Nga Mero Baze
Ilir Meta ka vendosur të përfshihet dhe institucionalisht në konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike në krah të Sali Berishës. Njeriu që prodhoi një datë të paligjshme për zgjedhjet lokale më 2019, duke i shtyrë ato në mënyrë antikushtetuese dhe njeriu që prej një viti pasi Komisioni i Venecias i ka dhënë legjitimitet të plotë zgjedhjeve të 30 qershorit, vendim që u përsërit nga Gjykata Kushtetuese, nuk pranon të dekretojë zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, sot papritur u shfaq duke reflektuar për këtë kërkesë, duke lënë të kuptojë se do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki.
Vendimi, i cili në fakt do të mbyllë një anomali shqiptare prej më shumë se dy vitesh e gjysmë, në të vërtetë nuk bëhet as si reflektim i tij për legjitimitetin e zgjedhjeve, as si detyrim kushtetues i tij, por si detyrë politike ndaj Sali Berishës.
Duke qenë se kriza institucionale brenda PD, praktikisht e ka nxjerrë Sali Berishën jashtë PD, e vetmja mënyrë që ka Berisha dhe Meta të kërcënojnë Bashën dhe të kenë një mundësi të mbajnë në këmbë foltoren e tyre, është të jetë fushatë zgjedhjesh.
Gjashtë qytetet kryesore pa kryetarë bashkie janë në fakt dhe 6 qytete përfaqësuese ku Berisha me Metën shpresojnë të dëmtojnë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, për ta pasur si argument se ai duhet t’u gjunjëzohet atyre.
Lulzim Basha ka të drejtën e caktimit të kandidatëve në emër të Partisë Demokratike, ndërsa Berisha nuk do të pranojë të rregjistrojë një parti të re para zgjedhjeve.
Në këto kushte, ai do të planifikojë të nxjerrë kandidatë të pavarur të mbështetur prej tij dhe Metës, ose akoma më ekstrem, mund të mbështesë kandidatët e LSI.
Në të dy rastet objektivi nuk është fitorja, por dëmtimi i PD dhe Lulzim Bashës.
Ky është i vetmi motiv që e detyron Ilir Metën të dekretojë zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat deri dje ishte betuar se nuk do t’i dekretonte kurrë.
Edhe me këtë gjest Meta po dëshmon se në gjithë detyrën e tij si president, ai është udhëhequr vetëm nga interesi politik dhe përdorimi politik i atij posti.
Ai nuk ka pranuar asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese kundër tij dhe në disa raste ka injoruar detyrimin për zbatimin e ligjit.
Vetëm se në këtë rast ka një interes të përbashkët me Sali Berishën, ai po vihet në lëvizje. Dhe për ta bërë më të qartë se tani është kryetar “de facto” i opozitës, publikon dhe mesazhe me njerëzit e PD që aspirojnë të jenë kryetarë, të cilët nuk i raportojnë më Berishës, por Metës, duke dëshmuar se trazirat kishin dy komandantë.
Dhe tani po shpall zgjedhje jo se e ka detyrë kushtetuese, por se e ndjen detyrim ndaj pozicionit poshtërues që ka Berisha pas flakjes në rrugë nga Lulzim Basha.
Editoriali si skaner I sakte
I perhershem
dhe si nje lexus optik shterus
I mendjes se te prapeve
te kombit
edhe kesaj rradhe godet ne shenje.
Por I M dhe SB
I kane bere llogarite pa hanxhine.
Kesaj rradhe te majtet
ja japin Bashes pese Bashki
dhe Shkodren e mbajne
per vete per ta ndryshuar,
dhe si me siglen e LSI
dhe te pavarurit
marin Noc Rokun.
Pazari i te dyve eshte shkaterimi perfundimtar i PD nepermjet diskretitimit te Lulezim Bashes konkretisht me zgjedhjet vendore te gjashte qyteteve.Pikerisht kjo eshte loja qe sot po bene Berisha pasi eshte tejet i kjarte se ai eshte vete i eliminuar nga kjo skene politike!Ndaj ai shpetiin e tij dhe te familjes tashme nuk e shikon tek PD dhe aq me pak te Lulezim Basha i cili po per interesa te tij personale hodhi ne rruge babain e tij shpirteror!Berisha dhe Meta kane vetem nje rruge qe ne zgjdhjet lokale te behen bashke per dy aresye:E para qe ti tregojne Bashes qe nuk eshte me forca e dyte pas PS-se dhe e dyta ti tregojne Edi Rames se bashkimi i te dyve do te beje te mundur rikthimin e trazirave ne kete vend duke bere çmos destabilizimin e vendit deri ne “zgjedhje te reja” sipas midese se te dyve.Mirpo harrojne gjene me kryesore se Edi Rama pikerisht per keto situata po mbledh Partine per tu paraprire ketyre “nyjeve” duke i dobesuar sa te mundet nepermbej forcimit te daljeve ne teren !Ilir Meta harro vetem nje gje,qe eshte dhe me kryesorja per rikthimin e tij ne politiken e dites se ai pas shkarkimit apo lenies se mandatit qofte do te shkoje per ndjekje penale e per pasoje ka mundesi qe te perballet me nje “non grata “te dyte pas Berishes duke vetdale nga skena politike!Se shpejti po ta shikoni me vemendje ata do te krijojne nje atmosfere jo te qendrueshme nga ana tjeter e kufirit duke krijuar nje acarim marredheniesh midis Kurtit e Rames per ta bere te mundur shfrytezimin e kesaj fryme keqdashese.Ndaj pranvera Shqiperine do ta gjeje ne prag ose te trazirave ose te izolimit perfundimtar te dy pengmarresve te ketij vendi duke i izoluar e perjashtuar njehere e pergjithmone nga politika.PD-ja e mbetur duhet urgjentisht te beje zgjedhje te reja per te forcuar rolin tashme te shkermoqur te lidershipit te tyre ndryshe kjo pengmarrje do te jete ne favor te dyshes Meta-Berisha.
Shume e sakte. Pena juaj sqaron te gjithe.
Ju uroj me te mirat.
Bravo zoti Mero! Me kete mendim i ke rene pikes.Eshte e vertete dhe shume e pranueshme se, Ilir Meta qe nguronte te shpallte zgjedhjet vendore ne gjashte qytete,i ka telefonuar Berisha qe shpall sa me pare keto zgjedhje qe te heqim qafe Luklzim Bashen.Pra ketu eshte hileja e Metes dhe e Berishes.Qellimi eshte te testohet Basha,ai nuk do fitoi dhe do kerkohet debimi i tij nga PD-ke.Keshtu dhe pike.Te lumt.Je gazetar i zgjuar.
C fare gjuhe urrejtjeje. … Berisha pas flakjes ne rruge nga Lulezim Basha… Po kaq poshte te con urrejtja qe te perdoresh kete fjalor.
Me shume mundesi, Voltana Ademi do te rikandidoje ne Shkoder mbeshtetur nga PD e Berishes dhe nga LSI dhe do ta fitoje bashkine.
Gjithashtu Berisha dhe Meta do te synojne bashkine e Durresit, dy bashkite e medha.
PS, nuk eshte aq e unifikuar sa cishte ne zgjdhjet e 25 Prillit dhe zerat opozitare brenda partise kane filluar.
Ishministrat, ishdrejtoret qe mund te kene probleme me drejtesine, do te mendojne se Berisha po ben lufte me Ameriken, Rama po na con ne burg.
Mendoj se do te kete surpriza ne keto zgjedhje te pjesshme vendore.
Shume mire te shikojme kush ka mbeshtetje…cte keqe ka o Mero…perderisa nuk lejojne votolimet brenda partise….pse tu dhimbka Basha….Berisha do iki kjo dihet…por dhe Basha ska ose rri…