“Primaret”, ku nuk ka as zgjedhje, as kë të zgjedhësh

30 Janar 2022, 18:51Editorial TEMA
“Primaret”, ku nuk ka as zgjedhje, as kë të zgjedhësh

Nga Mero Baze

Në historinë e Partisë Demokratike, ka pasur një moment, kur u tentua që kandidatët të përzgjidheshin nga baza e partisë. Kanë qenë zgjedhjet lokale të vitit 2000, për bashki dhe komuna, para të cilave Partia Demokratike hyri në një proces përzgjedhje me votim nga strukturat e partisë. Për kushtet në të cilat ndodhi, kur PD vinte pas traumës së vitit 1997, ishte një proces që nxiste interesin për të kandiduar, por që prodhoi truama të forta ndarjesh dhe klanesh brenda PD. Aq të forta ishin traumat, sa Berisha nuk e përsëriti më, sa ishte në krye të asaj partie.

Kjo ndodhi se procesi ishte real, por kultura e zgjedhjeve ishte dëmtuar nga mënyra se si PD kishte shkatërruar një herë zgjedhjet kombëtare në vitin 1996.

Kjo që po ndodh sot është një karikaturë edhe e zgjedhjeve edhe e kandidatëve.

Është një karikaturë e zgjedhjeve pasi nuk është ndonjë proces zgjedhjesh, por një votim i pjesshëm fiktiv, sa për të ilustruar idenë e premtuar në fushatën kundër Partisë Demokratike. Zgjedhjet nuk plotësojnë asnjë standard, nuk kanë asnjë trupë të përcaktuar votuesish, por është pak a shumë si votimi i 11 Dhjetorit në stadium, ku kishte të drejtë të votonte çdo kush që i binte rruga nga stadiumi, por në fund as ato vota nuk numëroheshin.

Nga ana tjetër, ky proces është dhe një karikaturë për ata që “përzgjidhen” si kandidatë, pasi në fakt ata janë të përzgjedhur paraprakisht dhe vetëm sa kanë gjetur ca shokë të justifikojnë votimet.

Përveçse lista e gjashtë kandidatëve, ishte e paracaktuar, ajo që bie në sy, është fakti se të gjashtë kandidatët janë emra të skalionit të fundit të cilët nuk i ka pas marrë askush në konsideratë deri më sot. Disa prej tyre janë kandidatë të përjetshëm të PD, nga ata që s’kualifikoheshin qysh tek lista e parë e përfoljes, kryesisht si “idiotë” ose njerëz që s’kishin lidhje me PD. Të tjerë janë emra që në kushte normale PD nuk i zgjidhte as komisionerë.

Për këtë arsye më shumë se sa krizë zgjedhjesh, kjo është krizë përzgjedhjeje, pasi realisht mbështetësit e Berishës, nuk janë thirrur të zgjedhin alternativa, por të krijojnë idenë se kanë kandidatë për zgjedhje. Në fakt gjeja që i diskrediton më shumë ata, janë pikërisht emrat e kandidatëve, të cilët nuk i thonë asgjë elektoratit.

Si i tillë procesi i “primareve” të Berishës, është një proces ku nuk ka as zgjedhje, as kë të zgjedhësh, përveç Berishës. I vetmi kuptim i këtij procesi, është t’i jepet mbështetje partisë së re të Berishës, e cila problemin më të madh deri pasnesër e ka si do të regjistrohet në zgjedhje: si një listë me kandidatë të pavarur, apo do t’i japë këta emrat hua për LSI, dhe do thotë në publik që janë edhe tanët. Afati për të kandiduar të pavarur, është deri pasnesër. Prej datës 1 shkurt, nëse nuk regjistrohen si të pavarur, ata kanë vetëm një shans të futen në zgjedhje si kandidatë të përbashkët me LSI. Ai i Dibrës e plotëson një kusht, se e ka mbiemrin Kryemadhi, por këta të tjerët duhet ta justifikojnë mbështetjen e Ilir Metës, vetëm si kandidatë të partisë së re “sovraniste”, Meta-Berisha si parti antiamerikane. Është e vetmja e ardhme që i pret.

 

11 komente në ““Primaret”, ku nuk ka as zgjedhje, as kë të zgjedhësh”

  1. Salivirusi PPSH says:

    Saliu eshte idiotd i lindur
    Primaire jane tradite e PS française qe ne vitet e fundit i aplikoje edhe e djathta LR française por gjithmone ne zgjedhje presidenciale nuk ka primaire ne zgjedhje lokale
    Pluse per primaire duhet kohe ku cdo kandidate te flasi per programin e tije ne funde behet nje duele tv te gjithe kandidatet e qytetit , mbas primaire kandidatet humbes do aktivizohen per fushate per kandidatin fitues.
    Saliu vet flet vet vendose vet vulose eshte komuniste

  2. NjeQytetarOptimist says:

    O Mero, akoma vazhdon te demaskosh hilete e ketij Bolsheviku ?!?! Sdi ai votim demokratik o Mero. Se imagjinon dot. Sidomos tani qe eshte ne hall. Hej ti Sali. Sapo ka filluar rruga e madhe Sali. Kjo eshte vetem per nxehmje.. Burgun do ta kerkosh kur te rraskapitesh me shume, por ajo alternative eshte e thjeshte per nje kodosh si puna jote. Ti vetem mos me vdis mua.. Heh xhan..

  3. raul says:

    A mendoni se ka shqiptare qe 6 mars votojne disa njerez pa vlere ne publik , pa imazh , disa drogaxhinj qe duan te mbulojne pisllekun me postin e bashkiakut. Kurre shqiptaret nuk mund te votojne nje grup halabakesh qe tentuan me 11 dhjetor te bejne grusht shteti brenda pdse nen dirigjimin pompoz te neonazisit gabel Belind kerrici te atyre mjeraneve te paguar qe kishin ardhur ne stadium. Shqiptaret nuk mund te votojne kurre nje levizje staliniste , haxhiqamiliste, kastriste, dumbabiste qe ka ne radhet e saj njeriun me pa vlere te planetit sic e quajti i mencuri Muc Nano kryevagabondin Muli horri para 3 netesh ne ekran, apo kryeperbindeshin hipur mbi tank Sali Lush Kundertankun, apo Vokshi gerdallen, apo Agron Kulicaj apo Klevis krricin e faros me 2 gishta lart mbi furgonin e policise i kudondodhur ku shpellaret perplasen me policine. Me 6 mars Shqiptaret do votojne pd e drejtuar me burreri nga Lulzim Basha dhe Floriana garo me 7 mars do ngelet me kreherin ne xhep dhe si e menderosur.

  4. karikaturisti says:

    Mero. Sidoqoftë, Berisha i zgjodhi karikaturat e veta, por ato karikaturat e Lulëzimes nuk po i shohim ende.

  5. Mis Berisha 2022 says:

    Perfundoje mis bukuria Berisha 2022.
    Tre kandidate me foto apo me emra ne vletevotim .
    Si !
    Mos valle votuesi Shkodrane e lexoje programin e kandidatit nga fotografia apo emri shume i avancuar qytetari Shkodrane
    Si !
    Saliu me kujton Enverin ne ide por jo ne kontribut

  6. Militanti says:

    Ne ate krah flin…. Shkruani kumder dhe beni cte doni…Berisha i beri procedurat dhe perdundimisht Partine e mori perseri. Eshte mjeshter. Nuk ke se cfare i thua.

  7. Pak says:

    Pse jane çmendur njerezit, eshte pyetja qe mund te behet, se te pranoshe akoma ne tavolinen tende Sali Berishen, do te thote qe te hashe buke bashke me nje kober ne tavoline, mbasi e ke provuar dhe dihet boterisht se kobra nuk te fal. Shkodra do votoje per Sali Berishen te perfaqesuar nga Bardh Spahia, babai i tij edhe kriminel, por edhe i eleminuar nga Sali Berisha. Keshtu do te vazhdoje Shkodra dhe na e quani pastaj Shkodra e kultures apo Shkodra antikomuniste e pro fashite. Me vjen keq se njohe shume shkodrane edhe ketu ku jetoj dhe jane vertete njerez te persosur ne pikepamjen e intelektit, marrdhenieve dhe gjithe bashkejtetese, por duket se ne Skoder o manipulohet, ose kane ngele fundi i kavalles. Sukses ketu e 30 vjet qe i keni pa hairin krimineleve dhe hajduteve si Voltana me shoqe dhe me shoke te burrit.

  8. shtetas shqiptar says:

    Mero Baze, nje kerkese : Investigo e sill informacion se sa reale eshte ajo padia e Saliut nga Vicidoli ndaj Blinkes nga Washingtoni atje ne Paris!
    Eshte dicka qe as Gerdalla Sali nuk e permend me, as gerdallat mediatike nuk e pyesin kur e kane neper studio TV.

  9. Populli says:

    Te rrime shtremer e te flasim drejt thote nje fjale popullore.
    Pra;
    -Saliu organizoi zgjedhje qe ne nje fare menyre duhet te ishin keshtu gjithome. Sa here te kishte zgjedhje bashkiake, e duhura do ishte qe te perzgjidheshin “konkurentet” nga baza.(mbaj mend ne kavaje ishte per tu zgjedhur nje doktor dhe nje tjeter, tjetri fitoi nga “lart” dhe perfundoi ne kerkim nderkombetar per trafik droge. Sido qe te ishte doktori, te pakten per drafik droge nuk do ishte akuzuar)
    -Asnjri/a qe ka pasur ‘cfare ti thote elektoratit’ para marrjes se karriges, totalisht asnje nuk eshte se ka lene gjurme ne ndonje bashki. (hiq korcen, por edhe kjo e korces eshte sepse vendosen vete korcaret te mos prishnin qendren e jo per ndonje merite te kryebashkiakve)
    – E keqia qendron prap aty kembekryq, si me te zgjedhurit nga baza si me te zgjedhurit nga ‘lart’… Kur marrin postin, behen te korruptuar dhe nuk ofrojne asgje reale apo konkrete. Te vetmin ndryshim qe mund te bejne eshte te prashisin disa lule me shume.
    -Ndryshimi fillon nga qeverria e vazhdon poshte ne bashki e prefekura, ne administrate.
    Kur i pari vjedh, te tjeret ndjekin, kur i pari nuk vjedh dhe udheheq normalisht, keshte bejne edhe ndjeksit.
    -Ndonje fjale Zoti Mero per nje te moshuar qe vdiq nga i ftoti sepse administrata i kishte prere dritat?!!!!!
    Ndonje fjale per bashkine e qytetit ne fjale?!?!
    Ndonje fjale sesi arrin nje “qeverri socialiste” ti presi dritat nje te moshuare?!?!?!?!?!
    Apo keto gjera prishin imazhin e te parit?
    Nuk them te behesh si “joq”, por kur kalohet caku, kur merren jete me veprime apo joveprime qeverrisese, duhet te reagoje.
    Nuk them se faqia jote e TemA nuk eshte ne nivelin e duhur apo se une e gjej jo te sakte, por me duhet te te them se duke vene disa gjera mbi te tjerat sic eshte jeta e njeriut, duhet te kishe reaguar.
    Ne kete menyre do i beje mire vendit, njerzve. Do krijoje mentalitetin se ku duhet te reagojme e ku jo.
    E pres nga ty kete ndaj dhe po e shkruaj.
    Kuptohet qe reagimet e realitetit krijojne nje situate pro “qoftelargut”, por kur realiteti tejkalon normalen, duhet te reagosh.
    -Qe te kuptohemi me mire, diku ne suedi a norvegji, kane ndenjur 3-4 vjet pa qeverri pasi nuk formohej shumica dhe vendi ne fjale qeverrisej me se miri nga administra.
    Pra i nderuar Zoti Baze, politika e perditshme nuk eshte pripare por politikat administruese dhe krijimi i mentalitetit eshte primaria.

  10. Sqarim says:

    Per komentuesin “shtetasi shqiptar”.
    Ska se çfare informacioni te sjelle Merua, por nese ti kerkon supen e rradhes se Meros per tu karikuar me mashtrime eshte tjeter gje. Nese jeton ne kete Bote mund te informohesh kollaj, se edhe mund te mos e dish, se per çdo botim ne rrjetet sociale (do thote qe vendimi I Blinken eshte botuar edhe ne France prandaj Berisha ka patur te drejten ta beje padine ne Paris sepse ato qe thuhen ai i konsideron shpifje ) mund ta kontestosh juridikisht nese mendon se eshte shpifur kunder teje.Edhe njehere kjo padi ska te beje me aktin administrativ te Blinken, se dihet qe ska pune franca me ate por me akuzat qe I behen Berishes. Gjykata ne Paris nuk e ka refuzuar akoma padine e Berishes. Kjo do thote qe ekziston mundesia ta shqyrtoje ose ta refuzoje me vone. Pastaj Berisha me zgjuarsi ka zgjedh Parisin sepse franca nuk eshte republike Bananesh qe ti ule breket ambasadoreve amerikane. Presidentet e Amerikes atje priten me Protesta.

    1. shtetas shqiptar says:

      Vetem sqarim nuk ke or ti “Sqaruesi” i mbetur ne tentative.
      Pyetja eshte e thjeshte – A ka realisht padi nga Sali Ram Berisha ne gjykate te Parisit ndaj Sekretarit Shtetit Anthony Blinken PO ose JO !
      Kaq! Dhe kete informacion e merr kollaj vetem nese eshte i vertete.
      Se po ta perseris : Sali Ram Berisha qe u hap bythesh se e ka bere ate Padi, ka kohe qe nuk i vjen me zeri per te (as e permend fare) dhe se ato qe i rrasin mikrofonin ne goje per lloj-lloj qyfyresh nuk po kane mandat ta pyesin.
      Ti ke te thuash kur e ka seancen e pare gjygji ne Paris me Padites Saliun nga Vicidoli ndaj te paditurit Anthony nga Washingtoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje