Nga Mero Baze
Këtë të hënë Sali Berisha u përball për herë të parë zyrtarisht me mungesën e legjitimitetit të “Foltores” së tij, kur Kuvendi i Shqipërisë respektoi kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e deputetëve të tij nga grupi parlamentar dhe zëvendësimin në postet në Kuvend.
Për ta zbutur paksa dhimbjen nga ballafaqimi me realitetin, Berisha shmangu shkuarjen në Kuvend dhe më tej ja besoi Flamur Nokës arsyetimin e kësaj disfate, ngaqë ai është i vetmi në atë listë që mund të thotë budallallëqe pa ju dridhur zëri. Të tjerët ju shmangën debatit.
Ky proces i ballafaqimit të “Foltores” me legjitimitetin e saj, do të vazhdojë më tej në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe me radhë në zgjedhjet e rregullta, duke vënë në siklet dhe mbrojtësit e mëdhenj të revolucionit të tij.
I pari prej tyre është Ilir Meta. Ai shtyu zgjedhjet e 30 qershorit 2019 me një dekret që nuk ja përfilli njeri, për datën 13 tetor 2019, dhe për këtë shkak ka dy vjet që nuk dekreton zgjedhjet e pjesshme, pasi sipas tij, këto zgjedhje ai nuk i njeh, pasi burojnë nga 30 qershori, që është i paligjshëm.
Por befas tani, pasi ka kuptuar se zgjedhjet e pjesshme mund të dëmtojnë Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, u bë “dashnor” i zgjedhjeve. Vetëm disa javë më pare, kur Gjykata Kushtetuese u shpreh kundër tij, ai refuzoi të dekretojë zgjedhjet. Por sapo në horizont pa që mund t’i përdorë këto në favor të tezës se një PD e përçarë është një PD e humbur, po shkëmben letra dashurie me Celibashin, duke luajtur kukamfshehti.
Njësoj si Meta po sillen dhe mbështetësit më të mëdhenj në shtyp, të bojkotit të 30 qershorit. Dhe ata kishin si tezë kryesore që në ato zgjedhje nuk duhet marrë pjesë, vazhdojnë të mbrojnë tezën se 30 qershori është i paligjshëm, ndërkohë dhe ata befas kanë kuptuar se është një rast për të provuar në kurriz të PD, se çdo të thotë përçarje elektorati dhe janë bërë papritur, për fat të mire, dashnorë të zgjedhjeve të pjesshme.
Nuk e kanë keq. Më mirë vonë se kurrë. Por problemi që ata kanë, është se duan të perdorin zgjedhjet lokale për të goditur Bashën dhe jo Ramën. Edi Rama për herë të pare ka shansin t’i fitojë të gjitha ato bashki, pa ndonjë meritë, ashtu sikundër Basha mund t’i humbasë të gjitha pa ndonjë faj. Që të matet me Bashën, Sali Berisha duhet të regjistrojë parti të tij dhe pastaj të krahasohet me vota në elektorat.
Duke i ikur garës, duke u fshehur pas mungesës së vulës dhe siglës, ne kemi shanse të kemi vetëm një rezultat, atë të Lulzim Bashës. Sali Berisha, ose do fshihet pas Ilir Metës, ose pas elementëve të tjerë lokalë, të afërm me racën e tij, por do bëjë kujdes deri në fund që askush të mos ketë mundësi t’i numërojë sa vota ka. Siç e bëri më 11 dhjetor.
O Mero…?????po të kam thënë,që shqiptarët më rruajnë topet mue!!!???
Mero je i painformuar per levizjen e fundit te Berishes.Muli dhe ideologu i foltores dhendri i Zhulalit thane qe do futen ne zgjedhjet e pjeseshme vendore me kandidate te pavarur dhe do i fitojne te gjitha
Po mer mero plehu, taman, me 11 dhjetor Berisha “I fshehu “delegatet ne Airalbania. Askush nuk I pa dot.
Teli me gjemba akoma meresh me komunistin Berrisha ti paske mbaruar te rroshe vete .
Liri demokraci poshte kumunizmi nano ik dy gishta larte haaaaaa analfabete partia ka ideollogji ka programe pd ka filozofi pasurimin e familjes kriminale Berrisha o bufe pulash
Berisha nje kerme per sorrat. Kerkon destabilitet, por po i kthehet ne unitet. Meta shume shpejt do shpallet non gratta per tiu bashkuar kermes sali.
Mazhoranca nuk mund te shkoj te bashkepunoj me nje President te shkarkuar. I cmenduri u normalizua momentalisht dhe shife cmendurine e rradhes. Ceshtje kohe. Destabilizues ne vetshkaterrim. Saliu te hapi parti te re dhe te regjistroj aty 44-ter mije delegatet. Po zdeshi, te rrij rrugeve. Sali, jeto e shiko Sali…
Ka te pakten 100 vjet qe kushdo qe ka qene ne pushtet, me 17 janar ka thene dy fjale per Heroin Kombetar Gjergj Kastriotin Skenderbeun ne diten e tij te vdekjes!
Perjashtim ben vetem ky Ed a Edvin Rama qe pikerisht ate dite pret me poture ulur Sulltanin e Stambollit !
Dhwe eshte po ky Ed a Edvin qe me pare mbuloi per turpin e tij me carcafe te zinj Monumentin e Skenderbeut ne sheshin qe mba emrin e Heroit Kombetar…se do binin bythperpjete per tu falur Talebanet para xhamise!
Po tu duken normale keto ty Mero Baze, vazhdo akoma eshte sot merru me Saliun.
O Mero ka ardhë koha gazetën ta quash: “Gazeta BERISHA”
Une kam 25 vjet, qysh nga Lufta Civile 1997, qe e kam denuar Sali Berishen ne ndergjegjen dhe bindjen time me varje ne litar.
Meqenese politikanet e Partise Socialiste ne pushtet u treguan trumcake dhe tashme nuk ia vlen me litari,
i them grupit antibashe te riothemelojne Partine Republikane, homologe me ate qe do te marre pushtwtin ekzekutiv ne SHBA.
Prej dy javesh qe punonjesit buxhetore presin rrogat e Janarit akoma te pa levruara nga “Shendetesia falas”!
Infermiere, sanitare, shofere ambulancash, punonjes te sektorit prapavijes qe me rrogat e tyre mbajne familjet, nuk kane asnje informacion se kur do tu paguhet djersa e tyre.
E te mendosh se dhjetori 2021 ishte i 9-ti qe “Shendetesia falas” u mohon edhe shperblimet e fund-vitit.
PD fatemiresisht eshte ndare ne dy pjese,detashmentin SS “Skanderbeg” te Xhaferr Deves e ka mare Sali krimineli,kurse BABALE partine e trashegoj Lulushi.
Mero lexoje mire kete si un do te them dhe bej edhe nje shkrim per kete : Saliu ka dy qellime , i pari ti prishe pune Lulzim Bashes dhe i dyti duke e ditur se Lulzim Basha hum del dhe bertet, a eshikoni se nuk fitohet me Lulzim Bashen prandaj duhet te zhduket sa me pare dhe provon ato akuza si ka ngritur kunder tij si humbes