Hakërrimat e Sali Berishës ndaj mbështetësve të Bashës

22 Janar 2022, 18:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një hakërrimë të Sali Berishës ndaj çdo politikani, intelektuali apo gazetari, që në betejën mes tij dhe Lulzim Bashës, nuk është në anën e tij. Pasi u është lutur për javë e muaj të tëra të kalojnë në anën e tij, pasi u ka ofruar gjithçka që të mos mbështesin Lulzim Bashën, pasi ka dërguar të birin redaksi më redaksi për të paguar pronarët e mediave, tani ka filluar i sulmon publikisht emër për emër, ata të cilët nuk i ka blerë dot.

Kështu bëri me Agron Gjekmarkajn dhe vazhdoi me Mark Markun. Kështu bën me çdo kryetar PD degësh, duke gërmuar sulme të kundërshtarëve ndaj tyre dhe duke i vënë në gojën e tij.

Por ajo që më bëri përshtypje në sulmin ndaj dy pedagogëve të angazhuar në PD, Gjekmarkaj dhe Marku, ishte çudia që kishte Sali Berisha, se si këta ishin kritikë dikur me Lulzim Bashën dhe tani janë dakord me të. Dhe kërkon një shpjegim për këtë pasi mendon se ka gjetur më në fund, çelësin e shpjegoi me “besëprerjen” e madhe.

Nuk është larg së vërtetës. Shumica e njerëzve që kanë kritikuar, sulmuar apo braktisur Lulzim Bashën, e kanë bërë për shkak të Sali Berishës. E kanë bërë duke parë pafuqinë që ata kishin ta trajtonin Lulzim Bashën si kryetar të tyre, pasi gjithmonë pas tij ishte dikush tjetër që merrte vendime okulte. Dhe për këtë, Lulzim Basha i ka merituar gjithë kritikat që i kanë bërë. I ka merituar dhe divorcet, dhe braktisjet, dhe përplasjet.

Sali Berisha mund të gjejë njëqind personazhe, një mijë personazhe, apo dhjetë mijë të tillë, që kanë qenë kritikë me Lulzim Bashën para 9 shtatorit dhe janë dakord me të pas 9 shtatorit, por nuk gjen dot asnjë që të ketë qenë kundër Sali Berishës para 9 shtatorit dhe tani të jetë me Sali Berishën. Kjo tregon se krye-arsyeja e hemoragjisë në atë parti ka qenë Sali Berisha.

Përgjigja e atyre që dje kanë qenë kritikë me Bashën dhe sot janë pro tij, është e thjeshtë. Për shkakun tënd Sali Berisha, kanë qenë kritikë me të dhe janë sot kundër teje!

Por sot, 600 mijë votues të PD, kanë të gjithë një pyetje që Sali Berisha nuk u jep dot përgjigje. Si shpjegohet që ky njeri deri më 9 shtator të vriste për Lulzim Bashën dhe pas 9 shtatorit, kur Lulzim Basha zgjodhi mes fatit të PD dhe orientimit të saj perëndimor dhe Sali Berishës, ky i fundit u kthye në një përbindësh ndaj tij dhe PD?

Kjo pyetje ka vetëm një përgjigje. Dhe ajo është halli i familjes Berisha, si familje e damkosur për korrupsion domethënës, minuese të demokracisë dhe shantazhuese e sistemit të drejtësisë, prej SHBA-së.

Sali Berisha ka kuptuar tani braktisjen e madhe dhe po hidhet në sulm me emra konkretë. Pak ditë më vonë do ta dëgjojmë kur të sulmojë kryetarë partish që nuk do të denjojnë të jenë në një koalicion me të. Më pas dhe njerëz që sot janë me “Foltoren”, që do ikin papritur nga skena.

Ai pak nga pak po përballet me një rrethim ligjor, politik, etik, madje dhe psikik, duke mbetur vetëm me një grusht të marrësh, që ruajnë selitë e PD kur ikin rojet dhe hyjnë nga dritaret të bëjnë fotografi.

Dhe kjo e gjitha e ka tërbuar, kur kupton që në KQZ nuk regjistrohet dot, aleatët e zakonshëm politikë nuk e fusin në ombrellën e tyre, madje as ne ceremoni publike nuk e thërrasin më. Kjo e ka bërë të humbasë qetësinë dhe t’i turret atyre që mendon se e kanë tradhtuar.

Kurse vet nuk përgjigjet dot, pse pas 9 shtatorit  është kthyer në një armik të madh të PD dhe Lulzim Bashës. Se nuk është kollaj të pranosh që nuk je më sundimtari i PD. Madje as anëtar i saj.

Përpiqu një herë me zë të lartë të bindësh veten tënde, që nuk je më askushi, pastaj pyet të tjerët, pse nuk janë me ty, por me Lulzim Bashën.

13 komente në “Hakërrimat e Sali Berishës ndaj mbështetësve të Bashës”

  1. Artan says:

    Cfare llogjike te forte e te mprehte ke Mero Baze, e njekohesisht dhe argetuese

  2. Benjamini says:

    Sali Berisha nuk eshte vetem rrot kari po dhe nje specie e ndyre deri ne palce Bije ere si dhi e zgjebosur dhe nuk i afrohesh dot

  3. Drejtesia says:

    Mbremja nuk mbyllet pa lexuar editorialin e Meros sepse eshte nje shkolle me vehte nga menyra si i sheh dhe trajton problemet. Pena top per te shkateruar vampitet qe na pine gjakun 30 vjet.

  4. xheJ. eN. Bi. says:

    Profet ka qënë Namik Hoti… dhe dita me ditë bindemi se Sali Bërisha s’ka më fuqi të mbahet mbi kal nuk po ka dëshirë të zbresi. Po shë e afërt është dita që do ngelet vetëm me një grusht fanatik të tij dhe ky do jetë “plumbi” për të cilin thoshte N. Hoti.

    1. pesimisti says:

      Te gjithe ata qe e kane pritur me padurim,denimin e merituar te sharlatanit me emrin (Salih Byrisha) sot po jetojne komedin qe historia ja rezervoje ketij palaçoje.
      Agonia per ate ç’fare pritet te te ndodhi eshte me e rende se vete vuajtja qe do kalosh.
      Salen e zuri mallkimi i gjithe popullit!
      Me mire nje fund i dhimbshem,sesa dhimbje pa fund.
      Perjashtimi nga PD,braktisja nga te gjithe ata qe mendonte ae i ka nen kontroll dhe agonia me te cilen perballet se ç’fare do i ndodhi,,me siguri qe jane dhimbje e madhe pa fund.
      Sales i uroj qe te mos denohet(se denimin e ka marre nga populli shqiptar me kohe)por te sorollatet neper dyert e gjykatave deri sa ti dali shirting!

  5. Franz Kafka says:

    Per te gjithe ata analiste qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te kuptonin dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor dhe barbar sa Berisha, me mercenare vrases qe tani thote paturpesisht se nuk i njeh, njesoj si thoshte Bardhi per ate qe vrau ne Elbasan, apo si thoshte Berisha per kunatin ne Gerdec. Prandaj vazhdoni mbroni Bashen se kohe me vone do e kuptoni se po mbroni nje Berishe 30 vite me te ri

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berishës i ka mbetur ” Foltorja” !
    Si ish komunist mund të provoj të ofrojë shokët e tij besnik, komunistët .
    Jam i sigurt se numri i komunistëve do jetë më i madh se i demokratëve .

  7. Dajti says:

    Hallin e Saliut nuk ja uroj askujt,por Saliu meriton me shume se care e ka zene,me ate qe u ka bere shqiptareve keto 30 vjet ai meriton te varet ne sheshin Skenderbej.

  8. malesori says:

    Sali Berisha është me të vertetë i poshtët, por më të poshtër dhe bythllëlëpirës se mender pedagogët Gjeknarku, Mark Marku dhe gjithë gjekët dhe markët e tjerë, zor se gjen në PD.

  9. Ben says:

    O gazetar, basha&berisha te sqarojn 21 janarin se ishin bashk. Mjaft o burr tu mbrojt bashen e company. Kaq kisha.

  10. pesimisti says:

    Te gjithe ata qe e kane pritur me padurim,denimin e merituar te sharlatanit me emrin (Salih Byrisha) sot po jetojne komedin qe historia ja rezervoje ketij palaçoje.
    Agonia per ate ç’fare pritet te te ndodhi eshte me e rende se vete vuajtja qe do kalosh.
    Salen e zuri mallkimi i gjithe popullit!
    Me mire nje fund i dhimbshem,sesa dhimbje pa fund.
    Perjashtimi nga PD,braktisja nga te gjithe ata qe mendonte ae i ka nen kontroll dhe agonia me te cilen perballet se ç’fare do i ndodhi,,me siguri qe jane dhimbje e madhe pa fund.
    Sales i uroj qe te mos denohet(se denimin e ka marre nga populli shqiptar me kohe)por te sorollatet neper dyert e gjykatave deri sa ti dali shirting!

  11. Trotski says:

    Dua apo nuk dua ta them: PUNA ESHTE SE ME PERJASHTIMIN E PERBINDSHIT TE VUçIDOLIT SALI KERMES -Lulzim Basha eshte ridimensionuar dhe duhet gjykuar ndryshe nga ma pare.

  12. Askushi says:

    HAPIM TELEFONIN SHOHIM FYTYRAT E SALI PESHKAQENIT, LUL KOK NGJYMIT ,ILIR FLORIRIT ,, JAN FYTYRAT ME TE URRYERA KARAGJOZ PA KARAKTER PA PERSONALITET ZIHEN KOT SE NEDARK HAN BASHK DHE KJO LOJ ESHT QE SALIU DHE LILUSH FLORIRI TE BEJN CESHT E MUNDUR TE MOS FUTEN BRENDA NE BURG DHE LULI SI SHERBETOR I TYRE BEN LOJEN QE I THON ATA , LULUSHI ESHT NXENESI SALIUT DHE DO BEJ CFAR I THOT MESUESI NUK KA SHANS LULUSHI TI KTHEHET SALI GERDECIT SE E SHIKON VETEN SI REMZI HOXHA DHE TREBICKA .KETA BEJN LOJ ME NJEREZIT QE I SHKOJN PAS .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje