Nga Mero Baze
Dërmimi i Sali Berishës më 8 janar nuk qëndron tek fakti që nuk mori dot godinën. Atë dhe mund ta merrte, se çështje logjistike ishte. Problemi i tij i madh ishte se para godinës ai ishte i braktisur dhe me një çetë mercenarësh, që duket se i kishte marrë të gjithë me pagesë.
Kjo u kuptua nga shpejtësia me të cilën ja mbathën sapo panë policinë, dhe vrapi me të cilin zbritën shkallën, sapo u shafqën 4 shoqërues të Bashës me shkopinj në ballkonin ku ishin ngjitur.
Dukej që nuk ishin raca e militantëve të PD që ndonjëherë futen dhe në mes të plumbave si idiotë. Ishin thjesht njerëz që kishin marrë lekët dhe donin të dukeshin sikur bënin punën dhe i meritonin lekët.
Mbi të gjitha, ishin shumë pak, më pak se 1 mijë vetë, aq sa i mblidhte Shaban Memia me një fërshëllimë më 1997.
Pra Sali Berisha nuk u mund gjatë betejës, as pas betejës. Ai u mund para betejes. Ai nuk mblodhi dot njerëz që të provonte mbështetjen e tij.
Të vetmen gjë që provoi ai, ishte se është një pakicë e izoluar brenda opozitës.
Tani që e provoi këtë gjë, tani që u pa që ai nuk ka njerëz dhe as mbështetës, përveç atyre që ka paguar i biri në shtyp dhe vazhdojnë e qajnë për Berishën, pjesa tjetër e PD ka neveri për atë që bëri. Madje dhe ata që nuk duan Lulzim Bashën.
Në këto kushte, Berisha po nxit debatin për gjetjen e gjuhës së përbashkët me Bashën, që “të ikin të dy” dhe pastaj Berisha të zgjedhë të tretin.
Kjo është gjëja më e rëndë që mund t’i bësh opozitës në këto momente.
Historia e re e opozitës është se ajo do startojë si një opozitë e distancuar nga berishizmi. Ajo provoi se berishizmi u nda me dhunë dhe fizikisht nga PD. Ajo provoi se berishizmi ishte gati të ndahej me gjak.
Tani që berishizmi u izolua dhe u turpërua para shqiptarëve, kërkon sërisht të bëjë një copë vend brenda opozitës, që të rikthehet përsëri.
I vetmi shans i opozitës është që berishizmi u vetpenalizua pas penalizimit që i bëri SHBA dhe u nda nga opozita. E ardhmja e PD është distanca nga berishizmi dhe jo bashkëjetesa me të.
Të këshillosh opozitën që të bashkëjetojë me berishizmin, është sikur të këshillosh një pacient të sapo shëruar, të infektohet përsëri me covid se i bën mirë dhe e mban në formë.
E ardhmja e opozitës është bashkimi në PD pa Berishën dhe berishizmin si fenomen.
Procesi i deberishizimit të PD, duhet t’i ngjajë procesit të denazifikimit të Gjermanisë dhe duhet të ngulitet në kulturën politike të asaj partie, si një turp politik.
Berishizmi është shkolla politike që ka shkatërruar jo vetëm PD, por dhe Shqipërinë këto tridhjetë vite. Është shkolla që ka futur kulturën e konfliktit fizik, dhunën mbi kundërshtarët, përdhunimin e rivalëve fizikisht, sharje me libër shtëpie, sulme familjare dhe persekutim të rrethit familjar, nëse je kundërshtar i tyre në pushtet dhe gjithë veset e komunizmit, të shumëfishuara në emër të lirisë në pluralizëm.
Është kjo arsyeja që PD ka namin e një partie rurale, të pagdhendurish dhe njerëzish të dhunshëm. Ka shumë njerëz që e kanë lëshuar atë parti vetëm për këtë shkak.
E ardhmja e bashkimit dhe rritjes së PD, është vetëm PD pa berishizmin. Beteja duhet të bëhet në PD pa Berishën. Pa Berishën nuk ka më alibi për garën me Luzlim Bashën. Të gjithë biem dakord se Basha i ka anashkaluar rregullat e garave në PD, pasi në Kuvend hynte Sali Berisha, e përqafonte dhe pastaj mbaronte kuvendi.
Ai nuk hyn më në atë sallë. Nuk hyri dot më, as me vare e sopata. PD do rritet dhe do bëjë gara reale, pikërisht pse nuk është ai. Një PD ku garën e komandon Sali Berisha, është sërish parti e Berishës dhe pa qenë ai kryetar. Formalisht as nga 2013 nuk ka qenë kryetar, por garën nuk e lejoi kurrë.
Ndaj çdo zë që bën thirrje për t’i bërë një vend berishizmit të flakur nga PD, sërish brenda PD, në emër të “unitetit”, në fakt është duke bërë thirrje që të rikthejë Berishën e mundur pa sopata e vare, ngaqë nuk ja doli dot me dhunë.
Mero,miku im i mire..Analiza tende eshte perfekte,por nje vrejtje do te ta bej..
Gjate gjithe kesaj situate disa mujore,pake kritika drejton ndaj Lulezim Bashes..qe per mua eshte Saliu i ri..dhe ishte shkaketari kryesor, qe partia demokratike u katandis ne kete gjendje..Pse,???
Mero, Basha nuk ka ndër mend të ndahet as nga berishizmi, bile as nga Berisha.
Ndryshe do ta përjashtonte nga partia, bazuar në veprimet që bëri.
Dhe jo vetëm Berishën, por edhe deputetët që i qëndruan pranë Berishës.
Berisha po vazhdon të shkojë në selinë e PD pa asnjë problem, mban fjalim kundër Bashës poshtë zyrës së Bashës dhe Basha nuk ndërmerr asnjë veprim ndaj tij.
Ai sipas statutit duhet ta përjashtojë Berishën dhe mbështetësit e tij nga PD dhe ti njoftojë, se nuk do të lejohen më të hyjnë në oborrin e PD-së.
Dhe tja mbyllë portën e oborrit Berishës. Ndryshe nëse nuk e bën dot një gjë të tillë, ta thërrasë në zyrën e tij dhe Berisha le ta bëjë që aty konferencën e shtypit apo deklaratën.
Nëse Basha ndihet zot në PD, kështu duhet të veprojë. Ta përjashtojë Berishën dhe mbështetësit e tij nga PD dhe tu thotë nuk keni më punë në PD dhe as në oborrin e godinës. Dhe nëse ata hyjnë me forcë, të mos ketë turp të njoftojë policinë.
Ndryshe të largohet se nuk e bën dot.
Epo … smund të refuzohet një çek me 8 zero miku im. Erion Isufi e ka zgjidhur qesen këto kohë. Ka shlyer edhe detyrimet e vjetra. Ka shtuar edhe bonuset. Ndryshe ti merr Karlua nga Pulia sa hap e mbyll syte. Nga nje ane Rama marshallah , këtej Erioni I Braves, bismilah, shto edhe tagjinë shumë cilësore te Lal Plehut…kështu e lëntë zoti për 100 vjet.
Mero e ke gabim.
Ti je i njeanshem ne analizat qe ben .
Partite ne Shqiperi jane banda perdoren per qellime personale.
Zhgenjimi me i madh i Shaiptareve eshte Partia Socialiste e cila e ka drejtuar Shqiperine per 20 vjet pra 2/3 e periudhes post-komuniste.
Berishizmi eshte rural por trinomi Nano-Meta-Rama produkt Socialist eshte qytetatr dhe i ka bere varrin Shqiperis me keq sesa Berishizmi.
Kryetari i grupit te strukturuar kriminal (Partise Socialiste) Edi Rama vetem me inceneratoret ju vodhi Shqiptareve 430 milion euro.
Korrupsioni kanseri i ekonomise se Shqiperise u institucionalizua nga Nano u shfrytezua prej Metes dhe eshte futur ne cdo qelize te administrates prej Rames.
Pse nuik pyet cfare eshte elita e Partise Socialiste sot ?
Nje grup kriminelesh te ashtuquajtur oligark,biznsmen,drejtues tenderash hajduter te ndyre qe drejtohen prej nje kryeministri super hajdut.
Pasqyra e tyre eshte Koka,Dako,Ahmetaj,Sejdini i Elbasanit e shume hajduter te tjere qe drejtohen prej super hajdutit qe drejton vendin.
Ka zhvilluar ndonje gare demokratike brenda “partise Socialiste ” Edi Rama ????
Mos shaj vetem Berishizmin sepse ai nuk ka efekt sot ne korrupsionin e vendit .
O Taulant,po boll o boll se e dimë të gjithë që je vetëm një bole kandari!
Vetëm që s’të njohim për fytyrë se fshihesh.
Per Saliun, kulmi i idiotesise apo hipokrizise ( varet ne se i beson edhe vete apo jo, ato qe nxjerr nga goja ) eshte kur thote se “protesta ishte paqesore” !!! “Proteste paqesore” me varè, qysqi, matrapike !!! Ne nje proteste ne shesh, cilado qofte arsyeja, boll qe nje pjese e vogel e pjesemarresve te marrin ne dore nga nje cope dru, nuk mund te quhet me “paqesore”. Sepse ata qe marrin hunj apo sende te tjera te kesaj natyre, dhe dalin ne proteste, e bejne per tu perleshur me dike apo me policine, qe mbikqyr manifestimin ose per te prishur dhe shkaterruar objekte apo ambientin. Pra e trasformojnne protesten, pa filluar ajo, ne nje proteste te dhunshme.
Saliu, ato “prrallezat” apo “gje a gjezat” le te shkoje dhe t’ja tregoje te meteve mendore qe mund te gjeje rrugeve, ose ti fusi ne ndonje pjese te trupit te vet, se aty e kane vendin.
Mero, pa Berishizmin PD – ja nuk egziston , do kohe , mbase pas 20 vjetesh por nje gje te dish qe PD me kurva dhe Gay nuk do te kete , ske pare gje akoma.
I dashur Mero:
Pranojeni, ti dhe kushdo tjeter, ne Shqiperi, ne SHBA, dhe kudo tjeter, se:
– PD u krijua artificialisht ne zyrat e KQPPSH, me qellim krijimin e perrshtypjes “pluraliste”.
– Per ta “pluralistizuar” PD-ne, iu bashkuan gjithfare lloj kriminelesh, hajdutesh dhe prostitutash politike e morale.
– Kapitali i vertete politik demokratik i Shqiperise duhej lene dhe u la jashte PD-se. PD u krijua per te lene jashte PIKERISHT kapitalin e vertete politik demokratik te Shqiperise.
– Si kjo PD-ja e sajuar ne Shqiperi, krijuan te gjitha vendet komuniste, me qellim qe te ruhej pushteti komunist, ne nje forme “demokratike”.
– Por te gjitha “PD-te” e krijuara ne vendet e tjera komuniste, sot jane shkrire, pikerisht sepse ishin sajesa artificiale.
– Kjo qe po ndodh me PD-ne tone eshte PIKERISHT ky proces: shkrirja e nje sajese ARTIFICIALE.
– Prandaj, vendi yne nuk do te kete kurre opozite, neqoftese vazhdon te ruaje farat e kesaj PD-je.
– Cdo version i PD-se ekzistuese, qofte me kufomat e vjetra, qofte me kufomat e reja, do te mbetet nje organizem artificial.
– E vetmja zgjidhje qe e ben Shqiperine me opozite, eshte perfshirja ne proces e te gjithe KAPITALIT DEMOKRATIK qe disponon realisht vendi.
Faleminderit qe do ta lejoni botimin e ketij komenti.
Urime Mero.Analizë e arrirë.
Ekziston edhe grupi mbështetës mediatik,i cili të vërsulet me libër shpie, nuk ngopet pa të ofenduar qenin dhe macen.
Ky grup pranë Berishës apo emisioneve opinion duhet të riformatohen, të vjen për të vjelë kur të sulmojnë.
O Mero andej nga behari ka zgjedhje te parakohshme.. edhe zgjidhet njer e mire kjo pune.
PD mori fund, u shfaros fara e keqe. Te mblidhen tek Fevzua e ta qajne.. megjithese Fevzua qesh si idiot per inat te socialisteve.
Te mbaroj kete 4 vjecare Rama e te mendoj per te lene stafeten. Ironia e gjithekesaj eshte muaji Janar ku Saliu me Lulin bene krimin me te shemtuar qe ka pare Shqiperi vrasja e 4 njerezve ne mes te bulevardit dhe dhjetra te plagosur.
Te vjen keq qe ende nuk beme shtet keto 8 vjet. Te dy e kane vendin ne qeli dhe para gjyqit. Vetem nese kjo ndodh ka mundesi per nje opozite te re ne shqiperi.
Berishizmi ….????, Mero i jep te njejtin kuptim, emerim, konsiderim …sikur te jete nje idelogjite politike si marksizmi, leninizmi, trockizmi…etj. Mero me mire do te ishte ta quaje shpellarizem, malokizem, tarallakizem ????
Përshëndetje Mero djali.
Flm për shkrimet e mënçura.Ne njerëzit e popullit kemi një kërkesë o flori.Ngjarja e 8 Janarit është tragjike komike.Të gjithë me shumë seriozitet po ngrejnë versionet e thonë opinionet.
Nashi a mundet me shkruar anën komike të ngjarjes.
MARSHALLI për herë të parë ishte prezent në fushë betejë,sigurisht jo në vijën e parë por le të thomi në vijën e dytë.Përsëri kopili kishte urdhëruar fillimin e sulmit 1 orë para se të mbrinte vetë me një shpresë se kur të shkonte do e gjente punën të mbaruar .Së dyti me krahun tij hyjnor urdhëroi direkt sulmin dhe pikën ku duhej goditur.Së treti Marshallin për herë të parë e kam parë me maskë kundragaz,syze kundër gazit dhe të ndotur na koka në këmbë nga kundërpërgjigja e të sulmuarve.Më qafsh Mero e pe si ishte bërë.Së katërti pasi dështoi në sulmin e tij si ata qentë që ikin na frika,erdhi dy herë rrotull duke lehur nga matanë oborrit para se të ikte përfundimisht.
Kaq nga ana jonë o Mero.E bëj një shkrim me ketë që kemi kapur ne populli.
Hajde të para Mero djali.
Partia Demokratike duhet shkrire me vendim Gjykate. Po mban peng eliten shqiptare te mos advancoj per nje alternative me te mire udheheqjeje..
Ne kete vend e keqja eshte bere me me shume shtresa se qepa.
Me e dukshmja, eshte kriminaliteti psikopat I Sales.
Por nuk ka gje me te pacipe se keta berishistet e rilindur qe Jane tronditur kaq shume nga dhuna e ish xhigandid lexhendar e kreshnikut te pavdekshem.
Vetem per disa shpulla pas qafe e ndonje shkelm mollaqeve e ca sharjeve na qenka indinjuar pa mase dikush sa e quan kafsheri dhe kriminale.
Ama, kur po ai njeri ka urdheruar po ata njerez te rrahin barbarisht njerez pa dallim seksi, partie, moshe apo pozite, kur ka urdheruar vrasjen e protestuesve vetem se I shkelen hijen e “kulles”, kur niste avione, tanke e forca speciale kunder gjysmes se Shqiperise, perfshi edhe zonen nga eshte “I indinjuari”, kur arrestonte e zhdukte pjesetare te UCKse kjo nuk ishte mjaftueshem barbare, kriminale, cnjerezore sa te ngjallte ndonje indinjate.
Na u tronditen ca demokratikas se ca demokamikaze shkaterruan seline ne menyre tipike mesjetare.
Kur po te njejtet kafshe, me te njejtat menyra mesjetare, me te njejten barbari shtazore, me urdher te te njejtit xhigand lexhendar kane shkaterruar cdo gje ne kete vend, qe nga lulishtet deri tek bashkite, qe nga fabrikat e uzinat deri tek Kryeministria e ndertesa e TVSH-se nuk na u indinjuan kaq fort.
Dmth kur dikush djeg shtepine e komshiut tend, me gjithe familjen brenda, pleq e femije… eshte gallate.
Ama kur ha ti ndonje shpulle pas qafe aty eshte kulmi I barbarise.
Gabimi I policise ishte qe nderhyri cerek ore me shpejt dhe me mjete shume te dhunshme.
Policia duhej te nderhynte cerek ore me vone, kur “protestuesit me paqesore me bote” te kishin mbaruar pune me ate qe ishin brenda.
Dhe kur te nderhynte, duhej te perdorte te njejtat metoda “me paqesore me bote” te tipit “qello derisa askush te mos levize me as qepallat”, sidomos ai xhigandi lexhendar.
Akoma dhe me e bukur eshte kur ndonje ish-berishisy e ndonje akoma berishist there “une nuk jam pro dhunes. Nuk kam dhunuar kurre njeri me jeten time”.
Kjo quhet “mbrojtja e Nurembergut”. Edhe ca naziste keshtu thoshin “une nuk jam vrare njeri. Une vetem SS kam qene”.
Por ne ne nje gje te dyja palet kane te drejte, kur akuzojne njeri-tjetrin si kriminele.
Por, ama “kjo fare sokoli” nuk na zbriti nga vapori. Kjo toke e ka pjelle, fare e ketij populli Jane. Prandaj, me vend te indinjohemi, duhet te krenohemi.
Mbase njerez,
kjo toke kurre s’do linde,
por do rrise plot shtaze.
Mero. Tashmë dihet nga i madh dhe i vogël se Berisha dhe berishizmi në PD nuk kanë të ardhme. Por na thuaj, Basha dhe bashizmi si ideologji dhe praktikë e trashëguar nga Berisha dhe berishizmi, ka vend në një PD të reformuar?
Per te gjithe ata analiste e mendimtare qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar duhet te dallonin dicka: Basha eshte po aq gjakesor e barbar sa Berisha, e ndoshta me keq nga ai nese nje dite do te marri pushtetin. Keshtu qe kur mbroni Bashen ta dini se jeni duke mbrojtur nje kriminel gjakftohte te njejte me Berishen e para 30 viteve
”One step at a time”, idashur Franz Kafka, me radhe e me ujdi!
Ne fillim Berisha ne plehra, e me pas Basha qe, sigurisht, eshte kopja e Berishes, vertet si prej dylli por me zemer te ftohte prej celiku, te cilit i pelqejne shume metodat e shefit, sidomos dhuna si e shefit qe e shpalli si strategji qe nga Cadra e Republikes se Re dhe qe e vuri ne zbatim me strukturat paramilitare te Mul Nokes e Salianjit, me zjarr e vare, me moltove dhe me leva kunder Parlamentit dhe Kryeministrisemadje.
Madje, kjo kopja dyllte e shefit Berisha i shijon shume edhe vrasjet, si ne 21 Janar dhe e tejkalon shefin e tij ne fortifikim dhe blindim te zyrave te veta.
Shumekush nga komentuesit e ketushem qe duan ti terheqin verejtjen Mero Bazes se po i turret Berishes dhe i ka dale ne krah Bashes, i cili eshte po aq irezikshem dhe i keq sa Berisha, duhet te kuptojne se Merua e di bukur mire se kush Luzim Basha dhe se sa i rrezikshem mund te behet kur te marr ne zoterim te plote Partine Demokratike por, si i rrahur me vaj e me utjull me bazen e PD-se, nuk mund te sulmoje njekohesisht edhe Berishen edhe Bashen sepse keshtu ju lihet trushplareve te PD-se obsioni qe te zgjedhin o Berishen, o Bashen dhe, ne kete rast, te indoktrinuar prej 3 dekadash pas Berishes, ata do te vazhdojne te rreshtohen edhe me tej me kete fatkeqesi dhe mjerim te Shqiperise qe e ka emrin Sali Berisha.
Rinovimi i Partise Demokratike dhe risjellja e saj si nje altrnative qevererisese ne Shqiperi eshte i mundur realisht te kryhet vetem nepermjet dy katharsis, njera pas tjetres, JO njekohesisht:
– Ne fillim spastrimi i Berishes dhe klanit te tij imediat te inkriminuar.
-Pastaj, spastrimi i Bashes dhe i oborrit te tij te arrivist dhe te korruptuar.
Le te shpresojme se nga gjiri i te djathtes shqiptare do te evidentohet nje grupim lideresh vizionare, pa njolla nga e kaluara puniste dhe pa mekatet e tranzicionit te kompromentuar nga korrupsioni galopant, me idealet per ta ridrejtuar edhe nje here Shqiperine nga Evropa, brenda BE-se apo si bashkudhetare e bashkepuntore me te.