21 Janari, ka marrë hak vetë!

21 Janar 2022, 19:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Drejtësia nuk ja doli dot të vinte në vend nderin e saj për 21 Janarin. Njeriu simbol i asaj tragjedie për më shumë se dhjet vjet, është përpjekur t’i ikë drejtësisë, dhe sot e kësaj dite ende nuk është pyetur pse vrau katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në mes të bulevardit.

Ai ka shkuar në Prokurori të japë sqarime pse ka sulmuar zyrat e PD më 8 janar, por ende nuk ka shkuar para ndonjë prokurori pse ka vrarë katër qytetarë më 21 janar 2011. Ende nuk ka shkuar të dëshmojë pse tentoi të fshehë vrasjet dhe të shpallë opozitën si vrasëse të protestuesve.

Ende nuk ka dhënë shpjegime, pse premtoi se do vinte në dispozicion kamerat e Kryeministrisë dhe serverin e tyre dhe e zhduku dhe fizikisht. Ende nuk ka dhënë shpjegime, pse terrorizoi Prokurorinë që të mos merrte në pyetje gjashtë gardistët që u identifikuan si autorë të zjarrit.

Ende nuk ka dhënë shpjegime, pse e shpiku skenarin e grushtit të shtetit, duke futur në listë presidentin, kryeprokuroren dhe katër gazetarë. Ende nuk ka dhënë shpjegime pse krekosej me vrasjet dhe premtonte se mund të vriste dhe 3 mijë të tjerë nëse kalonin gardhin e Kryeministrisë.

Ende nuk ka dhënë shpjegime pse refuzoi ekspertizën amerikane për ngjarjen dhe pse prishi provat në oborrin e Kryeministrisë. Ende nuk ka dhënë shpjegime mbi të gjitha, pse nuk e la drejtësinë të hetonte dhe ndëshkonte qoftë dhe vrasësit e thjeshtë.

Do të mjaftonte vetëm 21 Janari, që Sali Berisha jo vetëm të largohej nga politika dhe t’i dorëzohej drejtësisë, por as mos të guxonte të dilte vetë nga burgu dhe nëse e falnin. Por ai e sfidoi drejtësinë, politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare, duke bërë të kundërtën, duke penguar drejtësinë, duke e përdorur 21 Janarin si një test për besnikëri ndaj tij brenda partisë dhe më tej akoma, për të dekurajuar protestat në të ardhmen.

Por pas dhjetë vitesh, në vend që drejtësia të marrë “hak” për 21 Janarin, ka ndodhur e kundërta. 21 Janari po merr hak ndaj vrasësve.

21 janari i 2022 i gjen dy personazhet kritik të 21 janarit 2011 më të poshtëruar se kurrë. Ilir Meta , njeriu që ndolli furtunën e zemërimit më 21 janar dhe që përfundoi me katër të vrarë e 36 të plagosur, sot është një i ndëshkuar nga zoti. Siç mund ta shikoni në ato që flet me zë dhe figure, është thjeshtë një njeri që “i kanë ikur pëllumbat”.

Ai është një president i shkarkuar, një politikan i frikësuar nga haluçinacionet dhe makthet e jetës së tij politike, një njeri në konflikt verbal dhe institucional me SHBA dhe gjithë liderët perëndimorë, i izoluar dhe bojkotuar nga çdokush që shkel në këtë vend, që tani si axhendë ditore ka të recitojë ndonjë vjershë në Instagram.

Dhe po ta kishim dënuar, dhe po ta kishim gjykuar, dhe po ta kishim hetuar apo sekuestruar pasurinë, do ishte version më i lehtë ndëshkimi, pasi do ruante një lloj profili kundërshtari. Dënim më të madh se ky që i ka dhënë 21 janari i 2011 duke e çmendur, praktikisht nuk mund t’i jepnim.

Personazhi tjetër, ai më i rëndësishmi, që në fakt mendoi se duke u krekosur me vrasjet e 21 janarit, do të imponohej përjetësisht në këtë vend si njeri me të cilin nuk përballet dot askush, përfshi drejtësia, është dhe më keq.

Fillimisht ai ka marrë një ndëshkim të përjetshëm, së bashku me familjen e tij, duke u damkosur si minues i demokracisë, të akuzuar për korrupsion domethënës familjarisht dhe shantazhues të drejtësisë. Ky është epitafi që ai do të ketë në varrin e historisë, për të cilin, ndryshe nga të vdekshmit e tjerë, këtij ju dha dënimi ta shikojë i gjallë si do quhet i vdekur.

Më tej akoma, ndëshkimi ndaj tij u thellua, kur pa se jo vetëm që nuk trembte dot kundërshtarët si vrasës, por as të vetët brenda partisë. Përjashtimi i tij nga Partia Demokratike nga njerëz që ai besonte se i kishte bërë palë në krimet e tij, është nga ato drama që kanë shembur perandori e jo më një ngrehinë karakatinë siç ishte partia private e tij.

Lulzim Basha mund të mos bëjë më asgjë në këtë jetë, mund dhe të shkëlqejë apo të humbasë, por ai ka hyrë në histori ndërkohë, me këtë nder  që i ka bërë shoqërisë shqiptare, duke ja hequr stolin mbi të cilin krekosej një vrasës haluçinant i Shqipërisë për tridhjetë vjet.

Të shikosh sot Sali Berishën me vare e qysqi në duar, të kërkojë t’i hapin portën e partisë në emër të së cilës ka bërë gjithë këto krime, të shikosh sa i frikësuar ndjehet që nuk është më sigla e PD ajo që i jep imunitet, e kupton se këtij nejriu asgjë s’do ti bënte burgosja për vrasjet e 21 Janarit, se sa i ka bërë kjo telendisje dhe degradim personaliteti që po i ndodh.

Askush nuk ka shpresuar ta shikojë Sali Berishën në ditë më të keqe se sa kaq. Burgu do ishte një nder i madh për të, pasi do ishte heroi i një pjesë trushpëlarë. Tani ai në fakt është bërë figurë qesharake kombëtare dhe një dordolec për trushpëlarët e vet, që nuk tremb dot as pastruesen e PD.

Dhe ky është një ndëshkim që e ka nga 21 Janari. Sali Berisha dhe Ilir Meta tentuan që pas 21 janarit 2011, për të shpëtuar veten, pushtetin dhe familjet e tyre, të ndryshonin Shqipërinë, të ndryshonin drejtësinë dhe të kishin gjithçka nën kontroll. Makthi i krimit i shtyu të bëheshin këta që janë sot, viktima të poshtëruara të 21 Janarit. Të vdekur dhe të pakallur.

36 komente në “21 Janari, ka marrë hak vetë!”

  1. kthhh says:

    Mero ky shkrimi sot eshte thjesht frustrim i yti por edhe i shumices se shqiptareve per mungesen e drejtesise ne kete vend. Nuk ka asnje lloj zevendesuesi tjeter per drejtesine e munguar, as karma e as denimet e zotit nuk jane kure per pandeshkueshmerine e krimineleve.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Salës më të gjallë
      ia vure Qylafin
      kërrusur mbi varrë
      lexon epitafin.
      .
      40 vjet kalorës
      kish bërë djalë Shiqerja
      nga kali e xbriti
      Lulzim Tallaferja.
      .
      Se: E pur si muove
      Rrotullohet Bota
      ndaj do mbetet Sala
      nëpër anektoda.

      Obobo ç’na gjeti
      lojti na fiqiri
      Presidenti ynë
      Ai më i miri.
      .
      Sa andej këtej
      me këm e me duar
      lexon poezira
      duket, ka shkalluar.
      .
      Boll më, 30 vite
      na u bënë barrë
      sosëm kësaj dite
      heqshi këmën xarrë!

      1. GOPISTI I NESHERAKUT dobic i shefit te llogarise ish-parkut says:

        lul basha po e fakton çdo dire qe ai eshte i gatshem te vrase me gjakftohtsi,nje njeri frikacak mund te veproje keshtu,ai e verteton qe urdherin me 21 janar e ka dhene gjakftohte dhe ka vrare 4 hallexhinj te perdorur dhe nxitur nga rama per ta demtuar qeverine,kta te dy bashke me saliun jane nhejte fajtore dhe duhet te arrestohen te 3 per vrasjen e 4 personave perpara kryeministrise.MJERAN i piset qe te vjen era perrç,publikoje se e kam futur dhe saliun bashke me padronin tend qe ti i kthen dhe bithen per para. MOS CENSURO O qenje e Felliqte

      2. GOPISTI I NESHERAKUT dobic i shefit te llogarise ish-parkut says:

        Ketij qe hiqet si “gopist” vjershator,xhaxhai im shefi i ish-parkut i qinte mamane nje bythe dhe gjoksmadhe,xhaxhai te emen e ketij “gopistit” e kishte si gruan e tij dhe duke e qire gjidhandej ate kurve e polli dhe kete dobiçin qe kurre nuk do ia marre hakun mamase se tij.

        1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


          ??
          Aty rri
          te NSHRAK-U
          se unë të qi
          ç’a të mban praku
          Xhajës mbesat
          dhe ty gruan
          meqë mirë
          .arin ma rruan.

          P.S.
          Unë nick name kur e zgjodha
          qëllimisht ia futa kot
          që të hash mut sa të duash
          prapë se prapë nuk më ndot.
          .
          Jam IT në profesion
          që herë herë vargje tjerr
          zorrën e bythës, po të dua
          si astar xhepi t’a nxjerr.

          1. GOPISTI I NESHERAKUT dobic i shefit te llogarise ish-parkut says:

            Une te kam qire dhe gruan,dhe gocen,e din mire ti o familje shkerdhyer,ti kam qire 3-she biles bashke me motren tende,ju kemi qire familjarisht o ndyresire.Do te gjej dhe do ti jap zorret tua ne dore o moterqire dhjeraman.

  2. Teli says:

    Me kete shkrim Meroja e ka deshmuar se vuan nga sindromi Berisha. Eshte bere per te ardhur keq vertete. Rrethi shoqeror apo familjar duhet ta ndihmojne duke e derguar te psikiatri.

    1. Shoku yne Teli says:

      Teli ose nuk di te lexoshe ose nuk di te kuptoshe cfare ke lexuar ose je tru shpelare apo talibane shkrimi eshte i thjeshte i sternjohur dhe pa nota urrejtje te keshilloje te shkoshe te mjeku pasi shpeshe here nje skizofreni i duket sikut te tjeret jane te semure

    2. mirel says:

      Zagaret shqupisa ndyresira le te lehin per Salikriminelin, Mero e ka qendisur kete artikull, drejtesia le te bej punen e vet…

  3. Unfortunately says:

    21 Janari ka marr hak se i ka dhene Rames 3 mandate por edhe te katertin.

    Vrasesit nuk jane perpjekur ti ikin drejtesise, jane aty dhe i bejne karshillek. Perkundrazi jane penduar qe nuk vrane me shume, perfshire dhe Ramen vete.

    Na kane mbaruar fjalet dhe na eshte sosur durimi por me e rrezikshme eshte humbja e shpreses. Opinionit publikit po i serviret ideja qe nese shteti bene nje krim ne mes te dites, hapur dhe pa ndrotje drejtesia nuk leviz. Nuk ka rendesi kush eshte ne krye te shtetit, vrasesit amnistohen persa kohe vrasin per shtetin.

    Pyetja e 13 qe mungon per keshillimin kombetare:

    Disa njerez mendojne qe autoret e vrasjes se 4 njerezve ne bulevarde me 2011 ende nuk kane dale para drejtesise. Ju si mendoni a duhet ministria e drejtesise te ndjek hapat ligjore sipas vendimit te Gjykates Evropiane te se drejtave te njeriut me 2018 per te rihapur hetimet per 3 te vrare? A duhet Policia te ndjek dhe te nxise hetimet per vrasjen e Aleks Nikes vrasja e se cilit ende nuk ka shkuar ne gjykate ?

    1) Po
    2) Jo
    3) Nuk di te gjykoj per kete ceshtje ( nuk jam gjykates, nuk jam prokuror, nuk eshte 45, jemi ne tjeter sistem, mos ma kerkoni mua)

    1. Mondi says:

      Nuk jane perpjekur ti ikin drejtesise? ????.Se mos eshte torollak si ty ai ti “iki “drejtesise ashtu si mendon ti.

  4. Lato Dermani says:

    Fjala jote në Veshin e perëndisë o Mero Baze……?
    Vetëm perëndisë…. Ti lutemi.???
    Të gjithë politikanët, të majtë e të djathtë, USA ambasador, EU ambasador, të gjithë vetëm fjalë, fjalë, fjalë……na çanë bythën me fjalë.
    U lodh e u ngop ky popull vetëm me fjalë, fjalë, fjalë…….
    Boll ma.
    Boll.
    ❗️❗️❗️
    ❓❓❓

  5. E verteta says:

    Shkrim qe vetem ti Mero mund te qendisesh duke ju bere skanerin e ju nxjerre cdo te palare ne shesh. Ke merite te pa diskutuar per katandisjen e tyre ne kete derexhe. BRAVO!

    1. Arjan says:

      Vetem idiotet thone qe 21janari ka marr hak vete ,dhe felliqsira qe vazhdojne ndjekin udheheqesa te pabese qe mbi jetet e 4 qytetareve te vrare me 21 janar qendrojne ne pushtet.4 shtetas shqiptare qe shkuan mish per top per ripjelljen dhe keta shkerdhata politikane te PS nuk kane burrerine te gjenin vrasesit e tyre pas me shume se 11 vite dhe vazhdojne genjejne dhe del merua na tregon barcaleta per saliun se e ka pas shok te ngushte pak para se te vinte rahmuti ne pushtet i thurrte lavde kriminelit sali dhe lulushit 7×7=42.

    2. Student Horr i dhjetorit says:

      “Pyet” te vraret e 21 janarit e ka qendisur apo jo Mero. Mero ka qendisur faqezezellekun e tij, te qeverise e te Parlamentit.

  6. Loni pe benoni..e peti ... says:

    Mir e the po kujt ja the .
    Kafsha ka kanunin per busull e vetem njeri nuk vjen ere.
    Shyqyr qe ja hoqi bota siguresen e zoti po I jep hakun se do rrojme e do shohim si do shkoje kjo pune .

  7. ZHEJI koke pa lari says:

    MERO .BAZE PERSE E KE ANASHKALUAR LULUSHIN ISHTE MINISTER I BRENDSHEM RESPONSABILITETI I TIJE ESHTE ME I MADHE SE I BERRISHES BASHKPUNTORE NE KRIME DHE FSHEHES I KRIMIT .
    TE TRE JANE PERGJEGJES PER VRASJET TE TRE JANE PERGJEGJES PER DJEGJET .
    E HARROVE LULIN KUR THOSHTE TE DJEGIM KRYEMINISTRINNUK DO TE THOTE QE JA FUTI BERRISHES DHE DOLI I MIRE

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Salës më të gjallë
    ia vure Qylafin
    kërrusur mbi varrë
    lexon epitafin.
    .
    40 vjet kalorës
    kish bërë djalë Shiqerja
    nga kali e xbriti
    Lulzim Tallaferja.
    .
    Se: E pur si muove
    Rrotullohet Bota
    ndaj do mbetet Sala
    nëpër anektoda.

    Obobo ç’na gjeti
    lojti na fiqiri
    Presidenti ynë
    Ai më i miri.
    .
    Sa andej këtej
    me këm e me duar
    lexon poezira
    duket, ka shkalluar.
    .
    Boll më, 30 vite
    na u bënë barrë
    sosëm kësaj dite
    heqshi këmën xarrë!

  9. Ms says:

    Edhe pak durim! Drejtesia po e kap me qerre lepurin e dhjerë Sali Berisha.

  10. meli says:

    Sali Berisha eshte nje bishe qe akoma nuk ka dhene shpirt e per pasoje ky kodosh populli akoma do te shohi krime nga dora e tij.Lul Basha nese shpeton nga bemat e Saliut tregon se ane bashke me te njejtin qellim ,rezimin e Edi Rames si pengese kryesore ne planin e tyre afatgjat duke okupuaar te gjithe Shqiperine me rembim pronash e pasurish !Ndyshe ,ndryshe Lulezim Basha do te perfundoje si te gjithe kundershtaret e tij me ndonje “infarkt miokardi” dhe gjithçka do te mbyllet si me pare!Ndaj Luli duhet te ruhet nga lakenjte qe ka prane ,ndryshe do ti bashkohet listes se te humburve ne “Partine e Dallkaukeve”!

  11. Draper dhe Cekan says:

    Sot tha koqja e majte se 21 janarin e lau me reformen ne drejtesi
    Kryetari komshi me saliun dhe meten.
    Per ironi, dhe koqja e djathte bie dakort me te majten
    Ja pra 10 vjet editoriale pa pushim e lan 21 janarin ne duart e zotit!
    Kaq per sot ajdeni neser per dozen e radhes te trushpelarjes

    1. LokuOtr says:

      Je i sakte !

  12. Taulant says:

    Harrove te shkruash dicka edhe per ‘vrasesin me pagese’ te 21 Janarit Edi Rama.
    Ishte Rama qe nderseu turmen per te djegur kryeministrin.
    Ishte Rama qe organizoi protesten kunder Metes.
    2 vjet me mbas beri aleanc me Meten dhe 5 vjet me vone e zgjodhi President.

    1. Pak says:

      Doli Taulant
      nga bytha e miut
      perpiqet i shkret
      po si Sali ziu.
      Na ben analizen
      kompetent eshte
      ashtu si ben gjizen
      me vend e pa vend.
      Ku i kemi patur
      valle ku jane fshehur
      matuf te tulatur
      flasin si te dehur.
      Kaq shume paskan dale
      dje e ne vazhdim
      muti bashke me bajge
      qenka mallekim…

  13. Flutura says:

    Te vdekur e te pa kallur

  14. Rrofshin ppp says:

    21 janari ska marr hak por eshte krimi i ksaj qeverie pse …
    Sepse nqs do kemi akoma nje 21 janar te pandeshkuar dmth do vazhdojme te kemi nje qeveri rama
    Sepse alternativa eshte krimineli i 21 janarit
    Prandaj kjo qeveri eshte kriminele ngaqe ka bere te pamunduren qe 21 janari mos te kete drejtesi ne menyre qe te duket si e vetmja zgjidhje
    Nje qeveri e paster do ta permbyllte vetingun mbrenda 6 muajsh por akoma pas 6 vjetesh akoma ska filluar njelloj si dosjet e komunizmit
    Pra kur me beni krahasime midis sb dhe edi rames thjesht me vjen me vjelle

  15. Jo z Baze,nuk paraqet asnjë përfitim për shoqërinë shqiptare nëse Berisha dhe Meta tani janë të margjinalizuar,që shoqëria shqiptare të kishte perfitim dhe demokratizim do të duhej që,që moti këta të ishin burgosur dhe dënuar, njëri për vrasjen e katër protestuesve ndërkaqë tjetri për bllokun e haraqit.SHBA ndërhyri dhe jemi këtu ku jemi ,sepse sa për potencialet tona vepruese këta do të ishin duke bërë pikën e qefit.Gabohen ata që thonë se historia ka qenë e padrejtë ndaj neve,mendoj që ne kemi qenë shpërdorues të pakursyer të sajë.

  16. Kanina e ismailit says:

    Rrofte muza e Kryemutit !Rrofte Ali babai me.40 kusarèt.
    Inatosu more nje here a derziu Shqiptare se Kryemuti ben pazar me.gjakun tend.

  17. Tami says:

    Analize super perfekte. Uroj sa me shume Mero Baze ne Shqiperi.
    Respekt dhe falenderim.

  18. Mati says:

    21 janari ka marre dhe po merr hak qe nga 2013. Por une nuk jam aspak dakort me shkrimin tend sonte i dashur Mero. Haku ndaj S Berishes e I Mettes merret atehere kur tju hedhin prangat e ti cojne ne banken e te akuzuarve. Mero mos e ul steken. Lere hakun e 21 janarit ne pune te vet, ti bej punen tende me shkrimet e tua sic e ke bere. Tung

  19. SHABAN ARUSHA says:

    Lidhja e Dallavergjive Serb te Kosoves (LDK) prej viteve 90 ishte kunder figurave emblematike e patriotike te sakrifices duke fillu prej Adem Demaqit e te burgosurve politik, ishte kunder Levizjes Studentore, ishte kunder luftes dhe UÇK’s, ishte kunder bashkimit kombetar dhe pro krijimit te identitetit koqevar.

  20. Sul Koburja says:

    Jo jo Mero,Drejtësia është rruga e vetme e ndëshkimit,Ti mund të thuash gjithçka,por Meta është President,Saliu deputet dhe pretendent për udhëheqësin e opozitës.Kimi i Koresë së Veriut për mua është psikopat,vrasës etj,por ai sdon me dit për botën.Kështu janë edhe Meta e Berisha shuan me dit për asgjë ,kanë vite që e kanë ngrenë turpin me buke.Kur ti shoh me pranga në duar kanë marrë atë që meritojnë.

  21. reze says:

    Qe Metes i a ikur truri, kjo shihet qartasi tek emisioni i BF. Gjynah se e la Monen pa parti e pa te ardhme politike. Shpresoj qe femijet mos t’i fusin ne politike, t’i mbaje larg, t’i gjeje ndonje pune ne Londer apo Paris, se ne Tirane s’kane se ç’bene me nje baba e mama te tille.

  22. Kris 1 says:

    Me nje fjale hakun popullit shqiptar po ja merr zoti,Amerika dhe Lulzim Basha Te na rrosh sa lule e kungullit bashke me te gjatin se tani haku po mirret

  23. Toni says:

    Cdo kriminel e meriton burgun gjithsesi, edhe shpronesimin. Qe ta kuptojne maskarenjte e tjere te shumte te kerij vendi, qe po plckite te pret burgu..

  24. Pilo says:

    21 Janari eshte tallja me e madhe qe i behet ketij populli !21 Janari eshte prova e patjetersueshme qe ky vend gjithçka mund te kete por drejtesi kurre e ritheksoj kurre!Rrofte miqesia shqiptaro-kineze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje