PD duhet ta trajtojë “berishizmin”, si PS “enveristët” e vitit ‘91

15 Janar 2022, 19:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas dështimit të 8 janarit, Sali Berisha ka vendosur të nisë turin e dytë të Foltores, e cila synon të “pushtojë” selitë në rrethe, ngaqë dështoi të marrë selinë qendrore.

Duke përsëritur turin e tij nëpër Shqipëri, Berisha po përsërit njëkohësisht dhe gënjeshtrat e turit të parë, të përforcuara me gënjeshtra të reja, kryesisht akuza për korrupsion për Lulzim Bashën. Dhe në këtë pikë nuk i mungon imagjinata.

Por objektivi i tj kryesor mbetet pushtimi i degëve në bazë.

Për këtë ai do të përpiqet të përsërisë 8 janarin në çdo degë ku do të shkojë Lulzim Basha për takime dhe do të provokojë dhunë për të çuar deri në fund ndarjen e Partisë Demokratike.

Nga pikëpamja politike kjo nuk është një gjë që  e dëmton Lulzim Bashën, përveçse qartëson mirë ndarjen e PD nga berishizmi.

E di që ka shumë njerëz të gatshëm të japin këshilla në këto raste, por për mua trajtimi i berishizmit dhe ndarja me të, duhet të jetë i pamëshirshëm.

Berishistët janë militantë të PD dhe mbështetës historikë të saj, dhe PD duhet të adaptojë ndaj tyre sjelljen që socialistët patën me enveristët më 1991.

Të gjithë i mbajmë mend hordhitë e enveristëve më 1991, tubimet e tyre qytet më qytet me bustin e Enverit në krah dhe agresivitetin e tyre ndaj ndryshimit dhe brenda Partisë Socialiste.

Por socialistët liberalë që morën drejtimin e Partisë Socialiste me Fatos Nanon, nuk u tunduan prej tyre, por i detyruan ata të mbështesnin Partinë Socialiste, ose të iknin.

Për vite me radhë, falë dhe brutalitetit të pushtetit të Berishës, enveristët qëndruan si një ishull brenda PS. Më të flaktit prej tyre ikën fare dhe tentuan të rindërtojnë parti të vjetra komuniste. Të tjerët ndenjën brenda PS dhe pranuan me shpirt në dhembë ndryshimin.

Edhe sot brenda Partisë Socialiste ata janë një kontigjent i pandryshuar, por të bindur nga instikti i pushtetit që u siguroi forcat e ndryshimit.

E njëjta sjellje duhet dhe brenda PD. Pavarësisht dhunës së Sali Berishës dhe agresivitetit të tij, “berishistët” janë enveristët e vitit 2021. 30 vjet pas shoqatave të “Vullnetarëve të Enverit”, ata janë sot skalioni i radhës regresiv i Shqipërisë ndaj të cilëve ka vetëm një recetë, ose të pranojnë ndryshimin, ose të dalin në pakicë.

I vetmi në atë turmë që nuk është berishist, është Sali Berisha. Ai është një manipulator i lig, që po përpiqet të përdorë kontigjentin e indoktrinuar prej tij, për hallet e veta, të djalit, të vajzës dhe gruas së tij.

Ai ka problem çdo bëhet me milionat e familjes dhe të ardhmen e brezit të shtatë të familjes, të cilëve u ka siguruar paratë. Ai më pak se të gjithë beson tek berishizmi që besojnë militantët e tij.

Ai e di më mirë se kushdo tjetër çfarë janë sanksionet që i ka vendosur SHBA dhe çdo bëhet me të në të ardhmen. Por deri atëhere shpreson të shtyjë kohën me “enveristët e tij që i shkojnë pas.

Tani meqë dështoi më 8 janar, po përpiqet t’i mbajë gjallë shpresat e tyre, duke shpresuar se do të dëmtojë PD në zgjedhjet e pjesshme lokale e më tej do të shkatërrojë fitoren e PD, në zgjedhjet e radhës, nëse ja mbërrin t’i mbajë nga pas ata pak trushpëlarë që i kanë mbetur.

Por sado të rezistojë me një grusht njerëzish, ashtu si u katandis më 8 janar, trajtimi i tyre ka vetëm një metodë, atë të zgjedhjes mes integrimit në PD, ose në rrugë.

Socialistët arritën t’i integrojnë pak nga pak në PS edhe pse kurrë nuk i bënë dot socialistë, por arritën t’i bëjnë votues të PS. Edhe PD duhet ta provojë, por jo duke u hapur rrugë, por duke u treguar rrugën.

26 komente në “PD duhet ta trajtojë “berishizmin”, si PS “enveristët” e vitit ‘91”

  1. Korabi says:

    Mero,ka nje ndryshim midis enveristeve dhe berishisteve,enveristet ne pergjithesi ishin te shkolluar,dhe i kuptonin rrjedhen e ngjarjeve, kurse berishistet ne pergjithesi Jan analfabet,pra injorant.Kujtoni ne protesten e 8 Shkurtit nje malesor me gojen gjysem bosh pran Saliut,I cili duke qar thoshte se nuk e dua une komunizmin,dhe kete e thoshte
    para nje ish funksionari komunist si Sali mut Berisha. Kete turme pa tru po cfrytezon kriminel Saliu.

    1. Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:

      Sakte …”korabi” , enveristet ishin idealiste, ishin ta paster dhe besonin ne ate teori ,e mbi te gjitha e donin vendin e tyre…..edhe pse pjesa me e keqe e “enveristeve” , komunistet karrieriste dhe te paskrupullt , njesoj si liberi tyre Sali , u futen ne partine demokratike, duke u paraqitur si te moderuar, bile dhe si antikomuniste te terbuar..Pjesa tjeter e mbeshtetesve (ku beja pjese dhe une si ish student i kohes) , donin me pasion dhe zemer ndryshimin e vendit dhe prosperitetin e tij drejt Europes. Te gjithe u manipuluam nga keta karrieriste te parase dhe antishqiptare te paskrupullt…..sot mbeshtetesit e Berishes ,pervec te implikuarve me te si dhe brezave te rinj qe nuk dine asgje , disa te tjere nivel i ulet formimi, ka edhe nga ata (shpesh miq te mi) qe nuk arrij ti kuptoj , ose vlen gjithmone proverbi shqiptare ” per inat te sime vjerre …..” , ose urrejtja ndaj politikes dhe zhgenjimi ndaj saj qe sot perkethehet ne urrejtje ndaj politikanit te rradhes : Rama

    2. Unfortunately says:

      Nuk ka patur Enveriste eshte idiotsi ta mendosh. PPSH nuk kishte franksione se i bie pastaj qe te tjeret pas 85 te ishin Ramizte.

      Lere Meron mos ja vi re po mundohet tu bie me vare te rende trurit te njerezve qe i vene pas Berishes por kam frike se mundohet kot.. trurin jua ka izoluar Saliu me porta te blinduara me keq se Luli selise. Nese do shembuj shiko takimin me “intelektualet” ne Shkoder sot. PD eshte sekt krahinor dhe kriminal, nuk ka lidhje me partite politike. Sektet mbahen ne kembe me njerez injorante, idiote dhe thjesht llum.

      Demokracine dhe pluralizmin politik ne Shqiperi e solli PPSH me nje vendim dhe votim unanim ne byrone politike. Te nesermen Ramiz Alia firmosi. Historia do tregoje qe ndryshimet ishin kerkuar qe me 1979 te aprovuara nga Enver Hoxha pas prishjes me Kinen. Fatkeqesia ishte qe perendimi kerkoi aprovimin nga Beogradi qe nuk u dha kurre. Te tjerat me pas jane pordhe me rigon jo dhjetoristet apo pishtaret e demokracise.

    3. Taulant says:

      Pjeserisht dakort.
      Por Partia Socialiste largoi Enversitet por u kriminalizua u shnderrua ne nje organizate kriminale.
      Kryetari i saj Rama eshte kryetari i nje grupi te strukturuar kriminal.
      Habitem pse behen krahasime te tilla.
      Vetem ne kadastren e Durresit Rama ka zevendesuar 8 here drejtoret njeri me hajdut sesa tjetri.
      Pastaj cfare Socialistesh jane Dakoja,Sejdini,Ahmetaj,Gjiknuri,Gjika,Beqaj,Rama etj ku me i pakti ka bere 50milion euro pasuri.
      Harruat kur Rama para 6 vjetesh i thoshte kryeministrit Italia qe investuesit Italian duhet te vijn ne Shqiperi sepse ketu nuk ka sindikata.
      Kryeministri Italian u habit te degjinte nje gje te tille prej nje “SOCIALISTI”.
      Partia Socialiste vetem emrin ka te tille por eshte nje mashtrim.

  2. Neutrino says:

    Hahaha. U lodhe o Mero djali për ta shpëtuar PD-në. Po si mund të shpallë armik Lulushja Salën? Është njëlloj sikur të kërkonim Ramiz Alinë të shpallte enverista ata që i dhanë pushtetin. PD-ja duhet të zhduket se nuk mund të jetojë pa kokën. Dhe koka e kuçedrës është vetëm Berisha. Shiko edhe njëherë filmin Aliens

  3. lexuesi says:

    E ke shkruar ti Mero apo Dashnor Kaloshi kete editorial se ke ke qare,apo k patur ndonje sebep dhe s’te ka dale koha?Mos harro ta urosh Markagjonin se u be zv.krye.ar i partise demografike!

  4. Tirona Kampion says:

    Fatkeqesia e politikes ne shqiperi eshte se Enverizmi u copetua ne dy fraksione PD & PS.
    PD u mbeshtet ne disa bastione ku instaloi berishizmin dihet kush jane ato bastione
    PS u mbeshtet ne disa bastione te tjera ku mbizoteronte Enverizmi dihen ato bastione
    Pjesa e ndershme, e qyteteruar e moderuar e pa ndikuar nga trushpelarja njerezit e mesuar me pune e ndershmeri me moral te qyteteruar u quajt elektorati gri qe ne fakt eshte me i madhi ne numer por duke mos patur histerine edhe egersine edhe maskarllekun e izmave nuk ben zhurme edhe nen ndikimin e teorise ju votoni ne numerojme e bejne te manipuluar kete pjese megjithese forca e tyre gjithmon e ka veshtiresuar llumin politik elektorati gri e cila duhet te ishte berthama drejtuese e shqiperise por qe fatkeqesisht luftohet ne forma te cilat dihen tashme edhe prandaj perfundimi eshte ikja nga shqiperia ose pozicionimi ndryshe ne shqiperi sepse njerezit e mire dijne te jetojne edhe me sakrifica e mundime pa u sperkatur nga llumi.

  5. rako says:

    Ate Enverizmin qe ne 91 ti i dilje ne krah te antimitingjeve? Patjeter!

  6. Erzeni says:

    Jam plotesisht dakord por me nje verejtje,berishistet Jan shume here me te dhunshem dhe turme mesjetare,shkurt njerez shpellash.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap. O ndryshimin, o rrugen..

  8. katarakti says:

    Ështê e vërtetë se te PS-ja kanë ngelur disa enveristë. Më shumë për inerci, sesa për bindje. Është po aq e vërtetë se enveristat votojnë sidoqoftë për PS-në. Problemi me PS-në sot ështê se ajo vetë nuk ështê më parti e majtë. Këtë e pohoi vetë I Gjati para 3 ditësh kur kumtoi se PS-ja nuk është më njê parti ideologjike! Me pêrjashtim të përplasjeve për interesa individuale ndërmjet Berishës, Bashës dhe Ramës unê nuk shoh asnjë ndryshim ideologjik apo në platformën ekonomike ndërmjet PS-së dhe 2 PD-ve. Rama fare mirë mund t’i drejtojë të treja këto veç e veç apo edhe t’i bashkojë me njëra tjetrën. Pa ndryshuar asgjë në jetën e shqiptarëve. Kthim në origjinë, siç ka qef të pêrsërisê I Gjati.Fatkeqësisht Shqipërisë i mungon sot njê parti e majtë e mirëfilltë. Ku të jetë shteti leva kryesore dhe jo oligarkët. Shkarja e PS-së gjithmonë e më shumë drejt së djathtës, falë Ramës, është sot problemi nr 1 i politikës dhe jetës ekonomike shqiptare. Aq baltë e ka bërë i Gjati këtë transformim, saqê i ndërgjegjshëm se një pjesê e socialistëve e urrejnë, me djallëzinë makiavelike që e karakterizon, afroi para zgjedhjeve të 25 prillit inxhinjeren e vjetër Bozo si kandidate për deputete. Dhe madje e lejoi tê thotë se “Koha e kaluar, (e Enverit) kishte më shumë të mira se të kêqija! Pati frikë siç duket se mos i përsëritej skenari i zgjedhjeve bashkiake, ku ai u mund për 10 vota nga Lulëzim Basha! Thjesht se nuk pranoi të bênte aleancë edhe me komunistët e Hysni Milloshit dhe tê fitonte mbi 1000 votat e tyre.
    Tani i ka ardhur rradha PD-së nën udhëheqjen e Bashës të afrohet edhe më drejt qêndrës, duke larguar dhe hequr qafe militantët e Berishës. Kêta të fundit përbêjnê pjesên më të pa lëvruar të shoqërisë shqiptare. Duket se këtyre të fundit u ka mbetur pa hedhur vetëm zhguni i dhive sipër dhe kthehemi kështu fiks një shekull pas.

  9. DS says:

    Paralelizem qe ndricon plotesisht fenomenin Berisha.
    I sakte si gjithmone Mero Baze.

  10. Www says:

    Kushdo nga PD, që tenton të bëhet kreu i saj, do ketë sukses vetëm në se do demaskojë çdo bëmë të SB, të njohur apo të panjohur për popullin.
    Ndryshe, ata do mbeten vetëm berishistë që çojnë përpara berishizmin por pa Berishën.

  11. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Sala
    me të gjithë idhtarët e berishizmit
    i hanë mutin
    Enverit
    dhe Enverizmit.

    Kaq e thjeshtë o Mero
    si i thonë një fjale
    Këta luftojnë për pronat
    Ata, për ideale.

  12. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Sala
    me të gjithë idhtarët e berishizmit
    i hanë mutin
    Enverit
    dhe Enverizmit.

    P.S.
    Kaq e thjeshtë o Mero
    si i thonë një fjale
    Këta luftojnë për pronat
    Ata, për ideale.

  13. TNT says:

    Shpresoj ta lexojne te gjithe trushpelaret

  14. Sul Koburja says:

    Ka një gabim në krahasim Në 1991 “enveristëve” idhulli i tyre i shikonte nga ferri, i zhytur në llucë muti deri në fyt,”berishistët” e kanë derrin të zhytur në mut mes tyre dhe i ekzalton era që u lëshon Saliu personalisht ,jo nga varri si Enveri “enveristëve”,thjesht saktësim.

  15. Arvanitasi says:

    o mero , je i madh,, kurse komentuesi i pare eshte akoma me i madh, paralelizmi i tij eshte famos, enveristet ishin me shkolle dhe kuptonin ndryshimin, kurse berishizmi eshte vandal, taliban, barbar dhe cberes te cdo gjeje te bukur qe ka bere i gjati per 8 vjet., poshte komunistet berishist.

  16. raul says:

    Ne gjithe Europen perendimore ekziston rreziku i te djathtes ekstreme me tendence neonaziste si ne France, Gjermani, Austri , Spanje dhe ketu tek ne ky rrezik ekziston . Shfaqja pompoze ne stadium e neonazistit gabel Belind kerrici me uniformat kafe ishte nje paralajmerim i forte se kjo monster qe dogji bunkerin ne Tirane me ndihmen e uniformave kafe fshehur nen petkun e FRPd se eshte shume e rrezikeshme. Shiheni videon e djeg’jes se bunkerit ku Gabeli Belind kerrici nen frymezimin e spiunit te sigurimit Besim Ndregjoni jane ne krah te Vucidolit duke pershendetur dhe inkurajuar uniformat kafe qe sulmonin bunkerin bashke me naziskinet e mamurrasit te komanduar nga kryevagabondi Muli horri. Rreziku i uniformave kafe qe ne 1933 ne Gjermani sollen ne pushtet Fyrherin eshte evident. Ky Belind kerrici bashke me Klevis krricin e Faros , Muli horrin, Agron Kulicaj , Sali Lushe kryeperbindeshin jane ne perpjekje te vazhdueshem per destabilitet pas braktisjes totale qe i bene demokratet ne sulmin fashist mbi seline e pdse me 8 jamar dhe kryetarin legjitim Lulzim Bashen duke hyre ne histori si nje bande terroriste. prandaj nxerrja nga skena politike e neonazistit gabel Belind kerrici , Strazos me patllake, Muli horrit, Agron kulicaj, Sali Lushe kryeperbindeshi, dhe Vucidolit eshte nje detyre imediate per shqiptaret per te pastruar nje here e mire pdne nga llumi i Vucidolit dhe per ta pergaditur te vije ne pushtet.

  17. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Ka nje ndryshim te madh ndermjet enveristeve dhe berishistet….
    Enveristet kishin perfituar disa privilegje nga partia,ishin te shkolluar,por kishin pasuri vetem rrogen,si puna e bujar nishanit qe kishte kapelen e oficerit dhe bustin e enverit…
    Kurse berishistet jo vetem qe jane analfabete(shumica),por perfituan pasuri dhe toka te xanuna te pa merituara…
    Keta analfabete kane pasuri te vjedhura ne te kater anet dhe luftojne per ti shtuar nepermjet sali kriminelit
    Bujar nishani e co kur ishte enverist do humbiste vetem rrogen kurse sot ai ka pasuri prrallore…
    Shikoni mulin e co erdhen me breke te grisura e sot jane milionere e me mace qe jeton me mire se fevzo qerosi apo bushati qe jeton me mire nga gjysh hysniu e medi spiun bushati

  18. Patrioti cam i M...Bazes says:

    C’fare, c’fare po thua o Mero djalka?? PD duhet te trajtoje “berishizmin” si PS trajtoi Enveristet ??
    Dashke qe ashtu si PS nga 1991, edhe 30 vite te tjera PD te mbaje Sekretar te Pergjithshem nje Gramoz Ruc filo-Enverist Minister te Brendeshem te qeverise fundit Enveriste ?
    Ja ke fut pordhes kot o Mero, po kot fare ama!

  19. Populli says:

    Ato me nder Ide-HALET Enveriste,
    i provoi rende ky popull yne i shkret,
    triske, tallona e vrasje te rinjsh ne kufi,
    jo per nje a per dy, por per plot 47 vjet!

    Edhe ky Salushi pra,
    ka dale po nga ai stan,
    eshte fiks “Njeriu i Ri” qe polli,
    Enverizmi bajge edhe katran!

    Ndaj dhe Enverizem e Salizem,
    jane nje bajge e ndare me dysh,
    si ndau ne dhjetor 1990 Ram Alia
    Sal Berish, Edi Ram e tjere kelysh!

  20. Franz Kafka says:

    Per te gjithe ata qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te kuptojne dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor dhe barbar sa Berisha, me mercenare vrases qe tani thote se nuk i njeh. Prandaj vazhdoni mbrojeni Bashen, se kohe me vone do e kuptoni se po mbroni nje Berishe 30 vite me te ri

  21. pyetje nga publiku says:

    Nje pyetje per Mero Bazen qe njeh mire Saliun ne pushtet, por edhe Ramen ne pushtet
    Kujt i leverdis nje Sali i lire qe i versulet me dajak edhe vete selise PD
    A – Lulzim Bashes brenda selise PD
    B – Edi Rames brenda Kryeministrise
    Se dreqi e mori, ajo Drejtesia tashme eshte e krasitur e shartuar nga Edi Rama e nuk mba me ajo formula “Drejtesia e Saliut” !

  22. no censure please says:

    Pasi lexova artikullin dhe 24 komentet mendoj se ka imoralitet nga ana e artikullshkruesit dhe nga ana tjeter gezohem qe ka akoma komentues qe ne pak rrjeshta i bejne hije Meros

    *
    Gabimi do te thoja kriminal i MBazes eshte se krahesimi me i mire do te ishte midis Berishes dhe Pinocetit Kilit apo Papadhopulit te Juntes Greke qe te tre kishin lidhje me sherbime inteligjente amerikane por ndersa Pinocetit me Jorgo Grekut pasi u rrezuan dhe ju be gjyqi ne Shqiperi perkundrazi kur populli u cua ne 21 janar 2011 u tradhetua nga Arvizu-Rama por dhe shtypi shqiptar bashke me Meron..
    .
    Qofsha i gabuar por kritikat me pambuk ndaj Berishes me Non Graten nga KIM-BLINKEN-BIDEN eshte ne nje fare menyre nje mbrojtje inteligjente nga Washingtoni i cili ka heshtur per 30 vjet per krimet e Usaliut te tyre..
    .
    Qofsha i gabuar por ndarja ne shenjtor dhe shejtan i dy vellezerve kriminelie siameze SAL & LUL nga KIM-ESKOBARUSAT DHE MEROT SHQIPFOLES do te sjelle impakt me kriminal se 2 prilli apo 21 janari i Sali Satanait
    ,
    Duke vlersuar si SUPER-KRIMINALE per-shkallzimin sot ne perleshjen kriminale te 2 PD-ve ne Fier i sugjeroj Kimes Amerikes dhe suflereve si Baze te pezullojne perkohesisht supen e perditeshme me kockat e Enverit dhe te gjejne mennyrat per prangosjen e Saliut dhe debimin me ceremoni te Lul ziut…se neser eshte vone..
    .
    Shenim:
    KOMENTSHKRUESI i ka bere nje leter personalisht Barak Obames ne 25 dhjetor 2010 ku pas djegjes se fleteve te votimit te 2009 ne Erzen nga Salihorri dhe vlimi i vidieos te Meta-Priftit te nxjerre me dhelperi nga shtrigu viqidolit i sugjeroja zotit Presdent B.O qe te nderhynte per qetesimin e gjakrave se do behej masaker ne ditet ne vijim
    .
    Pikerisht si sot ne 16 janar 2011 me erdhi nje falenderim nga zyra e Obames me njoftonte se situata ishte ne vezhgim…Duke pare se deshtoi dhe “vezhgimi i Obames” i lutem zotit qe Bideni me stafin e tij te tregoi se Amerika eshte demokratike te pakten ne linjen Washington -Tirane ku me pakta do ishte pranga Berishes se ka 1000 fakte per Spakun e Kimes..
    .
    Ne te kunderten te mendojme se ose Amerika ka cofur ose ka nje plan per asgjesimn e shtetit shqiptar si ne 1997 ..le te zgjedhin me Kimerot qe akoma konsumojne kockat e enverit vdekur shekullin e kaluar..

    titulli i sakte i artikullit do ishte:

    USA duhet ta trajtoje Berishizmin si Pinocetezmin si thote enciklopedia britanike:
    Pinochet was arrested in London on “charges of genocide and terrorism that include murder” in October 1998.
    dhe jo te talle leshtekimes me nongrata-gallata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje