Nga Mero Baze
Jo rastësisht antimitingu i parë i enveristëve ndodhi në Tropojë në Janar të vitit 1991. Qyteti nga i cili kishin dalë dy liderët e rinj të Partisë Demokratike, ishte revoltuar pasi “dy besëprerët” e partisë, kishin turëpruar Tropojën.
Sidomos Saliu, të cilin partia e kishte çuar në shkollë, e kishte bërë doktor dhe i kishte besuar edhe shëndetin e udhëheqjes.
Ky ishte mentaliteti shfajësues, me të cilën nisën antimitingjet enveristët në Shqipëri. Është i njëjti argument dhe e njëjta mendësi e enveristëve të rinj të vitit 2022, të cilët pasi humbën betejën e 8 janarit, tani e kanë degraduar lëvzijen e tyre në antimitingje enveriste.
Por a e dëmton Partinë Demokratike ky fenomen?
Nëse ka një gjë që në fakt ndihmon procesin e precepitimit të së keqes dhe ndarjes nga një kulturë politike që i takon komunizmit, është pëkërisht simptoma e antimitingjeve.
Përfytyroni tani që në çdo qytet që do të shkojë Lulzim Basha, Sali Berisha do të organizojë 20 vetë ta presin me thirrrjet “Basha ik”. Kjo do të krijojë listën e njerëzve komikë të qytetit, të atyre që do të konfrontohen fizikisht për Sali Berishën me miqtë e kolegët e tyre të disa muajve më parë.
Shumë gjëra tragjike dhe dramatike janë harruar nga viti 1991, por gjërat komike nuk janë harruar ende. Dhe ato lidhen vetëm me antimitingjet e enveristëve. Qindra njerëz më pas u ka ardhur turp nga ajo që kanë bërë, janë përpjekur të fshehin ngjarjen apo disa si Bujar Nishani të ndërrojnë dhe mbiemrin, por ana komike e asaj që ka ndodhur me bustin e Enver Hoxhës në krah nuk ka ikur.
Kështu do të ndodhë dhe me antimitingjet e Berishës. Të lusim Zotin që ai t’i bëjë ato qytet më qytet ku shkon Lulzim Basha, që qytet më qytet, të jetë e qartë ndarja mes tij dhe qytetit, mes kulturës berishiste dhe kulturës qytetare dhe mes të tjerash, mes njerëzve që e përfaqësojnë Sali Berishën.
Ata që do të marrin përsipër “antimitingun”, natyrisht do jenë simbol i tij në atë qytet dhe nuk ka më mirë se sa simbol i tij në çdo qytet të Shqipërisë, të jenë kategori të tilla të degraduara njerëzish.
Sot, disa nga ata që bënë antimingtun e parë në Tropojë, janë në ekipin e Foltores së Sali Berishës si organizatorë. Një prej tyre, madje është koka që urdhëroi antimintingun. Ata të shkretët që dolën në të ftohtin e 11 janarit 1991, të protestonin kundër themelimit të PD si prerje në besë e partisë nga Tropoja, janë fshehur për 30 vjet mos t’ua kujtojë njeri.
Ndaj këta që marrin pjesë në antimitingjet e Berishës, thjesht duhen filmuar dhe fotografuar që të mos harrohen. Duhen publikuar me humor dhe keqardhje. Është ndoshta nderi i fundit që Sali Berisha po i bën Lulzim Bashës, i pa vetëdijshëm që po e diferencon nga plehrat dhe historitë e tij linçuese.
Ky është në fakt Berisha i vërtetë, një njeri banal, që e ka nisur karrierën prej antimitingjeve enveriste dhe po e mbyll me antimitingjet e veta. Së paku në një pikë nuk i tradhtoi enveristët. Ua mbajti gjallë traditën.
Të kam thënë gjithmonë o Mero,që shqiptarët mue më rruajnë topet!!!hahahahaha
Lexuam sot
një tjetër dëshmi
për pedagogun
Shokun sali.
.
E thënë ndryshe
Pacienti I Ylvi Vebisë
i donte basetat
te Kocka e Partisë.
.
I donte qethjet
” i huaji” i Kamýs
kare kinezçe
shtat’ lek’ e gjys!
.
Si komunist
zbritur nga Ferri
ish më i zellshëm
se vetë Enveri.
.
Kur komunizmi
po binte nga fiku
kërkonte veshjen
model Metalurgjiku.
.
Si demokrat
kur ktheu pllakën
gjithë Shqipërisë
i vuri flakën.
…
Saliu eshte i semure rende! Nuk mund te mos vesh re qe eshte i emocionuar,dridhet,syte jane larg nga cfare thote goja,levizjet e kokes dhe te syve tregojne qarte semundjen e Saliut! Keshtu ka qene gjithmone ky njeri i lindur dhe rritur ne Vicidol dhe Parta e solli ne Tirane te behet doktor! E kam njohur doktorin qe atehere kishte shenje skizofrenie! Tani kerkon perseri gjak! Kerkon te armiqesoje qytetaret mes vedit! Kerkon vllavrasjen! Kerkon te derdhet gjak ky kriminel Tropojet!
Kunder berishes jemi si ty por te lutem mos e mbro kte birin e tij Lulzim se esht me i keq se ati.
Eshte thjesht ceshtje taktike, zoti ‘Ben’,
Mero Baze e njeh Bashen, po aq mire sa njejh Berishen.
Por ne keto momente, me te drejte, Baze zgjedh te jete ne krah te Bashes, zgjedh te mbeshtese Bashen pasi, edhe pse Basha eshte nje produkt copypaste i Berishes ne metodat dhe mendesine autokratike te drejtimit te partise dhe te berjes se opozites ndaj maxhorances, perfshire fjalorin e dhunshem, shpifjen, destruktivizmin dhe molotovet, perseri ai, dmth Basha, nuk i ka pas vetes as forcen dhe as armaten e lumpenit dhe llumit te Partise Demokratike qe i jane ngjitur Berishes si muti pas kepuces me endrren dhe shpresen se, duke ju bashkuar Foltoreve, do tu kthehen privilegjet dhe llokmat qe gezonin kur ishte Berisha ne pushtet.
Dhe kjo do te thote se tani per tani, Shqiperise i duhet te heqe, te tredhe, te neutralizoje dhe te eliminoje Berishen ne rradhe te pare, si rrezikun me imediat te destabilizimit te vendit dhe per kete duhet vene ne eficence rezistenca e Beshes ndaj tij, sepse aktualisht Basha vertete nuk e ka me vete grupin trushplare agresive te Partise Demokratike, por se paku ka ruajtur grupin me te madh te deputeve te PD-se, grup qe nen presionin e USA dhe BE-se, mund te detyrohet te dakordesohet me maxhorancen e te votoje reformat thelbesore qe i duhen vendit per forcimin e shtetit ligjor, perfshire vijueshmerine e reformes ne sistemin e drejtesise, perfshire amandamentet kushtetuese qe kerkojne nje shumice te cilesuar, amandamente qe me siguri do kundershtohen ne parlament nga grupi kundershtar i bashkuar i deputeteve qe ka me vete Berisha, Meta dhe kreret e partive satelite qe i kane mandatet e tyre si dhurata nga lista e PD-se.
Prandaj ne kete kendveshtrim edhe une bashkohem me Mero Bazen, ne mbeshtetjen taktike te Bashes kunder Berishes.
Nderkaq, ajo per te cilen une ndahem me Meron, eshte perngjasimi qe ai tenton ti beje antimitingjeve aktuale te Berishes kunder Bashes, me mitingjet e Shoqates se Enverit kunder Berishes ne 1991.
Antimitingjet e sotme te Berishes ndaj Bashes, mbajne vulen dhe fytyren e berishizmit, fytyren dhe vulen e destruktivizmit te tij, te imponimit me force dhe me metoda antidemokratike dhe, me se shumti te kundraligjshme, te interesave te autokratizmit te tij, autokratizem qe gradualisht me rritjen e pushtetit te tij absolut dhe uzurpimin e kupoles se drejtesise si garanci e mosndeshkimit, u kthye ne nje kleptokraci qe i siguroi Berishes grumbullimin e burimeve kolosale financiare, pronave te paluejteshme dhe monopoleve ekonomike mbi resorset e vendit.
Me kete tradite agresive dhe jashteligjore, asnjehere te sfiduar ligjerisht nga kundershtaret e tij politike dhe elektorale dhe aq me pak te gjykuar nga drejtesia e korruptuar dhe e frustuar shqiptare, Berisha edhe arriti te deformoje politikeberjen demokratike te vendit, te shkaterroje kuptimin e fushatave elektorale te lira nga dhuna, nga kercenimi dhe lincimi. arriti te frikesoje votuesit dhe ti detyroje ata pa vullnet te lire ti bashkohen detashmenteve kriminale te fushatave zgjedhore te PD-se ose, ne rastin me te mire, ti struke ata ner shtepite e tyre, per te mos votuar per kundershtaret e Berishes.
Cilido ne Shqiperi qe ka arritur nje fare moshe dhe ka perjetuar fushatat e Berisshes, ka ne memorjen e tij se si bandat e Azem Hajdarit & CO, se si grupe kriminale dhe kapucone te zinj nga bastionet elektorale te Berishes, se si ”te fortet” e PD-se. te mbrojtur edhe nga forcat e rendit te politizuara fund e krye dhe nga strukturat e SHIK-ut te dominuara nga tropojane te Berishes, bllokonin rruget dhe sheshet e metingjeve te kualicioneve te majta, ndalonin makinat e tyre ne fushatat elektorale, ushtronin dhune e terror ne qendrat e votimit ndaj komisionereve te majte dhe deri edhe ndaj votuesve te majte, mbushnin kutite e votimit me vota fallco dhe detyronin me dhune te firmoseshin procesverbale fiktive te rezultateve zgjedhore.
Keto metoda te dhuneshme dhe antimitingjet si pjese e rendesishme e tyre qe influenconin opinionin publik, qe perhapnin dhune e terror, qe fusnin nen presion zgjedhesit dhe deformonin vullnetin e tyre te lire politik zgjedhor qe, jo rralle, arrinin qe edhe disa kandidate kundershtare nga zonat bastion te PD-se, te terhiqeshin nga kandidimi, jane produkt direkt i frymes, urdherave dhe direktivave te Berishes, arkitektit dhe zbatuesit te tyre dhe, sigurisht edhe te perfituesit te tyre, jane nje akuze e gjalle e fiksuar ne kronikat televizive dhe gazetat e kohes, te mjaftueshme per te vertetuar akuzat e DASH-it ne shpalljen NonGrada per Berishen si deformues i demokracise ne Shqiperi.
Kjo legacy kriminale quhet: Pasojat e berishizmit ne deformimin e zgjedhjeve demokratike ne Shqiperi qe, bashke edhe me aktet e mosnjohjes se humbjes elektorale, bojkotimin e parlamentit te dale prej tyre dhe dhunen post elektorale ne vend, jane shkaku qe, edhe sot 30 vjet tranzicion, vazhdon avazi i mosnjohjeve te rezultateve zgjedhore, jo i urimit te kundershtarit fitues por i akuzave dhe shpifjeve ndaj tij, vazhdon te vonohen pa asnje llogjike e arsye dalja e rezultateve, vazhdon ne pafundesi pas zgjedhjeve, kriza politike e sociale ne vend, baltosja e Shqiperise ne arenen nderkombetare dhe deri rezolutat per mospranimin e Shqiperise ne BE.
Meqe Kosova pati fatin te mos kete nje “Berishe”, ndaj edhe ben nje dallim esencial ne zhvillimin dhe ne etiketen demokratike te zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.
Pa shkuar larg ne kohe, mjafton te kujtojme zgjedhjet e fundit parlamentare ne Shqiperi te 25 Prillit, 2021, akuzat fallco per masaker zgjedhore, destruktivizmin ne seancat e parlamentit, duke vazhduar me sulmet dhe molotovet mbi kryeministri e parlament, duke kulmuar deri me djegjen e mandateve per te deligjitimizuar zgjedhjet.
Pa shkuar larg ne kohe, mjaton te kujtojme jo vetem absurdin e bojkotit te zgjedhjeve te fundit lokale te 30 Qershorit 2021, (Me Ramen kryeminister, kurre nuk do kete zgjedhje), por sidomos kercenimet se PD-ja nuk do te leloje te zhvillohen keto zgjedhje, se do te sulmoje Qendrat e Votimit, se do te djege materialet e votimit, (kujtoni Shkodren e Voltana Debile Ademit), se do te behen trazira gjate dites se zgjedhjeve dhe pas tyre, se do te behet nami e xhami.
Rezultati i kesaj fushate dhune verbale te papare?
Shumica e zgjedhesve nuk e nxorren koken nga shtepite ate dite, bojkotuan zgjedhjet lokale jo si pergjigje ndaj thirrjes se PD-se per bojkot, por nga terrori psiqik i ushtruar nga strukturat e PD-se, kudo ne qytete e fshatra, ne mitingje, intervista e konferenca shtypi, nga cfaqjet e turpshme te Kupoles se Mafies Mediatike qe shperndante 24/7 cdo nate ne studjot televizive dhunen psiqike, mashtrimin per deligjimitetin e ketyre zgjedhjeve dhe paralajmerimin se vendi do te ishte ne flake.
Per te gjithe, sic ishte atehere dhe sic eshte po aq i qarte edhe tani, egziston bindja e forte se ky operacion kriminal berishian per te hedhur ne ere zgjedhjet lokale te 30 Qershorit do te ishte vene ne zbatim ne detaje, pike per pike, nese edhe nje here nuk do te cfaqej per fatin e shtetit shqiptar, dora Amerikane qe, thjesht me nje ultimatum, deklaroi qse kushdo qe ushtronte dhune ne 30 Qershor, do te listohej si organizate terroriste ne DASH.
Kaq mjaftoi qe berishizmi te strukej mbrapsht per te grumbulluar me shume helm e molotove per te ardhmen.
Ashtu sic kaq kishte mjaftuar ne Shtator 1998, kur pas nje telefonate nga USA, beri qe berishizmi te zbrazte kryeministrine e parlamentin e djegur, te dorezonte RTSH-ne e pushtuar, te dorezonte tanket e grabitura nga Garda e Republikes dhe te nxirrte jashte selise se PD-se armatimet e renda te grumbulluara aty per te mbeshtetur grushtin e shtetit berishian, qe kishte perdorur arkivolin e horrit Azem Hajdari te vrare si qen nga konkurrenca per dominim mafioz te trafikut ne Tropoje, si koke dashi per te thyer feren e kryeministrise.
(Koka e dashit qe thyente deren e Shqupit ne 8 Janar, me solli vizionin e arkivolit te pushtit Azem Hajdari qe thyente deren e kryeministrise, vecse kete rradhe UDB-ja, nuk i kishte siguruar dot kryeagjentit te vet Berisha nje arkivol nga protestuesit e Foltoreve-mbase duhet shkruajtur ‘Fajtoreve’.
.Dhe, eshte per tu shenuar, per te qeshur dhe per te qare, por eshte fakt historik qe kapuconet e zinj berishiane te bandave tropojane, laciane mamurrsiane, bathorjane, kuksiane, te njollave te llumit ne Shqiperine e Mesme dhe ate te Jugut e per fat te keq dhe per turpin e Shkodres, edhe kapuconet e zinj te llumit te Shkodres, pasi zbrasen me urdherin e detyruar te Berishes ndertesat e pushtuara te shtetit po me urdherin kriminal te Berishes, ju kthyen zanatit qe dine te bejne me se miri llumanjotet: thyen e plackiten te gjitha dyqanet e rruges se Elbasanit dhe te bulevardit Deshmorete e Kombit nga Stacioni i Trenit, dhe u pane ne rrugete e Tiranes duke mbajtur ne krahe e kurriz televizore, lavtrice, kompjutera e cfardo qe gjenin brenda tyre.
Ky edhe ishte kontigjenti i Berishes dhe ky ishte Berishizmi ne zbatim e siper.
Ky edhe ishte urdheri i Berishes qe, ashtu si prapa perdes se zyres se tij ne kryeministri me 21 Janar urdheroi ministrin e brendshem Lulzim Basha te qellohej mbi demonstruesit duke vrare 4 te pafajshem, po ashtu, qe nga zyra e tij mafioze ne dimrin e zi te 2021-it, ne bashkrendim me kryemafiozin aleat Ilir Meta dhe me debilen e tij politike Kryemadhi, urdheronte Bashen per zbatimin e berishizmit ne fushaten elektorale, per destruktivizmin ne parlament, per farsen e Cadres ne Bulevard, per djegjen e mandateve, per bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe per nxirjen e Shqiperise ne Parlamentin Evropian dhe ne Bruksel.
Por tani, sic ndodh rendom, edhe Basha vete eshte viktime e Berishizmit, si mentalitet dhe si praktike, si dhune verbale dhe psikologjike, si dhune fizike dhe si destruktivizem.
Pervoja dhe stazhi i Bashes si cirak i Berishes, eshte ende larg nga ai i ustait.
Plus, Basha ende nuk ja arritur ti kete kaluar ne listat e tij detashmentet dhe bandat Berishes edhe pse ka ne krah te tij, eminencen e skenareve mafioze te mashtrimit e te dhunes, si Gaz Bardhin.
Me gjasa, kjo do te ndodhe se shpejti, sapo ustai non grada i DASH0it, te pushkatohet politikisht nga SPAK-u.
Dmth, sapo SPAK-u ta marre ne listat dhe dosjet e tij, jo per ta pyetur si deshmitar, por si te akuzuar.
Sakt dhe bravo
Hahahah Cuni I Sheqeres eshte bere konservator dhe do beje revolucion te sjelli demokracine, e forte fare kjo
Mero, Berishen e dime dhe cfaredo te beje me tani eshte gjys i vdekur, por mos ja zgjat shume veshet Bashes dhe mos e perkedhel sic beri Saliu se nxenesi i tij eshte dhe ka treguar cfare malli eshte.
O patronazhi mos e qelbni fare muhabetin.. Basha ka difektet e tij po ketu behet fjale te ket nje nderrim pushteti qe eshte absolutisht normal ne nje vend ne rrezik demokracie sic eshte ky yni. E ke ven re ne ca realiteti jetojme? apo fakti qe te japin 500 mije lek ne muaj ne admnistrate qe te merresh me komente ne internet ta ka erresuar vetedijen.. mos u bej skllav i atij sistemi, si ti dhe ne meritojme me shume. Ne realitetin shqiptar ku nuk ekzistojne institucione te pavarura nuk mund te rri nje parti me shume se 2 mandate se e ben fare balte. Sic isha kunder Berishes ne 2013 jam sot kunder Rames
Per te gjithe ata qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te kuptojne dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor dhe barbar sa Berisha, me mercenare vrases qe tani thote se nuk i njeh. Prandaj vazhdoni mbroni Bashen, se kohe me vone do kuptoni se po mbroni nje Berishe 30 vite me te ri
Basha dhe Berisha jane e keqja jo vetem e PD-ke por e te gjithe shqiperise.Duhet te zhduken qe te dy dhe ne krye te saj te vij nje i ri me edukat perndimore.
Mero. Për hir të së vërtetës, pavarësisht se kush është dhe si ështl Saliu, dje në Shkodër nuk qenë 20 vetë. Pajtohem me komentueesit e mësipërm se Basha është i poshtër si dhe vetë Saliu. Me paturpësi thotë nëpër takime se PD nuk është parti e dhunës dhe bën sikur harron dhunën që ka përdorur vetë kundër institucioneve me molotov.
Mero Baze, mos u merzit qe rishtazi te kerkoj qe te kryesh nje detyre brenda profesionit tend .
Te sjellesh informacion se sa vertetesi ka ajo Padia e Sali Berishes nga Vicidoli ndaj Anthony Blinken nga Washingtoni atje ne Paris!
Jo per gje po per ate Padi as Saliu nuk flet me, as ndonje gazetar nuk e pyet fare. Tung!
Kujdes me termat Mero djali. Ç’është kjo “kulturë berishiste”. Berishmi është antikulturë, antivlerë.
Lulzim Basha Kryeminister per ti dhene fund epokes qelbur 30-vjecare te qeverive me kryeministra Bajgat e dhjetor 1990 te Ramiz Alise .
Si dhe per nje arsye tjeter – Lulzim Basha zboi nga PD Sovjetikun Sali, dicka qe nuk e bene askush nga ata qe Saliu u dhjeu e shurroi ne koke per 30 vjet (perfshi edhe autorin e Editorialit)
Tashme Edi Rames nuk i vlen me ajo Kaseta 8 vjecare – Basha kukulla e Saliu + Po ika une, do vije Saliu
Mero,po me detyron ta humbas respektin per ty sepse po e ndan birin nga babaj ,jane njeri me i keq se tjetri prandaj e ke kot,do humbasesh respektin e lexueseve duke propoganduar Lulin si shpetimtar te Pd dhe Shqiperise.
Ke hyer ne rruge te flliqur.
Ndersa sot me 17 Janar 2022
Edi Rama me dore ne zemer pret Sulltan Erdoganin
Mero Baze merret me Saliun si gjithmone…
…kurse mbare punonjesit e “Shendetesise falas” presin prej 10 ditesh ato Rrogat e muajit Janar !
Bravo Vjosa. al.
I paske ruajtur mire gazetat. Te gjithe arsenalin e thashethemeve e paske nxjerre .Merri dhe dergoi ne SPAK. Çoi edhe nje kopje Kimetes. Ky eshte mentaliteti komunist. Me opinione “Ej kjo ka dale edhe ne gazete more ” e beni njeriun fajtor. Kto qe shkruan ti jane shqyrtuar edhe ne gjykata tashme dhe NUK KA ASNJE AKUZE PER BERISHEN. As Kryerilindasi nuk ja kopsiti dot dosjen per 8 vite jo se nuk donte por se opinionet e gazetave tifoze sti pjerdh asnje gjykate sado e varur te jete.