Nga Mero Baze
Të gjithë bien dakord se zgjedhjet e 6 marsit janë një përpjekje për të verifikuar në terren atë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk e verifikuan dot në një sallë të vetme votimi. Të gjithë bien dakord se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë betejë për jetë a vdekje, të marrin mandatin e shumicës opozitare në vend në këto zgjedhje.
Për këto arsye Ilir Meta harroi dhe përbetimin kundër zgjedhjeve të 30 qershorit dhe i dekretoi zgjedhjet sapo kuptoi se mund të kishte një rast që bashkë me Berishën t’i merrte shumicën opozitare Lulzim Bashës.
Po ashtu të gjithë e dimë që Edi Ramës nuk i hyjnë në punë fare këto zgjedhje. Madje mund të ketë dëshirë t’i humbasë të gjashta, vetëm se nuk ka mundësi, pasi nuk e lë Berisha me Bashën.
Në këto kushte, e vetmja gjë që duhet hetuar është aleanca fluide e elementëve “të fortë”, siç perceptohen faktorët elektoralë të pavarur në Shqipëri, që i bashkangjiten herë PS-së, e herë PD-së.
Pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe sidomos pas betejës së tij për t’iu kundërvënë SHBA-së dhe politikës së saj në Shqipëri, Berisha dhe Meta po formojnë një pol anti-amerikan, që qartazi do konkretizohet me partinë e tyre të re “sovraniste”.
Kjo është parë me simpati nga shumë elementë të tjerë në politikën shqiptare, kryesisht individë apo grupime që shikojnë në perspektivë një fat të njëjtë me Berishën e Metën, për shkak të SHBA dhe këmbënguljes së tyre për reformën në drejtësi.
Për këtë arsye, ka shumë shanse që këta elementë, të cilët në shumicë kanë ofruar mbështetje të tyre për pushtetin në Shqipëri, në këto zgjedhje të devijojnë heshturazi votat për grupin Berisha- Meta, i cili në të vërtetë i përfaqëson ata në politikën shqiptare.
Duke qenë zgjedhje të parëndësishme për Partinë Socialiste dhe mbi të gjitha, duke qenë zgjedhje ku ata vetë nuk kanë ndonjë interes konkret, ka shumë shanse që ata të devijojnë votat drejt Berishës e Metës, në shenjë solidariteti, por dhe si investim për të ardhmen e tyre politike.
Edhe pse është ende herët, pasi nuk kanë dalë kandidatët nga asnjë parti, është shumë interesante të shikohet se si simpatia e këtyre grupeve, por dhe plot individëve të tjerë brenda së majtës, në këto zgjedhje pa interes për socialistët dhe pushtetin e tyre, shkon për dyshen Berisha- Meta.
Natyrisht në heshtje dhe diskrecion të plotë, pasi nuk duan të marrin përsipër telashet e tyre, por kanë një dëshirë për suksesin e tyre. Siç thuhej dikur në Labëri në kohë të luftës, jo pa humor “Partia të fitojë, por Balli të mos humbasë”.
Siç flitej në vakt të Enver Hoxhës, për Nevzat Haznedarin, vetë ky, gjeneral i sigurimit të shtetit dhe kryexhelat në Shqipëri, ndersa motrat në Amerikë i vinin si “vizitore”….në shtepinë e kësajë monstre…
A ka bythë të rrijë ?
Nuk na plas per berishen. Ate e rregulloi USA. Por ju, a do te na tregoni qe Tirana (qyteti) mund te humbase FINALEN e Conference League, dhe 140 mln € bashke me finalen? Arnaut inadì… Inati juaj ndaj Dukes a mbaroi me tritolin e Erjon Legenit?
O burgaxhi nuk ka bythe te rije.por bytha per te dhjere eshte .pra pune muti.
Ore Mero. Je në binarë ti. Si mund të devijojë PS votat për Saliun dhe Ilirin?! Hajde analist hajde!
Mero Baze ne tentative per te genjyer vehten dhe tjeret se ato “te fortet” qe i mba ky pushtet Rama me tendera e koncesione, do shkokan me 6 Mars pas Metes e Berishes qe nuk i japin dot tendera te tipit Unazes Re 40 milion Euro dhene atij nipces se Bac Ulajt nga ky pushteti Rama pra.
Nuk diskutohet se llumi, grupet mafioze dhe krimi janë përkrah dyshes berisha-meta ! ! Bëhet fjalë për një kontigjent krimi që përcakton kush qeverris vendin ! Edhe ajo pjesë e tyre që ka mbështetur ramën kan ndërruar padron sepse rama nuk ka ça u jep akoma, është konsumuar si brenda vendit edhe tek ndërkombëtarët ! Mero po paralajmëron se kandili i ramës po fiket ! Por më shumë se sa rama humbësi më i madh i zgjedhjeve të 6 marsit është basha sepse krimi nuk po e llogarit fare se egziston ! Pd e bashës mbas 6 marsit do të jet si pdk e nardit !.
Jo bre mero: nuk do kete aleance fluide pro berishes, po do kete aleance fluide kunder horrave ne pushtet alla edi Tama e erion Veliaj!
E kupton dallimin?!
Te dy Berisha dhe Basha do futen me koalicione, prandaj te dy do justifikohen qe nuk dihet sa vota ka njeri, sa ka tjetri.
LSI do e beje rremuje kete pune, qe te perfitoj vet.