Nga Mero Baze
Pas dështimit të 8 janarit, mbështetësit e Berishës, madje ata që mendonin se ai do ta merrte selinë me dhunë për 10 minuta, kanë ndryshuar tërësisht qasjen e tyre ndaj të ardhmes së Partisë Demokratike të ndarë mes Berishës dhe Bashës, dhe po flasin për një proces të ri zgjedhor, në të cilin duhet të votëbesohet Basha. Mbështetës i madh i kësaj teze është dhe Ilir Meta.
Ky qëndrim i ri është një zbythje nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe “referendum” i 18 dhjetorit, ku sipas Berishës 4440 vetë shkarkuan Bashën dhe 44 mijë të tjerë e ratifikuan shkarkimin me referendum.
Deri më 8 janar, “përmbaruesit” e Berishës që shkuan me vare dhe trarë hekuri në seli, ishin “përmbarues” të vendimit të këtij Kuvendi, pra atij të 11 dhjetorit.
Pas 8 janarit, “përmbaruesit” u harruan në qeli dhe në skenë kanë dalë përfituesit e 11 dhjetorit, LSI, Ilir Meta dhe të mbeturit të zhgënjyer nga impotenca e Berishës dhe braktisja e demokratëve për të.
Këta janë gati ta harrojnë 11 dhjeotrin, por duan zgjedhje të reja në PD. Këta në fakt u ftuan në Kuvendin normal të PD më 18 dhjetor dhe mund të shkonin aty nëse donin të votëbesonin Lulzim Bashën, por atëhere ishin nën euforinë e Berishës, që po e “shkarkonte”.
Në fakt, kërkesa për zgjedhje të reja në PD në këto kushte, është një mënyrë se si kriza të përsëritet dhe PD të mbahet në një krizë të përhershme, pa lejuar të funksionojë si një parti normale, pas ndarjes së fundit.
Berisha, i cili nuk pranon dot publikisht që projekti i tij ka dështuar, tani po përpiqet që përmes LSI dhe Ilir Metës, të krijojë një mekanizëm të vdekjes elektorale të PD, me qëllim që të ketë një shans të dytë për të bërë betejë me Lulzim Bashën.
Normalisht Partia Demokratike është ndarë dhe ne kemi në një anë Partinë Demokratike zyrtare të Lulzim Bashës, e mbështetur nga Perëndimi dhe pastruar nga çdo i akuzuar për korrupsion masiv dhe anti-amerikan, dhe nga ana tjetër një pol anti-perëndimor ku janë bashkuar në një, Berisha dhe Meta.
Vetë Sali Berisha ka pranuar publikisht se pas zgjedhjeve të vitit 2017 i ka rekomanduar Lulzim Bashës si kryetar opozite Ilir Metën, pasi sipas tij, po bënte opozitë më të fortë.
Koha për ta vënë në zbatim këtë plan është tani. I prekur në sedër që të mos turpërohet duke formuar një parti të re, Sali Berisha po përpiqet t’i çojë mbështetësit e tij tek LSI, duke vazhduar vetë formalisht luftën sikur kërkon të marrë PD.
Pra në vitet në vazhdim ne do të shikojmë praktikisht një PD të Berishës, që është e njehësuar me LSI-në e Metës dhe një Sali Berishë që bën si bishë e plagosur dhe vazhdon betejën me PD, për të justifikuar ndarjen dhe betejën ndaj Bashës.
Në këtë mes do të ketë gjithmonë propozime të tilla jo zyrtare prej tij, siç është ky “për zgjedhje të reja” apo për “votëbesim” në PD, siç thotë Ilir Meta, i cili partinë e vet e ka kthyer si apartament që e shkëmben me gruan çdo katër vjet, dhe ku Petrit Vasilin nuk kishin besim ta linin as administrator godine.
Pas dështimit të Berishës më 8 janar, tani e tutje do dëgjojmë vetëm propozime të tilla. Nga një anë Ilir Metën që do bashkohet me njerëzit e tij në një parti të vetme jo zyrtarisht, dhe nga ana tjetër propozime që të mbajnë tensionin e ngritur ndaj Partisë Demokratike, që të mos duken sikur janë dorëzuar.
Tani përmbaruesit e Berishës pasi të dalin nga qelitë do mendohen dy herë, nëse do shkojnë në një miting të radhës, por përfituesit, pra Ilir Meta, LSI etj, do të jenë gati të shqyejnë ç’të munden ndonjë copë nga PD. Iku koha e “përmbaruesve”, erdhi koha e “përfituesve”.
Ha ha Bravo Mero te gjitha analizat e tua i ke pasur me vend
Mero.
Para 25 prillit per ty basha ishte i vetmi lider opozite qe shtoi 4 vila, dhe kishte te drejte.
Basha ju ve gjoba bisnesmeneve dhe e perdor partine si bisnes dhe kishe te drejte.
Basha nuk con ne fund asnje aksion politik si ai i rruges se kombit qe mbasi ju ktheu shpinen protestuesve kunati i tij u be me zyre te sheratoni. Dhe ti i ke botuar dhe ne gazete .
Per ate ceshtjen e nik muzin dhe parave ruse qe ke shkruajtur kaq shume dhe me fakte tani nuk ndihesh me.
Ka edhe te tjera , kunati i bashes eshte administratori i investimit 2 miliarde dollare ne durres. E botuan disa media , ndersa tema jo.
Tani ky njeri qe nuk e meritonte te ishte kryeminister, mbas 4 here deshtim ne zgjedhje , meriton qe te drejtoje opoziten????????
Mero ti per opoziten e ke penen dhe doren e keqe.
Mbeshtete fillimisht atstrit patozin , dhe ne zgjedhje vetem me ed ramen nuk mori dot asnje keshilltar as 500 vota. Me shume mundesi e dogje ti duke e mbeshtetur.
Mbeshtete me pas rudina hajdarin dhe ajo u kthye andej nga erdhi.
Me pas mbeshtete Lym murizin , ky jo vetem nuk mori dot asnje vote po iku dhe per lesh , ka per te shkuar ne burg.
Tani po mbeshtet lul bashen. Me behet qejfi qe e po harxhon me shume gazeten per te ,se per ed ramen se ata qe mbeshtet ti nga opozita ose ikin per lesh ose ikin ne burg.
Mero Baze, nuk pastrohet PD me Lule Bashen ne krye!
Mero, po Basha a ka qene i akuzuar per korrupsion masiv?
Apo tani qe e deryruan te dale kunder doktorit, kete nuk e permend?
Ku e paske gjetur te gjithe kete kohe qe te merresh akoma me keto funderina Mero Baze?Nuk eshte problemi se pasketaj gjithçka u zgjidh.Ju andej keni nje shprehje Mero nese nuk gaboj “Se Isai se Musai,do kohe qe te gjindet faji”!
“Po Rama blen domate” tha Fevzi debili me Tan kokmadhin mbreme.. kaq mjafton te kuptosh me cfare lloj debilash kemi te bejme e cfare niveli debati eshte qe as pijanecet e barakave te humbura nuk e bejne.
Pd nuk eshte pasuruar Z. Mero. Z. BASHA gjithsesi eshte konsideruar i korruptuar dhe ” Peshk i madhe. Kjo s’ka pse neglizhohet! Ende PD nuk eshte e paster.
Mero, po nenvlereson pjesen e padegjuar te simpantizanteve te PD-se. Ata jane rreth 45% e votuesve qe jane shtresa jo e ulet fare dhe deri ne biznese apo pune te mira. Vetem 5% po e bejne gjithe kete rremuje.. Gjithe uragani demokrat eshte ndrydhur sepse nuk ka lider.. Basha mbas kesaj qe ndodhi nuk ka me legjitimitet. Kur nje pjese e nje partie, kapet e perleshet me anen tjeter, ka marre fund gjithshka (nga ana e fitoreve te zgjedhjeve). Nuk vijne me ne pushtet si Basha, si Saliu edhe si Meta.. Eshte gjynah qe 450-500 mije veta do jene ne opozite prape jo mbas keti 4 vjecari por edhe termin e dyte 8 vjet gjithsej. Nuk do vine ne pushtet Mero. Sepse i marrin elektoratin njeri-tjetrit dhe s’fitojne dot. Ata nuk behen me. E vetmja zgjidhje per demokratet eshte qe gjithe kasa e vjeter (Bregu, Topi, Kadilli, Oketa, Hajdari e me rradhe te miret) te mblidhen bashke dhe te shpetojne gjysmen e popullates. I shof qe dalin neper kazaner dhe japin opinionin e tyre te kthjelluar, por jane llafe dhe jo vepra. PD-se i kane ngelur vetem muret sepse ishte kthyer ne nje lavatrice parash (te gjithe me benxa e vila) per liderin e tanishem dhe nje mburoje ligjore per ish liderin e saj. PD-ja ka humbur gjithe legjitimitetin e saj. Nuk ka program, lideri i saj eshte kthyer ne nje taks-venes i shtetit dhe bizneseve shqiptare qe s’ka haberin se si funksjonon monetarisht nje shtet. Nuk ka human resources per procedurat e godines se saj, imagjino te kete human resources te kontrolloj c’fare ben qeverria. Nuk ka human resources sepse nuk duan t’ja dine per popullaten. S’kane nje ekonomist. Te gjithe ish ministra. Te gjithe me zverkun dhe koken me dhjam. Pa ide, pa vizjon. Laj shplaj te njejtat fytyra. Te gjithe te mbledhur ne Tirane dhe kane humbur kontaktin komplet me rrethet qe perfaqesojne. Nuk ben me ajo parti Mero.. Rama do jete aty ku eshte derisa keta te tre nuk jane me. Jam i bindur..
Mero. Berisha mblodhi kuvendin, shkarkoi Bashen. Bëri referendum, e konfirmoi ate. Basha thotë kryetari jam unë. Ky i fundit me Bardhin, Ali beun, Griden dhe Salianjin, e përjahtoi atë nga patia dhe Saliu thotë nuk e njoh. Çfar zgjidhje jep ti si Mero, leri përrallat me “përmbatues” dhe “përfitues” tani.
Per te gjithe analistet qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te dallojne dicka te re: Basha eshte po aq gjaksor dhe barbar sa Berisha, ndoshta me keq nga ai nese nje dite do te behet kryeminister. Prandaj vazhdoni mbrojeni Bashen sepse nje dite do e kuptoni mire se cfare jeni duke bere tani
Partia Demokratike u Ri-themelua ne 10 Janar 2022 kur me se fundi qeroi nga rradhet e saj Sovjetikun e fundit Sali Ram Berishen dhe ca Paloqe budallenj qe i rrijne pas bythe.
Eshte PD qe tha Escobar se e njeh DASH kur erdhi ne Tirane, ajo e drejtuar nga L. Basha. Sa me pare ta kuptojne kete gje ne PD aq me mire eshte per ta.
Perfituesit e betejes brenda PD per qerimin e Sovjetikut Berisha jane se pari Demokratet dhe mbare Shqiptaret.
I vetmi i humbur nga ky perjashtim i Sovjetikut Berisha nga PD eshte Edi Rama qe ka 8 vjet qe fiton me “Basha eshte kukulla e Saliut” dhe “Po ika une, do vije Saliu”.
Emisioni i Blendi Fevziut, kush e pa dje, kuptoi se nuk ia vlen ta ndjekesh. BF eshte shume i trishtuar per doktorrin! Ulte koken perballe nje injoranti si Clirim Gjata e s’linte te fliste ata qe kishin dicka per te thene.
Blendi Fevziu s’pa dhunen, egersine, çakerdisjen e halabakeve, por pa domatet dhe s’e kuptoi ironine e ER.
Turp per nje emision qe vetem le te ftuar qe bertasin e ulerijne tre-kater njeheresh!