“Anti-rusë” në Kiev, anti-amerikanë në Tiranë

27 Janar 2022, 18:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në fillim vitin e 1999, kur bota po merrej me Kosovën dhe rrezikun e konfliktit aty, pastaj me Konferencën e Rambujesë, e më pas me bombardimet, Sali Berisha ishte politikani më i izoluar në Tiranë, për shkak të krizës së tij të thellë me SHBA prej vitit 1997, krizë që kishte depërtuar dhe në raportet e tij me qeveritë europiane. Ishte i izoluar dhe nuk e ftonte askush as për kafe.

Në përpjekje për t’u bërë interesant, ndërkohë që zhvillohej Konferenca e Rambujesë, ai filloi të fliste nga Tirana përditë se si duhej të zgjidhej ajo çështje, duke i kërkuar delegacionit shqiptar në Rambuje për pesë ditë radhazi, nga data 18 deri më 23 shkurt 1999, të mos nënshkruante. Arsyeja sipas tij ishte se Konferenca e Rambujesë, ishte kundër pavarësisë së Kosovës.

Nuk është se Berishën e pyeste kush, as në Rambuje, as në Kosovë, pasi ata që ai i quante aleatë në delegacion, Ibrahim Rugovën dhe Bujar Bukoshin, ishin pro nënshkrimit dhe kundër Berishës.

Problemi që krijonte deklarata e Berishës ishte se ai ishte i vetmi zë në gjuhën shqipe, që dilte jashtë kornizës së Grupit të Kontaktit që kishte thirrë Konferencën e Rambujesë.

Korniza e Grupit të Kontaktit ishte një prani ndërkombëtare në Kosovë, një marrëveshje për paqe e mbikqyrur nga prania ndërkombëtare dhe pas tri vitesh, një referendum për vetëdeklarim.

Hezitimet e Hashim Thaçit brenda Konferencës ishin brenda kësaj kornize, pra ishin të menaxhueshme, kurse kundërshtitë e Berishës nga Tirana, ishin për ta hedhur në erë gjithë kornizën e Grupit të Kontaktit, pra të anulonin konferencën. Por kjo është sikur ai të merrej në konsideratë. Ai në fakt nuk përfillej.

Disa javë më vonë Konferenca mbaroi dhe nisën bombardimet. Ai ishte përsëri i izoluar dhe çdo ditë “jepte ide dhe mendime”, se si mund të fitohej lufta me “mortaja supi”, me armatime të lehta apo të rënda, që në tërësinë e tyre nuk rrezatonin potencialin e tij ushtarak, por izolimin e tij, degradimin mendor, dhe nevojën që të bëhej i rëndësishëm në këtë luftë botërore, kur atë nuk po e pyeste askush.

Mu kujtua sot kjo skenë, ndërsa njeriu i shpallur familjarisht në “Listën e zezë” të SHBA për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë në vend, po i jepte mend Shqipërisë, NATO -sdhe amerikanëve, se si ne të furnizojmë me fishekë Ukrainën. E thoshte me aq tërsëllimë, a thua qe SHBA, që kontrollon ushtrinë shqiptare dhe politikat e saj, NATO dhe vetë Shqipëria, po punojnë për Rusinë dhe jo Ukrainën.

Fiksimi tjetër pastaj pse pikërisht duhet t’u japim fishekë e jo gjë tjetër, vjen nga ideja që ai dhe i biri kanë të lidhur me fishekët e ushtrisë sonë, historinë më korruptive që ka shkaktuar 26 të vrarë e 300 të plagosur në Shqipëri, vetëm për të fituar ata si familje ca para.

Njeriu i cili është anti-amerikani më i famshëm i Shqipërisë në Tiranë, donte të dukej anti-rusi më i famshëm në Kiev. Është shumë qesharake si skenë ta mendosh, po të futesh në trurinë e sëmurë të këtij njeriu, i cili me lehtësinë me të cilën gënjen trushpëlarët e vet, kur u flet në Patos se si “një biznesmen nga Ballshi, i lidhur me Bashën, paguhet nga Sorosi që t’u prishë atyre shtëpitë”, me po atë lehtësi gënjen dhe veten, kur mendon se në Kiev, ndonjë gjeneral amerikan do dëgjojë çfarë ka thënë ai në Tiranë dhe do t’i telefonojë Biden t’i thotë, “paskemi një anti-rus të madh në Tiranë”.

Përevçse banale, është dhe e dhimbshme se si katandiset një njeri që mund të vdiste i qetë në shtëpinë e vet, pa qenë nevoja të turpërohej në pleqëri. Por ja që zotit nuk i mungon koha të të turpërojë ende pa vdekur.

Mjafton të shikoje skenën tragji-komike sot në Kuvend, ku njeriu që ka 4 muaj që nuk ka shkelur në Kuvend, nga sikleti që ka me Lulzim Bashën, hyri në Kuvend dhe po “shpaloste” një plan për të shpëtuar Ukrainën, dhe e kupton se çmimin që paguan ndonjëherë prej Zotit, nuk e paguan para asnjë salle ku jepet drejtësi në botë.

Përpjekja dëshpëruese tragji-komike e Sali Berishës, për t’u dukur anti-rus në konfliktin me Ukrainën, me shpresë se një Amerikë tjetër do t’i gjendet pranë në Tiranë, është fiks ëndrra torturuese me të cilën ai meriton të ikë nga kjo botë, pa e parë kurrë me sy hapur.

10 komente në ““Anti-rusë” në Kiev, anti-amerikanë në Tiranë”

  1. Me thone sali berisha mue o budallenj says:

    Sypeshkaqeni ka ngel pa pune,dhe ka ca fisheke neper shpella e i jati do ti shesi.
    Muli e priste te dera si badigardi servil i saliut,dhe e uli andej nga fundi e fytyra i ishte bere si kepuca

  2. Poli says:

    Problemi se ai eshte i semure psikik, ben qe gjithcka qe shkruhet per te, te mos vlejne fare, mbasi ai nuk kupton se c’behet perreth tij, ai sheh vetem ate qe kane mendje! Ndryshe nga Shvejku qe thoshte « C’me duhet mua se cfare mendoj une! », Berisha e kamoton: »C’me duhet mua se c’mendojne te tjeret! »
    Fatkeesia e tij eshte se nuk ka njeri t’i thote se eshte bere bajat, qesharak, harlekin e cdo gje tjeter!

  3. Lloji says:

    “Por ja qe Zotit nuk i mungon koha të të turpërojë akoma pa vdekur”
    Fantomas je kirurg ne pershkrim(!)

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Sali, mos vdis Sali. Shko edhe ne Parlament. Te jete nje mesim I mire I politikes shqiptare cfare falangash kane ngelur aty.. Habitet Dashi se si flitet aty, por ushtari tij ka qene dhe e ka mbrojtur per bemat antishqiptare dhe degradimin e gjuhes ne Parlament. Shpresoj te futet dhe Shtangisti aty gradualisht qe te mbaje ere mire Parlamenti.. I mban verdalle Rama si opozite e kalbur qe mos te kete konkurence per eliten shqiptare.. Eshte finok..

  5. Landi says:

    akoma me Sali Berishen Ai eshte sa qelbesire dhe aq rrot kari Ca mund te presesh nga nje agjent i UDB?

  6. GN says:

    1-Rambujeja eshte nje pus i thelle…Me pak fjale Serbia u sulmua nga NATO, sepse Thaci nenshkroi dokumentin dhe Milloshevici jo. Pra Sala bente politiken e Millosheviqit..
    2-Sala mendon sikur ne nuk e dime qe ai hapi depot e ushtrise per te trafikuar armatimet shqiptare ne Afanistan(nepermjet Serbise) per te luftuar Ameriken ne Afganistan. Ne kete kohe edhe talibanet ankoheshin dhe thosnin se keta fisheke qe nuk shkrepin jane na Shqiperia…Kjo eshte edhe nje nga arsyet kryesore qe Amerika , vec per korrupsion e akuzon ate edhe per politike: si armik i demokracise, Kjo akuze nuk ka permasa vetem shqiptare, por edhe boterore. Sidomos kjo eshte akuze direkte kunder Sales edhe si armik i Amerikes. Ketu fshihet dredhia e Sales kur kerkon ‘fakte” nga Amerika. Amerika nuk mund te flasi per gjera kaq sensitive…

  7. Panzer says:

    Mero , je thjesht nje spijun i Mosadid , mercenar i paskrupullt !

  8. Kostari says:

    Sala ishte kunder marrveshjes se Rambujese sepse atje i jepej Autonomi dhe jo Pavaresia kosoves. Fati deshti qe Miloshevici nuk e firmosi marreveshjen dhe vazhdoi shpopullimin e kosoves.
    Po te pranonte Serbija Rambujene sot do ishte krejt tjeter situate.

    1. Shtrigu plak i Vicidolit says:

      Pse flet budallalleqe o Kostari ? Serbia edhe sot derdellit qe eshte per “autonomine” e Kosoves , por jo per pavaresine e saj , kurse ti thua qe ne Rambuje iu kerkua Serbise te pranoje ti jape autonomine ! Merua thote qarte ketu (qe ti nuk di te lexosh) se , pas tre vjetesh mbikqyrje nderkombetare , Kosova do te mbante nje referendum per vetvendosje ( qe sigurisht do te votohej per pavaresi ) . Pse ngutesh te japesh mend , ende pa lexuar se cfar thuhet ketu ?!

  9. GN says:

    Je shume ne rregull Kosotari.
    Ajo qe thua eshte e vertete, por edhe po te mos kish firmosur Thaci, situate sot do ish krejt tjeter. Ishte mencura e Thacit(gjarperit, sic e quajne Serbet), qe i la bombat ne koke Serbise. Saliu dhe Kurti ishin kunder nenshkrimit, sepse llogarite e Serbise beheshin me skenarin qe nqs te dy palet nuk firmosim, Amerika nuk ka cte beje. Ajo do justifikohej se ja edhe shqiptaret nuk jane per autonomi.Mencuria dhe besimi tek aleati yne i math bene qe Thaci do mbetet legjende. Edhe sot perseriten te njejtat skena ku Saliu dhe Kurti i “kundervihen” Amerikes. Bejne sikur kerkojne shume, qe te mos fitojne asgje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje