Protesta bashkoi në një, Berishën me LSI

9 Janar 2022, 20:20Editorial TEMA
Protesta bashkoi në një, Berishën me LSI

Nga Mero Baze

Dështimi i Sali Berishës në protestën e 8 Janarit, kishte dhe anën e saj pozitive. Protesta ishte një dëshmi e bashkimit të LSI me Sali Berishën, në shumë aspekte.

Së pari ishte në motiv. Protesta nisi me një deklaratë të pazakonte të Sali Berishës, i cili shantazhoi në distancë një anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, për t’i kujtuar asaj të ketë kujdes me gjyqin për shkarkimin e Ilir Metës që mbahet këtë muaj.

Edhe pse në dukje jashtë kontekstit, Berisha duke dalë nga shtëpia e tij drejt selisë së PD, duke komentuar “seriozisht”, një deklaratë të Spartak Brahos rreth mundësisë së “vrasjes” së Enkelejd Alibej gjatë protestës, tha se ky është sinjal për zonjën Alibej në Gjykatën Kushtetuese.

Përmendja e emrit të një gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese, pa e pyetur askush, por vetëm për t’i kujtuar asaj se me kë ka të bëjë, në rast se voton kundër Ilir Metës, është shantazhi i parë publik që i bëhet Gjykatës nga Sali Berisha për rastin “Meta”.

Dhe si për ta mbyllur sërish protestën me Gjykatën Kushtetuese, pas saj, ndërsa po fliste para Komitetit Rithemelues në Rogner, citoi gjatë burrin e një anëtareje tjetër të Gjykatës Kushtetuese për pikëpamjet e tij rreth protestës.

Pra, e hapi dhe mbylli protestën duke u marrë me burrat e grave të Gjykatës Kushtetuese, njërin duke e shantazhuar e tjetrin duke e lavdëruar. Lavdërimi i të dytit nuk ka lidhje me punën si gazetar në televizionin e të birit, se për atë e paguan nga lekët e shtëpisë, por ka lidhje pikërisht me diferencën që duhet të bënte në këtë rast me Alibejn të cilin praktikisht e shantazhoi publikisht.,

E parë kështu, dukej se protesta nisi e mbaroi me kokë nga Gjykata Kushtetuese.

Së dyti, Bashkimi i LSI me Berishën ishte dhe në njerëz. “Heroi” kryesor me vare në dorë që çau derën e blinduar për 30 minuta, ishte një militant i LSI. Dhe jo vetëm ai. Ai ishte më luftaraku. Por pjesa më agresive e protestës edhe pse ishte pakicë, i përkiste LSI. Pra LSI dhe Berisha kishin bashkuar dje njerëzit për luftë. Vërtet ishin pak, por ishin me zemër krah njëri tjetrit.

Së treti, bashkimi u vulos nga deklarata e Ilir Metës ndaj protestës, i cili fliste për legjitimitetin e “protestës paqësore” dhe shmangien e provokimeve, a thua se Sali Berisha po protestonte me lule dhe Lulzim Basha po i hidhte kova me zift nga bedenat e kalasë si Vrana Konti.

Dhe si per ta vulosur këtë “bashkim të shenjtë”, pas humbjes së betejës për marrjen e selisë, gjithë LSI ka bërë deklarata publike kundër Bashës, sikur të jenë anëtarë të Komitetit Rithemlues të PD së Berishës.

Pra bashkimi i tyre në një të vetme, ishte shumë i natyrshëm, pa sforco dhe me një motiv shumë të fortë, për të qenë bashkë si opozita legjitime e vendit.

Dhe gjithçka u duk qartë kur protesta nisi me shantazhin e Berishës duke përmendur emrin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese tek e cila me sa duke nuk kanë më besim.

Dhjetë vite më parë, kur Ilir Meta ishte në hall në Gjykatën e Lartë, Berisha  e kishte më lehtë. Ai shkonte për darkë tek shtëpia e tij, një ditë para gjyqit dhe pastaj avokatët dërgonin mesazhet tek Gjykata se çfarë u tha në darkë për ta. Tani nuk e ka atë shans. Tani nis protestën për të pushtuar selinë dhe mendjen e ka prap tek gjykata, duke u cuar  fjalë publikisht burrave të grave gjyqtare. Dhe kaq mjaftoi pastaj që LSI të hidhej në flakë për Berishën para selisë.

25 komente në “Protesta bashkoi në një, Berishën me LSI”

  1. Bureto says:

    Po ka edhe nje motiv tjeter. LSI ka kater deputete ne Kuvend dhe Basha si aleate qe i kish deri ne 25 prill, nuk u dha deputet per te krijuar dhe ata nje grup parlamentar, duke u mohuar keshtu beneficet politike dhe materiale qe kane ne kete rast. Keshu, qe mesa duken bathet, Saliu e ka ne programin e vet qe pas ketij deshtimi te formoje nje parti tjeter, e cila do te formohet edhe shkrirja e LSI ne te, dhe keshu bejne nje grup parlamentar opozitar te “eger”, jo te vogel ne Kuvend. Duke patur ne kete aksion si krah te djathte Meten, i cili me 100 % eshte i shkarkuar, dhe tashme e ka jo me maske si qysh nga viti 2005 e ka patur, por te shkrire në nje e te shfaqur në mes të diellit…Non Grata e Saliut, (akt te turpshem e te pa bese-e quajti presidenti yne i ç’nderuar deklaraten e sekretarit Blinken per Berishen), por dhe ajo e pritshmaja per meten, ne mos ajo qe i druhen me shume e qe shohin enderra me makthe, kur t’i vije thirrja si te pandehur nga SPAK per zullumet qe kane bere te dy bashke nder vite. E po qe keshtu, Amin!

    1. Azerty says:

      Koment magjistral !!
      Respekt

  2. Ladi says:

    Mero ti i njef mire keta çakej..
    Dhe ben shume mire qe nuk i kursen.

  3. goliku says:

    Kriminelat Sali non grata dhe Like floriri nuk heqin dore nga krimi….

  4. 1 says:

    Nga LSI me letyre e letyrave eshte Ylli Manjani

  5. Jona says:

    Mero nuk u lodhe?! Sinqerisht e kam, nuk u lodhe?! I lexoj artikujt e tu per nje motiv te vetem, me kujtojne babain tim qe nuk eshte me. Ai ne 97 sillte ne shtepi gazeten 55, me vone gazeten Tema. Te vetmet artikuj qe nje 17 vjecare si une lexonte ishin te tute. Pyesja veten si ka mundesi qe nje njeri si ky, mbron Saliun kur Saliu eshte ne pike te halllit. Me dukeshin me mend ato qe shkruaje dhe te guximshme, guximi kryesor ishte qe ti mbroje dike qe nuk diti te shperbleje besimin e madh qe i dhane shqiptaret dikur dhe qe nga personi me i dashur po kthehej ne me te urryerin. Personalisht mendoj qe ai person, ndonese 77 vjec e me shume gabime mbi shpine, eshte i vetmi qe me perfaqeson politikisht, dhe te garantoj qe jam ne rregull nga trute, e shkolluar, dhe me origjine nga jugu. Vazhdoj te lexoj shkrimet e tua me shpresen se heret a vone do me shkruash pse e urren kaq shume Saliun, ti qe dikur e mbroje i vetem. Nuk mund ta besoj, sic thone qe u ndave per leke as per fuqi, gjithsesi kjo urrejtje patologjike per te nuk te ben mire, kudo ta kete zanafillen. Hajt shendet e rregullo pak gjuhen e komentuesve ketu se lane nam. Nuk dine te lidhin dy fjale bashke ne shqip e ato pak fjale qe lidhin jane vetem fjale te ndyra per Saliun. Per cdo gje ai ua paska fajin. Dhe nese dikush me komenton fjalet e mia me fjale te ndyra iu kthefshin mbrapa dhe e kapshin me fis e me fare. Dhe skam ne plan te komentoj kurre me. Po do te vazhdoj te te lexoj Mero pa merak….

    1. Hakmarrja per drejtesi says:

      Ti zonje qe te perfaqson Sali Berisha dhe qe thua se je nga jugu dhe e shkolluar a i mban mend ata dy avionet MIG qe dergoi Saliu per te te bombarduar ty dhe famijen tende si dhe mijera shqiptare te tjere te pafajshem?
      Ky kriminel qe nuk ngopet me gjak shqiptari vetem per kete akt duhej varur ne mes te sheshit Skenderbe.
      Vdekje spiunit te Serbise.

      1. Ilirjan says:

        Dhe shyqyr qe Saliu nuk ishte armiku i Shqiperise…! A mund te jete ky, motivi qe zonja e sheh si perfaqesuesin e saj saliun, vrasesin e femijeve ne Gerdec ?!

    2. Adriatiku says:

      Jona,
      me pelqeu deklara jote qe je ne rregull nga trute, e shkolluar dhe nga jugu. Lidhur me kete po te shkruaj nje perralle te popullit tone sikur te isha babai yt me shprese se do mesosh dicka.
      Nje dite Zoti mbasi kishte mare me vete gjithcka te nevojshme per rracen njerzore i mblodhi ata, njerzit e gjthe botes, dhe u tha se do t’u jepte ate cfare do te kerkonin. Sejcili sipas nevojes i kerkoi ate qe desheronte. Dikush shtepi, dikush tjeter buke, rroba e keshtu me radhe. Kur mbaruan gjithe kerkesat Zoti iu drejtua njerzve duke iu thene se kishte mare edhe mente, prandaj kush te desheronte mund te merte sa te donte. Pa mbaruar mire fjalen nerzit filluan te terrisnin jo, jo, se kemi ment, madje me shumice. Dhe e dini kush reaguan te paret dhe bertisnin me shume? Budallenjte.

      ps. Shpresoj se nuk do mbetesh e ofenduar mbasi nuk kame perdorur perdorur fjale te ndyra dhe nuk jame mare me faren e fisit tend.

    3. Adriatiku says:

      Jona,
      me pelqeu deklara jote qe je ne rregull nga trute, e shkolluar dhe nga jugu. Lidhur me kete po te shkruaj nje perralle te popullit tone sikur te isha babai yt me shprese se do mesosh dicka.
      Nje dite Zoti mbasi kishte mare me vete gjithcka te nevojshme per rracen njerzore i mblodhi ata, njerzit e gjthe botes, dhe u tha se do t’u jepte ate cfare do te kerkonin. Sejcili sipas nevojes i kerkoi ate qe desheronte. Dikush shtepi, dikush tjeter buke, rroba e keshtu me radhe. Kur mbaruan gjithe kerkesat Zoti iu drejtua njerzve duke iu thene se kishte mare edhe mente, prandaj kush te desheronte mund te merte sa te donte. Pa mbaruar mire fjalen nerzit filluan te terrisnin jo, jo, se kemi ment, madje me shumice. Dhe e dini kush reaguan te paret dhe bertisnin me shume? Budallenjte.

      ps. Shpresoj se nuk do mbetesh e ofenduar mbasi nuk kame perdorur perdorur fjale te ndyra dhe nuk jame mare me faren e fisit tend.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Pritej…
    Dy objektivat ishin ” kujdesi për të plagosurit dhe të burgosurit ” !
    Pra të ndodhet pranë ” heronjëve ” për të bërë presion me Mulin, për lirimin e tyre. Këtë ka bërë në çdo protestë
    ” paqësore” !
    Në të njëjtën kohë nuk ka asnjë “faktë” për protestën jo paqësore dhe organizatorin !!!!

  7. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,mendoj se çdo gjë ka një kufi,vetëm liria e këtij individi qënka e pakufizuar!!!!
    Nuk dyshoj në atë që ti shkruar ke,poooooor për hir të së vërtetës,do të ishte me vend t’i kushtoje
    një artikull, për mos thënë një seri artikujsh arrestimit të “Brek-s’kisha-s”!!!!
    Fakt është:
    Janë arrestuar dhjetra vetë për k’të mësymje mesjetare-anadollake,të cilët gjithmonë sipas mendimit tim,
    janë vetëm instrumenta të vënë në punë nga “Brek-s’kisha”,poooor jo ai vetë!!!!!!!?
    Sipas Kushtetutës së Shqipërisë,të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit,
    përse bëhet përjashtim në rastin e “ATIJ”?!?
    Ç’farë duhet të ndodhi që ky person të ballafaqohet me forcën e ligjit?!
    Nuk jam aq budalla sa të shpresoj se Edi Rama do arrestonte ndonjë ditë “Brek-s’kisha-n”,
    pooooor ku janë organet speciale të ngritura dhe financuara nga “dajo Samiu”?!?
    Në gjithē botën demokratike nxitësi dënohet më shumë se zbatuesi i urdhërit!!!
    Apo i duhet “Brek-s’kisha” Ramës si dordolec për madatin e katërt ?!?
    PS: Jam kurioz,si do justifikohet Edi në 21 të janarit përpara viktimave që presin drejtësi ?!!!!?

  8. ZHEJI koke pa lari says:

    O MERO O ARTISTE ISHTE NJE MOMENTE KUR BERRISHA ME SYZA MOTORISTI DHE ME DY MASKA LEVIZTE NE BULEVARDE AMAN TE KEQEN GJEJE ATE SEKUENCE DHE NXIRE NJE FOTO DO JETE FOTO E VITIT .
    KJO ISHTE LOJA E AMERIKES PER TE SHKATERUAR GRUPIN KRIMINALE BERRISHA -BASHA -META
    FAZA E PARE
    PERCARJE
    FAZA E DYTE
    DO TREGOJNE KRIMET E NJERI TJETRIT
    FAZA E TRETE
    ARRESTIMI I TE TRE
    FAZA E KATER
    OBSERVIMI I NJE KANDIDATI
    FAZA E PESTE
    KRIJIMI I NJE PARTIE E TIPIT EUROPÉENNE.
    NDERSA LSI SHKRIHET DHE NJE PJESE E ELEKTORATIT KALONE NE PS .
    FAMILJA META – KOKEMADHI SHPALLEN NON GRATA DHE DIVORCOHEN , HAPEN AFERAT KORRUPTIVE DO KEMI BURGE SEKUESTRIME .
    KJO ESHTE SAGA E AMATORE E POLITIKES KATUNDARE SHQIPTARE

  9. Sul Koburja says:

    Po u vjen dita dy hajdutëve e tradhtareve të mëdhenj të vendit.Ju uroj një jetë të gjatë në burg.Të shohin Shqipen si do fluturojë pa pengesën që i krijuan.
    Mallkuar ata që shesin interesin e një populli për interesa personale.

  10. Fshatar nga Flemingdon Park says:

    Berisha po beri parti tjeter, PD dhe PS bejne aleancen me te turpshme te pare ndonjehere.

    Basha shkon ne burg.
    Saliu Kryeminister.
    Meta Zv Kryeminister me 2 ministri: Energjine dhe Transportin.
    Rama mbledh leket e konecsioneve.

    Populli voton

    1. qytetar says:

      Te bashkuar kane qene.
      E duan shume Shqiperine.

  11. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Mero, po te kerkoj dicka qe mendoj se perben interes edhe per publikun, meqe ka lidhje direkte edhe me objektin kryesor te shkrimeve tuaja –
    Hidh drite e mba ne dijeni lexuesit se ku eshte ai i famshmi Gjygj i Paditesit Sali Berisha ndaj te Paditurit Entony Blinken ne France!
    Ka vertet nje Gjygj te tille, a ekziston vertet Padi nga Saliu i Malesise per Sekretarin e Shtetit e kur ka seancen e pare (nese gjithcka eshte reale)
    Jo per gje po kemi eksperiencen nga Edi Rama qe u mburr – Kam paditur ne gjykate per shpifje gazetarin e BILD Peter Tilde !
    (gje qe rezultoi se ishte nje Rrene nga ato me kembe te shkurtera te Endri Fuges)

  12. M says:

    I ktheu borxhin e 2 marsit .

  13. Franz Kafka says:

    per te gjithe ata analiste e socialiste qe mendojne se e keqja me e madhe e ketij vendi eshte Berisha, ne date 8 janar paten mundesi te shikojne dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor e barbar sa dhe Berisha, ndoshta dhe me keq nga ai, pavarsisht paraqitjes gjoja si perendimor

  14. Juliano says:

    Artikull ku vetëm ai që s’ka sy dhe llogjik, mund ti bashkohet dy kërrmave te tridhjet viteve, betisha & meta. Ku të dy fërkojnë duart dhe presin kurbanin e rradhës, ku këta ushqehen me fatjeqësitë e të tjerëve.

  15. Skenderbegasi says:

    Nje spektakel unik I papare
    ku gershetohej komikja dhe tragjikja,
    sulmi me mbrojtjen,
    agrisiviteti ekstrem
    me idiotllekun e dukshem,
    vareja dhe baromina qe
    shkaterojne djeresen
    e popullit te shumevuajtur.
    Instikti I kopes
    nuk I le turmat te evolojne
    se ne krye te tyre
    paraprine Djalli nga Tropoja
    dhe per kocidence
    nje prekurore tropojane
    dhe kesaj here
    me faktin brenda
    nuk denjon minimalishte ta
    mare ne pyetje.
    Basha si Vrana Konte kalash
    jo si te ishte nje
    dhender tepelenas
    por si nje tepelenas I vertete
    beri ate
    qe askush s’do ta bente me mire.
    Bota eshte e guzimtarve
    qe guxojne per mire.
    Me te ligun
    perdoren te gjitha menyrat
    por kesaj
    rradhe plaku ne hall
    do ta kishte shume me te lehte
    te zhvishej lakuriq
    perpara nje femre se
    se te turperohej
    ne kete fare feje.
    Ne asnje menyre
    mos e lejo te hyje ne seli
    kete vandal te kombit por denancoje.

  16. Shpalosësi says:

    Z. Mero Baze,
    mo i bllokoni komentet e mia ne gazeten Tema,
    Falemiinderit. Shpalosesi

  17. Kartela mjekesore e marrezise Rames - gjoba e Bekettit says:

    388 (Treqind e tetedhjete e tete) Milion Euro eshte sipas Auditit te KLSH shuma e gjobave qe Shqiperia i detyrohet gjygjeve te Arbitrazhit!
    Tani vazhdoni me Saliun akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema