Nga Mero Baze
Mund të ketë probleme etike dhe takti, debati në një mbledhje ku Erion Veliaj, në cilësinë e pronarit të klubit “Tirana”, kërkon vota dhe angazhim për shkarkimin e Armando Dukës. Nuk kemi vendosur ndonjë herë kamera në mbledhjet e ngushta ku flasin Armando Duka dhe mbështetësit e tij, që t’i krahasojmë në këtë pike, edhe pse ka pak rëndësi.
Në betejën për zgjedhjet e reja në Federatë problem nuk është mungesa e taktit të Erion Veliajt, apo kritikëve të tjerë të Armando Dukës. Problemi është që nuk ka zgjedhje.
Armando Duka po shkon drejt rizgjedhjes së gjashtë të tij, pa bërë kurrë garë. Shumë kryeministra dhe zyrtarë të shtetit, duke filluar nga Sali Berisha, kanë tentuar të ndërhyjnë në ndryshimin e rregullave të zgjedhjes së tij, por nuk ja kanë dalë.
Më 2006 Bujar Leskaj, në cilësinë e ministrit të Kulturës dhe Sportit, dështoi t’i diktonte një ligj të re zgjedhjesh Federatës. Në zgjedhjet e radhës, Bujar Leskaj ishte shkarkuar si ministër dhe Frangaj, që kishte fituar gjithë pushtetin pranë Berishës, e bëri Berishën aleat me “Dukën e krimit”.
Në zgjedhjet e parafundit, kur Bashkim Fino tentoi ta sfidojë, Armand Duka u kujtua se paska akoma njerëz që kanë iluzione ta mundin me votë. Dhe pas kësaj ndryshoi tërësisht ligjin e zgjedhjes së tij, duke e bërë atë një ligj që emëron Armando Dukën kryetar të përjetshëm të Federatës.
Në betejën kundër Armando Dukës, të gjithë janë në kurthin e një rregulloreje zgjedhjesh, që është një mekanizëm që nuk zgjedh, por emëron Armando Dukën.
Nervozizmi i Erion Veliajt është një pasojë e këtij kurthi që ka ngritur Armando Duka për të mos u prekur.
E vetmja gjë e rëndësishme në deklaratën e Veliajt është ajo për të cilën e sulmojnë më shumë, që thotë se “në këtë çështje duhet të hyjë SPAKu dhe drejtësia”. Kjo është e vetmja zgjidhje.
Vetëm vitin e fundit ka aq fakte flagrante abuzimi, sa Armando Duka e ka të sigurtë ndëshkimin ligjor. Mjafton të kujtojmë se ai ka paguar miliona lekë në llogarinë private të vajzës së presidentit të Tiranës, Refik Halili, meqë llogaritë e klubit të tij janë bllokuar nga përmbarimi, pra ka devijuar zbatimin e drejtësisë duke prodhuar dhe krim penal, dhe skandal financiar.
Mos të flasim për tenderat e tij të fundit plot konflikte interesi dhe shkelje të ligjeve shqiptare.
E vetmja e vërtetë që duhet të pranojmë është që në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk ka zgjedhje. Nuk ka pasur as më parë. E vetmja zgjidhje është që drejtësia të hetojë veprimtarinë antiligjore të Federatës dhe ta vendosë para ligjit kreun e saj, që nga abuzimet financiare, deri tek përgjegjësia për shitjen e ndeshjeve dhe qëndrimet klienteliste ndaj klubeve për diktimin e fituesit të kampionatit.
Vetëm prangat kanë larguar Blaterin, në krye të FIFA, Paltinin në krye të UEFA, së fundmi dhe presidentin e Federatës së Kroacisë dhe dhjetëra raste të tjera.
Pastaj mund të zgjidhet drejtuesi i ri.
Në këtë betejë, e vetmja gjë morale është në anën e atyre që duan të heqin Armando Dukën dhe e vetmja gjë antiligjore dhe amorale është në anën e atyre që duan të mbrojnë Armando Dukën, se sipas tyre është “hajdut i fortë,” që i ka rregulluar gjërat si i do vetë.
Kur banda e Armando Dukës mori drejtimin e Federatës me mbështetjen brutale të Fatos Nanos në vitin 2002, rivalin e tij, një nga veteranët e Federatës së Futbollit, Mehdi Bushati, as e llogariti që ishte rival, duke shkelur çdo rregull në emër të pushtetit të Fatos Nanos, që atëhere e kishte pjesë të “Klanit të Zemunit”, siç u thoshte Berisha.
Për ironi të fatit ata që mbrojnë Armando Dukën në tërësi janë mbështetës të Sali Berishës dhe “Foltores”, e cila lufton gjoja për zgjedhje të lira në PD dhe mbron një njeri dhe institucion që nuk bën kurrë zgjedhje. Kjo flet shumë për falsitetin e kauzës së tyre dhe për ëndrrën e tyre të vërtetë, për të qenë njerëz të paprekshëm gjithë jetën, dhe në karrike, dhe në pasuri. Si Armando Duka.
C’pune ka Veliaj me federaten?
Si ç’pune ka Veliaj me federaten? Bashkia e Tiranes eshte aksionere e KF Tirana. Te gjithe klubet dhe disa shoqata futbolli votojne per te zgjedhur presidentin e fshf.
Erion Veliaj, ne 15 minuta beri radiografine e rilindjes.
1. Rilindja i ka kapur te gjitha pushtetet.
2. Rilindja kontrollon drejtesine dhe SPAK si qen lango.
3. Rilindasit pervec reklames, ne thelb jane te gjithe ca ordinere te pashkolluar dhe halabake.
Gjithe propaganden jua rezoi erionka ne 15 minuta, kjo eshte e verteta e shtetit shqiptar.
Ndersa kjo e jotja Mero, populli i thote te lash mutin me shure, a thua se problemi qe shqiperia eshte ketu ku eshte ku theret qameti eshte i federates shqiptare te futbollit.
Per sa kohe ka delenxhinj si ai qe u lumturua kur erioni i fshiu quret ne kuriz, tallni trapin sa te mundni.
Po e verteta eshte se shqiperia ka kapur fundin.
1.Rilindja ka gjithe pushtetet qe i ka dhene vota e popullit. PD & LSI bojkotuan me deshire te tyre zgjedhjet lokale
2.Rilindja nuk kontrollon as drejtesine e as SPAK ky eshte komplet mashtrim e spekullim i yti i pa mbeshtetur ne ndonje fakt.
3.Jep fakte per kete idiotesi qe ke shkruar dhe shkruaj emrin dhe mbiemrin tend te vertete te shohim nese je apo jo halabak.
Mbrëmë Duka e mori paralajmërimin. Tritol tek porta e shtëpisë.
Po qe i zgjuar, duhet të hapë krahun. Pesë mandate boll i pati. Milioner u bë. Çfarë kërkon më? Tani le të bëjë jetë personale të qetë.
Jeta është e shtrenjtë. Le ta shijojë në çdo vend të botës.
ben…
O beno na mori malli për komentet e tua, kujtoja se komentoje vetëm kur prekej “dinjiteti” i vjerrit ose babit. Po edhe Dukën e mbroni se dhe ai është “armiku” i armikut tuaj.
Nuk e kuptoj pse ju vjen keq që Rilindja ka marë në dorë të gjitha pudhtetet?
Kë imitojnë sot Rilindasit, nuk imitojnë Dr. Adhamudhin që nga 92- shi deri sa ra nga pushteti në 2013- ën nuk i kish të gjitha pushtetet?
Dr. Adhamudhi është superior nga Rilindja se kishte armën më të fuqishme SHIK-un me Gazideden që ngjanin si SS- ët e Hitlerit.
Dhe tmerret që kanë bërë Dr. Adhamudhi me Gazideden nuk mund t’i bëjë sot Rilindja.
Si thotë populli për racën tuaj : edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë.
Ky Ben. (me pike) ka nevoje te shoqerohet me ndonje epitet te E.Velias , psh. Ben rrocka.
Politika dhe tifozet è politikes i fusin turinjte edhe ketu ne te njejten menyre. Nuk KANE PARIME, sepse nuk jane edukuar ti kene. Njohin vetem tifozllekun è verber, “o me ne osé me ata”?.Dakord qe te largohet dikush qe e paska bere balte, por ketu… varet si è ka emrin!! Nese eshte yni, cdo gje ne rregull. Po qe kundershtarit… mund ti veme edhe dinamitin. Shqipetare… Ju kam dhjere!
Klubi i Futbollit Tirona, nji nga klubet ma te famshem dhe me te vjeter shqiptar, aksioner kryesor ka; Bashkin Tirane. Nuk mundet qe edhe leket e bashkise, lexo: te taksa -paguesve tiranas, ti menaxhoje si te doje A. Duka me horrat e tij.
Ti Mero si goja e Zones te Pare Operative, pse nuk e denoncon Duken e krmit ne Prokurori. Pse lef dhe lepin neper gazete?!
Behen zgjedhjet e pergjitheshme,ka sherre,u vidhen ,u blene u shiten…
Ben pd zgjedhje,del paloqa e thot i kam manipuluar votat per lulin…
Behen ne sport e njejta gje,duka i krimit te saliut mbreteron e vjedh jo vetem votat edhe paret e uefas dhe na hiqet me i ndershem nga blater e platini qe mashtronin sipas menyres tyre…
Shikoni cfare akuzash bejne te lutem shume:” Duka I perdor ndeshjet per te pastruar parate e droges “.
Kesaj I thone genje te genjejme halldupce.e pse duhen besuar njerez qe genjejne futen per diell?
Armando Duka bën paratë,këta idiotët janë gati të shajnë gjithë dynjanë pse e sulmojnë Dukën.O Zot fali se nuk dinë se çbëjnë.
Erion Veliaj porositesi i tritolit.
Te iki nje hajdut dhe te vi nje hajdut tjeter, ky eshte propozimi Z. Mero?!
Qe te mos zgjatemi.
1.Cdo perpjekje nga cdo lloj qeverrie ne kete bote, eshte e kote pasi federatat i “percakton”-njeh uefa dhe uefa nuk ka hequr kurre asnje te superkorruptuar. Te drejte, te saktet, ka heqer.
2.Mos o zot te vije velija ku do kerkoi te pastroi me shume lek se duka dhe domosdo me “zhvillimin e futbollit” nuk do lene cep fushash pa betenuar.
3.Kush e pengon veliajn dhe edvini qe te bejne shkolla sportive, te hapin fusha futbolli, te hapin stadjumet per tu stervitur populli i cdo bashkie?!
Kurva qe perdorin fjale burrash jane te dy, por me shume eshte veliaj.
4. Ketu ka mbaruar cdo gje, asgje nuk behet per futbollin ose per cfo gje tjeter
(blater u arrestua nga amerikanet jo se ishte i korruptuar, jo se dha urdhet qe te vritej nje gazetar brazilian, jo se shperdoronte fonde dhe bente trukime, por sepse guxoi e shkeli mbi intetesat financiare ametikane. Sic e kuptoni, edhe amerikanet kujtohen vetem e vetem kur shkelen “te drejtat” e tyre)
Futbolli
si nje edukim akademik e prefesional
ne nje perqindje te vogel
I takon ky citim ne Shqiperi.
Perse Erion Velia
ka plotesishte te
drejte kur flet per femijte,
mandej eshte I vonuar ne denancimin e FSHF.
Pasioni I femijve
dhe I familjeve shqiptare
per futbollin eshte shume I vecante.
Po a eshte abuzuar
me familjet shqiptare ne kete tranzicion?
Jashte mase.
Marim hallken kryesore trainierin.
Vecoj
nje perqindje te vogel te tyre
te arsimuar e pasionant
te tjeret jane per te ardhur keq.
Pa arsim te larte
pa ane profesionale
pa gjuhe te huaj
deri te nje kontigjent pietoresh
e policie.
Licensimi qe behet ne FSHF eshte mjeran.
Te gjithe qe futen e marin kulifikimin.
Per konkurence ndermjet trainierve as qe behet fjale.
Ne futboll
duhet patjeter
te bashkohen dy element
nje femije I talentuar
me nje trainier te talentuar I
mirepaguar per nje futbollist elitar.
Edhe difekti kryesor ne akademit
(I thencin) shqiptare eshte trainieri.
te cilet nuk meren me konkurim.
Prandaj futbolli ne Shqiperi
eshte minuar qe ne themel
dhe kjo eshte pergjegjesia me e madhe e federates shqiptare te futbollin per vec atyre qe denancon Erioni.
Duka i krimit duhet ti kaloje prekurorise dhe SPAK per hetim Ky dallkauk turkoshak ka bere namin ne vjedhje ,trukime ndeshjesh,merr para nga futbollistet qe ata te futen ne kombetare etj etj Erjon Veliaj ka shume te drejte…kush eshte ky qelbesire Duka qe kerkon te manipuloje zgjedhjet dhe te zgjidhet per here te gjashte si kryetar i FSHF?Maloket e Berishes dhe Sali Plehu vete sigurisht qe do jene ne anen e hajdutit se jane vete hajdute dhe kriminele…Venia e tritolit ne deren e shtepise se Dukes eshte veprim qesharak i vete Dukes ashtu sic eshte qesharak vete ky ndyresire Shijaku bashke me vellain e tij Dy katunare te piset qe qeben ere perc!
Shoku Mero, Duka do te largohet kur t’i doje trapi, sepse kjo qeveri, qendrore dhe lokale, nuk ka bere asgje qe anetaret e federates, e kam fjalen per klubet dhe shoqatat, te jene ne nivelin per te diktuar politikat e futbollit. Le te merret me pare qeveria me ndertimin e fushave, krijimin e ligjeve qe diktojne sponsorizimet ne sport, krijimin e klubeve profesioniste qe nuk kerkojne lemoshe nga fshf, por e organizojne vete garen etj., pastaj ta hedhe poshte Duken. Duka meriton te qendroje perjetesisht ne ate post me kete llum politike qe qeveris vendin. Fshf nuk merr asnje qindarke nga shteti, perkundrazi paguan taksa. Kur te beje politika per zhvillimin e futbollit dhe te forcoje klubet jashte diktatit te fshf-se mund te pretendoje rrezimin e Dukes. Sot per sot, le t’i rruajne bolet.
Shoku Mero, Duka do te largohet kur t’i doje trapi, sepse kjo qeveri, qendrore dhe lokale, nuk ka bere asgje qe anetaret e federates, e kam fjalen per klubet dhe shoqatat, te jene ne nivelin per te diktuar politikat e futbollit. Le te merret me pare qeveria me ndertimin e fushave, krijimin e ligjeve qe diktojne sponsorizimet ne sport, krijimin e klubeve profesioniste qe nuk kerkojne lemoshe nga fshf, por e organizojne vete garen etj., pastaj ta hedhe poshte Duken. Duka meriton te qendroje perjetesisht ne ate post me kete llum politike qe qeveris vendin. Fshf nuk merr asnje qindarke nga shteti, perkundrazi paguan taksa. Kur qeveria te beje politika per zhvillimin e futbollit dhe te forcoje klubet jashte diktatit te fshf-se mund te pretendoje rrezimin e Dukes. Sot per sot, le t’i rruajne bolet.