Nje video që tregon përse i duhet pushteti familjes së Berishës

12 Janar 2022, 17:39Editorial TEMA
Nje video që tregon përse i duhet pushteti familjes së

Nga Mero Baze

Një video e shpërndarë nga Sali Berisha në faqen e tij, tregon dhëndrin e Sali Berishës që filmon disa protestues të dëshpëruar pas mbarimit të protestës së 8 janarit, të shpërndarë buzë Lanës dhe të trullosur nga gazi lotësjellës i policisë.

https://www.gazetatema.net/2022/01/11/video-berisha-puneson-superdhendrin-si-spiker-per-te-sulmuar-shokun-e-gruas-shikoni-se-cfare-na-beri-lul-qelbesira/

Nëse ka një gjë që të bën përshtypje të thellë në këtë video, është se shqetësimi kryesor i dhëndrit të Sali Berishës janë lekët. Në gjithë “revoltën” e tij me Lulzim Bashën, nuk përmendet as miqësia që kanë pasur, as tradhtia, as besëprererja, por nga fillimi në fund flitet për lekë.

“Ai do të fitojë lekë”, “do të marrë lekë”, “po merr lekë me strajce nga porti”, lekë, lekë, lekë….

Aty në fakt kishte njerëz të dëmtuar, të trullosur dhe të dëshpëruar që duheshin ndihmuar. Përkundër kësaj, dhëndri i tij i trajton ata si skllevër që e kanë për detyrë të vdesin për vjehrrin e tij, që pastaj ky të qetësohet dhe të bëj lekë.

Mungesa e çdo ndjenje humanizmi për ata të shkretët e përdorur në protestë, mungesa e ndihmës së parë, mungesa e vlerësimit dhe qoftë dhe ngushëllimit për betejën e humbur, duhet të ishin gjestet e para të tij.

Por në fakt asgjë e tillë nuk shikohet. Mes ushtrisë së shpartalluar të 8 janarit, dhëndri i Sali Berishës ecën i xhindosur jo se ata janë rrahur apo vrarë, por se Lulzim Basha tani do bëj lekë. D.m.th në mendjen e tij (aq mend sa ka), ka vend vetëm për lekët.

Kjo në një farë mënyre tregon se si e kanë pas konceptuar pushtetin familja e Berishës dhe përse iu duhet pushteti.

Nëse Basha nuk do ta “priste në besë” më 9 shtator Sali Berishën, këto që thotë dhëndri për Bashën do ishin për Ramën, por përsëri në mendjen e tyre do ishin lekët.

Makthi i tyre buron nga kuptimi që ata kanë për jetën dhe pushtetin. Ata pushtetin e kishin një periudhë të artë, që bëne miliona dhe tani çdo ditë që kalojnë në opozitë, numërojnë me mendje milionat që kishin ndërmend të merrnin dhe përfytyrojnë si po i marrin armiqtë e tyre.

Në këtë rast krye-armiku është Lulzim Basha. Shikoni videon se si flitet vetëm për lekë, lekë, lekë, lekë… Ja përse u duhet pushteti Berishëve. Të qetësohen familjarët e tij që lekët nuk po i marrin armiqtë e tyre, por ata.

11 komente në “Nje video që tregon përse i duhet pushteti familjes së Berishës”

  1. Martin says:

    Berisha dhe superdhenderri i tij duhet t’i kthejne Ushtrise Shqiptare Klubin Sportiv Partizani.

  2. TNT says:

    Nuk e pame Zenin dhe Aminen në asnje proteste, as Argiten dhe Lirine, vetem kete kameramanin qe shkaterroi vodhi Klubin Partizani, kete fshatarin me mesjetar qe flet per “strajce “…. Cfare llumi

  3. Taulant says:

    Ne vidio qe po publikoni dhendri shan Bashen pse ai po helmon e keqtrajton demokratet ne protest.
    Nga fundi i vidios i permend Bashes aferen korruptive te portit te Durresit ku ai eshte ortak me Ramen ne vjedhjen e shekullit.
    Interpretimi i Meros sipas oreksit eshte tjeter gje.

    1. qytetar says:

      Taulant.
      Çorba qe ke hanger ka qene shume e helmatisur.
      As SALIU nuk te sheron dot.

  4. ARGIDA ISH DASHNORE E LULIT says:

    Urrejtja per BASHEN eshte normale pasi BASHA i palloi gruan ketij kllufi
    BASHA kishte dashnore Argiden kur punonte perkethyes ne kosove dhe si dashnore i mire baba Berrisha e beri kryetare te PD i shkerdheu Lulushi si familje dhe i flaku haaaaaa

  5. qeni që i ngordhi i zoti quhet Jamarbër says:

    Rënko qen rënko për paret me strajce, sa po më pëlqen dëshpërimi jot!

  6. Sali Ram Berisha says:

    Me mire nga te gjithe domethënien e videos e ka kuptuar komentuesi idjot “Taulant”, i cili, si nje numuror i disiplinuar i skuadrës mortore, firmos mbi komentet qe Zeni dhe Argita i bejne shkrimeve ekselente te gazetarit MERO BAZE, sepse vet e ka trurin ne vend te lig.

  7. malua says:

    Prandaj ky qosja të jatit i thërret Luan, ndërsa Saliut babi.

  8. Endri says:

    Brilante analiza.

  9. Franz Kafka says:

    Per te gjithe ata analiste qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar duhet te dallonin dicka te re: Basha eshte po aq gjaksor dhe barbar sa Berisha, ndoshta edhe me keq nese nje dite do te marri pushtetin. Prandaj vazhdoni mbrojeni Bashen , se kohe me vone do e kuptoni mire se cfare jeni duke bere tani

  10. dinjiteti says:

    Kjo tregon vetem nje gje,,,sa poshte jemi si popull,,,sa te pa bythe jemi,,sa te pa zote te bejme shtet,,,ky malltezi eshte pjesa e pjelles tone BASTARDE,,,PSE JU DUKET CUDI,,ATY KA QENE,,KA 30 VJET…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje