Më në fund kemi një skenë politike tripolare

2 Janar 2022, 17:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria i dha fund skenës politike dypolare, mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, duke ndryshuar tërësisht konfigurimin politik për të ardhmen. Kriza e Partisë Demokratike ka riformatuar politikën shqiptare, duke ndryshuar orientimet politike dhe aleancat mes grupimeve, duke krijuar tri pole politike.

Socialistët që vazhdojnë të jenë kompakt nën peshën e autoritetit të Edi Ramës, do të vazhojnë të jenë dhe më tutje faktori politik më i rëndësishëm në vend, duke siguruar të vetëm një shumicë qeverisëse, së paku deri në fund të mandatit të tretë të tyre.

Pa shumë emocione brenda tyre, me një shkretëtirë personazhesh mesatarë dhe pa rivalitete reale brenda tyre, përveç luftës së bërrylave, ata janë poli më i rëndësishëm politik i vendit.

Por reformën kryesore në politikë e ka bërë Partia Demokratike. Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën dhe mbështetësit e tij anti-perëndimorë nga PD, si dhe distancimi i tij nga LSI dhe Ilir Meta, kanë krijuar dy pole të reja politike në opozitë.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës tani e tutje do të mbajë rrreth vetes, pjesën urbane dhe brezin e ri të demokratëve, si dhe atë pjesë të veteranëve të demokracisë shqiptare, që u konfliktuan në vite me Sali Berishën edhe për shkak të krizave të tij të shpeshta me Perëndimin dhe sidomos me SHBA.

Kriza e tij e fundit dhe shpallja në listën e zezë e familjes së tij, që shënoi dhe rebelimin anti-amerikan të Berishëve, shënon një ndarje finale të pakthyeshme dhe të pariparueshme në opozitë.

Partia Demokratike ka tanimë si identitet të saj orientimin pro-perëndimor dhe një brez politikanësh të cilët duan të shkëputen nga trashëgimia politike e Sali Berishës, një betejë e cila është një histori e re për politikën shqiptare.

Lulzim Basha po përpiqet me shumë sforcim ta paraqesë kundërshtërin e tij politik Edi Rama si në aleancë me dy kundërshtarët e tij në opozitë, duke i stigmatizuar si “Trekëndshi i Bermundës”, por është ende larg krijimit të një miti të tillë në politikën shqiptare, derisa Rama ka një shumicë politike i vetëm, pa nevojën e askujt.

Poli i tretë i polikës shqiptare ëhstë aleanca Berisha-Meta, dy personazhe që nuk i bashkon më e majta apo e djathta, por anti-amerikanizmi dhe përpjekja për të krijuar një forcë politike “sovrane”, siç e quajnë ata, duke pasur parasysh që duan t’i vënë “kufirin” ndikimit perëndimor në politikën shqiptare, kryesisht atij amerikan.

Të vendosur në këtë rrugë, ata në fakt janë njehësuar me njëri- tjetrin dhe janë bërë një trup politik me identitet të qartë, që shtrihet mbi të majtën dhe të djathtën dhe bashkon gjithë elementët ksenofobë, anti-perëndimorë, aluçinantë, të lëvizjeve ekstreme, konspiracionistë, trampistë, e deri tek këta heronjtë “antivaksinë” që vdesin rrugëve pasi i kap covidi.

Për të justifikuar anti-amerikanizmin e tyre kanë gjetur dhe armiq amerikanë të rëndësishëm, siç është milardieri Xhorxh Soros, që është në fund të moshës së tij biologjike dhe ndoshta nuk e ka marrë vesh këtë histori.

E ardhmja e tyre së bashku është e sigurtë dhe e diktuar nga vet pozicioni që kanë marrë.

Kësisoj ne do të kemi gjatë këtij viti, një forcë të majtë të konsoliduar në pushtet, një opozitë pro-perndimore të udhëhequr nga Lulzim Basha, dhe një opozitë “sovraniste” të udhëhqur fillimisht nga Berisha e Meta, që në fund edhe për shkak të moshës së Berishës, do të përfundojë në një forcë politike që do të udhëhiqet nga Ilir Meta.

Kjo është reforma e parë e madhe e spektrit politik shqiptar prej vitit 1991, ku të gjitha ndarjet kanë qenë për rivalitete brenda partive dhe nuk kanë mundur të krijojnë dot një pol të ri.

Kjo është e vetmja ndarje që vjen nga orientimi politik në raport me Perëndimin dhe Shqipëria ka për herë të parë një bllok të konsoliduar anti-perëndimor, që mund të jetë faktor i rëndësishëm politik në vend, sa i përket anës elektorale, por shumë larg shanseve për të qenë ndonjë herë pjesë e pushtetit.

Është një bllok që kryesohet nga një familje “non grata” për Perëndimi dhe që mund të pasohet dhe nga pjesëtarë të tjerë të saj, pasi dukshëm mes tyre janë rreshtuar persona në kërkim në Perëndim, që përdoren për sulme fizike dhe shqyerje dyersh, politikanë me gjuhë të lëshuar ndaj SHBA dhe BE, elementë kriminalë të vendit dhe personazhe të akuzuar për korrupsin, që financojnë në mënyrë ilegale këtë lëvizje anti-perndimore.

Tripolariteti i politikës shqiptare e bën më të qartë skenën politike dhe më të llogaritshme të ardhmen elektorale të secilit.

Poli i tretë anti-perëndimor është tani një strehë e gatshme për këdo që ndëshkohet nga PS dhe PD për korrupsion apo çështje të tjera. Është si një kënd toksik i politikës shqiptare, që ka si ideologji hakmarrjen ndaj Perëndimit, që vendosi standarte antikriminale dhe antikorrupsion në politikën shqiptare, përmes Reformës në Drejtësi dhe dekriminalizimit të politikës.

Dy blloqet e para natyrisht që luftojnë të jenë në pushtet, kurse i treti ëndërron të bëhet faktor që të pengojë një shumicë të pastër të secilit prej të dy blloqeve të para, me shpresë se dikush nga Perëndimi do trokasë një ditë në derën e tyre e t’u thotë “eja të flasim”.

Nuk ka për të ndodhur kurrë, por njeriu ka të drejtë të ëndërrojë sa të jetë gjallë. Punë moshe është.

32 komente në “Më në fund kemi një skenë politike tripolare”

  1. Taulant says:

    E ke gabim kur mendon qe blloku i trete ‘Berisha Meta’ nuk do te kete peshe sepse eshte antiAmerikan,ekstremist i korruptuar etj.
    Vendet perendimore bllokojn blloqet ekstremiste duke forcuar shtetin ligjor duke mos lejuar korrupsionin e rritur te ardhurat e popullsise.
    Ne kete derexhe qe ndodhet Shqiperia me kete katstrof ekonomike e korrupsion te papare blloku i trete e merr shume kollaj pushtetin .
    Kjo mund te ndodh sepse populli do zgjedh ate qe vjedh me pak nuk i interesojn fjalet e bukura Amerikane kur ne vend po behet kerdia.
    Vetem me inceneratoret bastardi Rama vodhi 430 milion euro.

    1. ben. says:

      Ne fillim thane, sala non grata ,iku tani.
      Pastaj lulushi e perjashtoi nga grupi i tij dhe gaz bardhit.
      Pastaj ,doli se kishte 1 dosje sekrete dhe sala do shkonte ne burg.
      Pastaj sala nuk kishte te drejte ne pd
      Tani na del poli i trete
      Mbas dt 8 do dali opozita e pare
      E per pak kohe prape km.
      Me kete sherbim qe sala i beri demokracise ne shqiperi, pamvaresisht arsyeve te deklaruara ose jo , e meriton te jete serish kryeminister, dhe e sigurt qe do te jete.

      1. xheJ. eN. Bi. says:

        O benoooo…
        E shoh që ndënje pa gjum sa të komentoje dhe të mbroje idhullin, babanë apo vjehrrin…
        Nuk e di se në cilin krahë të zuri gjumi në të majtë a të djathtë???
        Po ke fjetur nga krahu i majtë ke parë në ëndërr se Dr. Adhamudhi u bë K/ministër.Po ke fjetur nga krahu i djathtë ke parë në ëndërr se Dr. Adhamudhi pushtoi pa hedhur asnjë pushkë SHQUP-in.

  2. Gjeramadhi says:

    Ne them I do ti fit in ne burg salen dhe meten ti na thus do behen kryetar parties me duket me pote shume per vitin e ri

  3. Gjeramadhi says:

    Ne them I do ti fit in ne burg salen dhe meten ti na thus do behen kryetar parties me duket me pire shume per vitin e ri

  4. Loni pe Kolkondasi says:

    Lulëzim Basha e tregoi veten, në 9 Shtator 2021, i vetëm ai bëri atë që nuk bënë rreth 110 deputet të PD në 3 Mars 1997, e shporri mbeturinën komuniste fanatike antiamerikane Sali Berisha nga radhët e PD. Dhe natyrisht gjithë njerzit me arsye që ja duan të mirën këtij vëndi do të mblidhen rrotull tij.

  5. "BOHOTINA" says:

    Une nuk e quaj pol te trete Berishen – Meten. Jo. Nga PD per shkak te hallit te Berishes u shkeput pjesa me e zeze e asaj partie, pjesa me e pa skrrupuj, me e poshter, hajdutet, vrasesit, kriminelet, ye korruptuarit dhe kaq. Nuk kasnje te ardhme kjo pjese. Njelloj u shkeput dikur LSI nga PS. Dhe ja ku eshte sot ne piken e hallit. Le te bashkohen te dy. Asnje perspektive nuk ka per ta…

  6. "BOHOTINA" says:

    Une nuk e quaj pol te trete Berishen – Meten. Jo. Nga PD per shkak te hallit te Berishes u shkeput pjesa me e zeze e asaj partie, pjesa me e pa skrrupuj, me e poshter, hajdutet, vrasesit, kriminelet, ye korruptuarit dhe kaq. Nuk kasnje te ardhme kjo pjese. Njelloj u shkeput dikur LSI nga PS. Dhe ja ku eshte sot ne piken e hallit. Le te bashkohen te dy. Asnje perspektive nuk ka per ta…

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Gëzuar 2022 !
    Ndryshimet në partitë shqiptare ndodhin me shume vështirësi dhe shumë ngadalë,fal traditës.
    Krahu i djathtë udhëhiqet nga autarizmi dhe forca zakonore e “besës” si dhe familjarizmi .
    Shumë parime demokratike të dhjetoristëve nuk i rezistuan korrupsionit !
    Lufta kryesore e partisë socialiste mbetet lufta kundër korrupsionit, pastrimi në rradhët e saj.
    Reforma në gjyqësor kërkon e saj për të luftuar individët e stërpasuruar,
    Pushteti gjyqësor do sjell ndryshime në strukturën e politikës shqiptare, të cilat janë vështirë të parashikohen në kohë.

  8. Alfred says:

    Nje shkrim prej sherr-budallai! Mero e prodhon “realitetin” politik sipas midese se vet! Ashtu sic do ia kishte enda te jete. Produkt I “aleaances politike” me Edi Ramen! Edhe kjo nje cudi me vete alla-shqiptare! ….

    1. Zyko says:

      Eshte shkrimi ndoshta i vetem qe me zhgenjen, Mero.
      Te besh pol te rendesishem Sali-Ilir kriminelet, eshte fyerje per shqiptaret.

  9. Alfred says:

    Po I “lucidon” e po I “larteson” personazhet,qe deri dje ishin te rubrikes se “antenes” si Luli e Grida. Gazetari eshte kjo?!….

  10. Demi says:

    nuk ka asnje shprese as mer Lulushet as Salushet Jane te dyja palet te varrosura tani

  11. Balo says:

    Dua të them një mendim.
    Duhet të kuptojmë që kemi nevojë për një kryeministër dhe qeveri profesioniste,që të dinë të drejtojnë ekonominë dhe të kuptojnë ligjin..
    Të mbledhim mendjen njëherë e mirë…
    Nuk kemi nevojë për liderë ,se na çmendën imitimet e Enver Hoxhës..Saliu,Iliri dhe Edi kanë qenë tre figura pa lidhje me qeverisjen,ata qenë lider për të mobilizuar turmat ,por që ligjeve dhe ekonomisë u vijnë anës ,jo vetëm që nuk kuptojnë asgjë por duan që të jenë mbi ligjin dhe mundësisht të mos kenë fare të tillë..
    Berisha mburrej me numrin e ligjeve që i pat kthyer kur qe Kryeministër ,Gjykata Kushtetuese,duke harruar që kështu del vërtetë Demokrat por edhe Gomar…!
    Edi Rama nuk e ka idenë e ligjeve,nuk ka gjë më të parëndësishme në botëkuptimin e tij sesa ligji…
    Meta jo vetëm i blinte por edhe i qinte gjykatësit…
    Duam një Kryeministër zotërinj !
    Ekonomist,njeri me përvojë pune,motivues dhe drejtues i mirë punësh, i shtruar që njeh gjithë Shqipërinë,njeri që bisedon dhe kuptohet me fshatarin,sipërmarrësin,biznesmenin,shitësin e thjeshtë,studentin dhe mësuesen,mjekun dhe policin..që flet gjuhën e ligjit dhe ekonomisë…
    Boll me Gjergj Elez Alitë…që me nëntë plagë në shtat ngrihen të dalë në arenë….na hapët barkun!
    Nuk shoh asnjërin nga ata që ngrefosen sot në politikë,asnjërin…
    Ky mendoj se është hall,jo të dalim nëpër media dhe ti servilosemi një herë njërit duke thënë se qenka si vera që duke u vjetëruar etj …dhe një herë tjetrit duke përmendur që paska lerë me këmishë….
    Flas si dikush që nuk merr para për të dhënë mendime……

    1. Aron says:

      Tani per tani me keta qe kemi Edi eshte me i miri. Nqs jep nje emer qe nuk e dime nga kedo qe kemi pare dhe degjuar ne kuvend apo neper emisjone opinionesh ta dime.

  12. Bujar Kanapari says:

    Balo, i ke thene te gjitha, problemi eshte se;
    Ne demokraci, kryeminister behet ne cdo rast kryetari partise qe fiton zgjedhjet, pavaresisht se nuk merr vesh nga ekonomia dhe punet e shtetit.

    Ka keshilltare, mund te thote dikush.
    Nuk mjafton, duhet te jete shume i pergatitur, te njoh ekonomine, largpames, programues i mire.

    Shumica e investimeve duhet te kryhen per sferen prodhuese me qellim shtimin e vendeve te punes dhe rritjen e GDP, nderkoh behet e kunderta.

    Bujqesia shqiptare ka nevoje per rruge qe te levizin mjetet, produktet dhe krahu punes.
    Qeverite, majtas dhe djathtas, i kane dhene perparesi mbeshtetjes financiare per naften dhe shpenzimeve tjera fermereve, nderkohe, do te ishte mire te investohej ne fillim per rruget.

    A ka nje menyre per te reduktuar dobesite e nje kryeministri ku ne cdo rast do te jete produkt i zgjedhjeve parlamentare?

    Ka, dhe eshte fare e thjeshte;
    Per problemet e arsimit, u kerkon ndihme pedagogeve me te mire.
    Per bujqesine, agronomeve me te arsimuar dhe me me shume pervoje, dhe keshtu veprohet edhe per fushat e tjera.
    Ne kete menyre, pavaresisht nga dobesite e kryeministrit, jane specialistet me te mire qe hartojne politikat e zhvillimit.

    1. Balo says:

      Plotësisht dakord kur ndahen punët!
      Ka shumë figura politike në botë që e bëjnë mjaft mirë liderin por qeverinë ja besojnë teknikisht specialistëve…sepse natyrisht peshën politike e kanë ata vetë…
      Mund të pyesin profesorët e dynjasë dhe të marrin këshilltarët më të aftë,por sërish nuk zgjidhet gjë dhe kjo sepse këta liderë duan të bëjnë protagonistin në çdo gjë,të jenë ata mendimi dhe veprimi në çdo drejtim edhe për gjëra që nuk ja thonë fare…
      Prandaj me këtë sistem demokratik që kemi,ku lideri fitues i zgjedhjeve bëhet automatikisht kryeministër,(edhe Rrapush Xhaferri bënte turmat për vete), nuk do ishte keq pakti politik për qeveri specialistësh…
      Vendimet e mëdha politike në Shqipëri u morën,sapo të fitohet statusi i kandidatit të BE ,lidershipi i këtyre fyejve tanë vdes, dhe natyrisht do vijmë te kjo që thashë sepse çdo gjë që u kërkua nga Europa u bë,nuk kanë çfarë duhen më mazhorancat solide…
      Puna është që këto idetë tona,si mendimin tuaj si atë që unë them,media që ka më shumë mundësi se ne t’i shprehë dhe ti argumentojë përpara opinionit…por ja çfarë këput Mero….tri pole thotë…po përse..!???Apo të na shtohen edhe ca hajdutë të tjerë se i kemi mangët ..

  13. korieri says:

    Dhe vertet Pd tash ka fytyren e vet me te rrinjte e saj Grita Sumen dhe Ervin Salinjanin dhe Zhelal Mziun!Hop xhixhi!I ke rene pikes Mero ose helbete ke shkrojtur ne avujt e neteve te vitit te Ri.

  14. Me tregu perralla says:

    Fabul e falsifikuar qe ne titull. Ne tri dekada politika ska qene kurre tripolare, as kur LSI ishte ne pushtet sa andej ketej. Nuk mund te kete pol te trete pa nje shtrese te trete shoqerore pertej njeres dhe tjetres. Cdo prirje qe mund te kete ekzistuar eshte integruar brenda bishave te medha (camet, lsi, psd) ose eshte fshire dhe asgjesuar me kohen kur kane dashur te medhenjte. Aktualisht dhe ne te ardhmen politika do jete perseri fatkeqesisht bipolare – pertej asaj qe thone ne tv – midis rama/basha dhe berisha/meta. Rames i intereson nje Bashe i forte dhe anasjelltas, ndersa Berishes de Metes i intereson qe cifti te kete nje marredhenie sa me problematike qe te mund te cajne ne tregun e monopolizuar. Me pak fjale konfigurimi i ri eshte vdekje e politikes, dhe keshtu duan nderkombetaret, sic deshen ne vitet 1990.

  15. Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:

    M.BAZA ,nuk e di si do shkoje fati i Berishes ,nje gje e di mire,dhe kur ha, dhe kur pi,dhe kur fle,dhe kur .. fantazma e S.Berishes ti ka shkateruar te gjitha.Nuk e di, ne boten tjeter a do te gjesh qetesi,sic duken bathet edhe ne ate bote nuk do te gjesh qetesi.Fakti se asnje numur gazete nuk kalon pa shkrojtur per Berishen, tregon mankthin qe te ka pushtuar.Per sherim, do te rekomandoja jogen, duke medituar ditet e netet qe kaloje ne shtepia e doktorit kur te trajtonin si femijen e tyre,po nuk gjete sherim nga kjo, e sidomos po erdhi ne pushtet Berisha, ke vetem nje ruge shpetimi LITARIN

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      M SH M V O…
      Duhet të jesh Katolik ose Budist që është dhe mundësia më e madhe se aplikon jogën.
      Si do vejë fati i Bërishës e di dhe bufi. Me sa tregojnë bathët larg janë pashkët edhe mundësia për pushtet, bathët nuk tregojnë gjë fare.
      Po ty nuk kuptoj pse të ha kaq shumë meraku që i është qepur Bërisjës???
      Po, nga që e di që Merua kalonte ditët në shtëpi të Bërishës, duhet të jrdh dhe ti familjar i Dr. Adhamudhit.
      Nuk më thua, kush nga ” miqtë ” e shtëpisë ka ngelur në miqësinë e Dr. Adhamudhit? Më të shumtët i ka çuar në botën tjetër dhe Merua është nga të paktët që ka ngelur gjallë.
      Po qe vetëm ithtar i Dr. Adhamudhit, kam frikë se do bësh vetvrasje kur ta shohësh pas hekurave.

  16. Shqiptari says:

    —-Nese do e shohim ne nje plan me konkret,krahas tripolarizimit te dukshem te gupimeve politike ne vend,kemi dhe nje grupim ende heterogjen jashte dy degeve ne PD.
    —Ky grupim i shfaqur ne zgjedhjet e fundit me disa partiza,jane 3-4 te tilla nuk pranojne as Bashen,as Berishen.
    —Kjo u pa gjate Foltoreve te Berishes dhe ne dy mbledhjet e Jeshillave kombetare.Pati ndonje nga nisemtaret e ketyre formacioneve si Harxhi dhe ndonje tjeter qe u pozicionuan.
    —A do jene ne gjendje keto partiza te grupohen nen sloganin:”Edhe Berisha,edhe Basha jane humbes”,” E kane mbyllur ciklin” dhe duhet nje lidership i ri.
    —Ndonje nga keta individe ka dale dhe me platforme te re politike dhe me nje strategji te ndryshme nga dy lideret.
    —Konkretisht kete rryme te re As me Bashen,as me Berishe do e faktorizoje koha dhe sigurisht vizioni i tyre per t’u grupuar jashte strukturave aktuale te dy Partive Demokrate
    —Jane nje numer i madh themeluesish,drejtuesish te larte te PD,ish ministra,deputete,drejtues te kryesise,qendrestare dhe personalitete qe jane ende ne pritje te zhvillimeve.
    —Nga ana tjeter po jepen sinjale per rikthim te Metes ne LSI
    Por dhe per nje çarje te forte te ketij grupimi te majte.
    —A do jene ne gjendje te bashkejetojne PD e Berishes me grupimin ekstrem te majte sovranist te Metes?
    —Baza e tyre eshte pothuaj e tera rurale,e varfer,fanatike,ekstremiste me nuanca komuniste qe si parim ka revolucionin,molotovin,sulmin mbi institucione.
    —Por,por shqiptaret nuk jane me ata te 96-97,por as te 2005 -2013 qe mund te qorrollisen pas individeve karrieriste te kompromentuar qe i perdorin keta fakire si mburoja lufte.
    —Nga ana tjeter komuniteti nderkombetar,sidomos SHBA i kabr zene ne çark keta individe sivraniste te korruptuar.
    —Reforma ne drejtesi,ndonese me probleme do i godase te dy keta individe qe jane zhytur ne korrupsion.
    Se fundi,ne zgjedhjet me te aferta,tere keto rryma do jene ne prove per tu afirmuar si opozita serioze,ose si grupime qe nuk jane mbeshtetje dhe baze sociale qe i mbeshtet.
    —Duhet te presim zgjedhjet vendore per te pare nese politika shqiptare do jete2-3-4 polare.
    Deri atehere tere keto grupime jane ne lufte me njeri-tjetrin dhe PS ka luksin te qeverise me nje opozite cope-cope.

  17. Morrat e Kuq says:

    Nje gje e sigurte do vdisni ne tretje dhe tredhje mendore nga sindroma Berisha. A e kuptoni qe Berisha e ka fituar betejen dhe luften me juve morrat e kuq. Do e shikoni qe edver peder rama do shtrohet ne spitalin e te cmendureve nga sindroma Berisha, sigurisht e nduhmuar nga semundja e tij bipolare dhe gjynahet qe ka bere mbi popull duke filluar nga te apret e tij bastarde e drei tek ky.

  18. Ancle Sam says:

    Ty edhe kur te vdesi Berisha prap nuk do te ze gjumi. Do te te behet si fantazma e Hamletit dhe do te vij te flasi ne vesh c’do nate. Vetem kur te vdesesh vet do biesh rehat

  19. Koli says:

    Or Morr i kuq,ore Koqe Kanari.Sindromi Berisha munt te kete ca Idioter si ty Morri,por shumica e njerezve as nuk i ngrihet me per Sali Morrin E Tropojes.Or Idioter qe i shkoni prap mbrapa nje Kryekomunisti si Sali Maloku,hani nje M.t ne darke,dhe kujtoni Saliun e Hysniut,se do ju nxjerri ne drite.Me falni per termat ne shkrim,por ti thuash or ju te kuq,disave qe nuk pajtohen me nje Kriminel si Sala,me duket shume.Une qe te shkruaj or Morr i Kuq,jam i djathte si familje dhe si ide,por kurre nuk me shkon ne mendje,qe te behem loje e Komunistit Sali,prandaj larg nga ai,ka vra shume ai Funderrime.Tung Morri i Kuq,sic ke emrin ashtu je.

  20. Morrat e Kuq says:

    Berisha ju eshte kthyer ne fobi dhe ankth ku shpirti juaj endet ne nje hapesire pa limit duke lenguar neper skutat e erreta qe shpirti juaj ndodhet. Berisha ju ka bere me hije o te mjere. Do e lengoni ne kete ne bote se bota tjeter per juve nuk ekziston. Ju eshte bere gjaku helm o te mjere. Kur Do Zoti dhe te therret populli nuk e ndalon kush Berishen. Opa gazetari leshi, keni lindur ne fabriken perpunim leshi dhe jeni fermentuar ne fermen e derrave. opa gazetari pedofilesh politike.

  21. Matrapiku says:

    Lul Brava,Grida Suma,Babale Salianji,GazBardh Dylberi,Alibej Botoksi,Xhelal Ziu etj vs Sali Karaxhicit,Nul Nokes,Evi Kokepalares etj beteja e pare zhvillohet ne 5 janar koficienti i basteve eshte grupi Sali 1,50 Grupi Brava 25.Ne rast barazimi do ju lajmerojme me vone per koficientin e betejes finale qe luhet ne 8 janar.

  22. Morrat e Kuq says:

    Cpate o Kole apo bole cfare do qe jesh.. ti je ndoshta koqe apo boce kandari, mund te jesh dhe unaze synetlliku te k….ri. Ti mund te jesh I djathte, mund te jesh I qendres, mund te jesh I majte-mut e cfare do lloj tjeter. Do vdisni nen mellefin dhe sindroma Berisha. Jeni te semure mendore, te dhjere ne goje dhe te helmuar ne gjak. Kur do Zoti dhe te therret popullin nuk e ndalon kush Berishen. Ti kolo apo culo masturbohu tani dhe ik bej cicin dhe haje vete se te Berishes duhet te keshe pak moral qe hashe. Opa komentues me pagese.

  23. Koli says:

    Or Morr i Kuq,te shkerdhefte Derri para dhe mbrapa,si Shkerdhate e Sales qe je.Ju Maloket pederaste te Sali Hajdutit,pse nuk shkruan me emer,mor Kurve mashkull,dhe te dime kush fucking you are.Une nuk jam Morr,dhe nuk kam per tu bere ndonjehere Morr Komunisti si ti.Une po te them or Kurve pederast,qe te jesh i djathte si une dhe prejardhja ime,eshte krenari,por te behesh si ,ngjasme i djathte me Kryekar nje Komunist te qelbur,si Salka jot,nuk eshte krenari,por eshte Shkerdhatkluk.Shkruj me emer Bythqim,dhe e gjejme shume shpejt njeri tjetrin.Tung Bythqimi Sales,Morr or Plesht i Kuq,ne te sames shkofsh me keq se Sala ,qe per nje muaj e gjen ne Spak,ta tregoj po pate deshire.

  24. Ideali says:

    Ha ha ha o Mero! C na kenaqe. Duan te shkeputen nga Berisha duke perdorur metodat e Berishes. Kujt ia shet o Mero keto? Po turp nuk ke. Sa paguhesh per kete. Ky eshte fillimi i fundit te tranzicionit, i krizes se thelle qe ka rene vendi dhe qe s mund ta nxjerrin qe ketaj trashegimtaret e kucedres PPSH. I ndjek gjaku Mero xhani. Nuk i pastrojne duart duke promovuar Lea Ypin, apo duke sjelle eshtrat e djalit te Avdyl Frasherit ne atdhe. I ka pare ministreshat lopa apo ministrat e pangopur? Ketu dil o gazetar i felliqur me pare te pista. Je njeri nga ata. Mbete ne paradheomen e Berishes dhe kur prishet pazaret kalove ne krahun tjeter. Aferim. Kete meriton ti pinjoll i Ali Pashait. S e keni per gje ju t i sherbeni te forteve horra se horra jeni edhe vet.

  25. Morrat e Kuq says:

    Kolo nel culo,
    Qenke I semure mendore, se per te tjerat dihet. Ti si duket gjyshen ta ka mataruar popovici me mugoshen, motren milloshevici, gruan vucici. Pederast dhe sodomist je ti qe pretendon qe prejardhjen e ke nga majmuni: Prandaj flet si shtazarak. Je rritur ne kopshtin zollogjik o i mjere. Donit te rrinit brenda klonit me gjemba derisa ta hanit lugen e floririt dhe te ktheheshe ne majmun. Juve ju ka pjelle partia komuniste jugosllave o lamash, o mysebet, o i pshtire. Te djathtet ti i ke enderr. Do vdisni nga sindroma Berisha, ti o sume shklyer, ti o turre shpartalluar dhe je nga ata qe kuturbon jo vetem ketu po na mbare kombin. Opa gazetari orgjie, gazetari tallava ne gazetare te senure mendore kunder Berishes. Te jap nje sygjerim ik hiqja kastravecin Balles nga suma se mbase i drejtohen syte dhe meros i mbijne leshte e k. Kur do Zoti dhe te therret populli Berishen nuk e ndalni dot. Shkruaj prape se ngelesh pa rracionin e m..it.

  26. Sul Korriku says:

    Merita kryesore e PD eshte qe percaktoi drej proamerikanizmin shqiptar. Nuk mund te jete 99% sa votimet e E Hoxhes. As amerika nuk eshte 100% pro amerikane. Kjo eshte merite kryesisht e Bashes. Pastaj sa perqind jane antiamerikanet kemi kohe ta shohim.
    Po cilet jane antiamerikanet e sotem ?
    Grupi i pare jane ata qe duan te ruajne placken e vjedhur nen bekimin e Berishes
    Grupi dyte jane disa bythpambuke qe e duan perkohesisht Berishen sa te rezoje Bashen e pastaj te bejne gare jargavitjeje me njeri tjetrin para tribunes se Berishes.
    Grupi i trete jane tru shplaret qe duan pak kohe te kullojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje