Nga Mero Baze
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, të cilat Ilir Meta i “zbuloi” si një mekanizëm kundër Lulzim Bashës, në fakt po kthehen në një dënim për “Foltoren” e Sali Berishës. E vetmja gjë që i ka mbetur Berishës të bëjë, është shpërqëndrimi i energjive brenda Partisë Demokratike, duke bërë sikur bën fushatë për zgjedhje për candidate, me qëllim që të krijojë idenë e pjesmarrjes në zgjedhjet e 6 marsit.
Por realisht Sali Berisha nuk ka asnjë shans jurdik të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit.
Së pari, ai nuk merr pjesë dot si parti politike e re, pasi ende nuk është rregjistruar si e tillë. Atij i duhet së paku deri në fund të muajit të kishte rregjistruar partinë e tij, ndërkohë që nuk ka shanse ta bëjë. Madje as vullnet. Kështu që nuk do të ketë shanse që ai të konkurrojë si një subjekt më vete përballë Partisë Demokratike dhe partive të tjera në garë.
Së dyti, ai nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të gjerë të udhëhequr nga LSI apo Partia Republikane, si dy aleatë të tij strategjikë në të ardhmen, pasi që të jesh pjesë e një koalicioni në zgjedhje, duhet të jesh subjekt politik.
Ai vetëm mund t’u ofrojë kandidatët e tij LSI-së apo Partisë Republikane dhe të thotë në publik “votoni këta candidate, se nuk janë të LSI apo Mediut, por janë të Berishës”.
Bashkimi me LSI dhe Mediun e bën Berishën më të vogël dhe jo më të madh. Dhe ky është problem i fortë politik i tij, pasi një shkrirje brenda LSI-së apo Mediut, e bën atë një fraksion qesharak. E vetmja vlerë në këtë rast do të ishte inagurimi i partisë së tij të re në të ardhmen, bashkë me LSI.
Varianti i tretë, ai i kandidatëve të pavarur, duhet të ndjekë po ashtu rrugën e formimit të subjekteve politike. Ai duhet të rregjistrojë deri në fund të muajit “Komitetet” e pavarura nismëtare si subjekte zgjedhore, që të nxjerrin kandidatë për secilën bashki. Ky afat ështe 28 janar deri me 31 janar.
Regjistrimi i kandidatëve pastaj duhet të ndjekë procedurat ligjore dhe afatet e parashikuara nga KQZ, ku nga 6 deri më 9 shkurt kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin në KQZ.
Siç duket as kjo nuk ka gjasa të ndodhë, pasi Berisha nuk po lëviz në këtë drejtim. Por nëse ndodh, atëhere kjo hedh poshtë gjithçka që Berisha ka bërë deri tani kundër Bashës, pasi ai me këtë akt njeh zyrtarisht Bashën kryetar të PD dhe vetë fillon procedurat për partinë e tij.
Pra siç shihet qartë, shanset juridike të Sali Berishës për të konkurruar më 6 mars, janë më të mëdhaja të shkrihet brenda LSI apo Partisë Republikane. Asnjë shans tjetër.
Por politikisht rruga më e mirë për Sali Berishën do të ishte bojkotimi i 6 marsit, pasi ashtu edhe nuk diskretitohet që të bëhet pjesë e LSI-së, edhe nuk kuptohet ende sa vota ka, dhe i jep mundësi vetes të vazhdojë betejën kundër Bashës.
Por kjo edhe pse është politikisht më e mira për të, është poshtëruese për të, pasi duket sikur e nxorri Basha nga gara.
Kështu që ai më 6 mars, as nuk merr pjesë dot në zgjedhje, as nuk i bojkoton dot ato nga turpi. Njësoj si më 8 janar, ai do presë momentin kur të mos e rregjistrojë KQZ dhe të thotë “më nxorri Edi Rama me policë nga zgjedhjet”. Siç u gëzua kur policët e zbuan nga ndërtesa e SHQUP më 8 janar.
Po sikur Berisha te dale me kandidate te pavarur si shkon llogaria e Lul Bashes pas humbjes se radhes Mero?Apo as kjo nuk mund te ndodhe.
O daku… po mirë mo nuk e lexove deri në fund Editorialin? Në variantin e tretë e sqaron se si veprohet me kandidatët e pa varur. Lexoje dhe një herë.
Flitet se levizja cartiste, staliniste, kastriste , enveriste , dumbabiste , folkloriste e Vucidolit do bashkohet me particken e Lefter hunderr Maliq kokexhufkes , i cili po shkon nga fitorja ne fitorja qysh kur iku per lesh dhije ne zgjedhjet e 25 prillit.
Ilir Meta gjithë këto vite llogaritë i ka bërë gabim, po këtë radhe i bëri në regull.
I shpalli zgjedhjet para se Saliu të bënte zgjedhjet në 28 Mars për të mos të organizohet dot dhe i la kështu dopio gjashtën në dorë.
I. Meta detyron Berishën që të bashkohet me të se me Republikanem nuk bashkohet se nuk ka elektorat dhe kështu do shkrihej fare.
Të shikojmë nëse do t’i dsli llogaria.
Ke bere nje analize llogjike, por pa vend. Sali Berisha nuk ben ate qe mendon. Sali Berisha mendon per ta bere Shqiperine rrumpalle. Ai mendon qe te mundi Amerike dhe ne aleance me Ilir Meten te kethehen nga rusi. Koha po punon per te, por jo sot. Sot ai ben sikur flet, ben sikur kerkon, ben sikur…por ne te vertete ai po pret. Pret dite te mira, kur Rusi te vije ne kufi dhe serbi te zbardhe dhembet. Tere puna me Saliun eshte mosha e tij. Edhe djalin politik ai eshte gati ta mbyse, sepse a atij ju happen syte dhe po shikon nga Amerika. I kane mbetur ca dru me pre nga Vicidoli. I kane mbetur te pamposhturit e “tokes se xanum” Vetem keta dhe ata me perberje te dyshimte ne analizen e gjakut i kane mbetur.
Eshte e tepert te spjegoshh llogjiken, Z. Mero. Sali Berisha e ka prere bileten per aljenet jashte llogjike apo per aljenet qe komandohen nga “remote control” nga ana ku lind djelli.