Nga Mero Baze
Brenda një jave ka së paku tre deklarata që përbëjnë qëndrime zyrtare të SHBA kundër Sali Berishës. Të tri qëndrimet theksojnë se një PD me Berishën në krye, nuk do ketë asnjë raport me SHBA dhe ritheksojnë vazhdimisht se Sali Berisha është nën sanksione të paamnistueshme dhe të përjetshme.
Edhe pse Sali Berisha u përpoq gjatë ta kthente këtë betejë në një betejë personale me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për të krijuar idenë që është problem i vogël lokal dhe klientelist, Uashingtoni nuk e lejoi asnjëherë ambasadoren Kim të bënte replika personale me Sali Berishën por ju përgjigj vetë.
Sot ju përgjigj përsëri.
Pas kësaj duket se Sali Berisha e ka lënë mënjanë maskën që desh të përdorte në këtë betejë, duke bërë sikur kishte probleme me Lulzim Bashën dhe me ambasadoren Yuri Kim në Tiranë. Tani së paku çdo ditë ka filluar e i përgjigjet Uashingtonit, dhe u tregon atyre se si do triumfojë në betejën kundër tyre. Për këtë ka marrë lapsin e shkruan vetë tek portali i familjes së tij, duke u dhënë amerikanëve shembuj se si ata janë pajtuar me armiqtë e tyre në botë, që nga Afrika e Jugut deri në Indi.
Është shumë qesharake të shikosh një njeri aq të qartë për fatin e tij të zi, se si përpiqet të imitojë fatet e disa njerëzve të shquar në botë, që nuk kanë asnjë lidhje me historinë e tij, por as dhe me historinë e sanksioneve të SHBA ndaj tij.
Por kjo është ana banale e problemit. Ana serioze është që së paku Berisha tani është i angazhuar tu sqarojë çdo ditë demokratëve, se si ta mundë një ditë SHBA dhe do t’i sjellë ata në pushtet.
Pra oferta e Sali Berishës për të sjellë demokratët në pushtet, tani kalon në dy formula. Një herë të mundë SHBA pastaj të mundë dhe Edi Ramën me Lulzim Bashën.
Por siç po duket këto ditë nga angazhimet e tij në shtyp, tani për tani prioritet i luftës së tij është si të mundë SHBA.
Kjo është gjë e mirë, pasi për herë të parë në Shqipëri kemi një politikan që është në betejë reale me SHBA dhe po provon të testojë antiamerikanizmin në Shqipëri.
Edhe pse po e maskon atë me kauza të tjera, e rëndësishme është që e ka vendosur betejën me SHBA në plan të parë.
E vetmja gjë që nuk arrij të kuptoj, është pse një demokrat shqiptar për të ardhur në pushtet, duhet të bëjë dhe betejë me SHBA kur mund të vij në pushtet, duke votuar plot alternativa të tjera përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës që nuk e kanë të nevojshme të mundin një herë SHBA, pastaj Edi Ramën. Dhe me siguri kjo pyetje ka filluar të turbullojë shumë demokratë dhe aleatë të PD. Është kjo arsyeja që siç e shikoni, Sali Berisha është katandisur që i ikën dhe Voltana Ademi nga gara, apo që nuk pranon as Fatmir Mediu të jetë në koalicion, se nuk do të duket antiamerikan. Është kjo dhe arsyeja që ai nuk do arrijë kurrë të mund askënd, as SHBA as kundërshtarët, pa mundur veten dhe pa pranuar që është i ndëshkuar dhe nuk ka asnjë të ardhme në politikën shqiptare. E vetmja betejë e tij, mbetet ajo me drejtësinë.
Gjendjen e Saliut,mos ja pafsh as hasmit.Gjithsesi e meriton100%.Ta gëzoç Sali,biles me gjithë familjen,ore po supermbesa a hyn dot në Amerikë.brrŕr.
Me duket se ta kane djege kete shkrimin sot Mero.
Botuan dokumentat e Ali Ahmetit qe ishte shpallur non grata ne amerike nga presidenti i amerikes njelloj si saliu.Ali Ahmeti eshte ky i maqedonise per ata qe nuk e dine.
Nuk e kuptoj pse insistojne rilindja dhe kimetja te genjejne per 1 gje qe eshte e qarte si drita e diellit me letra.
Apo forca e zakonit.
O benoooo…
Dhe ti ke shpresë se Amerika do anullojë non grata të Dr. Adhamudhit????
Të gënjen mëndja që e krahason me Ali Ahmetin. Ali Ahmeti nuk i ka bërë gjëmën Maqedonisë si i ka bërë Dr. Adhamudhi Shqipërisë.
Djali i Ali Ahmetit nuk ka vrarë asnjë zog dhe jo 26 njerëz si djali Dr. Adhamudhit në Gërdac.
Ali Ahmeti nuk futi Maqedoninë në luftë cinile si Dr. Adhamudhit në 97- ën.
Ali Ahmeti nul ka qënë K/ministër të vriste 4 njerëz në bulevard.
Do krahasosh Ali Ahmetin me Dr. Adhamudhin, vetëm Sypeshkaqeni dhe tullaci, dhëndri do ta bënin
Jo hasmit po edhe më të zezë se të Berishës .Por Berisha e ka bërë vet .
Shumica e shqiptareve po e presin me padurim diten kur kriminelit Sali Berisha ti vihen hekurat,dhe per kete duhet ti jemi falenderues USA,se ne nuk ishim me gjendje ta benim vet.
Tani e ka fjalen vetem drejtesia Sa me shpejt te arrestohet aq me mire per Shqiperine dhe shqiptaret Ky malok i piset ka kryer shume krime dhe duhet te paguaj
Mero Baze ka te drejte. Tashme te gjithe e kuptojme realitetin tone:
ShBA-te na cliruan nga zgjedha komuniste, na cliruan Kosoven nga zgjedha serbe, na cliruan Partine Demokratike nga Sali Berisha, sherbetor i klanit Hoxha-Alia, qe e kishte uzurpuar udheheqjen e kesaj paertie e na genjente me parulla antikomuniste.
Populli shqiptar qe eshte 90 % aleat i ShBA-se, u kthjellua dhe ne te gjitha llojet e zgjedhjeve do te votoje ne shumice per Partine Demokratike qe drejton Lulzim Basha -parti e rigjeneruar dhe aleaten e ShBA-ve. Keshtu do te arrihet tek largimi i klases politike mashtruese qe sherbeu per zbatimin e planit Katovica ne Shqiperi…
Yes Sir !!
Goditja Ballore e DASH kunder Sali Kermes i ka bere nje sherbim te Madh Shqiperise.se nuk dilte bir-kurve te perballej me Sale Kriminelin ,qe kishte zaptuar te gjitha institucionet dhe me lidhje te nendheshme..Po ato militantet e Gjore qe i ven pas ,duhet tti therrasin mendjes dhe ta braktisin Delenxhiun e Vuçidolit..Drejtesia e Re nuk duhet te hezitoje.Ajo duhet te nise Proceset penale per te gjitha Bemat e ketij Edepsezi e bile Familisht dhe Oborrtarisht
Eleminimi i Sali Berishes ishte nje lajm i mire pere shqiptaret.
Ai, mesa shoh do terheqe kemben zvare edhe per Ilir Meten. Edhe ky nje fat i madh per shqiptaret.
Dalja e ketyre , pra eleminimi i tyre, sjell ne rradhe daljen me urgjence nga politika te Edi Rames, kryeministrit legen, per korrupsion te papare.
Mbas tij, pra mbas Rames, i vjen rradha Erion Fikut. Ky do ndeshkohet sepse krijoi iluzionin qe brezi i rri qe angazhohet ne politike duhet te vjedhe sikur ai , te vere gjoba si Shullazi sikur ai, te shperdoreje fondet publike sikur ai, te jete arrogant sikur ai e me rradhe.
Bashkia e Tiranes dhe institucionet qe varen nga ajo nuk duhet te drejtohet nga hajdute ordinere.
Edhe njehere tjeter per gjithe Karat qe nuk duan te kuptojne. Spak – UT I duhen prova dhe Fakte dhe jo opinione gazetash te tipit ” e dine te gjithe “.Se po vdesin disa komentues ketu nga marazi pse nuk arrestohet Berisha. Ne demokraci denohet robi me PROVA.
Po ti beshe nje analize te thelle demokracise ne Shqiperi ,na erdhi duke ikur ,dhe iku e s’ na erdhi kurre . .Te duket dicka abstrakte qe nuke ekzistone ,pore me te vertete nuke u pa asnjehere te veteme per 32 vitet e pluarizmit . Pra nuke ishte vetem ky qe lundronte me familjen e komandantit te pergjitheshem ,pore edhe komunistet e rinje ,ata qe erdhen ne pushtet te thirrur nje e nga nje nga ky maskara . .Ndersa ata qe ishin persekutuar politike u persekutuan me shume nen regjimin e ketyre matrapazave te sistemit .Pushtetin e moren ,ne mynyre me te kamufluar ,duke spostuar nje nga nje studentet qe protestuan ku po kerkonin krijimin e pluarizmit politike ,dhe ne vende te tyre hapen burgjet ,me gjoja se do te lironin nga burgjet te persekutuarit politike ,ne fakte nxoren te denuarit me precedente kriminal ,dhe i vendosen neper bazat e partise demokratike ne te gjithe shqiperine .Prandaje ne kohen qe opozita bente protesta ,kerciste dajaku nga keta qe gjoja ishin demokrate ,pore ne fakte ishin kriminela ,qe te kapnin femijet dhe ti rrembenin ,apo te zhdukeshin gjithe si familje . Prinderit tane thonin per ato vite ,qe ase gjermani nuke ishte sjelle me shqiptaret ne kohen e luftes ne kete mynyre ,edhe se ne ishim ne kohe paqe dhe na kishte ardhur ne pushtet ky pushte i dushmanit .Ekishin llafen per Saliun . Nuke ju besohet ,ku gjendej ndonje makine e braktisur ,do te gjendej mbrenda edhe nje njeri i vrare . Per cdo dite do te kishte nga nje ngjarje qe do te thirrnim punonjesit e shikut ,sepse ishte e pa mundur qe te indentifikohej viktima . Ky nuke i ka lere gje pa thene edhe njerzeve qe kishin vdekur . Kure u kapte me njeri i permente nenen ,baben deri ne tre breza duke i share ,edhe se kishin vdekur . Eshte nje shtaze pe fe ,dhe pa shpirte . Ky eshte si ata Serbet e keqije qe i gjene vetem ne serbi ,ku Shqiptaret kure hyjne ne token serbe e therrasin ;vendi i qenit .Sepse ka disa njerze shume te keqinje qe jane gati te vrasin edhe ti djegin edhe femijet gjalle vetem per interesat e tyre .Me keta njerze ,ai vende nuke ka me shprese .Nuke e kuptoje se si kryeministeri Shqiptare ka mike kryeministerin e Serbise .