Nga Mero Baze
E shtuna e 8 janarit është një ditë makthi vetëm për Sali Berishën. Për gjithë të tjerët është një ditë nga e cila presin lajme të mira, që lidhen me fundin e Sali Berishës.
Për militantët e tij të verbër që janë rralluar dhe lodhur nga revolucioni i tij permanent, është një ditë që ai i ka thirrur për dhunë mbi selinë e Partisë Demokratike, për ta pushtuar atë.
Është pak a shumë si 14 shtatori i 1998, kur Sali Berisha kishte bërë vetë 12 shtatorin me duart e tij, kundër Azem Hajdarit, dhe pastaj me kufomën e tij në krah bëri 14 shtatorin. Mbaroi fjalimin në shesh, ia bëri turmës me dorë nga Kryeministria dhe vetë iku u mbyll në zyrë si burracak, që mos ta kapnin gjëkundi në faj.
Dhe turma me arkivolin e Azemit në krah shkoi theu derën e Kryeministrisë, bastisi zyrtat dhe pastaj për javë e muaj të tëra, rreth 120 prej tyre u endën gjykatë më gjykatë si të dënuar për akte dhune. Një prej tyre humbi dhe jetën.
Nesër ata janë thirrur prapë sipas të njëjtit skenar. Kufoma tani është Sali Berisha. Ai është i “vdekuri i pakallur” i PD, që do të shfaqet si fantazëm në oborrin e PD, ku natyrisht dyert do të jenë mbyllura për të, si i përjashtuar .
Ai do mbajë atë fjalimin e tij të foltores, pastaj do të bëjë shenjë për dhunë dhe do largohet në shtëpi, për t’u dukur që nuk ka gisht në trazirat që do të ndodhin aty. Është sjellje tipike e burracakëve që vrasin me duart e të tjerëve. Kryesisht budallenjëve.
Nuk është se do të ndodhë ndonjë dramë e madhe, por skenat e dhunimit të selisë së PD do t’i shërbejnë gjykatave për muaj të tëra për të penalizuar disa militantë kokëboshë, plus kriminelët që rrijnë pas eskortës së Berishës. Dhe ai vetë do gjej ushqim për foltoren e tij të përhershme disa muaj më pas, duke u ankuar se regjimi i Edi Ramës po i arreston demokratët se kërkon të mbrojë Lulzim Bashën.
Mund të ngrejë dhe çadrat në oborrin e PD dhe të rrijë ca kohë aty si Gadafi, që të plotësohet tabloja e viktimizimit . Kaq është e gjithë drama e nesërme. Është një viktimizim për të gjetur motiv t’i gënjejë derisa të dalë dimri, se si të vazhdojë revolucioni i tij.
Për Lulzim Bashën dhe gjithë të tjerët është një ditë çlirimi. Ata kanë shansin të prodhojnë prova për një kriminel në politikën shqiptare dhe për të ndarë edhe fizikisht, Partinë Demokratike nga berishizmi. Është një nga ato çlirime që prodhon më shumë energji se çdo gjë tjetër në politikën shqiptare.
Nesër në mbrëmje, njeriu më i trishtuar në Shqipëri do të jetë Sali Berisha. Do të jetë i trishtuar edhe pse ushtroi dhunë, edhe pse nuk ushtroi dhunë, pasi ka disa muaj që i ushqen militantët e tij me instikte shtazarake hakmarrje fizike. Dhe ata nesër duan të vrasin dikë, të thyejnë apo djegin diçka, ndyrshe zhgënjehen thellë. Këtë e di dhe Sali Berisha, por e di që pastaj e gjitha kjo do të bjerë mbi të. Thjesht është vonë të tërhiqet. E shtuna është dita kur ai do paguajë për gjithçka.
Nga ana tjetër e gjithë retorika e dhunës që ai ka ndezur për disa muaj, do të bëjë që nesër në oborrin e PD, të mos ketë qytetarë dhe as demokratë, por vetëm banditë. Kur hakërrehesh për vrasje dhe dhunë, natyrisht nuk mund të vijnë në protestë qytetarë normalë.
Kështu që trishtimi i tij do të jetë i thellë, siç ishte tri javë më parë, kur dështoi të bëjë miting në bulevardin kryesor. Tani ka zgjedhur oborrin e SHQUP, që merr 500 vetë, për t’u dukur që ka ushtri. Besoj është rasti i parë në botë që dikush thërret protestë kombëtare kundër opozitës në oborrin e saj. Nuk përputhet as vendi dhe as numrat. E gjitha ngjan vetëm me një çetë banditësh.
Problemi është se Berisha ngjan sot me një gjeneral të vdekur, të një ushtrie e cila nuk ngjall dot komandantin e saj. Këto janë 24 orët më të këqija të tij. Nesër në mbrëmje së paku është më i qetë. Do ta ketë një bilanc dhe do të fillojë të sillet si viktimë. “Heronjtë” e 14 shtatorit të ri të tij, do enden ca kohë qelive dhe në arrati dhe pastaj do qetësohen.
Berisha do vazhdojë të ketë halle të tjera pas kësaj. Fletëthirrja e parë për burg duket se po shkon drejt Kuvendit dhe licensuesi i djalit të tij në biznesin e Gërdecit, do të duhet ose të sakrifikojë “gjeneralin” e vdekur, ose të bëhet “mumje” e të sakrifikohet për të.
Kjo është punë se me kë e lidh fatin e jetës. Por fati i Sali Berishës nuk lidhet më, as me fatin e PD, as me fatin e Shqipërisë.
Trimat e Saliut mos e hani pilafin e Fahriut neser… e mbani mende 14 shtatorin apo jo ? Hodhet armet dhe nuk late ferre ne Lane pa shurrosur dhe dhjere se ju zuri barku nga pilafi. Qelbet giithe Tiranen.
Neser eshte dite feste o Mero mos u merzit. Eshte varrosja e PD dhe me ne fund do marre fund 31 vjet tranzicion.
Bukur, sakte, qarte paraleli me 98.
Dy kufoma perdoren per nxitje dhune.
Ne mbremje neser veteshpallet viktime.
100%.
Bravo Mero
Padyshim qe 8 janari i 2022-ishit do te hyje ne kalendarin e festave te Partise Demokratike.
Te gjithe ata qe duan te frikesojne demokratet, po bejne, si perhere ne keto 4 muaj te uraganit Berishian, nje autogol me shume: ne vend qe te stepin demokratet, po i motivojne edhe me shume.
Sado qe Rama dhe Basha do te donin shume te kishte incidente, incidente nuk do te kete; te pakten, jo ashtu sic i deshirojne ato. Cdo provokim nga ana e tyre dhe mercenareve te tyre, do te ishte, hic me shume dhe hic me pak, se nje vere ne uje; nje perpjekje qesharake dhe e mjere. Basha eshte ne nje situate te tille, qe sado i lig te jete, sado qe te kerkoje te ndodhin gjera te renda, megjithe ndihmen e Rames, nuk mund tjeter vecse te behet qesharak.
Gjithe cka patur per te ndodhur, ka ndodhur tashme ne mendjet perverse te Rames, Bashes dhe bashibozukeve te tyre mediatike. Te gjithe skenaret me dhune, jane ekranizuar tashme; jane pare, dmth, jane djegur.
I vetmi dem qe kane bere dhe qe po bejne fallxhoret e Rama-Bashes, eshte ai ndaj vetes se tyre: po tregojne para gjithe shqiptareve se sa njerez te ligj jane; se c’mendje perverse , te lige dhe kriminale kane.
Te gjithe po thone qe Basha e ka humbur krejt; se nuk eshte ne vehte. Eshte e vertete. Por, me shume se Basha, e ka humbur Rama. Gjithe “masterplani” i tij me Nongrata-n ndaj Berishes, jo vetem qe i’u be cope, por i’u kthye ne boomerang: Berisha jo vetem qe nuk u mposht, por u kthye me fuqishem se kurre me pare, me nje energji qe po le pamend edhe ata me skeptiket ne aftesite e tija; bashkeqeverisje me Opoziten, qe ishte menduar te ishte hapi i radhes pas Nongrata-s, nuk do te kete.
Diskretitimi i Bashes nuk vjen vetem per te; ai do te vije si nje diskretitim i dyshes Rama-Basha. Eshte nje mendim i imi, qe e kam thene qe ne krye te heres qe, ironia e fatit, do te beje qe Rama te kete fatin e Bashes: jo vetem qe nuk mundi ta mbroje nga uragani Berishian, perkundrazi, e ka bere vete veten e tij target te ketij uragani tashme. Rama eshte i vetedijshem per kete, qe ketej edhe batutat e sforcuara qe tradhetojne nervozizmin e tij.
Basha eshte i djegur dhe nuk ka shprese me per te; shprese ne kuptimin qe te jete pjese e Partise Demokratike; ka kaluar cdo kufi te imagjinueshem.
Megjithate, mbeshtetesit e tij, jane akoma ne kohe qe t’i therrasin mendjes; sidomos deputetet e grupit Parlamentar. Gjithe c’u eshte thene e premtuar, eshte nje iluzion; nuk kane per te patur perfitime, per shume arsye, por une po jap vetem nje: aq e gjate eshte radha e socialisteve per te kapur ca mund te kapin kete mandat te fundit te Rames, sa nuk ka asnje shans per asnje prej deputeteve te Bashes qe te mund te behen pjese e plackes. Ata, socialistet, po behe cope me njeri tjetrin per placke, imagjino tani t’u hyjne te tjere ne hise!
Keshtuqe, ti therrasin mendjes. Nje pjese e mire e tyre e njohin shume mire Sali Berishen se kane punuar me te ne qeverisjet e tija. Ata e dine qe doktor Berisha eshte zemergjere dhe shpirt fisnik; prandaj te kthehen ne rruge te mbare; zemermadh sic eshte, doktori nuk do t’i beje harram; perkundrazi, do t’i prese ashtu si ne rrefenjen e shenjte femijet e tij plengprishes. Nuk eshte vone per asnje prej tyre.
Une neser do te jem ne proteste. Eshte hera e dyte pas asaj kunder tradhetise se Ballkanit te Hapur. Ishte nje proteste e bukur ajo megjithese e thirrur me ngut; protesta e se nesermes do te jete me shume se aq; do te jete nje feste e vertete, nje feste demokracie.
Ah, mjeri Skypion! Kot u lodhe! Shihemi nesēr!
Skypion qe skopjon ne cdo shkronje…. neser avazi, neser.
Sa gjynof qeke ti,o rob zoti.Zoti t’rujt.
Sali shpellari, kerma, nga nje familje qe ka jetuar me bageti, eshte tarallaku me i zgjuar nder tarallaket e tjere. ‘Doktor’ kerma zbriti nga shpellat e Tropje ne Tirane me nje valixhe druri, dhe sot familja e tij eshte nder familja me te pasurit ne Shqiperi si rezultat i vjedhjeve e korrupsionin. Lufta e Sali kermes eshte te mbroj veten e familjen, dhe kete e ndihmojne tarallaket e qe kuptojne ose nuk duan te kuptojne. E nga keta ka shume ne Shqiperi. Shume njerez me inteligjece te ulet nuk i mbushet mendje, ata ndryshojne mendje vete kur vdesin ???. Nje pjese e madhe e zagareve qe i shkoj pas kermes jane ata kane humbur burime financiare gjate kohes ne opozotite te PDs me Lulin si kryetar. Te shkoj pas Saliut kete kohe kur eshte i padesheruar nga USA, eshte sikur te shkoj mbas nje kerm te qelbur qe nuk ka asnje te ardhme.
O Skypion, të takon që nesër të jesh në krye të ” revolucionit paqësor” , se po nuk ishit ju njerzit e Dr. Adhamudhit, kush do jetë tjetër.
Ëdhtë rasti më i mirë të përdotni pistoletat stilolaps ose çadër që të fitoni revolucionin se ndryshe Dr. Afhamudhi do vejë për lesh ( shprehja e famshme e Xhozit).
O Skypion, përse nuk ju bën thirje Dr. Adhamudhi që të kthehen ndjelësit e Bashës , po e mën zotrote? Apo e din që Dr. Adhamudhi nuk ka besë dhe nuk e mban fjalën.
Kaq zëmër gjërë është Dr. Adhamudhi sa nul vret dotë asnjë mizë. Vetëm se nga dëmundja që ka Dr. Adhamudhi mizat i dukrn si njerëz fhe njerëzit i duken si miza. Dhe prandsj vret njerëz se i duken si miza wë e besdisin dhe i eliminon.
Kini kujdes Skip… se nik ëdhtë 1998- ta po 2022-shi dhe gjërat kanë ndryshuar në të kunfërt të Dr. Adhamudhit. Kujdes… Kujdes se do ta hani.. ???
Ti xhej .eN. Bi e para meso te shkruash shqip ,e dyta merre dhe Meron e shkoni tek selia e PD-es te festoni “vdekjen apo arrestimin” e Berishes.
O vlonjat ???
Pse komentove kaq shpejtë dhe nuk prite nja 2-3 orë të shikoje se si iku Dr. Adhamidhi si i dhier.
Futi bishtin nën shalë dhe u kthye te Liria.
Skypion, je lodhur shume per te shkruar kete fjalim funerali, por po te le te ditur se kjo do ndodhi neser. Neser dyert e SHQUPIT do te jene te mbyllura. Luli dhe te tjere nuk do te jene neper zyra ose dhe mund te jene, por ne momentin qe mbas fjalimit te Saliut do filloje shqyerja e dyerve do te dalin dhe do ikin. Menjehere trimat e Saliut do futen brenda do shqyejne duart e zyrave dhe do festojne. Pasi te ndodhi gjithe kjo shfaqje force do te largohen perseri dhe do protestojne ne bulevard. Diten e Hene Luli do shkoje ne gjykate dhe do te depozitoje nje ankese per kalim te paligjshem dhe do vazhdoje punen normalisht. Ketu fillon saga e Saliut, endje neper gjyqe ku shumica e trimave do perfundoje ne burg dhe Saliu mund dhe te vete-sakrifikohet nga stermundimi i madh pa rezultat.
Te paska ngelur Ora,
Boll e pame kete vampir komunist te djege e shkaterroj e te vjedh Shqiperine me cecenet e tij kriminel,le ta shohim neser qe cecenet te vrasin njeri tjetrin si dhjerokrat qe jane.
Le ta djegin shqupin se i kane hy ne hak oficereve dhe e kthyen shtepija e krimineleve
Prisni kur Sali Birisha i Shiqeres, të zbatojë skenarin e 2 Prillit në Shkodër. Do të vrasë nja dy apo tre nga njerëzit e tijë, në mes të të cilëve edhe ndonjë deputet po të tijin, (sikunder thotë edhe Spartak Braho)…dhe më pas kësajë, e dinë vetë HORDHITË E SALËS, se çdo të bëjnë ndaj zyrave dhe njerëzve të Lulushkur Bashës. Do ti bëjnë për dyshek gjashtëmujor, sidomos të përfolurin për homoseksualitet Gaz Bardhin, që po sulmon fort MARSHALLIN, e që ky nuk po mund ta suportojë këtë fakt që të përshkelet, ofendohet e të denigrohet turpësisht nga një anëtar i shoqatës GEI.
Më pas, do të përshkallëzojë dhunën dhe terrorin duke i u drejtuar institucioneve, si Parlament, Kryeminiatria, etj……
POPULL SHQIPTAR, RUHUNI NGA SALI SHIQERE NIRISHA, ZJARRVËNËSI DHE ZJARRDJEGËSI I SHQIPËRISË DHE POPULLIT SHQIPTAR.
KU ËSHTË SPAK ?
Ku është BKH ?
Ku është prokuroria ?
Ku është policia ?
Ku është SHIK ?
Deri kur këto organe do,të kenë frikë të zbatojnë LIGJIN dhe ti tregojnë vendin Sali Shiqere Birishës ?
Për një thes me miell, këta fusin në burg një person hallexhi, ndersa i poshteruari Botërisht, Sali Birisha, , tolerohet duke qenë kriminel i Çertifikuar.
Mero djali,koha është dëshmitari më i sinqertë!
Ajo nuk di të gënjejë,PD nuk ka qenë asnjëherë parti dhe aq më tepër demokratike!
Lidhjeri i sajë nuk ka qenë ndonjë herë demokrat dhe aq më tepër i djathtë!
Ai u katapultua në skenën politike nga ata që nuk i duan patjetēr të mirën Shqipërisë!
Dhe për hir të së vërtetës,ja arriti qëllimit:
“AI” i shkaktoi më shumë dëme Shqipërisë,se të gjithë okupatorët të marê së bashku!
Pa marë parasysh dëmet materiale, shkatërrimin e industrisë dhe të bujësisë,privatizimin e pasurisë “shtetërore”
dëmi më i madh,gjithmon sipas mendimit tim,ishte kultivimi i njeriut monstër, nxitja e epsheve shtazarake,
për pasurim të shpejtë dhe me ç’do kusht,shkatërrimi dhe politizimi i sistemit arsimor,,”xhinxhonizimi” dhe polizimi i drejtësisë,
ose më mirë kthi i i sajë në sistem pa-drejtësie.
Po t’i shtosh këtyre bëmave mafioze edhe instalimin e frikës si institucion,vrasjet e kryera nga skuadronet e tijë të vdekjes,
ky njeri mer përmasat e një monstre, i pakonkurueshëm në ligësi!
A jemi duke përjetuar fundin e tijë,apo jemi mallkuar ta durojmë der sa t’i pushojë “pompa”
pa dashur të ofendoj organin që na mbanë në jetë,sepse ai nuk ka një të tillë,ajo përdoret vetëm kur bëhet fjaë për njerëz!!!!?
Disa nga ata “heronjte” e 14 shtatorit jane brenda pd-se te armatosun te paguar nga erjon isufi si mercenare,njeri nga ata eshte dhe dem dollapi nje narkotrafikant dhe njeri i lidhur me shume pislleqe ne Shqipëri.Verifikojeni tema dhe pergenjeshtrojeni po deshet.
neser behet dasme ne SHQUP, DO MARTOHET MALUA
Malua apo Salua , apo s’i duket asaj parukieres personale si 40 vjeçar !
Skypion, leni tymuset se neser do dalesh ne proteste. Je larg ne Kanada, vetem sa ben trimin
per tju dhene zemer laparakeve te Sales. Mos ki merak se te njohim me emer e mbiemer: h. ç.
Zoni
Ai i Gerdecit do kendoj si kanerine se perfundon ne burg nga 20 deri ne 25 vjet. E di ai. E ka bere gati te shkruar deftimin. Dhe te firmosur..
O Sali komunisti, o burracak, o idiot, o budalla, o tropojan injorant, o malesor fodull, o mjek mashtrues, o xhelat i popullit shqiptar. Ne te urojme qe shume pjesetare te familjes tuaj te dalin me kancer, me Covid dhe te mos kene mundesi te mbijetojne. Se ti e vrave dhe e shkaterrove ate vend ne 97 et ne vitet qe ti qeverise. Ti po ia nxin fytyren vendit tone, po krijon skena tragjikomike. Po shpresojme qe fytyra jote me jarga, nje dite te shohin deren e burgut dhe nga aty te renkosh. O i pacipe, o komunist. Ik dhe harxho kohen tek vila a Lalezit qe e bere me gjakun e shqiptareve, qe i vodhe, i vrave dhe ia more nderin dhe pasurine. Ik or plak matuf, se ti s’ke problemet e pensionisteve qe dalin e shesin dy domate per te blre nje buke apo nje kg kafe e sheqer. Ti je milioner me gjithe racen tende. Vetem te keqen te uron populli, vetem ligesi dhe dhimbje se ti ate meriton. Neser po u derdh gjak, ti do te jesh pergjegjesi, dhe s’do ia hedhesh si ne 2011… Policia e shtetit besoj i di mire ligjet.
Zgjidhja nuk është duke nxitur një palë kundër tjetrës, por të bëhet thirrje që Sali Berisha dhe Lulëzim Basha të shporren urgjent nga PD si bashkëfajtorë që e kanë katandisur këtë forcë politike në këtë gjendje.
Te paska ngelur Ora,
BRAVA zoti MERO.NJE PARALELE E BUKUR ,PORE MOTIVET E NDRYSHEME.SOTE MILITANTET E KETIJE NGATRESTARI ,VRASESI ,HAJDUTI , GJAKEPRISHURI ,JANE ATA QE INTERPOLI PO I KERKONE NEPER BOTE PER KRIMET QE KANE BERE ,DHE NUKE VJENE DHE TI KAPI SOTE QE I KA PERPARA SYVE TE POLICISE .SI MUNDE TE KETE TJERE MILITANTE KY NJERI ,KURE I DIHEN BEMAT QE KA BERE NE ATE VENDE ,DHE NE BALLKAN.???
NUKE E KUPTOJE SE C’FARE TE MIRA NA KA SJELLE KY NJERI ,QE NUKE RESPEKTONE ASNJE LLOI LIGJI .KESHTU KA QEVERISUR GJITHE JETEN E TIJE KY SAHANELEPIRES I TE GJITHA SISTEMEVE .FUTENI NE BURGE ,PERPARA SE TE ORGANIZOHEN USHTARET SERBE DHE RUSE ,SE DO TE MERRENI NE QAFE NJERZE TE PAFAJSHEM,JO ATA QE JANE ATY ,PORE ATA TE TJERET QE SHIKOJNE ME DUARTE NE XHEPA ,DHE PER DREQE PLUMBAT BEJNE RIKOSHETE ,DHE BIEN TEKE KETA TE PA FAJSHMIT.E THEKSOJE ,QE NE PJESMARRJEN E KESAJE PROTESTE GJENE NJERZE ME PRECEDENTE PENALE ,SEPSE SOTE NE ATE VENDE JANE MBLEDHUR LLUMI I KESAJE BAZE TERRORRISTE ,ME NE KRYE SLLABODANIN SHQIPTARE SALI.