderët e korruptuar të Ballkanit, që në fund përpiqen të gjejnë strehë tek “patriotizmi” dhe “sovraniteti” kundër SHBA, janë lënë të lirë të gëzojnë miliardat e korrupsionit.
Paratë e ri-investuara të korrupsionit në sferën publike, janë sot taksa që SHBA dhe qeveritë vendase duhet të pagujnë për “kryengritjet” anti-amerikane në Ballkan. Duke përdoru fondet e zeza të korupsionit për të korruptuar elita politike, median dhe për të financuar aksione politike anti-amerikane, praktikisht këto vende në vend të penalizimit, i kanë kthyer në faktor politik të rëndësishëm këta personazhe.
Ndryshe nga Shqipëria, në Republikën e Serbve të Bosnjës njerëz të tillë shikohen dhe si heronj anti-amerikanë dhe e vetmja gjuhë që ata kuptojnë është kur i lë pa para, që të mos kenë me se të financojnë aktivitetin e tyre. Madje në vende të tilla anti-amerikane është gabim t’i shpallësh “non grata”, se i bën heronj. Ata duhen futur direkt e në listën e Departamentit të Thesarit, që t’u bllokosh fondet.
Në Shqipëri, Sali Berisha prej 9 shtatorit ka harxhuar miliona lekë të padeklaruara për një veprimtari publike anti-amerikane, kostot e së cilës llogariten lehtë, ndërkohë që televizoni i familjes së tij, është i financuar nga burime jo publike të ardhurash dhe askush nuk reagon ndaj tyre. Kjo bën që ata të ndjehen të sigurtë në aksionin e tyre politik, duke blerë figura politike por dhe aktorë të tjerë të medies, përveç televizionit që financojnë vetë.
Sanksionet e fundit ndaj Dodik janë rruga e duhur, pasi ngushtojnë lakun tek financimi i tij dhe i presin rrugën aq sa munden, ndërfutjeve të huaja financiare, sidomos të Rusisë në rajon.
E vetmja gjuhë që kuptojnë liderët e korruptuar të Ballkanit është t’i lësh pa para, pasi kështu i lë dhe dhe pa vota, dhe pa mbështetje, pasi gjithë aksioni i tyre mbështetet mbi mercenarë. Ngrefosja e tyre lidhet vetëm me faktin se kanë miliarda të fshehura dhe i përodrin për luftë politike.
Dite e madhe deshperimi sot, per mua si berishist.
E kam dasht fort doktorrin se esht rrot kari. Rrotkarizem qe na coi ne fitore sepse gjithkush na hapte rruge, po sot tregoi qe esht civilizuar, ha pyka dhe ndalon ku i ve kufirin e thanes Luli.
Sot me kujtoi nje tallje te vjeter te Leninit, qe thonte;
Gjermanet e Marksit, se bejne dot revolucjonin proletar, sepse po ta nisin, do ndalen ne tabelen e pare qe thote; “Mos e shkelni Barin!”
Por nese gjermanet kane besim te verber ndaj rregullave, Saline e dhien ne breke, portat me plasmas te Lulit.
Po kur si proletar i vjeter dhe shpellar skalon dot as portat e Lulit, si do e fitosh i vetem doktorr, me valen e madhe te revolucjonin tend, luften me superfuqine?!
Mbylli syte si qirje i qir i Lulit, se tani ka kush mendon edhe per partine edhe per Shkelzenin!
Terheqte kemben zvarre Dodiku, qe te perfshihet edhe Sala ne listen e saksioneve te Departamentit te thesarit, qe t’i kthehet pasuria e vjedhur popullit!
Dakort sa per ngjashmerine midis Dodikut dhe Sali Karrit, por ata kane edhe ndryshime.
Dodiku, si serb i Bosnjes, ben nje politike te hapur kunder Amerikes dhe pro Rusise. Saliu eshte deklaruar shqiptar nga gjaku, prandaj nuk ka si te punoje hapur kunder Amerikes. Ai e kamuflon veprimtarine e tij anti shqiptare dhe anti amerikane si lufte kunder Sorosit dhe Bashes. Kur vjen puna per Ameriken ai akoma, po e theksoj akoma, nuk ka guxim te dali hapur dhe te mbeshtetet hapur nga Putini.
Dodiku mbeshtetet hapur nga Serbia. Ai flet hapur per shkaterrimin e Bosnjes dhe bashkimin e Serpska Republika Serbise. Saliu mbeshtetet nga Serbia fshehura dhe ai e ka te veshtire te dale hapur pro Serbise. Ai hiqet si patriot dhe nen parrulla patriotike shkaterron Shqiperine. Ai ka perpunuar edhe Kurtin, Haradinaj she te tjere qe nen parrullat patriotike te shesin politiken e serbise ne Kosove dhe Shqiperi. Ai nen keto parrulla ka mbeshteur(ose nxitur) Kurtin te mos pranonte marreveshjen e Rrambujese. Po keshtu nen po te njejtat parrulla ka sabotuar bisemet me Serbine per njohje reciproke, jo duke dale hapur por duke “demaskuar” mendimin ndryshe. Ai jo me kot e shpalli Hashimin tradhetar dhe Haradini hero. Jo me kot e nxiti Kurtin te fuste hundet ne punet e Shqiperise dhe te shpallte kandidaturen e tij gjate zgjedhjeve te fundit. Pra nen parrulla demagogjike, ai ka bere pune armiqesore dhe na ka armiqesuar me Kosoven. Nga ana tjeter ai i dha shancet Vuciqit te rikuperohej duke i treguar botes se eshte Kosova qe nuk do bisedimet…
Sali Karri e ka te veshtire te dale hapur kunder Amerikes dhe Shqiperise. Dodiku e ka te lehte te dale hapur kunder Amerikes dhe Bosnjes. Te dy punojne per Serbine. Njeri si nacionalist dhe tjetri si patriot. Njeri i bie Amerikes drejt e ne balle, tjetri vjen verdalle dhe Lufton Sorrosin. Ndryshimi themelor qendron ne ate se ne Serpska Republika, Dodiku ka reputacion dhe mbeshteet nga popullsia serbe, Saliu ne Shqiperi mbeshtetet nga “skifteret” e “Tokes se Xanum” dhe reputacioni i tij eshte vetem ne dokumentat e UDBES.
Parat e pista te Saliut,Amerika i ka ditur me kohe sikurse edhe te te tjereve.”Burri shtetit” dhe “Lideri ne ngritje” jane epitete qe Amerika me gojen e Ambasadoreve te saj ka perkrahur pasurimin e tyre.Amerika sheh interesin e saj dhe jo”demokracine” sic propogandon.Ne nuk jemi te zote te rregullojme shtepin tone e presim te na i rregulloj gjitoni.
Mero, kot perpiqesh te krahasosh shpellarin malokar mesjetar te shqipove me Milorad Dodik, qe ne fakt eshte nje mbrojtje dinake e kamufluar per “dashurine tende te pare”, Sali kriminelin… Nuk dua te hyj ne hollesira, sepse kush ka tru ne koke (dhe jo trute e gomarit si shumica e shqipove…), kupton shume mire. Nuk mbulohet muti me shurre, Mero djali…!